As'habët ne kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë

 

Shkurtimisht ngjarja zhvillohet kështu: Vitin e gjashtë pas Hixhrit,Pejgainberi, s.a.a. me njëmijë e katërqind as'habë, niset për Mekkë për të kryer umrën. Ata ndalen ne Zil-Halifi, ku Pejgamberi s.a.a. urdhëron as'habët të heqin armët, të veshin ihramët (veshje e bardhë e cila vishet në kohën e haxhit dhe urnrës).

Pastaj dërgojnë hadinë (porosinë) për të lajmëruar Kurejshët se vinin si vizitorë, jo si luftëtarë. Mirëpo, Kurejshët, nga frika për autoritetin ndér Arabe dhe duke mos dashur t'i lejojnë Muhammedit s.a.a. hyrje të lire në Mekkë, dërgojnë një delegacion nën udhëheqjen e Suhejl ibn Amrit që t'iu thot Muslimanëve të kthehen  pas dhe se vitin e ardhshëm do të mund të qëndrojnë në Mekkë tri dite.

 

Paraqitën disa kushte që shkonin në dëm të muslimanëve, por të cilët Pejgamberi s.a.a. i pranoi, nga se rrethanat e kërkonin dhe nga se ashtu ishte udhëzuar nga Allahu, i Lartësuar dhe i Fuqishmi.

 

Kjo nuk u kishte pëlqyer disa as'habëve, në mesin të cilëve ishte edhe Orner ibn Hatabi, të cilët e kundërshtuan Pejgamberin s.a.a.  Omeri iu afrua dhe i tha:

 

- A nuk je ti Pejgamber i Allahut?

- Po, une jam Pejgamber i Allahut.

- Vallë nuk kemi na të drejtë, ndërsa ata janë të padrejtë?

- Ashtu është - përgjegji Pejgamberi s.a.a.

- Perse atëherë e poshtërojmë besimin tonë?

- Une jam Pejgamber i Allahut dhe kurrë nuk do të refuzojj urdhërat e Tij. Ai është mbështetja ime.

Omeri pyeti sërish:

- Vallë nuk na tha se do të hymë në Mekkë dhe do të vizitojmë shtëpinë e Allahut?

- Po, por a kam thënë se këtë do ta bëjmë këtë vit?

-Jo.

- Atcherë do të vimë dhe do ta vizitojmë (shtëpinë e Allahut). Pastaj Omeri shkoi te Abu Bekri dhe e pyeti:

- Abu Bekër, a është ai vërtetë Pejgamher i Allahut?

Kur ky pohoi, Omeri ia bëri të njëjtat pyetje si Pejgamberit. Abu Bekri i dha përgjigje të njejta dhe shtoi akoma:

- Omer, ai është Pejgamheri Allahut Te'ala dhe kurrë nuk do të refuzonte urdhërin e Tij. Allahu Te'ala është mbështetja e tij, andaj mbështetu te ai.

 

Kur Pejgamberi s.a.a. nënshkruajti marrëveshjen, u tha as-habëve:

- Shkoni, therrni kurbanat dhe rruani kokat!

Dhe, për Allahun Te'ala asnjëri nuk luajti vendit, edhepse Pejgamberi s.a.a. përsëriti urdhërin tri herë. Kur e pa se asnjëri nuke dëgjoi, u fut në çadër pa folur me njeri. Pastaj doli jashtë, therri një deve të re me dorën e vet dhe kërkoi nga rrojtari t'ia i ruante kokën. Vetëm pasi e shikuan këtë, as'habët shkuan, therrën kurbanat dhe ia rruajtën njëri tjetrit kokat, ne atë mënyrë që të bëhej se do të mbyten mes vête.

(Kjo ngjarje përmendet nga shumë historijanë dhe shkrimtarë të jetes së Pejgamberit.Gjithashtu gjendet edhe në sahihun e Buhariut,libri2,f.122)

 

Kjo ishte shkurtimisht ngjarja lidhur më nënshkrimin e marrëveshjes se Hudejbit, rreth detajeve të cilës pajtohen edhe sunitët, edhe shiitët. Ngjarja është transmetuar nga shumë historianë dhe shkrimtarë të biografisë së Pejgamberit siç janë Tabari, Ibn el-Athiri, Ibn Saadi, Buhariu dhe Muslimi.

 

Për një moment ndërpreva leximin. Nuk mund të lexoja këtë lloj të materialit indiferent dhe të mos jam i hutuar me sjelljen e as'habëve. A mund të pranojë njeriu normal bindjen se as'habët, Allahu Te'ala i bekoftë të gjithë, gjithherë e kanë dëgjuar Pejgamberin e Allahut s.a.a. dhe i kanë kryer urdhërat e tij pa kundërshtim!?

 

Vallë, këto ngjarje nuk zbulojnë gënjeshtrat dhe demaskojnë qëllimet e lyre!? A mund te deklarojë njeriu normal se kjo sjellje ndaj Pejgamberit s.a.a. tolerohet dhe se për këtë nuk duhet bërë fjalë!!!?

 

Allahu, i Gjithfuqishmi, thot:

"Dhe pasha Zotin tënd, ata nuk do të konsiderohen besimtarë gjersa për gjykatës në zënkat e tyre të ndërsjella nuk të pranojën ty dhe për gjykimin tënd me zemër të mos ndjejnë hidhërim dhe të mos binden " (Kur'an, 4:65)

 

A është bindur Omer ibn Hatabi dhe a ka pranuar lehtë vendimet dhe urdhërat e Pejgamberit, s.a.a. ose i ka pranuar kryer me vështërsi?

Ne veçanti kur ka pyetur: "A jeni Pejgamt i Allahut? Vallë nuk na keni thënë?. . " etj.

Pastaj, a është pajtuar dhe a ka pranuar përgjigjet e Pejgamberit? s.a.a. Jo, por ka shkuar te Abu Bekri për të pyetur të njejtën gjë. A është bindur përgjigjeve dhe këshillës së Abu Bekrit? Mua personalisht nuk më është e qartë, perse në prak të vdekje me zë pendues deklaron:

"Sepse, aq shumë gjëra kam bërë... " Allahu dhe Pejgamberi i dinë se ç'ka bërë Omeri.

 

Nuk i kuptoja as shkaqet për të cilat as'habët tjerë ishin  pavendosur kur u kishte thënë: "Shkoni e therrni kurbanat dhe rruani kokat!" Asnjëri nuk e dëgjoi urdhërën e Pejgamberit, të cilën e përsëriti madje tri herë.

 

Subhanallah! (Allahu qoftë lëvdëruar!)

 

Nuk mund të besoja këtë. A janë sjellur as'habët vërtetë në këtë mënyrë ndaj Pejgamberit? s.a.a. Po të ishte transmetuar vetëm prej shiitëve, këtë ngjarje do ta kuptoja si gënjeshtër të orientuar kundër as'habëve të nderuar.

Mirëpo ngjarja është aq e njohur sa të gjithë historianët më të njohur sunitë kanë njohuri për këtë. Pasi kisha vendosur të pranoj tërë atë për çka pajtohen të dy palet, mbeta ne udhëkryq dhe i hutuar.

Dhe ç'mund të thoja? Çfarë falje mund të gjeja për këta as'habë, të cilët kan kaluar më se njëzet vjet me Pejgamberin s.a.a. e Allahut Te'ala duke dëshmuar për mrekullitë e tij dhe dritën pejgamberllëkut?? Pastaj, Kur'ani i ka mësuar për çdo dite si të sillen në prezencën e Pejgamberit të Allahut s.a.a.  madje

potencuar edhe mënyrat e bisedës me të ashtu që Allahu u kanoset me asgjësimin e veprave të mira nëse e ngritin zërin mbi zërin tij.