Shkaqet e ndryshimit (transformimit)

 

Shkaqet që me shtyrën të ndryshoj janë të shumtë, mirëpo këtu do t'i pérmend më kryesorët.

 

Dokumentet e shkruar mbi drejtën në halifat

 

Para fillimit të hulumtimit kam vendosur se kurrë nuk do të mbështetem në ndonjë argument që nuk gjendet në librat e denja të dy grupeve, dmth. sunitëve dhe shiitëve. Gjitha argumentet dhe faktet, të cilat nuk konsiderohen të vërteta nga të dy anët i kam hedhur poshtë.

Tani kam vendosur të shqyrtoj të drejtën për halifat mes Abu Bekrit dhe Ali ibn Abu Talibit. a.s. A është e vërtetë se Pejgamberi s.a.a. ka caktuar Aliun a.s për trashëgimtar, siç pohojnë shiitët, ose i ka lënë muslimanët të zgjedhin halifa me anë të zgjedhjeve dhe shurës (marrëveshje e ndërsjellë), siç pohojnë sunitët.

 

Çdonjëri hulumtues, i cili sado pak e çmon të vërtetën, do të gjejë tekst të qartë ne favor të hazreti Aliut. a.s. Për shembull, hadithi i Pejgamberit s.a.a. i cili thot fare qartë:

"Kush me konsideron mua si pris le të pranojë Aliun a.s. si pris, gjithashtu".

Pejgamberi s.a.a. deklaron këtë hadith ne haxhin lamtumirës, ku edhe një hère pohon se Aliu a.s. do ta trashëgojë. Eshtë interesant se Abu Bekri dhe Omeri e kishin përgëzuar Aliun a.s. me këtë fjalë:

 

"Urime Ali, sot u bëre pris i kretj besimtarëve".

(Musnadi nga Imam Ahmcdi, pjesa IV,f 281; Sijarel-Alamin nga Imam Gazali, f 12,Tezkirat el-Khavass nga Ibn el-Xhavziu. f. 29; ÉI-Rijaz el-Nadira nga Tabariu, pjesa ll,f. 169; Kanz el-Ummal. pjesa Vl;f. 397; EI-Bidajah vel-Nihajah nga ibn Kesiri pjesa V f. 212; Tarikh ibn Asakir, pjesa llf. 50; Tefsir er-Razi, pjesa lll.f. 63; EI-Havi lit Falavi nga Sujutiu, pjesa I, f. 112  )

 

Rreth këtij hadithi pajtohen edhe sunitët edhe shiitët. Në realitet, të gjihta burimet e mia lidhur me këtë hadith rrjedhin nga librat sunite. Nëse lexuesi dëshiron informacione tjera, mund të lexojë "El Ghadir" nga Amimi (përbëhet nga trembëdhjetë pjesë) në të cilin shkrimtari citon hadithe ne bazë të burimeve sunite.

 

Sa i përket pohimit mbi kinse zgjedhjen e përgjithshme të Abu Bekrit në sakifa dhe pranimin e tij të plotë nga ana e krejt muslimanëve ne xhami, dëshmohet se nuk ka kurrfarë baze. Si ka mundur të pranohet dhe votohet njëzëri, kur shumë muslimanë kanë munguar, si Ali ibn Abu Talibi, Abbasi, shumica e familjes Hashimij, Usama, ibn Zejdi Zubejri, Selman Farsiu, Abu Zar Gifari, Migdad ibn Asvadi, Ammar ibn Jasiri, Hudejfa ibn Jemeni, Khuzejma ibn Sabiti, Abu Burejd Aslami, Dura ibn Azibi, Abu Ka'abi, Sahl ibn Hamifi, Sead ibn Ubadai, Kajs ibn Saadi, Abu Ejub Ausariu, Xhabir ibn Saadi, Halid ibn Saadi dhe shumë te tjerë.

(Tarikh el-Tabari,Tarikh ibn el-Asir,Tarikh  el-Khamis el-Istihab)

 

Ku është pra uniteti në tërë këtë? Mungesa e vêt Hazreti Aliut a.s. mjafton që zgjedhjet t'i nënshtrohen kritikës, nga se ai ka qenë kandidati i vetëm për halifat, i caktuar nga Pejgamberi i Zotit. s.a.a. Shpallja e Abu Bekrit halifa është bërë pa marrëveshje të ndërsjellë.

 

Ne realitet kandidatura e tij është paraqitur befas. Çdo gjë zhvillohet në hutinë e pare pas vdekjes se Pejgamberit, s.a.a. gjersa trupi tij përgatitej për xhenaze. Pejgamberi Muhammed s.a.a., akoma nuk ishte lëshuar në varr, ndërsa çështja e halifatit kishte përfunduar. Pas kësaj është përdorur força për të marrur pëlqimin nga njerëzit.

(Tarikh el-Khulafa,nga Ibn Kutejba,pjesa1,f.112)

 

Shtëpia e hazreti Fatimës a.s është dashur të digjet, nga se në të kishin gjetur strehim muslimanët, të cilët refuzuan të aprovojnë zgjedhjen. Si mund të thuhet pra se zgjedhje e Abu Bekrit ka qenë i pranuar unanimisht dhe rezultat i marrëveshjes së ndërsjellë?

Omeri ibn Hatabi, personalisht, ka deklaruar se zgjedhja e Abu Bekrit ka qenë gabim dhe Allahu Te'ala i ruajt muslimanët nga pasojat, ndërsa kush e përsërit këtë duhet mbytur. (Sahih Buhariju,pjesa4,f.127)

 

Imam Aliu a.s. lidhur me shpalljen e halifatit të pare ka deklaruar:

"Për Allahun! Ibn Kuhafa (Abu Bekri) bëri grabitje, por edhe vête e din se pozita ime në këtë është si boshti i gurit te mullirit! Burimi gjendet te une, dhe pozitën time as shpezët nuk e arrijnë dot.

(Sharh Nahxhul Balagha nga Muhammed Abduhu, pjes4 l,f. 34, Khudba Shekshekija)

 

Saad ibn Ubada, musliman i shquar nga Médina, akuzoi Abu Bekrin dhe Omerin, ditën që u tubuan në sakifa, duke tentuar t'i mbajnë sa më larg halifatit. Mezi qëndronte në këmbë nga sëmurja kështu që nuk ia arriti të realizojë qëllimin.

Kur ensarët e pranishëm u betuan para Abu Bekrit, Saadi tha:

"Për Allahun, une nuk do t'ju pranoj përderisa të hedh në ju shigjetën e fundit, t'ju therr me heshtë dhe sulmoj me shpatë, bashkë me familjen dhe farefisin. Për Allahun! Edhe nëse ju ndihmojnë krejt xhinët dhe qeniet njerëzore, une nuk do t'ju pranoj deri në vdekje".

 

Saadi kurrë më nuk u fal bashkë me ta, kurrë nuk ështe ulur në shoqëri të tyre, kurrë nuk ka bërë haxh, kur edhe këta, dhe, nëse gjente ndonjë grup që luftonte kundër tyre, u bashkohej. Jetën e shkoi në këtë gjendje gjer në vdekje, në Siri, në kohën e halifatit të Omerit. (Tankh el-Khulefa, pjesa l,f 17)

 

Nëse zgjedhja e halifait të pare ka qenë gabim, Allahu Te'ala ish pëtoftë Muslimanët nga pasojat (siç kishte thënë Omeri) dhe nëse përvetësimi i halifatit ka qenë i paligjshëm (siç thotë hazreti Aliu a.s. duke pohuar se ai i përket atij) dhe nëse shpallja e halifit ka qenë e padrejtë (siç pohon Saad ibn Ubada, i cili për shkak të kësaj ndërpreu komunikimin me ta) dhe nëse zgjedhja ka qenë e parregullt, për shkak te mungesës se as'habëve kryesorë të Pejgamberit, s.a.a. (Ali ibn Abu Talibi, a.s. Abbasi - xhaxhai i te dërguarit e tjerë), ç'mbetet atëherë për te mbështetur Abu Bekrin si halifa te pare? Përgjigja është se nuk ka argumente që do të mbështetnin pohimin mbi halifatin e ligjshëm te Abu Bekrit.

 

Prandaj është e vërtetë ajo që pohojnë shiitët lidhur me këtë, nga se është vërtetuar se ekzistojnë argumente të qarta ne shumë libra që halifati i përket hazreti Aliut, a.s. mirëpo, të cilët qëllimisht komentohen gabimisht, për t'u ruajtur fama e as'habëve. Mirëpo individit të drejtë dhe të sinqertë nuk i mbetet tjetër pos të pranojë atë që është shkruar, sidomos tani kur është njohtuar me të gjitha rrethanat në të cilat ngjarja ka ndodhur.

(Lexo: El-Sakifa vel-Khilafa. Abdul Falkaha, Abdul Maksuudi dhe El-Sakifa nga shejhu Muhammed Riza el-Muzaffari)