Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam

 

Mbi dy vlerat e lënura

 

Pejgamberi i Allahut s.a.a. ka thënë

"O popull, mesjush do të le dy gjëra te vlefshme, me ndihmën e cilave nëse u përmbaheni, nuk do të humbni rrugën kurrë. Ato janë Libri i Allahut (Kur'ani) dhe Ehlulbejti im (familja).

 

Ai gjithashtu ka thënë:

"Meleku i Allahut do të vijë së shpejti të më ftojë dhe une do të shkoj me te. Do të lë në mesin tuaj dy gjëra të vlefshme: e para ësthë Libri i Allahut, Te'ala në të cilën është shkruar udhëzimi dhe drita, ndërsa e dyta është familja ime (Ehlulbejti). Ju paralajmëroj lidhur me familjen, për Allahun, Te'ala ju paralajmëroj për familjen time" .

(Sahih Muslim, pjesa mbi virtytet e hazreli Alijut, pjesa V, f 122; Sahih Tirmidhi, pjesa V, ( 328; Musladuk el-Hakim, pjesa ll,f 148, Musnad Ahmed ibn Hanbal. pjesa IM.f. 17)

 

Nëse e analizojmë me vëmendje këtë hadith, i cili është shënuar në sahih librat sunite, do të kuptojmë se vetëm shiitët i kanë mbetur besnik dy gjërave kryesore: "Librit te Allahut Te'ala dhe familjes se Pejgamberit". s.a.a.

Shumica tjetër pranonte fjalët e Omerit "se Libri i Allahut na mjafton". Sikur t'iu kishin përmbajtur Kur'anit si duhet, pa komentime dhe shtojca të tyre! Nëse vetë Omeri nuk diti kuptimin e "el-Kalalah", as kishte dëgjuar për rregullën e Kur'anit lidhur me tejemmum dhe rregulla tjera, ç'mund të thuhet pra për ata pas tij, të cilët e kanë ndjekur pa kuptuar tekstia Kur'anor pa kuptuar?

 

Natyrisht,ata do të përgjigjen me fjalë të njohura se, sipas tyre, Pejgamberi s.a.a. ka thënë. "U le mesjush Librin e Allahut dhe sunnetin tim". 

(Hadilhi është shënuar nga El-Nisa'i, El-Tirmidhi, ibn Maxha dhe Abu Davudi)

 

Ky hadith, nëse është i saktë - e i saktë është kur mirret gjeneralisht - i përgjigjet hadithit për dy vlerat, nga se kur Pejgamberi s.a.a. ka folur mbi familjen e vet (Ehlilbejti), ka pasur ndër mend se ajo duhet mbështetur për dy arsye: se pari, lidhur me shënimin dhe shpjegimin e sunnetin të Pejgamberit. s.a.a.

Për të mësuar dhe kuptuar sunnetin e Pejgamberit, s.a.a. na duhet pyetur anëtarët e familjes tij. Ata nuk mund të gënjejnë as të gabojnë sepse Allahu, Xhelle Shanuhu, i ka liruar nga çdo mëkat në ajetin mbi pastërtinë, (33:33).

 

E dyta, për të shpjeguar kuptimin dhe dedikimin e ajeteve të caktuara, nga se Kur'ani nuk mjafton për udhëzim. Ekzistojnë shumë grupe të cilët pohojnë se ndjekin Kur'anin, në realitet janë humbur dhe larguar larg.

Pejgamberi s.a.a. thot:

"Sa shumë ka mësues të Kur'anit, cilët vetë Kur'ani i mallkon dhe gjykon". Libri Âllahut Te'ala nuk thot dhe nuk mund të komentohet ne disa mënyra, nga se përbën ajete me përmbajtje të ngjashme dhe kuptim të paqartë. Që të jemi në gjendje t'i kuptojmë, duhet kërkuar shpjegim nga ata që posedojnë dituri të përsosur nga Kur'ani.

 

Shiitët gjithnjë thirren në Imamêt e pagabueshëm nga familja e Pejgamberit s.a.a. dhe nuk pranojnë kurgjë nëse nuk ka mbështetje në dokumente te shkruara.

 

Ne gjithëherë thirremi në as'habë, qoftë për komentim të Kur'anit, qoftë vërtetimin e sunnetit të Pejgamberit, s.a.a. ata as'habë, për komentimet dhe idetë individuale të të cilëve mbi tekstet e qarta, tani më i kuptuam. Ndërsa të tille ka me mijëra, kështu që nuk mund të mbështetemi në mendimin e çdonjërit nga ata aq më tepër pas asaj që vepruan pas vdekjes se Pejgamberit s.a.a. 

Nëse pyesim liderët tanë fetarë: "Cilin sunneti hdjekim?", ata do te përgjigjen me vendosmëri "sunnetin e Pejgamberit të Alla-hut!"

 

Mirëpo faktet historike nuk pajtohen me këtë, nga se në librat tonë gjejmë se Pejgamberi s.a.a. ka thënë: "Përcillni sunnetin tim dhe sunnetin e halifëve të drejtë. Përmbajuni fort kësaj". Mirëpo sunnetin që na e keni përcjellur është thuaja gjithherë ai i halifave, madje edhe Sunneti i Pejgamberit, s.a.a. të cilin kinse e respektojmë është i marrur nga këta njerëz.

 

Gjithashtu, në sahih librat të sunitëve mund të lexojmë se Pejgamberi i Allahut s.a.a. ka penguar muslimanët të shënojnë sunnetin e tij që të mosmund të jetë zëvendësim për Kur'anin. Abu Bekri dhe Omeri kanë vepruar në këtë mënyrë në kohën e halifatit te tyre, kështu që nuk kemi argumente për pjesën e hadithit:"Ju le sunnetin tim".

( Fjalet nga "sunneti im" nuk hasen në të gjashtë sahihtt Ato i gjejmë në EI-Muvata nga Malik ibn Anasi, ndërsa ata, që erdhen me vonë, siç është Tabari dhe ibn Hishami, e kanë marrur nga Maliku)

 

Shembujt e përmendur në këtë liber, krahas shumë tjerëve që nuk i përmenda, mjaftojnë për të mohuar këtë hadith, nga se ekzistojnë shumë fakte në sunnetet (fjalët dhe veprat) e Abu Bekrit, Omerit dhe Osmanit, të cilët tregojnë se ata kanë vepruar në kundërshtim dhe kanë mohuar sunnetin e Muhammedit s.a.a.

Rasti pare ndodhi menjëherë pas vdekjes së Pejgamberit, s.a.a. dhe është shënuar në librat dhe punimet e historianëve sunitë. Fjala është për konfliktin mes Abu Bekrit dhe hazreti Fatimes a.s. lidhur me kinse fjalët e Pejgamberit: s.a.a. "Na, Pejgamberët, nuk lëmë asgjë trashëgim. Krejt çka mbetet pas nesh, u mbetet të varfërve".

 

Fatimja a.s. deklaronte se diç të tille babai i saj fisnik nuk kishte thënë, nga se është në kundërshtim me Kur'anin, librin që i është shpallur atij. Ajo argumentet e saj gjithnjë i bazonte në ajetet e Librit te Allahut. Te'ala Allahu, i Madhërueshëm, thotë:

"Allahu urdhëron që fémijëve tuaj - mashkull i takon sa dy femrave... " (Kur'an, IV:11).

 

Ky ajet ka kuptim gjeneral dhe vlen për të gjithë njerëzit, Pejgamberë dhe atë që nuk janë. Hazreti Fatimja a.s. proteston edhe më këto fjalë nga Kur'ani: "Edhe Sulejmani trasshëgoi Davudin " (Kur'an 27:16), ndërsa dihet se të dy kanë qenë Pejgamberë.

 

Allahu, Te'ala gjithashtu thot: "... andaj më dhuro nga Ti nje djalë, të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit ta bëjë, o Zbti im, të mburresh me të (Kur'an, 19:5-6).

 

Rasti tjetër që ishte në lidhje me Abu Bekrin në kohën e ditëve të para të halifatit tij, të cilin historianët e mez'hebeve sunite gjithashtu e kanë shënuar, është konflikti me njëriun më të afërm, Orner ibn Hatabi. Kjo ngjarje ka lidhje më vendimin e Abu Bekrit të luftojë kundër atyre që refuzuan te paguajnë zekatin.

Omeri kundërshtoi këtë ide duke arsyetuar se kishte dëgjuar Pejgamberin s.a.a. duke thënë:

"Më është urdhëruar të luftoj kundër këtij populli deri se të mos pranojnë se nuk ka zot tjetër pos Allahut, (Lailaahe illallah) dhe se Muhammedi është Pejgamber i Tij (Muhammedun Resulullah). Ai që deklaron kështu mund te mbajë pasurinë e vet dhe unë nuk kam te drejtë të derdh gjakun e tij, e ai është përgjegjës para Allahut".

 

Kjo që do të citojmë në vazhdim është teksti i cituar nga libri sahih i Muslimit: "Kur Pejgamberi i Allahut s.a.a. ia dorëzoi fiamurin hazreti Aliut a.s. para suhumit të kështjellës Hajber, ky e pyeti:

- O Pejgamber i Zotit, deri në ç'kufi duhet sulmuar?

- Lufto kundër tyre krejt deri sa të deklarojmë La ilaahe illallah, Muhammedurresullullah. Nëse deklarojnë kështu, atëherë nuk ke të drejtë t'i mbysësh dhe t'ua marrësh pasurinë, përveç nëse këtë e kërkon drejtësia; dhe ata pastaj do të jenë përgjegjës para Allahut. - i tha Pejgamberi. s.a.a. .

(Sahih Muslim, pjesa 8.f. 151)

 

Abu Bekri nuk ishte i kënaqur me këtë hadith, nga se ka shënime ku ka thënë:

"Për Allahun, do të luftoj kundër atyre të cilët bëjnë dallim mes namazit dhe zekatit, sepse zekati është tatim i drejtë për pasuri".

Pastaj kishte shtuar: "Për Allahun, nëse nuk më japin diç, qoftë ajo edhe një copë të spangos, siç i kanë dhënë Pejgamberit të Allahut më pare, do të luftoj kundër tyre për këtë".

Kur Omeri ibn Hatabi dëgjoi këtë tha:

"Kur vërejta se Abu Bekri ishte i vendosur për këtë, isha i kënaqur".

 

Une nuk e kam të qartë, në ç'mënyrë Allahu Te'ala mund të jetë i kënaqur me njeriun që tenton të ndryshojë sunnetin e Pejgam-berit!!? s.a.a.

Ky komentim është shfrytëzuar për të arsyetuar vrasjen e muslimanëve, ndonëse Allahu Te'ala ndalon luftën kundër tyre.

Ne librin e Tij Ai thot:

"O besimtarë, kur niseni në luftë rrugës se Allahut hetoni mire çdo gjë dhe atij që na ep selamin mos i thonl: "Ti nuk je besimtar! - që te arrini të mirât e kësaj bote: te Allahu ka shumë dobi! Edhe ju më pare si ata ishit, postaj Allahu ju shpërbleu me mëshirën e Tij, prandaj, çdo gjë hetojeni mirë; ndërsa Allahu, vërtetë, din krejt ç'bën!. (Kur'an 4:94).

 

Ata që refuzuan t'i paguajnë zekat Abu Bekrit, nuk mohonin rëndësinë dhe destinimin e zekatit, por vetëm e kishin shtyrë pagesën e tij që të hetojnë gjërat. Shiitët thonë se këta muslimanë kanë qenë të befasuar me lajmin mbi ardhjen e Abu Bekrit në postin e halifit, nga se disa sosh ishin në përcjellje të Pejgamberit s.a.a. në haxhin e fundit, me ç'rast kishin dëgjuar urdhërin e tij që ta trashëgonte Ali ibn Abu Talibi. a.s.

Prandaj, vendosën të presin dhe të kuptojnë ç'kishte ngjarë, mirëpo Abu Bekri, dëshironte t'u mbyllte gojën para se të fillojnë të flasin të vërtetën.

 

Nuk duhet harruar me këtë rast se Pejgamberi i Zotit s.a.a. ka pasur probleme me njeriun e quajtur Sa'alaba, cili kërkonte nga ai me ngulm t'u lutet Allahut Te'ala t'ia mundësojë të pasurohet, duke premtuar se do të apin sadakën rregullisht.

Pejgamberi s.a.a. u lut për te dhe Sa'alaba u pasurua aq sa rrugët e Medinës nuk i zinin delet dhe dévêt e tij. Pastaj ai filloi t'i harrojë obligimet e veta dhe nuk vinte në xhami për xhuma. Kur Pejgamberi i Zotit s.a.a. dërgoi njerëzit për të marre zekatin, ky refuzoi me arsyetim se nuk ka kurrëfarë obligimi. Pejgamberi s.a.a. nuk urdhëroi t'i merret asgjë me force, as të dënohet.

Lidhur me këtë rast Allahu Te'ala shpalli këtë ajet:

"Ka të tille që ijanë betuar Allahut: Nëse nga begatia e Tij na ep, do të ndajmë, vërtetë, lëmoshë dhe do të bëhemi, vërtetë, të mire! - Mirëpo kur A i u dha nga të mirât e Tij, ata u bënë koprracë dhe harruan - ndërsa ata edhe ashtu kthejnë kokat: " (Kur'an 9:75,76).

 

Pas shpalljes së këtyre ajeteve, Sa'alaba erdhi me lot ndër sy dhe e luti Pejgamberin s.a.a të pranojë zekatin nga ai, gjë që, siç transmetohet, Pejgamberi s.a.a. efuzoi ta bënte.

Nëse Abu Bekri dhe Omeri pasojnë sunnetin e Pejgamberit, s.a.a. atëherë perse lejuan vrasjen e këtyre muslimanëve të pafajshëm vetëm për atë se refuzojnë të paguajnë zekatin!??

 

Tani, pasi mësuam për ngjarjen me Sa'alabin, nuk mund të gjejmë asnjë arsyetim për vrasjen e tyre, nga se ishte krejt e kundërta me sunnetin e Pejgamberit. s.a.a. A ka pasur urdhëri i Abu Bekrit që i dha Omerit, për vrasjen e këtyre njerëzve qëllim që të mos përhapet e vërteta e el-Ghadirit në tërë Bashkësinë Muslimane dhe të fshihej fakti se hazfeti Aliu a.s. ka qenë i caktuar halif?

A ka dashur Omeri për këtë të qërojë hesapet me ta dhe a është kanosur për këtë se do t'i vriste dhe do t'i digjte ata që ishin fshehur në shtëpinë e hazreti Fatimës, a.s. nëse nuk e pranojnë mikun e tij halifa?

 

Rasti tretë ka ndodhur në ditët e hershme të halifatit të Abu Bekrit, kur erdhi të konflikti mes tij dhe Omer ibn Hatabit dhe kur ajetet e qarta Kur'anore dhe sunneti i Pejgamberit s.a.a. ishin te shkelur: Halid ibn Validi kishte vrarë Malik ibn Nuvejrën dhe kishte detyruar bashkëshorten e tij të martohet me të po atë dite.

Omeri i kishte thënë Halidit:

- O armik i Allahut! Vrave një musliman dhe u martove me gruan e tij të njejtën natë... Për Allahun! Do të vras me gurë. " 

(Tarikh Tabari, pjesa lll.f. 280. Tarikh el-Fida. pjesi I, f. 158, Tarikh el-Jakubi, pjesa ll.f.110, El-lsabah fi Manfal el Sahabah, pjesa lll.f. 336)

 

Mirëpo Abu Bekri e merr në mbrojtje Halidin me fjalët:

"Omer, fale atë që gabon dhe mos e dëno për këtë:",

 

Ky është edhe një skandal në historinë muslimane në të cilin ishte i përzier edhe një as'hab i shquar i Pejgamberit, s.a.a. (Halid ibn Validi), për të cilin flitet me respekt të madh dhe të cilit i është dhënë titulli, "Shpata gjithnjë e gatshme e Allahut". Ç'mund të themi për njeriun që ka bërë kështu si ky as'hab?

 

Vrau Malik ibn Nuvejrin, mikun e ndershëm të Pejgamberit, s.a.a. prisin e fisit framim dhe Jarbu, të njohur për trimëri dhe nder.

Historia na tregon se Halidi e kishte zënë rob me dredhi:

"Kur i kishin hequr armët për t'u falur, ata befas i sulmojnë, i zënë dhe i lidhin. Me ta ishte edhe Lejla, gruaja e Malikut, e cila konsiderohej ndër femrat me të bukura të Arabise, bukuria e secilës e kishte magjepsur Halidin.

Maliku i thot.

- Na shpiej te Abu Bekri, ai le të vendosë çështjen mes nesh.

Abdullah ibn Omeri dhe Abu Kutada el-Ensari intervenojnë duke kërkuar nga Halidi t'i dërgojë te Abu Bekri, mirëpo ky refuzon me fjalët:

- Allahu kurrë nuk do t'më faite nëse nuk e vras.

Pastaj Maliku iu drejtua Lejlës dhe i tha:

- Ky është ai që do të me vrasë.

Pastaj, Halidi urdhëron ta vrasin, ndërsa vête morri gruan e tij dhe fjeti më të po atë natë."

(Tarikh el-Fida, pjesa l,f. 158; Tarikh el-Jakubi, pjesa ll.f. 110; Tarikh ibn el-Shihah, pjesa XI,f 114 (ndodhet në skaj të faqes); Vafajat el-aajan, pjesa VI,f 14)

 

Ç'mund të thuhet për këta as'habë, cilët bënin atë që Allahu Te'ala ka ndaluar: vrasjen e muslimanëve për shkak kapriceve dhe afshit dhe mernin për gra femrat të cilat Allahu u ka ndaluar. Ne islam, gruaja e vejë mund të martohet me një njeri tjetër vetëm pasi të kalojë një periudhë e caktuar kohore.

Ne Kur'an ky afat kohor është caktuar saktësisht.

Halidi i nënshtrohet afshit të vêt dhe ishte aq i poshtër, ashtu që mund të bëjmë pyetje si ka mundur të ketë farë rëndësie kjo periudhë (idda), kur sapo kishte vrarë burrin e saj me përcjellësit, përkundër faktit se ishin muslimanë.

 

Abdullah ibn Omeri dhe Abu Kutada, që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje dhe të cilët ishin zemëruar në atë masë me Halidin sa, pasi u kthyen në Medinë, u betuan se kurrë më nuk do të marrin pjesë në ndonjë

ekspeditë ushtarake nën komandën e Halid ibn Validit.  

(Tarikh Tabari, pjesa lll.f 280, Tarikh el-Fida, pjesa lll.f. 336; Tarikh el-Jakubi, pjesa ll.f. 110)

 

Me që jemi duke shqyrtuar këtë terne, është me interes të lexojmë ç'thot Hajkali ne librin e tij "El-Saddik Abu Bekr", ne pjesën e titulluar "Mendimi i Omerit dhe qendrimet e tij".

Ai shkruan: "Omeri ka qenë shembull idéal i njeriut me ndjenja të fuqishme për drejtësi. Po menjëherë kishte kuptuar se Halidi kishte vepruar me padrejtësi ndaj një muslimani tjetër dhe e kishte martuar gruan e tij para afatit të pritjes (idde). Për këtë arsye nuk mund të mbetej në komandën e armâtes, që diç e tille të mos përsëritet dhe të rrezikojë famën e muslimanëve ndër Arabe. Andaj tha: "Nuk është e drejtë që Halidi të mbetet pa u dënuar pas veprimit të tij ndaj Lejlës". 

 

Te supozojmë për një çast se posti i ka lejuar të bëjë me Malikun aie që e bëri dhe se me këtë rast ka gabuar, këtë Omeri me siguri nuk do t'ia falte kurrë, nga se vetëm ajo që kishte bërë me të vejën e Malikut mjaftonte të dënohet.

Posti i Komandantit dhe titulli "shpata e Allahut", nuk i jepnin të drejtë të bëjë ç'ti tekej, nga se, duke u udhëhequr nga kjo, të edhe tjerët do t'i lejonin të drejtë vetës të bëjnë njësoj. Aq më tepër, ky do te ishte shembull i keq për të tjerët mbi karakterin e muslimanëve dhe respektin e tyre ndaj Librit të Allahut Te'ala. Për te gjitha këto Omeri ishte këmbëngulës, gjersa Abu Bekri e ftoi Halidin për ta kritikuar". 

(El-Siddik Abu Bekr nga Hajkafi,f. 151)

 

Tani do te pyesim z. Hajkalin dhe alimët tanë, cilët me çdo kusht tentojnë ta mbrojnë respektin e as'habëve: Perse Abu Bekri nuk e dënoi Halidin?

Nëse Omeri ka qenë shembull i njeriut të drejtë idéal, perse nuk e dënoi Halidin që kjo të jetë shembull mësimi për të tjerët, por vetëm e ndërroi nga posti i komandantit.

Perse nuk respektuan Librin e Allahut Te'ala mbrojtën dhe realizuan ligjet e tij?

Asgjë nga këto!

Krejt kjo ishte politikë!

Ajo bën mrekullira, duke zëvendësuar të vërtetën dhe duke flakur Kur'anin pas shpine!

 

Disa nga alimët tanë në librat e tyre shkruajnë mbi ngjarjen kur Pejgamberi Muhammed s.a.a. ishte hidhëruar fort ne Usamën.Ai e merr në mbrojtje një femër të kapur në hajni dhe që ishte nga një familje e njohur, Pejgamberi s.a.a. i thot:

"Turp te kesh! A dëshiron te ndryshosh ligjet e Allahut? Për Allahun, po të ishte kjo Fatimja, a.s. bija e Muhammedit, s.a.a. une do t'ia preja dorën. Allahu ka shkatërruar ata para jush, se lëshonin në liri hajnin nga familja e mire, ndérsa dënonin aie të varfërit dhe te dobëtit".

 

Si kanë mundur të mos dënojnë vrasjen e muslimanëve të pafajshëm dhe të fjeturit me gruan e njërit nga ata po atë dite, përkundër vdekjes tragjike të burrit? Përkundër kësaj ata provojnë të gjejnë arsyetim për Halidin duke e quajtur "shpata gjithnjë e gatshme e Allahut".

Me kujtohet një rast kur i lexova një miku mbi virtytet e Halid ibn Validit, në kohën kur nuk e dija të vërtetën për të. "Me krenari i thash se ai ka qenë "shpata e Allahut", ndërsa ai ma ktheu: "Po, ai ka qenë shpatë, por e shejtanit dinak".

Ne atë kohë isha i befasuar, mirëpo pas hulumtimit, Allahu Te'ala mi hapi sytë dhe më ndihmoi të kuptoj të vërtetën dhe vierën e atyre që futën ne dore halifatin, ndryshuan ligjet e Allahut Te'ala dhe thyen ndalesat e Tij.

 

Ja edhe një ngjarje e njohur që ndodhi në kohën e Pejgamberit s.a.a.

Pejgamberi s.a.a. dërgon Halidin në fisin Xhudejmah që t'i ftojë në islam, pa i thënë t'i sulmojë. Kur fillojnë të deklarojnë, ndonëse jo qartë:

"Na po kthehemi ... na po kthehemi (ne is­lam)...",Halidi i sulmon me shpata dhe i vret. Pastaj të zënët rob ua dorëzon atyre që kishin ardhur me te dhe urdhëron te vriten. Disa nga ata refuzojnë ta bëjnë këtë duke kuptuar se këta njerëz kishin pranuar islamin. Ata u kthyen pas dhe lajmëruan Pejgamberin s.a.a. për çdo gjë. Pasi i dëgjoi, ai tha:

- O Zot, une nuk mbaj faj për atë që bëri Halidi. - Kështu përsëriti dy hère.

Pastaj dërgoi Ali ibn Abu Talibin a.s. me para që fisit Xhude­jmah t'i paguaj dëmshpërblim për prapësinë e Halidit dhe tërë dëmin në pasuri, madje edhe për një qen. Kur Aliu a.s. u kthye, Pejgamberi s.a.a. u kthye nga Kibla (Ka'aba), ngriti duart drejt qiellit dhe foli: "O Zot, nuk Te kam faj për atë që bëri Halidi",kështu tha tri hère. 

(Siral ibn Hishami, pjesj 4,f. 53; Tabakat ibn Sa'd. Usd el-Ghaban, pjesa III.f. 102)

 

A mund tani të pyetemi ku është e ashtuquajtura drejtësi e as'habëve? Nëse Halid ibn Validi është konsideruar ndër prisit tanë  më të shquar ushtarak, i njohur me emrin "Shpata e Allahut", a do të thot kjo se Allahu Te'ala ka përdorur shpatën e Tij për të vrarë muslimanë të pafajshëm dhe cénuar dinjitetin njerëzor? Këtu hasim palogjikshmëri: Allahu Te'ala na ndalon vrasjet dhe veprat e liga, gjersa Halidi ka nxjerrur shpatën për të bërë krime, duke vrarë muslimanë të pafajshëm dhe duke përvetësuar pasuritë dhe gratë e tyre.

 

Vallë nuk janë këto gënjeshtra dhe mashtrime të rënda?!

Falënderimi të përket Ty dhe Ty te falënderoj Zoti im. Nuk krijove Qiejt dhe Tokën dhe ato që janë mes tyre që të bëhen padrejtësi. Kështu dëshirojnë të mendojnë ata të cilët të blasfemojnë. Mjerë ata që Ty të fyejnë, Xhehenemi është caktuar për ta.

Si ka mundur Abu Bekri, që ka qenë halifa i muslimanëve, të dëgjojë të gjilha këto krime dhe të mos deklarojë (veprojë) gjë lidhur me to?? Aq më tepër, urdhëron Omerin të ndërprejë sulmet ndaj Halidit dhe u zemërua me Abu Kutadin, cili ngriti zërin kundër krimeve të Halidit.

 

Mos vallë i kishte dhënë të drejtë Halidit të veprojë sipas situâtes, porse ky kishte gabuar?

Çfarë arsyetime mund të gjejnë të gjithë kriminelët të cilët pohojnë se mund të veprojnë sipas vlerësimit vetanak, e ndonjëherë edhe të gabojnë, duke shkatërruar jetëra te pafajshme dhe duke njollosur nderin e dikujt.

Domethënë sipas vlerësimil të Abu Bekrit, Haiidi, për të cilin Omeri thot se është "armik i Allahut", nuk ka qenë fajtor! Omeri ishte i mendimit se Halidi duhet vrarë, nga se ka mbytur një musliman të pafajshëm, ose duhet të mbytet me gurë për shkak se kishte dhunuar gruan e Malikut. Halidin nuk e gjeti gjë, nga se Omeri nuk mundi të bënte asgjë, meqenëse ky e kishte mbështetjen e Abu Bekrit, i cili e dinte të vërtetën e ngjarjes.

Historianët kanë shënuar se pas këtij akti të poshtër Halidi dergohet ne një ekspeditë ne Jemen, prej nga kthehet fitimtar, por me një grua të rë. Aie e kishte grabitur në mënyrë të njejtë si Lejlën gruan e Malikut me të cilën sërish kishte fjetur natën e pare pasi ia fashte vrarë burrin, para se të thahej gjaku i muslimanëve të pafajshëm dhe gjaku i ithtarëve te Musejlames. Më vonë Abu Bekri e kishte kritikuar më shumë për këtë se në rastin e Lejlës.

(Hejkali në librin e tij "El-Siddik Abu Bekr.f 151 ,10l)

 

Historianët transmetojnë letrën e Abu Bekrit dërguar Halidit ne të cilin thot:

"O bir i nënës s'ate! Pasha jetën, ti nuk bën gjë tjetër pos ndërron gratë, gjersa në oborrin tënd akoma nuk është tharë gjaku i njëmijë e dyqind muslimanëve..." .

Pasi e lexoi letrën, Halidi e komentoi me këto fjalë; "Kjo duhet të jetë vepër e El-A'sarit", duke menduar në Omer ibn Hatabin.

(Tarikh Tabari, pjesa lll.f. 254; Tarikh Khamis, pjesa lll.f. 343)

 

Këto kanë qenë shkaqet e forta për çka braktisa këtë lloj as'habësh dhe ithtarët e tyre, të cilët edhe sot, i mbrojnë dhe përkrahin,duke fabrikuar argumente të ndryshme për të arsyetuar Abu Bekrin, Omerin, Osmanin, Halid ibn Validin, Muavin, Amir ibn el-Asin e te tjerë.

 

Allah!

 

Une distancohem nga fjalët dhe veprat e atyre që kundërshtuan urdhërin tend thyen kufizimet e Tua dhe keqpërdorën autorizimin Tend. Distancohen edhe nga ata që i përkrahën dhe u shkuan pas, përkundër njohurive që kishin për veprimet e tyre.

Me fal për simpatinë që kam pasur ndaj tyre, sepse nuk kam ditur, e siç thot Pejgamberi Yt s.a.a.:

"Ai që nuk ka ditur do të mbajë përgjegjësi për mosditurin e vêt. "

 

Allah!

 

Prisit tanë na kanë mashtruar, kanë fshehur të vërtetën prej nesh dhe kanë shtrembëruar figurât e atyre as'habëve që janë larguar nga besimi ashtu që na i kemi konsideruar njerëzit me të mire, pas Pejgamberit. s.a.a. Nuk ka dyshim se të parët tanë kanë qenë të mashtruar nga intrigat e Umajjadëve dhe pastaj Abbasidëve.

 

Allah!

 

Falju atyre dhe neve, nga se Ti me se miri e din ç'fle në zemrat tona. Ata i kanë dashur dhe nderuar këta as'habë sepse kanë besuar se ishin miq të vërtetë të Pejgamberit Tend, s.a.a.

Mëshira dhe paqja jote qofshin me te dhe me ata që i duam. Ti e din se iduam atë dhe familjen e tij. të çmuar. Prej tyre kanë dalur imamët nga të cilët ke larguar çdo papastërti dhe mëkat, ndërsa në balle tyre, prisi i besimtarëve, Imami i njerëzve te devotshëm,hazreti Ali ibn Abu Talibi a.s. ynë. 

 

Allah!

 

Me bën njërin nga ithtarët e tyre që kanë punuar për veprën e tyre dhe që shkojnë gjurmëve të tyre. Me ndihmo te  ngjitem ne anijen e tyre dhe të kapem për litarin e tyre që nuk këputet. Me shpjer nëpër derën e tyre dhe më ndihmo të jem besnik, të miratoj fjalët dhe veprat e tyre dhe të përvetësoj virtytet e tyre.

 

Allah!

Më bashko me ta, sepse "Ditën e Gjykimit njeriu do të jetë bashkë me ata që i dashuron"...