Fillimi i hulumtimit

 

Isha tejet mirënjohës për librat të cilat menjëherë i vendosa në bibliotekën personale. Pushova disa dite dhe në ndërkohë morra orarin e ligjëratave për vitin e ri akademik. Ligjëroja vetëm tri ditë në javë, që do të thotë se isha i lire katër të tjera.

Iexoja librat siç janë "Besimi i ithtarëve te Imamit" dhe "Prejardhja e shiitëve". Pas tyre fillova të lexoj librin "Muraxha; (Korespondenca)" nga sejjid Sharafudin Musavi. Pas disa faqeve të para u thellova aq shumë sa e ndërpreja vetëm kur kisha diç me rëndësi.

 

Madje e mbaja me vête ne fakultet. Më mahniti qartësi dhe preciziteti i alimit shiit i cili përgjigjej ne pyetjet e alimit sunit nga Az'har Univerziteti. E kuptova se kjo nuk ishte liber i zakonshëm në të cilin autori shkruan ç'dëshiron, pa kritikë dhe diskuti me ndonjërin që ka mendim tjetër.

 

"Muraxhaati" ësthë në forme dialogut mes dy alimëve, të cilët i përkasin dy shkollave të ndryshme dhe të cilët janë kritikë ndaj deklaratave dhe ideve të njër tjetrit. Të dytë i bazojnë argumentet e tyre në dy themele ti përbashkëta për gjithë Muslimanët: Kur'an dhe sunnet i cili është i përmbledhur në Sihah el-Sittah (gjashtë libra të hadisit). Kishte diç të përbashkët mes mua dhe këtij libri, nga se edhe une isha gjurmues i së vërtetës, i gatshëm që ta pranoj kudo që e gjej.

 

U habita kur e gjeta duke folur për refuzimin e disa as'habëvë për te dëgjuar urdhërin e te dërguarit Muhammed s.a.a. Për kët( prezentonte shumë shembuj, madje edhe rastin e "të enjte tragjike". Nuk mund të besoja se Omer ibu Hattabi ynë ka refuzua kërkesën e Pejgamberit s.a.a. dhe e ka akuzuar se nuk din c'flet.

Në fillim mendova se kjo është vetëm një tregim nga librat shiite,mirëpo më hutoi kur alimi shiit citon Sahihun e Buhariun dhe Saihihun e Muslimin, (libra që konsiderohen burime më të sigurta hadiseve te mez'hebet sunite), si burim të vetin.

 

Shkova deri në kryeqytet për të blerë Sahihun e Buhariun, Sahihun e Muslimin, Mosnadin nga imam Ahmedi, Sahihun e Tirmidhiut, Muvatta-në nga imam Maliki e libra tjerë të njohur. Nuk më pritej të kthehem në shtëpi por fillova të lexoj që në rrugë për ne Gafsa.

 

Rrija në autobus duke lexuar faqe nga Sahihu i Buhariut dhe duke kërkuar ngjarjen e "të enjtes tragjike", por me shpresë se nuk do ta gjej kurrë.

Megjithatë e gjeta dhe e lexova disa herë. Vërtet ishte aty, rejtësisht e tille siç e kishte cituar sejjid Sharafudini. Në fillim hodha poshtë mundësinë që diç e tille kishte ndodhur dhe se Omeri ynë ka gisht në të.

 

Mirëpo si të mos besoja kur kjo ekzistonte në sahihët tonë, në suni-sahihët, të cilat duhet t'i pranojmë?!

Pô të kishte cituar librat e lyre une nuk do t'i besoje alimit shiit, mirëpo ai citonte ngjarje të përshkruara ne sahihët tonë sunnit, në autencitetin e cilëve nuk mund të dyshohet.

Për këto sahiha ne besojmë së janë me atuentiket dhe më të saktat pas Kur'anit. Po të dyshonim në këtë do të mbetemi thuase pa te gjitha rregullat dhe parimet islame që dalin prej tyre.

 

Pasi kisha vendosur të filloj hulumtimin fundamental, i premtova vetit se do të bazohem vetëm në ato hadise që vêrtetohen nga dy anët, sunitët dhe shiitët. Gjithashtu vendosa të mos përfill hadiset të cilat i citon njëra anë.Ne këtë mënyrë do të sigurohesha nga ndikimi i emocioiieve dhe njëanshmëria dhe do të rrija të kaloja

luginën e dyshimit dhe të ngjitesha në malin e sigurisë dhe lindshmërisë. Kjo është rruga e vërtetë e Allahut Te'ala.