Dedikimi

 

Libri im është vetëm një vepër modeste. Ai është një rrëfim mbi udhëtimin dhe zbulimin e madh si në shkencat teknike dhe natyrore, porse mbi zbulimin në fushën e religjionit dhe filosofisë. Meqë çdo zbulim bazohet në rend të pare në mendje t shëndoshë dhe arsye të qartë, me çka njerëzit edhe dallohen nga qeniet tjera, këtë liber ia dedikoj çdo mendje të shëndoshë.

 

Mendjes e cila e vë në provë të vërtetën dhe e dallon atë nga e keqja e fshehur në mashtrim. Mendjes e cila vlerëson çdo gjë të thënë me kritere të vërtetës dhe gjithnjë i jep përparësi logjikës. Mendjes e cila krahason fjalët dhe rrëfimet dhe ka aftësi të bëjë dallim ne mes të logjikës dhe asaj që nuk është logjike - të dallojë atë që është e qartë dhe atë konfuze.

 

Allahu, i Lartësuari, ka thënë:

"Ata që dëgjojnë fjalët dhe ndjekin atë që është me fisnike ne ta, ata janë udhëzuar nga Allahu Teala dhe janë te kujdesshëm".

 

Shpresoj se Allahu Teala, Te Cilit i takon Falënderimi dhe Lartësimi, do t'ua hap sytë gjithë atyre të cilëve u dedikohet ky liber; do t'na udhëzojë, e ndriçojë zemrat tona dhe të na tregoj rrugën që duhet ndjekur; të na tregojë rrugën e gabuar, në mënyrë që t'i shmangemi me kohë; të na inkuadrojë në mesin e robërve të mire të Tij, nga se, vërtetë, Ai i dëgjon dhe i përgjigjet lutjeve tona.