Një vështrim i shkurtër prapa

 

Më kujtohet se kisha dhjetë vjet kur babai për herë të pare me morri në xhaminë lokale, në të cilën gjatë muajit të ramazanit (faleshin) taravitë. Me prezentoi njerëzve të cilët nuk mund të fshihnin kënaqësinë kur dëgjuan se mësuesi më ka përgaditur të udhëheq namazin al-Ishfa (Emertimi tjetër për teravinë.) për dy-tri net.

Babai rregullisht më dërgonte në shkollë për të mësuar Kur'an, por gjithashtu më kishte gjetur një mësues privat, përndryshe kushëri yni, i cili e dinte Kur'anin përmendësh. Atë natë isha i gatshëm të tregoj diturinë time dhe aftësinë e leximit të rrjedhshëm të Kur'anit.

 

Pas përfundimit të teravisë, siç prisja, njerëzit u afruan për të më përgëzuar mua dhe babain. Falënderuan mësuesin për mundin e dhënë dhe Allahun që na dhuroi islamin.

Kujtimi mbi ditët që pasuan jeton edhe sot. Pas këtyre netëve të teravisë fama ime prej rrugës sonë përfshiu tërë qytetin. Atë përshtypje të netëve të ramazanit e provoj edhe sot dhe çdo herë në momente të dobësisë ndjej ekzistimin e një fuqie të jashtëzakonshme, e cila më tërheq prapa dhe më kthen në rrugë. Çdo herë që humb kurajon dhe ndjej se jam i parëndësishëm, këto kujtime më ngritin në një sferë më të lartë shpirtërore. Atëherë ndërgjegja ime ndriçohet nga besimi i cili më ndihmon të përballoj vështirësitë. Përgjegjësia e të udhëhequrit në namaz, të cilën ma ka mësuar babai që në moshën më të re dhe për të cilën me ka stërvitur mësuesi, më bënte që gjithnjë të rishqyrtoj veten.

 

Fëmirinë dhe rininë e hershme e kam kaluar si fëmijë mjaft i ndershëm. Gjithsesi ka pasur aty edhe prapësi fëminore, kureshtje dhe imitim i të rriturve. Për shkak të qetësisë dhe sjelljes së mire gjithnjë kam qenë në qendër të vëmendjes së të rriturve. Nuk guxoj të harroj nënën, Allahu i dhashtë rahmet shpirtit saj, e cila ka pasur ndikim të madh në mua. Zgjeronte botëkuptimet e mia duke me mësuar sure të shkurtëra kuranore namaz dhe pastërti islamike. Ajo tregonte kujdes të veçantë ndaj mua, nga se isha djali i pare i saj dhe më i riu ndër fëmijtë e gruas së pare të babait.

 

Emrin Tixhani, të cilin ma dha nëna, ka kuptirn të posaçëm për familjen Samavi, e cila i përket rendit sufije te Tixhanit. Familja ime ka pasur nderin ta vizitojë vet shejh Sidi Ahmed Tixhani nga Algjeria. Shumë njerëz nga Gafsa, qytet amë i familjes s'ime, e kanë paranuar rendin sufije të Tixhanit. Familjet e pasura dhe të arsimuara kanë ndihmuar që rendi të përhapet në çdo anë.

 

Për shkak të emrit u bëra i njohur në shtëpinë e Samavive dhe jashtë saj, në veçanti në mesin e a tyre që kishin lidhje me rendin tixhani. Kjo ishte arsye e ardhjes së shumë njerëzve të moshuar atyre netëve të ramazanit për të uruar babain tim. Duke më puthur në kohë ata flisnin:

- Ky është bekim i Shejhut tonë Ahmed Tixhanit. Rendi sufije i Tixhanit është i përhapur në Marok. Algjeri, Tunis, Libi, Sudan dhe Egjipt. Këtë rend e karakterizojnë besimet paksa fanatike: ata besojnë se të gjithë mendimtarët fetarë kanë marre mësim njëri nga tjetri, ndërsa shejhu Tixhani ka marre dituri nga i dërguari i Allahut Muhammedi s.a.a. pa marre parasysh faktin se ka jetuar trembmëdhjetë shekuj pas të dërguarit. Transmetonin se shejhu Tixhani ka pasur aftësi të komunikojë me të dërguarin Muhammed s.a.a. në gjendje aktive.

 

Ata besojnë gjithashtu se disa lutje (dovë) që i ka thurtir vêt shejh Tixhani janë më të mira se mësimet e Kur'anit për dyzet herë. Këtu do të përfundoj rrëfimin mbi rendin sufije të tixhanit dhe nëse do Zoti, do ta përmend në ndonjë vend tjetër.

 

Kështu pra, jam rritur në këso besime, si edhe çdo i ri në qytetin tonë. Të gjithë kemi qenë, shyqyr Allahut, muslimanë sunit, ithtar të mësimeve të imanit Dar el-Hixhra. Megjithatë, na në Afrikën veriore jemi të ndarë në rende sufije. Për shembull, në Gasfë ekzistojnë rendet e tixhanive, kadirive, salamive, dhe isamive. Çdonjëri, nga rendet e përmendura ka anëtarët e vêt,të cilët mësojnë  ZIKR dhe poezi fetare në çdo rast ,siçjanë martesat ,sunetet,therja e kurbanëve  e tjera.Pavarësisht nga aspektet negative rendet sufije kan luajtur rol në ruajtjen e traditave fetare dhe respektit të njerëzve të devotshëm dhe besimtarë.