Dyshimi dhe të provuarit

 

Në shtëpinë e mikut qëndrova tri dite, gjatë të cilave pushova dhe mendova mire mbi atë që kisha dëgjuar nga këta njerëz, të cilët me dukej se jetonin në Hënë.

Perse na kan folur gjithnjë keq për ta?

Perse është dashur t'i urrejmë dhe akuzojmë, kur nuk i kemi njohur fare?

Ndofta gjithë kjo rrjedh nga thashethënat se adhurojnë Aliun, a.s. se imamët i konsiderojnë zotra, se besojnë në reinkarnacion, dhe i falen gurëve në vend të Allahut Te'ala.

Edhe ata siç më kishte rrëfyer babai pas kthimit nga haxhi, kur arrinin te kaburi : Pejgamberit, s.a.a. hedhnin ndytësirë në te dhe kur kapeshin nga Sauditët dënoheshin me vdekje. Dhe shumë, shumë gjëra të tilla...

Pas dëgjimit të këtyre fjalëve, nuk është çudi perse Muslimanët tjerë i urrejnë, përbuzin, madje edhe i vrasin.

 

Mirëpo tani, si mund t'u besoj fjalëve të tilla pas gjithë asaj qe pashë dhe dëgjova me sytë dhe veshët e mi? Kalova një javë të plotë në mesin e këtyre njerëzve dhe nuk vrejta as dëgjova diç që io te ishte ne kundërshtim me fenë. Ne realitet me pëlqente si rjleshin dhe lexonin dovë; me pëlqente sjellja dhe respekti që tregonin ndaj dijetarëve të tyre. Thjesht, dëshiroja te isha një prej tyre.

 

Gjithënjë pyetja veten: A është e vërtetë që ata urrejnë të Derguarin e Allahut? s.a.a. Për të provuar këtë qëllimisht përmendja emrin e tij, i cili çdo hère pritej me fjalët:

 

"Allahu e bekoftë Muhammedin dhe familjen e tij".

 

Në fillim mendoja se vetëm shtihen, mirëpo pastaj ndryshova mendimin, veçanërisht atëherë kur lexova disa libra në të cilat në shumë vende hasa respekt dhe nderim ndaj të Dërguarit s.a.a. që nuk e kisha gjetur në librat tonë.

Për shembull, ata besojnë se Muhammedi s.a.a. ka qenë fare pa të meta, si para ashtu edhe pas fillimit të shpalljes se Allahut Te'ala. Na sunijët, besojmë se ai ka qenë i pagabueshëm vetëm gjatë pranimit të shpalljes, ndërsa përndryshe ka qenë njeri i zakonshëm që gabon. Na kemi shumë shembuj në të c'ilët dëshmojmë se Pejgamberi s.a.a. ka gabuar dhe se ka qenë i përmirësuar nga us'habët (shokët) e tij.

 

Shiitët hedhin poshtë çdo mundësi se i dërguari Muhammed s.a.a. ka mund të përmrësohet ose të kritikohet nga njerëz të tjerë. Ata janë të bindur se ai ka qenë qenie e persosur njerëzore.

Pas gjithë kësaj si kam mundur të besoj se urrejnë të Derguarin e Allahut Te'ala? Një dite duke shetitur me mikun, e luta të rërgjigjet drejt në disa pyetje.

- Ju e vendosni Aliun, radijallahu anhu (Allahu qoftë i kënaqur me te), në nivel të njejtë me të dërguarit, nga se sa hère që përmendni emrin e tij thuani alejhi Selam (paqja e Allahut qoftë me te).

 

- Është e vërtetë se çdo herë kur përmendim emrin e udhëheqësit të besimtarëve (Amirul Mu'minin), Aliut a.s. ose ndonjërit nga imamëve nga pasardhësit e tij themi, "alejhi selam", mirëpo kjo nuk do thotë se i konsiderojmë të dërguar. Pasi janë pasardhës të pejgamberit Muhammed s.a.a., dhe pasi Allahu Te'ala na porosit të bëjmë salavate për ta, atëherë lejohet të thirret:

 

"sallallahu alejhum ve selam "

(Aliahu i shpërbleftë dhe u dhuroftë paqe).

 

- Nuk është ashtu vëlla, na nuk i themi askujt "sallallahu alejhi ve selam" përpos pejgamberit Muhammed s.a.a., dhe pejgamberëve para tij. Aty nuk ka asgjë lidhur me hazreti Aliun dhe pasardhësit e tij, radijallahu anhum.

 

- Do t'ju lus të lexoni më shumë për këtë që të bindemi vetë.

 

- Vëlla, cilat libra duhet t'i lexoj? A s'më keni thënë edhe ju se librat e Ahmed Animit huk janë të përshtatshme. Librat tuaja lidhur me këto gjëra nuk mund t'i lexoj, nga se do të ishte si ne rastin e krishterëve: dhe ata transmetojnë nga librat e tyre se Jezui kishte thënë: "Une jam biri i Zotit" Nëse marrim fjale nga Kur'ani gjejmë se Jezui ka thënë: "Une nuk kam thënë gjë përveç asaj që me është urdhëruar, e kjo është të adhurojnë vetëm Àllahun, Zotin tim dhe Zotin e tyre".

 

- E ke thënë bukur! Edhe une kështu mendoj. Dua të shfrytëzoni mendjen dhe logjikën tuaj dhe të mbështetni argumentet në bazë të Kur'anit të madhrueshëm dhe sunetit të drejtë. Fjalët dhe veprimet e pejgamberit Muhammed s.a.a.) Këtë duhet të shfrytëzoni kur diskutoni me ndonjë musliman. Nëse diskutoni me hebrej ose të krishterë për argument të duhet diç tjetër.

 

- Mire, në cilin liber do të gjej te vërtetën? Çdo shkrimtar, çdo grup ose mez'heb, çdo besim pohojnë se kanë të drejtë.

 

- Do t'ua ap një argument të sigurt të cilin e pranojnë të gjithë Muslimanët, pa marre parasysh cilin e ndjekin dhe mez'hebin cilit i përkasin, argument të cilin e dini edhe ju.

 

- Me thuani, Allahu më ndihmoftë!

- A keni lexuar shpjegimin e këtij ajeti kur'anor:

"Vërtet, Allahu dhe melekët e Tij e bekojnë Pejgamberin. O ju që besoni, përcillnia atij bekimin (e Allahut) dhe selamet e përhershme".

(Kur'an; 33:56)?

 

Çdo komentues i Kur'anit, qoftë sunit ose shiit, pajtohet se as'habët e Pejgamberit për të cilët u shpall ky ajet pyetën:

- O i dërguar i Zotit, na e dimë si të bëjmë "selam" (përshënjetje) por nuk dimë si t'ua përcjellim bekimin e Allahut.

 

I dërguari tha:

 

"Thuani: Allahumme me salli'alaa Muhammedin va ali Muhammedin, kemma sallejte 'ala Ibrahime ve ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid.

(Zot, bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, vërtet Ti je i i falenderuar dhe i lavdëruar), dhe mos me bëni bekim të cunguar.

 

Atëherë ata pyetën:

- Ç'është ajo "bekim i cunguar", o Pejgamber i Zotit?

Pejgamberi tha:

- Perse kur thuani "Allahumme salli 'alaa Muhammedin" (Zot! Bekoje Muhammedin)", ndalemi, kurse Allahu është i përsosur dhe pranon vetëm të përkryerën.

Pos kësaj as'habët dëgjuan dhe e thonin bekimin e plotë. Madje edhe imam Shafiu (suni Shafi mez'hebi) për nder të tyre thot:

"O familje e Pejgamberit! Dashuria për ju është urdhër i Allahut i shpallur në Kur'an. Ju është dhënë nder i madh - atij që për ju nuk kërkon bekimin e Allahut nuk u pranohet namazi."

 

Dëgjoja me vëmendje fjalimin e tij dhe fjalët e tij arritën në zemrën time ku gjenin vendin e vêt. Vërtet e kisha lexuar këtë për çka më fliste, por nuk me kujtohej titulli i librit. Une pranova se edhe na, kur bëjmë salavate për Pejgamberin, s.a.a. gjithashtu përfshijmë edhe familjen e tij dhe gjithë as'habët, mirëpo nuk përmendim Aliun a.s. ndamas sië e bëjnë shiitët.

 

- Ç'mendoni për Buhariun?

- Ai është një imam i madh sunit dhe librat e tij konsiderohen më autentike pas Kur'anit.

Pastaj ai u ngrit dhe solli librin "Sahihu-l-Buhara" nga bilioteka personale, kërkoi faqen që dëshironte të më tregonte dhe ma dha të lexoj:

"Na ka thënë akcili se Aliu a.s.(alejhi selam)..."

 

Nuk u besoja syve. Isha aq i tronditur sa për një moment mendova se kjo nuk ishte "Sahihu-l-Buhara", andaj sërish shikova kopertinat. Kur vërejti shikimet e dyshimta, miku mori librin, hapi një faqe tjetër ku lexova:

"... Ali ibn Husejn, a.s.(alejhi selam)..."

 

Pas kësaj vetëm thash "Subhanallah (Lavdërim i përket Allahut). " Atëherë miku doli nga dhoma dhe më la vetëm. Përsëri i lexova faqet e librit dhe pasi shikova kopertinat mësova se libri ishte botuar nga El Halabi Sons Co, botues nga Egjipti.

 

O Zot! Perse duhet te jam aq arogant dhe kokëfortë, kur njeriu më paraqiti argumente nga librat tanë. Për Buhariun kurrsesi nuk mund të thuhej se ishte shiit. Dihej se ishte imam sunit dhe alim jashtëzakonisht i pranuar.

 

A të pranoj se kanë të drejtë kur dëshmojnë se hazreti Aliu meriton t'i thuhet "alejhi selam" pas emrit tij? Mirëpo kisha frikë pasojat të cilat nuk isha i gatshëm t'i pranoja. Tani më dy herë isha mundur: herën e pare kur u detyrova t'i pranoj argumentet mbi Abdulkadër Xhilanin dhe herën e dytë, kur isha i detyruar të pajtohem rreth Musa Kazimit. a.s. Ndonëse në vetë pranoja se Aliu a.s. meritonte "alejhi selamin", nuk isha i gatshëm ta pranoja edhe një disfatë. Vetëm disa dite më pare isha aq krenar për vetë, nga se konsiderohesha njeri i ditur, i pranuar madje edhe nga profesorët e Universitetit Az'har...

 

Sot pësoja disfatë pas disfatë edhe nga kush?

Nga ata për të cilët kam menduar, dhe mendoj akoma, se janë në rrugë të gabuar. Më kujtohet se fjalën "shiit" e kam përdorur vetëm kur kam dashur të tallem.

 

Këto ishin aroganca dhe egoizmi im... Këto ishin kokëfortësia dhe fanatizmi im...

O Zot!

Me dhuro sinqeritetin dhe të vërtetën edhe në rast se është e hidhur.

O Zot!

M'i hap sytë dhe më ndihmo të kuptoj: me udhëzo në rrugën Tende; më bën prej atyre që dëgjojnë dhe ndjekin atë që është më e mire.

O Zot!

Na trego të vërtetën si të vërtetë dhe na dhuro aftësi që t'a ndjekim; na trego genjeshtrën si gënjeshtër dhe na udhëzo si t'i largohemi.

 

Duke u kthyer në shtëpi me mikun, une në vetë lexoja këto iova, (lutje) kur ai më tha duke qeshur:

- Allahu Te'ala na udhëzoftë juve dhe neve, si dhe gjithë Muslimanët, në rrugë të drejtë. Ai në Librin e vet thot:

 

Dhe ata të cilët për Neve punojnë me ngulm. Na sigurisht do t'i udhëzojmë rugëve Tona; dhe Allahu ëshë vërtet me ata që bëjnë vepra të mira ". (Kur'an 29:69).

 

Shprehja "xhihad" (luftë, punë, përpjekje) në këtë ajet kur'anor bart kuptimin e punës dhe përpjekes për të arritur të vërtetën. Allahu Te'ala do të udhëzojë çdonjërin drejt të vertetës vetëm nëse ai ose ajo, vendosin ta kërkojnë.