As'habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët

 

Vendosa që gurthemeli i studimit tim do të jetë hulumtimi kritik i jetës së as'habëve të Pejgamberit. s.a.a. Dyshoja se të gjitha këto dallime, të cilat i hasim sot, rrjedhin nga koha e tyre. Ulema islame shpesh i është rrekur studimit detaj të jetës së as'habëve Pejgamberit. s.a.a. Mes këtyre veprave janë edhe librat e poshtëshnuar të ulemave tanë. Usd el-Ghabah fi Tamjiiz el-Sahaba, El-abah fi Maarifat el-Sahabah, Mizan el  l'tidal e tjera. Në to kemi vëhtrime kritike për jetën dhe veprën e gjithë as'habëve të shquar.

 

Këtu duhet pasur parasysh se në periudhat e hershme shumica e ulemave ka shkruar konform botëkuptimeve të partive të atëherëshme në pushtet, dm th. mbretërve umejjad dhe abbasid të cilët, siç dihet fare mire, kanë qenë kundërshtarë të ashpër Ehlulbejtit dhe ithtarëve të tyre. Për këtë nuk do te ishte ne rregull të mbështetem vetëm në ta pa konsideruar edhe veprat e ulemave tjerë, të cilët kan qenë të ndjekur për arsye se janë ithtarë të Elhulbejtit dhe shkak i kryengritjeve kundër këtyre sovranëve tiranë.

 

Njëri ndër zbulimet e pare ishte se as'habët nuk ishin pajtuar më dëshirën e të dërguarit Muhammed s.a.a. që t'ua shkruajë një testament i cili do t'u ndihmonte të mbeteshin në rrugë te drejtë. Ky mospajtim mes vetë as'habëve ka privuar ummetin islam nga uniteti dhe e ka futur në errësirën e ndasive, e luftës duke e sjellur aty ku gjendet sot. Këta ishin ata që  ishin ndarë për çështjen e halifatit (trashëgimisë së të dërguarit e Muhammed s.a.a. ) ne dy parti, duke ndarë ummetin në ithtarë të Aiiut a.s. dhe ithtarë të Muaviut. Ata ishin që u ndanë për çështjen e komentimit të Kur'anit dhe hadisit të Pejgamberit, s.a.a. që solli paraqitjen besimeve, shkollave, mez'hebeve, grupeve dhe nëngrupeve ndryshme. Prej tyre burojnë teologjitë, shkollat e të menduarit dhe filosofisë, të inspiruara nga ambicjet politike.

Muslimanët nuk do të ishin të ndarë dhe përçarë po të mos ishin ndarë dhe përçarë edhe as'habët. Ekziston vetëm një Allah Te'alia një Kur'an, një Pejgamber dhe një Kible për te cilat të gjithë pajtohen, ndërsa mospajtimi që është çfaqur mes as'habëve është na prezent. Ajo filloi që ditën eparë pas vdekjes së të dërguarit Muhammed s.a.a. në sakifën (hajatin) e fisit Saidah dhe do të qënrojë aq sa të dëshirojë Allahu Te'ala.

Gjatë diskutimit tim me ulemanë shiite mësova se, sipas mendimit të tyre, as'habët janë ndarë ne këto grupe:

Grupi i pare përbëhej nga as'habët të cilët gjithnjë e kanë ndjekur me besnikëri dhe e kanë mbështetur Pejgamberin e Allahut s.a.a. Ata kanë qenë miqtë e tij të sinqertë me fjalë dhe vepër dhe për asnjë ç,ast nuk ia kthyen shpinën. Ata qëndruan fuqishëm. ië tij dhe e përkrahnin ne çdo rast. I lartësuari ka folur me ket për këta as'habë ne shumë vende ne Kur'an. Gjithashtu Pejgamberi s.a.a. i ka lëvduar këta as'habë, ne shumë vende tê përmendin këtë grup me respekt te thellë dhe adhurim dhe ur me ta ne tërësi pajtohen me sunitët.

 

Grupi dytë përbëhej nga as'habët që kanë përqafuar islamin dhe kanë ndjekur Pejgamberin e Allahut s.a.a. për interes ose nga frika. Ata kanë qenë në gjendje ta lëndojnë dhe nuk i dëgjonin gjitherë udhëzimet dhe urdhërat e tij. Ne realitet shpesh e kanë nxitur, duke mohuar rregullat e qarta dhe duke insistuar të futin

idetë e tyre. Allahu flet për ta në shumë ajete Kur'anore, por edhe Pejgamberi Muhammed s.a.a. sinjalizon për ta. Shiitët i përmendin keta as'habë vetëm për shkak të vêpres së tyre, por pa respekt dhe adhurim.

 

Grupi tretë i as'habëve janë hipokritët dhe shtinjakët te cilët kanë ndjekur Pejgamberin s.a.a. vetëm për ta mashtruar dhe larguar nga ruga e drejtë. Ata shtiheshin se janë muslimanë gjersa në ishpirt ishin të gatshëm të fyejnë dhe blesfemojnë. Allahu Te'ala ka shpallur një sure të tërë Kur'anore dhe u ka premtuar vendin me ulët ne xhehnnem. Edhe Pejgamberi s.a.a. tërheq vërejtjen për ta në shumë vende dhe ua njoftoi miqëve më të afërm emrat dhe karakteristikat e tyre.

Ka ekzistuar një grup ashabësh të cilët dalloheshin, nga te et për shkak të farefisnisë me hazreti, Muhammedin s.a.a. plus asaj se ishin të jashtëzakonshëm për nga vyrtytet fetare dhe bujaria.

 

Këta ishin anëntarët e Ehlulbejtit (Familjes se Pejgamberit), të cilët Allahu Te'ala i ruante nga çdo mëkat dhe u dha status te veçantë duke na urdhëruar të bëjmë selavatë për ta (Allahumme salli 'a Muhammedin ve Aali Muhammed - Zot, bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit). Ai kërkon nga çdo musliman dashurojë sinqerisht, si dëmshpërblim i Muhammedit s.a.a. p islam in që na e solli. Ata janë njerëz që posedojnë dituri te mad dhe aftësi për shpjegim te plotë te Kur'anit.

 

Ata janë njerëz të zikrit, të cilët Pejgamberi i Allahut s.a.a i barazon me Kur'anin në shprehjen e tij "dy gjëra te çmueshm (el-Sakalejn) në të cilin na urdhëron t'u përmbahemi .

(Në burimet e këtij hadisi janë "Kauz el-Ummal,libri1f.44;Musuadi i Ahmedit,libri 5,f.182)

 

Hazreti Muhammedi s.a.a. i barazon me anijen e Nuhut: a.s. Kush hip është i shpëtuar, kush nuk hip, do fundoset .

(Ndër burimet e këtij Hadisi jane:"El Mustadrak"-versioni i shkurtër nga El-Halimi,libri2,f.151 dhe "El-Savaik el-Muhribah" nga Ibn Hagjari,f.184,234)

 

As'habët e kuptonin këtë pozitë spéciale të pjestarëve të Ehlulbejtit, andaj i nderon dhe i respektonin. Shiitët i ndjekin ata dhe i ngritin mbi çdo as'hab, duke dëshmuar karakterin e jashtëzakonshëm të tyre me anë të hadiseve të shumta të Pejgamberit. s.a.a.

 

Sunitët respektojnë dhe adhurojnë të gjithë as'habët dhe nuk pranojnë ndarjen e përmendur. Ata gjithashtu nuk besojnë se mes as'habëve të Pejgamberit s.a.a. ka pasur hipokritë dhe shtinjakë, porse besojnë se ata kanë qenë njerëzit më të mire pas të dërgua Muhammed s.a.a. Nëse do të bënin ndonjë ndarje mes tyre, do ta bënin sipas moshës së tyre, meritave dhe kohës në shërbim islamit.

Në grupin e pare ata i vendosin "katër halifët e drejtë" pastaj gjashtë te tjerë, nga dhjetë të cilëve, siç besojnë u është premtuar Xhenneti. Për këtë arsye bëjnë salavate për të dërguar Muhammed s.a.a., pastaj familjen e hazreti Muhammedit (Ehlu bejt) dhe në fund përgjithta as'habët.

 

Kjo ishte ajo që munda të kuptoj nga ulemaja shiite dhe sunite lidhur me ndarjen mes as'habëve. Kjo me nxiti të filloj hulumtimin e hollsishëm për këtë çështje kontestuese. I premtova Allahut Te'ala se, me ndihmën e Tij, do ti mohoj emocionet dhe te bëhem neutral e objektiv duke dëgjuar të dy palet, dhe pastaj të ndjek atë më të mirën.

 

Për të arritur këtë unë vendosa:

 

1. Gjithëherë të mbështetem në atë për çka pajtohen të dy palet lidhur me komentimin e Kur'anit dhe sunetit të të dërguarit Muhammed s.a.a.

 

2. Gjithashtu do të mbështetem në arsye, nga se ajo është shpërblimi më i mire që Allahu Te'ala i fali njerëzve dhe me çka i dalloi nga krijesat tjera. Sa herë që është i pakënaqur me veprimet e njerëzve, Allahu Te'ala kërkon te shfrytëzojnë mendjen. Allahu i Lartësuari, mjaft shpesh i drejtohet njerëzve ne Kur'an:

"Vallë nuk kuptojnë? Vallë nuk e kan të qartë? Vallë nuk shohin?...

 

3. Që islami im të bëhet: besimi në Allah Te'ala Melekët e Tij, Librat dhe Pejgamberët; që Muhammedi s.a.a. është rob dhe i dërguari i tij; që kurrë nuk do t'i besoj verbërisht asnjërit nga as'habët, pavarësisht nga pozita dhe raporti tij me Pejgamberin, s.a.a. nga se nuk isha as Umajjad, as Abbasid, as Fatimid, as dëshiroj të jem sunit ose shiit, as ushqej armiqësi ndaj Abu Bekrit osë Omerit ose Osmanit ose Aliut a.s. ose edhe Vahshiut, vrasësit të Hamzait a.s. tonë, pasi që ne fund edhe ai u bë Musliman dhe iu falën mëkatet. Pasi kisha vendosur të ndërmarr këtë studim për te arritur të vërtetën, së pari u përpoqa të lirohem nga paragjykimet dhe kështu, me ndihmën e Allahut Te'ala të përgaditem për hulumtimin e jetës, veprave dhe sjelljeve të as'habëve ne veçanti në disa ngjarje me rëndësi për historinë islame.