As'habët ne ajetet kur'anore

 

Para se gjithash më duhet të them se Allahu s. v. t. në shumë vende në Kur'an flet me lëvdërim për ata as'hab të Pejgamberit të cilët e adhuronin, dëgjonin dhe shkonin pas, pa kurrfarë interesi personal, pa kundërshtim dhe mendjemadhësi, me dëshirë të vetme që Allahu të jetë i kënaqur me ta dhe të pranojë veprat e tyre.

Këtë grup e pranojnë gjithë muslimanët, sunitë dhe shiitë. Hulumtimi im nuk ka të bëjë me ta, as me ata që kanë qenë të njohur për nga dyfytyrësia dhe hipokrizia dhe të cilët, gjithashtu, janë akuzuar nga gjithë Muslimanët.

 

Hulumtimi im' ka të bëjë me atë grup të as'habëve rreth cilit ekzistojnë pikëpamje të ndryshme. Në Kur'an ekzistojnë ajete në të cilët as'habët, dmth. ata që kanë qenë në shoqëri të Pejgamberit s.a.a., janë qortuar dhe paralajmëruar për shkak sjelljeve në situata të caktuara.

 

Dallimi më i madh mes sunitëve dhe shiitëve ka të bëjë mu me këtë grup të as'habëve: shiitët kritikojnë fjalët dhe veprimet e tyre duke i akuzuar për gabime, ndërsa të njejtit nderohen dhe përkrahen nga ana e sunitëve. Hulumtimi im ka të bëjë me këtë grup as'habësh.

 

Me këtë rast nuk kam ndër mend të shkruaj për vëllimin e punës gjatë këtyre tre vjetëve, por do të përkufizohem në disa ajete Kur'anore si shembuj. Për ata që dëshirojnë të shkojnë më tutje, këshilla ime është të hulumtojnë dhe të krahasojnë vetë dhe kështu të gjejnë rrugën e drejtë me punë personale.

 

Mu kjo është ajo që kërkon Allahu Te'ala nga çdonjëri prej nesh dhe ç'synon ndërgjegja e çdo individi. Në këtë mënyrë do të arrime bindje të plotë e cila nuk do te mund të luhatet nga asgjë. Më në fund, udhëzimi i Allahut Te'ala përmes bindjes personale është shumë më i mire se ai që vjen si rezultat i ndikimeve të jashtme.

 

Allahu Te'ala i lartësuar, duke lëvduar Pejgamberin s.a.a. e tij thot:

"Dhe të gjeti duke kërkuar (rrugën e drejtë), ndërsa pastaj Ai ta tregoi Rrugën ". (Kur'an 93:7)

 

Do të thot, Ai të ka hasur duke kërkuar të vërtetën, andaj drejt të udhëzoi.

Allahu, gjithashtu, thot:

"Dhe ata, cilët për Neve mundohen, Na do t'i udhëzojmë rrugëve tona". (Kur'an 39:69)