Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të hazreti Aliut  a.s.

 

Ekzistojnë shumë hadithe të Pejgamberit s.a.a. me ndihmën e të cilëve u binda se hazreti Aliu a.s. ka qenë ai të cilin është dashur ta pasojmë, të cilat i kam lexuar ne librat sunite të haditheve sahih (të drejtë dhe të saktë). Ne vazhdim do t'i përmend disa rreth të cilëve pajtohen të dy palet:

 

a) Hadithi Pejgamberit:

"Unë jam qytet i diturisë, kurse Aliu hyrje në të".

(Musadrak Hashim pjesa 3.f 127, Tarikh ibn Kethir, pjesa Vll.f 358)

 

Vetëm ky hadith do të mjaftonte të kuptojmë kush është ai që duhet ndjekur pas Pejgamberit të Zotit, s.a.a. për arsye fare të thjeshtë se ata që kanë dituri meritojnë të dëgjohen.

 

Allahu, Xhelle Shanhu, thot: "Thuaj a janë të njejtë ata që dinë dhe ata që nuk dinë" (Kur'an 39:9).

Allahu gjithashtu thot: "... Pra, a është më meritor të ndiqet ai cili të udhëzon në rrugë të drejtë ose ai që edhe vete nuk gjendet në rrugë të drejtë, përveç nëse dikush tjetër e udhëzon ne rrugë të drejtë? Ç'kini, si do gjykoni? (Kur'an 10:35).

 

Historia shënon shumë fakte që flasin se hazreti Aliu a.s. ka qenë më i dituri ndër as'habë, cilët gjithnjë kanë shkuar te ai për të kërkuar këshilla për çdo çështje me rëndësi. Nuk dihet për asnjë rast që ai t'i ketë refuzuar ose të mos ketë mundur t'u përgjigjet.

Abu Bekri ka thënë:

"I lutem Allahut të mos më lerë në ndonjë hall nga i cili Abul Hasani (Ali ibn Abu Talibi) nuk do te ishte ne gjendje të më shpëtonte".

Dhe Omeri, gjithashtu: "Po te mos ishte Aliu, Omeri do te ishte i tretur nga faqja e dheut"

(Al Isti'ab, pjesa lll.f. 30; Mannakib-Khavarizmi f. 48; EI-Rijadh el-Nadirah, pjesa ll.f. 194)

 

Ibn Abazi thot:

"Dituria ime dhe dituria e krejt as'habëve të Pejgamberit është vetëm pikë në shtatë detra në krahasim me diturinë e Aliut".

 

Hazreti Aliu a.s. për vête thot:

"Me bëni pyejte para se t më humbni. Për Allahun, nëse më pyetni për gjithçka që do të bëhet prej dites së sotme deri Ditën e Gjykimit, do t'ju tregoja për atë. Pyetni mbi Librine Allahut (Kur'anin), nga se nuk ka Ajet për të cilin nuk di a është shpallur ditën ose natën, ose a është shpallur në rrafsh ose në ndonjë vend malor."

(EI-Muhib el-Tabari dhe Rijadh Nadirah. pjesa II, f. 198;Tarikh el-Khulafa, nga Sujuti.f. 124)

 

Me një rast Abu Bekrin e kishin pyetur për kuptimin e fjalës "Abb" (fidanishtë kullosa, gjelbërim), nga ajeti kur'anor: "...edhe fryte edhe kullosa për kënaqësinë tuaj dhe bagëtisë tuaj".(Kur'an 30:31,32), për çka ai përgjigjet:

"Cili qiell do të qëndronte mbi mua dhe cila tokë do të më mbante nëse them se nuk di diç nga Libri i Allahut (Kur'ani)".

 

Ndërsa ja ç'thot Omeri për vête:

"Gjithë njerëzit dinë me shumë se une, madje edhe femrat".

Kur e pyetën mbi kuptimin e një ajeti Kur'anor, e sulmoi ashpër njeriun që i kishte bërë pyetjen para se të rrahte deri në gjak dhe pastaj i tha:

"Mos pyet për gjërat të cilat mund të kenë pasoja të këqija për ty".

(Sunan el-Darimi. pjsa l,f. 54; Tefsir ibn Kethir, pjesa IV.f 212. EI-Durr el-MenlIiur, pjesa Vl.f. 111)

 

Gjithashtu e kishin pyetur për shprehjen "El-Kalalah", mirëpo nuk e kishte ditur kuptimin e saj. Ne tëfsirin e tij Tabariu shkruan se Omeri kishte deklarur: "Sikur të dija kuptimin e el-Kalahahut do të isha me i lumtur se të posedoja ndonjë pallat si ato në Siri. "

Ne një nga librat e tij, ibn Maxhai transmeton fjalët e Omerit, "Ekzistojnë tri gjëra, cilat, po të m'i kishte shpjeguar Pejgamberi "  i Allahut, do te kishin vlerë më shumë se çdo gjë në bote, e këto janë: el-kalalah, kamata (fajdexhillëku) dhe halifati".

Ruana Zot nga mendimi se Pejgamberi s.a.a. nuk i ka sqaruar këto gjëra!

 

b) Hadithi i Pejgamberit:

"O Ali! Ti je për mua siç ka qenë Haruni për Pejgamberin Musa, vetëm se pas mua nuk do të ketë më të dërguar".

 

Ky hadith, siç mund të vërejë çdo individ i arsyeshëm, tregon një karakteristikë të veçantë të Amirul Muminit, të cilit i jep të drejt të jetë ndihmës, mbrojtës dhe trashëgimtar i Pejgamberit të Alla­hut,s.a.a. siç ka qenë Haruni a.s. ndihmës, mbrojtës dhe trashëgimtar i të dërguarit Musa, a.s. kur ky i ishte përgjegjur thirrjes së Allahut Te'ala.

Pozita e Ali ibn Abu Talibit a.s ne raport me te dërguarin Muhammed s.a.a, është krejtësisht i njejtë me pozitën e Harunit a.s. në raport me të dërguarin Musa, a.s. përveç pejgamberërllëkut, çka edhe është përjashtuar në hadithin e përmendur.

Këtu gjejmë dëshminë se Imam Aliu, a.s. në realitet, ka qenë njeriu më i mire nga krejt as'habët e Pejgamberit. s.a.a.

 

c) Hadithi i Pejgamberit:

"Aliu është pris i gjithë atyre që më knnsiderojnë mua si pris. O Zot! Duaje atë që e do atë dhe urreje ate që atë e urren; ndihmo utë që i ndihmon atij dhe hraktise atë që e braktisë atë; dhe bëre rrugë të drejtë çdo rrugë ne te cilën niset".

 

Vetëm ky hadith është mjaft të mohojë çdo pohim mbi për-parësin e Abu Bekrit, Omerit dhe Osmanit në raport me hazreti Aliun, a.s. i cili nga vetë Pejgamberi i Zotit s.a.a. është shpallur pris i krejt besimtarëve, pas tij. Nuk mund të marrin në shqyrtim komentimin e disave që në vend "pris" Pejgamberi s.a.a. ka menduar "mik dhe ndihmës". Qëllimi i këtij shtrembërimi është të mbrohen as'habët e shquar. Pejgamberi i Allahut s.a.a. ka qëndruar në shkretirë në vapën më të madhe duke folur:

 

- A dëshmoni se kam pushtet dhe të drejta më shumë se krejt besimtarët?

- Dëshmojmë, o Pejgamber i Zotit! Brohoritën te pranishëmit.

- Atëherë dini se Aliu a.s. është pris i krejt atyre per të cilët une jam pris...

 

Ky është argument i qartë që Pejgamberi s.a.a. e cakton Aliun a.s. për pris të Bashkësisë së Muslimanëve pas tij. Çdo person i ndershëm dhe arsyeshëm duhet të komentojë këtë hadith në këtë mënyrë nëse dëshiron të ruaj respektin e Pejgamberit. s.a.a.

Ata që e komentojnë ndryshe, në realitet, njollosin famën dhe mençurinë e Pejgamberit të Zotit, s.a.a. i cili kishte ndalur karvanin prej disa mija muslimanësh, në mes te shkretëtirës dhe ne vapën me të madhe, vetëm që t'ua bëjë me dije se Aliu a.s. është mik dhe ndihmës i tij.

Si e shpjegojnë ata që dëshirojnë me çdo kusht të ruajnë famën e sovranëve të vêt, urimet që kishte organizuar vetë Pejgamberi, s.a.a. me ç'rast Aliun a.s. e përgëzojnë të gjithë, duke filluar nga gratë e Pejgamberit s.a.a. deri të Abu Bekri dhe Omeri, "Urime Ali, u bëre pris i krejt besimtarëve"???

Tani me është e qartë se ata që këtë hadith e kanë komentuar ndryshe, dëshirojnë që e vërteta të mjegullohet. Të mjerët ata për atë që kanë shkruar, mjerë ata që edhe sot shkruajnë njësoj. Allahu i Lartësuari thot: "...ndërsa disa nga ata qëllimisht fshehin të vërtetën". (Kur'an 2:146).

 

d) Hadithi i Pejgamberit: s.a.a.

"Aliu është pjesa ime e une pjesa e tij. Askush nuk mund ta kryejë atë me çka jam obliguar pos mua dhe Aliut". 

(Sunan ibn Maxha, pjesa l.f. 44; Khasejs el-Nisa'i, f. 20; Sahih Tirmidhi, pjesa Vl,f. 300; Xhamial Usul nga ibn Kethiri. pjesa IX.f 471; Xhami Saghir nga Sujutiu, pjesa ll,f. 36;Rijadh Nadhira, pjesa ll.f. 229 .)

 

Ky hadith dëshmon se hazreti Alia a.s. ka qenë person i vetëm të cilit Pejgamberi s.a.a. i ka besuar të kryejë punë me rëndësi. Pejgamberi s.a.a. këtë e kishte deklaruar ditën e Haxhit të Madh, kur në vend të Abu Bekrit kishte dërguar Aliun a.s. me Suren El-Bara'a.

Abu Bekri ishte kthyer me lot në sy dhe kishte deklaruar:

"O Pejgamber i Allahut! Më beso edhe mua diçka".

Pejgamberi s.a.a. i përgjigjet: "Zoti im më ka shpallur se asnjëri nuk mund ta kryej atë me çka jam ngarkuar përveç mua dhe Aliut. " a.s.

 

Ekziston edhe një hadith i cili mbështet këtë që përmendëm. Me një rast Pejgamberi s.a.a. thot: "O Ali.Ti do t'u tregosh rrugën e drejtë, kur pas meje, të paraqiten përçarje dhe grindje mes tyre".

(Tarikh Dimashk nga Ihn Asakiri, pjesa ll,f. 488; Kunuz el-Hakaik nga Muaviu, f 203; ' Kanzel-Ummel, pjesa Vi.f .13)

 

Nëqoftëse askush nuk ka mundur të kryej atë për çka Pejgamberi s.a.a. është porositur, përveç Aliut a.s. dhe nëse ai ka qenë njeriu që duhet t'u tregojë rrugën e drejtë në ditët e përçarjeve pas Pejgamberit. s.a.a. atëherë si kanë mundur personat, cilët nuk kanë ditur kuptimin e "el-Abb" dhe "el-Kalalah", të kenë përparësi ndaj tij???

Kjo është njëra nga tragjeditë që goditën Bashkësinë Muslimane, duke penguar të luajnë rolin të cilin Allahu Te'ala u ka caktuar. Nuk mund të akuzojmë Allahun Te'ala as Pejgamberin e Zotit, s.a.a. as Prisin e besimtarëve, Ali ibn Abu Talibin, a.s. por duhet akuzuar ata cilët kundërshtuan dhe ndryshuan.

 

Allahu, subhanehu ve Te'ala, thot:

"E kur u thuhet: Afrohuni asaj që shpall Allahu dhe Pejgamberit! ata përgjigjen: Na mjafton ajo që kemi mbajtur mend nga paraardhësit tanë. - Vallë edhe nëse të parët e tyre nuk kanë ditur gjë dhe në rrugë të gabuar kanë qenë?! " (Kur'an5:104)

 

e) Hadithi i Pejgamberit s.a.a. që e tha në shtëpinë e tij ditën që e ftoi farefisin të pranojë Islamin.

Pejgamberi i Allahut s.a.a. foli duke treguar hazreti Aliun: a.s.

"Ky është vëllai im, zëvendësi im dhe traçhëgimtari im (halifa) pas mua,andaj dëgjojeni dhe bindjuni. "

(Tarikh Tabari, pjesa ll,f. 310; Tarikh ibn el-Asir. pjesa II,f. 62; El-Sirah el-Halabija,pjesa l.f 311; Shavahid Tenzil nga Hasakani, pjesa 1,371; Kanz el-Ummal, pjesa XV, f. 15; Tarikh ibn Asakir, pjesa l,f 85, Tefsir el-Khazin nga Hasanejn Hajkala. botimi parë (pjesa me tilull "Dhe thirr më të dashuril, familjen tënde"))

 

Ky është edhe një hadith i saktë, i transmetuar nga shumë historianë, që dolën nga fillimi i misionit të Pejgamberit s.a.a. dhe cili është konsideruar si një nga muxhizët (mrekulli) e tij.

 

Përkundër kësaj, lojrat politike kanë tentuar të shtrembërojnë faktet. Jemi dëshmitarë se dhuna dhe padrejtësia, që ishin ushtruar më herët, po përsëriten edhe në kohën tonë.

Për shembull, Muhammed Husejn Hajkali transmeton këtë hadith në tërësi në; librin e tij "Jeta e Muhammedit (f. 104, botimi pare me 1334 p. H. ) Prej botimit dytë e pastaj, pjesa e hadithit ku Pejgamberi thot: "...ai është zëvendësi im dhe trashëgimtari im (halifa) pas meje", nuk është transmetuar.

 

Gjithashtu ne tefsirin e Tabariut, pjesa IX, f. 121, kur Pejgam­beri s.a.a. thot: "Zëvendësimi dhe trashëgimi im (halifa) "është ndryshuar ne: "Ky është vëllau im etj.... " Mirëpo u kishte shpëtuar pa vënë re se Tabari këtë hadith e ruan në trajtë të plotë ne analet historike, pjesa dytë, faqe 319.

Te shikojmë si tentohet të fshihen dhe të ndryshohen fjalët... Ata dëshirojnë të shuajnë dritën e Allahut Te'ala me gojë të tyre, mirëpo Allahu Te'ala e ruan Dritën e vêt.

 

Gjatë hulumtimit kam dashur të bindem personalisht në të vërtetën. Gjeta botimin e pare të librit "Jeta e Muhammedit" dhe shikova me sytë e mi se një pjesë e hadithit është lënë anash. Atëherë vërtetë u binda se edhe sot ekzistojnë njerëz të këqinj të cilët veprojnë ne asgjësimin e argumenteve dhe fshehjen e fakteve.

 

Kur një studjues i ndershëm zbulon këto tentime të poshtra që të mjegullohet e vërteta, pa dyshim do të largohet nga njerëzit që e bëjnë këtë, i sigurt se nuk posedojnë argumente pos gënjeshtrave dhe fakteve të shtrembëruara.

Ata zënë shkrimtarë, të cilëve u propozojnë shuma të mëdha të hollash, u japin tituj dhe diploma të rrejshme të fakultetit, me qëllim që për ta të shkruajnë libra dhe artikuj ne të cilët sulmohen shiitët, duke i akuzuar për kafirllëk, njëkohësisht duke mbrojtur famën e as'habëve, madje edhe të atyre që kanë qenë të padrejtë dhe janë kthyer në ateizëm, pas vdekjes se Pejgamberit te Zotit, s.a.a.

 

Allahu Te'ala thot:

"Kështu, thuaja me të njejtat fjalë, kanë folur edhe ata para tyre, zemrat i kanë të ngjashme! Ndërsa na argumentet ua shpjegojmë njerëzve që besojnë fort". (Kur'an,2:118).