Lutjet dhe këshillat

13.1 KËSHILLAT E ALLAHUT NDAJ HZ MUSA IBNI IMRANIT (A.S.)  

 

O Musa, mos u gjind në dëshira të gjata në këtë botë, sepse, do të bëhesh zemërgurë dhe ai që është zemërgurë, është larg prej Meje. Bëje që të vdes zemra jote përmes frikës së Allahut. Bëhu me rrobe të vjetra dhe me zemër të freskët, që të jesh fshehur për banorët e tokës dhe i njohur për banorët e qiellit. Sikur që lëshon britmë kur je duke ikur prej armikut, ashtu edhe lësho britmën tënde dhe qaj me dënesë kur të kërkosh falje prej Meje për mëkatet e tua. Për këtë punë, kërko ndihmën time, sepse Unë jam më i denjë për kërkimin e ndihmës.

O Musa, Unë jam më i lartësuar se robërit dhe robërit janë më të ulët se Unë. Gjithçka përkulet para Meje. Gjendu në supozimin e bukur ndaj vetes. Mos i konsidero njerëzit e sinqertë si të besueshëm për fenë tënde, përderisa nuk i donë fëmijët e tyre sikur që i do ti fëmijët e tu. O Musa, pastroje trupin tënd, laju dhe afrohu te robërit e Mi të sinqertë.

O Musa, bëhu Imami i robërve të Mi të sinqertë në namazet e tyre dhe në gjërat kontestuese. Gjyko ndërmjet tyre, me atë që të kam zbritur, sipas drejtësisë dhe të vërtetës. Gjërat e zbritura janë gjykime 

 

të qarta dhe argumente ndriçuese: Është një dritë që i qartëson përfundimet e të parëve dhe të atyre që do të vijnë më vonë.

 

O Musa, të këshilloj të bëhesh i këndshëm ndaj djalit të vajzës virgjëreshë, zotëruesit të gomarit, këmishës (bornoz), ullirit, vajit të ullirit dhe mihrabit, Isait të birit të Merjemes. Pastaj, të këshilloj për zotëruesin e devesë së kuqe dhe të pastër (Resulullahun). Në librin tënd (Tevrat), ai është përshkruar në këtë mënyrë: Besimtar, mbrojtësi i librave hyjnorë, që bën ruku dhe sexhde, që tregon respekt ndaj shtëpisë së Allahut dhe që frikohet prej ndëshkimit të Tij. Vëllezërit e tij janë të varfrit, ndërsa ndihmësit e tij janë popujt tjerë (populli i Medinës). Periudha e tij është periudha e skamjes, vuajtjeve dhe vrasjeve. Emri i tij është Ahmed dhe Muhamed Emin.

Prejardhjen e ka prej pejgambereve të mëhershëm. I beson të gjithë pejgambereve dhe Librave. Ummeti i tij është i mëshirshëm dhe i uruar. Ata kanë kohët e caktuara dhe në ato kohëra lajmërojnë për vaktin e namazit. Prandaj, dëshmoje atë, sepse, ai është vëllai yt. O Musa, ai është i besueshmi im. Është një rob i drejtë dhe i uruar. Çdo gjë që prek, do të fitojë begati. I tillë ka kaluar në diturinë Time dhe të tillë e kam krijuar. Kiametin do ta fillojë me të.

 

Bota do ta gjejë fundin e tij me ummetin e tij. Këshilloji mizorët e Beni Israilit që mos ta njollosin emrin e tij; mos ta lënë të vetëm; në të vërtetë, ata do ta bëjnë këtë me siguri. Është bukuri të dashurit e këtij pejgamberi për hir Timin. Unë jam me të. Unë jam prej grupit të tij dhe ai është prej grupit Tim; patjetër që grupi im do të fitojë.  O Musa, ti je robi Im dhe unë jam Zoti yt. Mos i nënçmo skamnorët dhe mos i lakmo të pasurit. Bëhu i qetë kundrejt përkujtimit Tim. Kur të Më përmendësh, shpreso në mëshirën Time. Kënaqësinë e leximit të Tevratit bëje që Ta dëgjoj me zërin pikëllues dhe qetësues. Kur të Më përmendësh, tregohu i kënaqur. Më adhuro dhe mos më përshkruaj asnjë ortak. Padyshim që, unë jam Zotëria i madh. Unë të krijova nga një pike uji të ndyrë, që janë përzier elementë të ndryshëm dhe një copë balte të dheut të përtypur; dhe, kjo copë e baltës fitoi formën e njeriut. Unë jam krijuesi i tij në formën e qenies.

Esencën e kam të lartësuar dhe puna ime është e shenjtë. Nuk ka asgjë të ngjashëm si Unë. Unë jam i gjallë, i përhershëm dhe që nuk përfundon. O Musa, kur të më thërrasësh, bëhu i frikësuar dhe i tmerruar, me një frikë të tillë që buron nga të ngjethurat e zemrës, dhe në këtë gjendje lutu. Ditët e jetës ngjalli me Tevratin Tim; mësoji të paditurit për tiparet e Mia të bukura; përkujtoju atyre për dhuntitë e Mia të fshehta dhe të qarta, që të mos zbaviten me devijimet dhe të bëhen të pavëmendshëm. Marrja Ime në pyetje, është shumë e ashpër për ata.

O Musa, nëse të ndërpritet lidhja jote me Mua, nuk do të mund të lidhesh me tjetrin. Prandaj, më adhuro dhe qëndro përpara Meje si një rob i përulur. Kundërshtoje epshin tënd, sepse ai është i denjë për kundërshtim. Mos i lartëso Beni Israilët me Librin Tim. Kjo këshillë mjafton për ty dhe kjo është fjala e Zotit të botëve. O Musa, Mua do të më gjesh sa herë që të më thërrasësh dhe padyshim që Unë do të t i fal gjërat e bëra. Qielli më lartëson duke u frikësuar.

 

Prej frikës ndaj Meje, engjëjt janë bërë sikur të çmendur. Toka më lartëson duke shpresuar. Të gjitha krijesat më lartësojnë me kokë të përulur. Mbas kësaj, jepi rëndësi namazit, sepse, namazi ka një pozitë të lartë dhe një vend të sigurt përpara prezencës Sime. Të gjitha ibadetet bashkohen te namazi. Zeqati i dhënë për Allahun duhet të jetë nga malli dhe furnizimi i pastër. Unë nuk pranoj asgjë të papastër që jepet për të fituar kënaqësinë Time. Kohë mbas kohe, vizitoji të afërmit. Padyshim që unë jam i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëplotë. Marrëdhëniet familjare dhe sjelljen e robërve me mëshirë në mes veti, e krijova si një mirësi prej mëshirës Sime.

Në Ditën e Kiametit, kjo marrëdhënie do të ketë vendin e posaçëm afër Meje. Unë do ta mëshirojë atë që i mirëmban marrëdhëniet familjare dhe nuk do t i mëshirojë ata që i ndërpresin këto marrëdhënie. Kështu do të veproj me atë që e dëmton urdhrin Tim. O Musa, jepi lypësit; kur të afrohet, prite me një gjuhë të ëmbël ose ktheje me një dhuratë të vogël, sepse, ndonjëherë lypësi mund të jetë, as njeriu as xhini, por engjëlli i Allahut. Të afrohet me qëllim të sprovimit në lidhje me sjelljen tënde dhe mënyrën e dhurimit të mallit të dhuruar ty nga ana e Allahut ndaj tjerëve. Atëherë, bëhu i përulur kur të lutesh para Meje. Librin lexoje me një zë të pikëlluar.

 

Dije që Unë të thërras sikur zotëria kur e thërret skllavin e tij për t ia lartësuar gradat. Kjo është bamirësia Ime ndaj teje dhe e njëjta ishte edhe ndaj të parëve të tu. O Musa, mos më harro në asnjë gjendje. Mos u gëzo për sasinë e shumtë të mallit, sepse, zemrat bëhen të vrazhda kur më harrojnë. Malli i shumtë është bashkë me mëkate të shumta. Toka, qielli dhe deti janë të nënshtruar. Kush më kundërshton, do të bëhet fatkeq. Unë jam i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëplotë. Unë jam Mëshiruesi i çdo kohe. Unë sjell lehtësi mbas vështirësisë, vështirësi mbas lehtësisë dhe udhëheqës mbas udhëheqësit. Ndërsa, udhëheqja Ime është e pafundme, e përhershme dhe e qëndrueshme. Për Mua, asgjë nuk është e fshehtë në tokë dhe në qiej. Si mund të fshihet diçka prej Meje, kur krijimi i saj fillon prej Meje? Si nuk përpiqesh për të arritur tek Unë, kur e di se do të kthehesh tek Unë në mënyrë të pashmangshme?

O Musa, më cakto Mua si fortesën tënde. Vendose afër Meje thesarin e veprave të sinqerta. Frikohu prej Meje; jo prej të tjerëve, sepse, tek Unë është kthimi. O Musa, vrapo kah pendimi dhe mos nxito kah kryerja e mëkateve. Mos u ngut gjatë faljes së namazit kur je duke qëndruar para Meje. Mos shpreso në tjetrin, përveç Meje. Më cakto si mburojë kundrejt vështirësive dhe vendstrehim ndaj fatkeqësive. O Musa, bëhu prej atyre që garojnë në punët e mbara, ngase, e mbara është e bukur sikur që e ka të bukur emrin, ndërsa sherrin lërja atyre që mashtrohen.

 

O Musa, për të mbetur i sigurt, gjuhën tënde mbaje në anën tjetër të zemrës (së pari mendo, e pastaj fol). Më përmend ditën dhe natën, që të mund të përfitosh dobi. Mos shko mbas mëkateve dhe gabimeve, që të mos biesh në pendim. Përfundimi i premtuar për mëkatet është xhehenemi. O Musa, bisedo bukur me ata që kanë hequr dorë nga mëkati dhe ulu me ata. Vëllazëroji ata për hir të gjendjeve të tyre të fshehta (turpeve). Puno me ata, që të punojnë me ty.

O Musa, asgjë nuk është e paktë që është bërë për hir të kënaqësisë Sime; por, e paktë është e shumta që është bërë për të tjerët. Ditët e tua më të vlefshme janë ditët që i ke përpara, shiko se si do të jenë ato ditë dhe përgatite përgjigjen për to, sepse, ti do të merresh në pyetje. Merr këshilla prej kohës dhe njohësve të saj. Gjatësia e kohës është e shkurtër (sepse, kalon shpejt), e shumta është e gjatë (nëse ia di vlerën) dhe çdo gjë është e kalueshme. Vepro sikur je duke parë përfundimin e veprës, në mënyrë që të shtohet interesimi për botën e ardhshme.

 

E ardhmja e kësaj botë është e njëjtë sikur e kaluara. Çdonjëri që vepron, duhet të veprojë sipas shembullit dhe mendjes O biri i Imranit, puno për të mbarën tënde. Shpresohet se do të shpëtosh në ditën e dhënies së përgjegjësisë dhe të shkatërrimit të atyre që e kanë përqafuar të pavërtetën. O Musa, pastroje epshin tënd prej dashurisë ndaj kësaj bote dhe ngriti duart nga ajo, sepse, as ti nuk je për këtë botë, as kjo botë nuk është për ty. Çka të intereson ty shtëpia e mizorëve? Por, nëse është ndër ata që bëjnë vepra të mira, atëherë puna ndryshon; kjo botë është një shtëpi e bukur për njerëzit e tillë. 

 

O Musa, bota dhe ata që e donë këtë botë janë sprova për njëri tjetrin; bota është zbukuruar para tyre. Ndërsa në vështrimin e besimtarit, ahireti është zbukuruar dhe kur të mërzitet, e shikon atë (për të marrë fuqi prej saj). Ekziston një perde në mes të kënaqësive të kësaj dhe të botës së ardhshme. Gjatë mesnatës dhe gjatë kohës së mëngjesit, dëshira e tij për ahiretin e nxit atë (besimtarin) që të vrapojë kah ahireti, sikur që kalorësi vrapon kah qëllimi i tij.

 

Ditën e kalon të pikëlluar dhe netët i brengosur. Lum për të; nëse ngrihen perdet prej syve të tij, çfarë bukuri do të shikojë ai... O Musa, nëse vëren se pasuria është drejtuar kah ti, thuaj: Është një mëkat, në të cilën nxitohet kah dënimi i tij . Nëse vëren se varfëria është drejtuar kah ti, thuaj: Përshëndetje simbolit të njerëzve të sinqertë . Mos u bën mizor e tiran dhe mos u miqëso me mizorët. O Musa, nuk i thuhet jetë asaj jete, në fund të së cilës do të fajësohesh, sado e gjatë qoftë ajo. Nëse përfundojnë bukur vështirësitë që të arrijnë, nuk do të ketë dëm për ty. O Musa, Libri (Tevrati apo Levhi Mahfuzi) të ka qartësuar përfundimin tënd me një saktësi të plotë. Si është e mundur që edhe mbas kësaj, sytë të flenë? A do të ishte i mundur përfitimi i kënaqësive të kësaj bote, sikur të mos kishin shkuar mbas pasioneve dhe pavëmendjeve? Ndërsa, ata që kanë të drejtë, janë duke qarë e vajtuar për pjesën shumë më të vogël të dhuntive dhe kënaqësive.

O Musa, thuaj robërve të Mi se Unë jam më i mëshirshmi ndër ata që mëshirojnë; pranuesi i lutjeve të atyre që nuk kanë përkrahje, që e largon pikëllimin, që e ndërron kohën, që sjell begati, që i pranon edhe veprat e vogla, që e shpërblen të shumtën dhe që e bën të panevojshëm të varfrin. Ata që Më pranojnë me gjuhë si fitues të përhershëm dhe të fuqishëm për çdo gjë, le të Më lutem për kompensimin e veprave të mëhershme.

 

Çdo mëkatari që vjen në derën tënde, thuaj: Mirë se erdhët në shtëpinë më të gjerë; barrën e keni zbritur në shtëpinë e Zotit të botëve. Kërko falje për ata dhe ndaj tyre, bëhu sikur njëri prej tyre. Mos e mbaj veten të lartë ndaj tyre për shkak të virtytit që ta kam dhuruar. Thuaju atyre që të kërkojnë falje prej mëshirës dhe virtytit Tim, që për këtë nuk ka kompetenca asnjëri, përveç Meje. Unë jam zotëruesi i virtytit të madh; strehë për mëkatarët, ndihmesë për ata që nuk kanë përkrahje dhe falësi i mëkatarëve. (O Musa) Ti ke një shkallë të pëlqyer afër Meje. Më thirr me një zemër të dëlirë dhe një gjuhë që e flet të vërtetën. Bëhu sikur që të kam urdhëruar të bëhesh dhe bindu urdhrit Tim. Mos e lartëso veten ndaj robërve për diçka që nuk ka filluar prej teje (libri dhe profetësia) dhe afrohu tek Unë. Sepse, Unë jam afër teje. Nuk kërkoj prej teje diçka që është e rëndë për bartje dhe që të lëndon, por vetëm për të Më thirrur për të pranuar lutjen dhe për të falur. Afrohu përmes asaj që të është zbritur (Tevrat) prej Meje, shpjegimin dhe interpretimin e të cilit e ke pranuar nga ana Ime.

 

O Musa, shiko dheun; së shpejti do të bëhet varri yt. Ktheji sytë kah qielli; mbi kokën tënde qëndron një sundues i madh. Vajtoje gjendjen tënde, përderisa të gjendesh në këtë botë. Frikohu prej shkatërrimit dhe rreziqeve. Mos lejo që të të mashtrojnë bukuritë dhe dukjet mashtruese të kësaj bote. Mos trego kënaqësi ndaj padrejtësisë. Padyshim, që kam përgatitur pusi për çdo mizor, për të marrë të drejtën e atij ndaj të cilit është bërë padrejtësi. O Musa, mirësia llogaritet dhjetëfish, e keqja vetëm një;  kjo bëhet shkaktare e shkatërrimit. Mos më përshkruaj ortak, nuk të shkon për shtati kjo. Trego vendosmëri dhe bëhu i drejtë. Lutu me lutjen e atij që mëton atë çka është tek Unë dhe që ndien pendim për të bërat e tij. Ashtu sikur që drita e ditës e shuan errësirën e natës, ashtu edhe mirësia e largon të keqen. Dhe, sikur që errësira e natës e mbulon dritën e ditës, ashtu edhe e keqja e errëson mirësinë.  

 

13.2 KËSHILLAT E ALLAHUT NDAJ HZ ISA IBNI MERJEMIT (A.S.)  

 

O Isa, Unë jam Zoti yt dhe Zoti i baballarëve tuaj. Emri im është Vahid (I vetmi). Unë jam Krijuesi i vetëm që ka krijuar çdo gjë. Çdo gjë është krijesa Ime dhe gjithçka kthehet tek Unë. O Isa, sipas urdhrit Tim, ti je Mesihu; me lejen Time, ti do ta krijosh shpezën nga balta dhe do ta ringjallësh të vdekurin përmes fjalës Sime, prandaj, frikohu dhe kërko prej Meje. Nuk mund të gjesh asnjë strehë tjetër, përveç Meje. O Isa, të këshilloj me mëshirë e dashuri, në mënyrë që të bëhesh i denjë për udhëheqje dhe të kërkosh kënaqësinë Time. Kudo që të jesh, je i uruar në moshën madhore dhe në fëmijëri. Dëshmoj se ke ardhur në këtë botë prej një gruaje të re që Më shërbente. Mundohu që të Më afrohesh përmes namazeve të preferuara.

Mbështetu tek Unë, që të jem i mjaftueshëm për ty. Mos e kthe fytyrën kundër Meje dhe mos e miqëso tjetrin, sepse do të të lë krye në veti. O Isa, bëhu i durueshëm kundrejt fatkeqësive; pranoje caktimin dhe paracaktimin Tim. Bëhu ndër ata me të cilët jam i kënaqur; ata janë që më binden dhe që nuk më kundërshtojnë. 

 

O Isa, më përmend me gjuhën tënde dhe më dashuro me zemrën tënde. O Isa, zgjohu prej gjumit mbas mesnate dhe përforcoje zemrën tënde me urtësitë e këndshme O Isa, bëhu në gjendjen e shpresës dhe të frikës. Mbyte zemrën tënde me frikë. O Isa, kaloji netët në adhurim, nëse dëshiron kënaqësinë Time dhe kaloje ditën i etshëm (me agjërim) për hir të ditës kur do të jesh në nevojë. O Isa, ti do të merresh në pyetje; prandaj, mëshiroje të dobëtin, sikur që të mëshirova ty, dhe mos e qorto jetimin. O Isa, vajtoje gjendjen tënde në vendet e pastra, shko në vendet e namazit (mesxhid) dhe bëre veten që të ndiesh kënaqësinë e të përmendurit Tim, sepse, sjellja Ime ndaj teje është e bukur.

 

O Isa, sa popuj kam asgjësuar për shkak të ndëshkimeve të mëkateve të tyre; ndërsa, ty të kam mbrojtur prej mëkateve të tilla. O Isa, kalo mirë me të dobëtin; drejtoji sytë e tu të pafuqishëm kah qielli dhe më thirr Mua. Padyshim që Unë jam afër teje. Më përmend duke më lutur me dëshirë të zjarrtë. Pikëllimi dhe vuajtja le të bëhen një (mos mendo askënd tjetër përveç Meje). Kështu do ta pranoj lutjen tënde. O Isa, mos të të mashtrojë ty gjendja e mizorit që ha dhe pi nga furnizimi Im dhe që kur është në vështirësi më thërret dhe Unë i ndihmoj, ndërsa, kur t i kalojë vështirësia, i kthehet të këqijave të mëhershme. A është duke treguar mosbindje ndaj Meje?

 

Apo, është duke shkuar kah ndëshkimi Im? Betohem në Veten time se do të kërkoj një llogari të tillë prej tij, sa që nuk do të mund të gjejë asnjë rrugë shpëtimi dhe asnjë strehim. Ku mund të ikë prej qiellit dhe tokës Sime? O Isa, thuaju mizorëve të Beni Israilëve që mos të Më thirrin, përderisa duart e tyre mbajnë para haram dhe shtëpitë e tyre të jenë me idhuj brenda. Unë jam betuar se do ta pranoj lutjen e lutësit. Përderisa janë të bashkuar, lutjet e tyre do t i pranoj dhe nuk do t i mallkoj. O Isa, nuk ka të mbarë jeta e kalueshme dhe lezeti që nuk është i vazhdueshëm. O biri i Merjemes, sikur të kishe parë se çka kam përgatitur për robërit e sinqertë, zemra do të ishte shkrirë prej ankthit dhe shpirti do të ndahej prej trupit, sepse, nuk ka saraj sikur saraji i Ahiretit. Aty do të jenë së bashku të pastrit; engjëjt do t u afrohen dhe ata do të jenë të sigurt prej tmerrit të ditës së Kiametit. Saraji është i tillë që dhuntia nuk do të ndërrohet dhe nuk do të humbasë.

 

O biri i Merjemes, garo me garuesit që garojnë për dhuntitë e ahiretit. Dhuntitë e Ahiretit janë vende të dëshirueshme dhe të bukura. Lum për ty, o biri i Merjemes, nëse je ndër ata që punojnë vepra të mira. Me veprat e tua do të jesh bashkë me baballarët e tu, Ademin dhe Ibrahimin, në xhenetin prej të cilit nuk do të dëshirosh të ndahesh. Kështu i shpërblej ata që ruhen. O Isa, ti ikën bashkë me ata që ikin prej zjarrit flakërues dhe prej dënimit me goditje të zinxhirëve. Në brendësi të këtij zjarri nuk do të hyjë asnjëherë mëshira dhe nuk do të largohet pikëllimi prej tij; është sikur pjesët e natës së errët; ai që shpëton prej tij, do ta arrijë sigurinë. Ai është vendi i tiranëve e mizorëve që i kanë kaluar kufijtë dhe të atyre i që kanë zemrat e vrazhda. O Isa, kjo botë është një shtëpi e keqe për ata që i drejtohen asaj; shtëpia e mizorëve është një vend shumë i keq.

Unë të mbroj ty prej vetvetes, prandaj, bëhu i vetëdijshëm për Mua. O Isa, Më mbaj para syve kudo që të jesh dhe dëshmo për krijimin tënd. Ti je robi Im dhe Unë të kam krijuar të tillë dhe të kam zbritur në sipërfaqen e Tokës. O Isa, largoje veten prej epsheve shkatërruese. Ruaju nga të gjitha llojet e kënaqësive që të largojnë prej Meje. Dije që ti je në gradën e një pejgamberi të besueshëm, prandaj, ruaju prej Meje. O Isa, të krijova me fjalën Time dhe, nëna jote, Merjemja, të lindi me urdhrin Tim. E dërgova engjëllin, Xhibrilin e besueshëm, bashkë me shpirtin Tim dhe ti u bëre ndër njerëzit që shëtisin në sipërfaqen e Tokës. Të gjitha këto kanë kaluar në diturinë Time më herët.  O Isa, përderisa jam duke të dënuar, nuk do të kesh dobi prej kënaqësisë së asnjërit. Kur jam i kënaqur me ty, nuk do të mund të ndikojë armiqësia e asnjërit.

 

O Isa, më përmend në vetmi dhe në mesin e njerëzve, që Unë të të përmend në mesin e njerëzve të mbarë. O Isa, më thirr Mua sikur ai që është duke u mbytur dhe që nuk ka kush ta shpëtojë. O Isa, mos u beto rrejshëm ndaj Meje, sepse, nëse e bën këtë, froni Im dridhet prej zemërimit. Kohëzgjatja e kësaj bote është e shkurtër, por dëshira e saj është e gjatë. Vendbanimi që është tek Unë, është shumë më i mirë sesa ato gjëra që i mbledhin njerëzit. 

 

O Isa, çfarë do të bëni atë ditë, kur do t'i vë në pah librat e veprave tuaja që do të dëshmojnë të vërtetën që e keni punuar dhe sekretet e të bërat që i keni fshehur? O Isa, thuaj mizorëve të Beni Israelit: Fytyrat i keni larë por shpirtrat i keni përlyer. A po e mashtroni veten, apo, Mua po më kundërshtoni? Po parfumoheni për njerëzit e kësaj bote, ndërsa brendësisë suaj i vjen era e ndyrësirave, sikur të jeni të vdekur.

 

O Isa, thuaju atyre: Rrini larg prej fitimit haram, sikur që i preni thonjtë dhe i gjuani. Shurdhojini veshët për fjalët e shëmtuara. Zemrat drejtoni kah Unë; Unë nuk i shikoj format tuaja. O Isa, lehtësohu me punët e bukura, sepse, puna e bukur më kënaq Mua. Vajto për punët e këqija, sepse puna e keqe është një turp. Mos u bën të tjerëve atë që nuk ke dëshirë të të bëjnë ty. Nëse ndonjëri godet faqen e djathtë, ktheja të djathtën1. Mundohu që të afrohesh tek Unë duke u miqësuar me njerëzit, sado që të kesh fuqi për këtë, dhe ktheje kokën kundër të padijshmëve.

O Isa, tregoju njerëzve rrugën2 dhe ndihmoju duke i mbikëqyrë në punët e mbara. Thuaju mizorëve të Beni Israelit: O miqtë e këqij, nëse nuk hiqni dorë nda mizoria, do t ju shndërroj në formën e majmunëve dhe derrave. O Isa, thuaju mizorëve të Beni Israelit: Urtësia është duke qarë nga frika prej Meje, ndërsa ju flisni fjalë të kota duke qeshur. A mos keni prej Meje ndonjë vërtetim se jeni të liruar prej zjarrit, apo, keni ndonjë garanci që do t ju shpëtojë prej ndëshkimit? Apo, ndoshta keni dëshirë të ndëshkoheni? Betohem në Veten time se juve do t ju bëj mësim për gjeneratat e ardhshme. O biri i virgjëreshës Merjeme, që nuk është martuar, të këshilloj për zotëruesin e devesë së kuqe, që shpërndan dritë, që e ka fytyrën e shkëlqyer dhe zemrën e pastër, që është i ashpër kundrejt armiqve, me vlerë dhe i turpshëm, për mikun dhe zotërinë e Pejgambereve.

 

Ai është mëshirë për  gjithë botët, zotëria e djemve të Ademit në ditën kur do të merren në pyetje ata, më i vlefshmi ndër të gjithë ata që kanë kaluar dhe më i afërmi nga të gjithë myslimanët. Një arap që nuk ka lexuar mësim, që gjykon sipas fesë Sime, që është i                                                 

 1 Këtë hadith duhet ta kuptojmë duke marrë parasysh edhe hadithet tjera. Kuptimi i këtij hadithi është ky: Nëse qëllimi është falja dhe kthimi e së keqes me të mirën, dhe nëse ky veprim shkakton ndërrimin e atij personi në të mirë, atëherë duhet të tregojmë durim në këto raste. Përndryshe, nuk është kuptimi i këtij hadithi, përulja para padrejtësisë dhe mizorëve, si dhe përhapja e padrejtësisë. 2 Sipas Vafiut: Bëhu modest ndaj atyre që bëjnë punë të mbara durueshëm në rrugën Time dhe që i lufton politeistët duke e mbrojtur fenë Time. Të këshilloj që t i urdhërosh Beni Israilët për ta njohur atë, për ta dëshmuar dhe për t i besuar atij, për ta pasuar dhe për ta ndihmuar. Hz Isa (a.s.) e pyeti Allahun: O Zoti im, kush është ai, që duhet ta kënaqë aq shumë?

 

Allahu i tha: Ai është Muhamedi, i dërguari i Allahut për të gjithë njerëzit. Më i afërmi prej të gjithë njerëzve, sipas gradës, dhe ndërmjetësimi i të cilit do të pranohet më së lehti. Lum për këtë Pejgamber dhe për ummetin e tij! Ata do të arrijnë tek Unë përmes rrugës së këtij Pejgamberi. Të gjitha qeniet e sipërfaqes së Tokës e lëvdojnë atë dhe qeniet e qiejve kërkojnë falje për të. Ai është i besueshmi i pastër dhe i uruar, dhe më i miri prej të sinqertëve deri në fundin e kohës. Do të shfaqet në kohën e fundit. Kur të vijë, do të bie shiu i bollshëm nga qielli, toka do t i nxjerrë jashtë gjelbërimet e bimët e saj dhe njerëzit do të shohin bereqetin. Do ta bëjë të uruar, çdo gjë që e prek dora e tij. Gratë do të jenë të  shumta, ndërsa fëmijët të paktë.  

,O Isa, të kam treguar gjithçka që të afron tek Unë dhe të kam dhënë vërejtje për të gjitha gjërat që të largojnë prej Meje; prandaj, ki kujdes. O Isa, bota është e ëmbël; aty të kam vendosur për një çështje të posaçme. Prandaj, rri larg prej gjërave që të kam ndaluar dhe afroju gjërave të lejuara. O Isa, veprën tënde shikoje me sytë e skllavit mëkatar dhe fajtor, dhe mos i shiko veprat e të tjerëve. Bëhu asket në këtë botë dhe mos u frikëso (prej askujt tjetër përpos Allahut) se do të shkatërrohesh aty.

(Sipas Vafiut: Bëhu asket në këtë botë dhe mos i jep vlerë asaj , dhe ky transmetim është më i saktë )

 

O Isa, mendo dhe shiko se si kanë përfunduar mizorët e vendeve të ndryshme të kësaj bote.

O Isa, çdo gjë që po të flas është këshillë dhe e vërtetë. Unë jam e vërteta e qartë. Të them me të vërtetën e plotë se nëse më kundërshton mbas këtyre njohurive, nuk do të mund të shpëtosh prej ndëshkimit Tim dhe nuk do të mund të gjesh asnjë ndihmës dhe të afërm përveç Meje. O Isa, edukoje zemrën tënde përmes frikës. Shikoje më të ulëtin prej teje, mos e shiko atë që është më i lartë se ti. Dije që rrënja e çdo gabimi dhe mëkati është dashuria ndaj kësaj bote. Mos e dashuro atë, padyshim që edhe Unë nuk e dua atë. O Isa, pastroje zemrën tënde për mua dhe më përmend në vendet e vetmuara; dije që kënaqësia Ime është në lutjen tënde duke qarë me dënesë; këtë bëre me zemër të gjallë, jo të vdekur.  O Isa, mos më përshkruaj shokë dhe ruaju prej Meje. Mos u bën krenar me shëndetin tënd dhe mos e pëlqe veten.(Sipas Vafiut: mos e qit veten në rrezik) Bota i ngjan hijes që humb shpejt, e ardhmja e tij është sikur e kaluara. Prandaj, garo me tërë fuqinë tënde në kryerjen e veprave të pëlqyera. Bëhu me të vërtetën edhe nëse të bëjnë copë e grimë dhe të djegin me zjarr. Mos më moho, mbasi që më ke njohur dhe mos u bën bashkë me të padijshmit, sepse, çdo lloj rri bashkë me llojin e vet. O Isa, le të rrjedhin lotët për Mua dhe bëhu modest me zemër. O Isa, kërko ndihmë prej Meje gjatë vështirësive. Unë i ndihmoj të mjeruarit dhe i pranoj lutjet e të dobëtëve. Unë jam më i mëshirshmi prej atyre që mëshirojnë.

  

13.3 KËSHILLAT E HZ ISËS (A.S.) NGA BIBLA DHE NGA RASTET E NDRYSHME  

 

Lum për ata që janë të mëshirshëm; këta janë ata që do ta arrijnë mëshirën e Allahut në ditën e Kiametit. Lum për ata që i përmirësojnë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve; në ditën e Kiametit, ata do të jenë afër Allahut. Lum për ata që i kanë zemrat e pastra; në Ditën e Kiametit, ata do të arrijnë dhuntitë e Allahut. Lum për njerëzit zemërbutë; në Ditën e Kiametit, do të ulen në fronet e sundimtarëve. Lum për të varfrit; për ata është mbretëria e qiejve. Lum për të pikëlluarit; ata janë njerëzit e dashur. Lum për ata që kanë vuajtur prej urisë dhe etjes për hir të Allahut; ata janë që do të ngihen dhe që do t u shuhet etja. Lum për ata që punojnë të mbarën dhe që u drejtohen me të zgjedhurit e Allahut . Lum për ata që i fyejnë për shkak të shpirtit të pastër; për ata është mbretëria e qiejve. 

             

Lum për ju në kohën kur jeni xhelozuar, ofenduar dhe ju kanë folur fjalë të ndryshme. Bëhuni të gëzuar në ato kohëra, sepse sevapi juaj është duke u shtuar në qiell. O robërit e këqij, njerëzit i fajësoni duke u bazuar në supozime, por veten nuk e fajësoni as për gjërat e sigurta (ju keni dëshirë që të flasin dhe t jua bëjnë me gisht për gjërat që nuk i keni). O robërit e kësaj bote, për t u treguar si asketë, ju e ruani kokën tuaj, i shkurtoni këmishët tuaja dhe i ulni kokat poshtë, por xhelozinë dhe lakminë nuk mund ta nxirrni prej zemrave tuaja.

O robërit e kësaj bote, ju i përngjani varrezave të lyera me allçi, që të mahnitin kur të shikohen nga jashtë, ndërsa përbrenda gjenden eshtrat e mbushur plot me mëkate. O robërit e kësaj bote, ju i përngjani drurit të rrëshirës që e djeg veten dhe u bën dritë tjerëve. O Bijtë e Israelit, edhe sikur të kishit qenë të detyruar për të shkuar zvarrë, mbushni kuvendet e dijetarëve. Sikur Allahu që e ngjall tokën e tharë përmes rrebeshit të shiut, ashtu edhe i ngjall zemrat e vdekura përmes dritës së urtësisë.

O Bijtë e Israelit, të folurit e paktë është një urtësi e madhe, prandaj, heshtni. Heshtja është një rehati e bukur dhe shkaktare e lehtësimit të mëkateve dhe e pakësimit të gabimeve. Përforcojeni derën e diturisë; dera e diturisë është durimi. Allahu i urren ata që qeshin së koti dhe që ecin në drejtim të një gjëje ku nuk ka dobi për edukatën dhe moralin, ndërsa, e do bariun që nuk është i pavëmendshëm për kopenë e tij dhe udhëheqësin që nuk është i pavëmendshëm për popullin e tij. Sikur që turpëroheni haptas prej njerëzve, ashtu edhe turpërohuni fshehtas prej Allahut.

 

Dijeni që fjala e urtë është malli i humbur i besimtarit. Prandaj, studioji fjalët e urta, para se të dalin nga dora. Fjalët e urta do të dalin nga dora edhe me vdekjen e rrëfyesve (transmetuesve) të fjalëve të urta. O zotëruesi i diturisë, nderoji dijetarët për hir të diturisë së tyre dhe mos polemizo me ata. Të padijshmit konsideroji të përbuzur, për shkak të paditurisë së tyre, por mos i përzë ata; afroji te ti dhe mësojua gjërat që nuk i dinë. O zotëruesi i diturisë, dije që për çdo dhunti ndaj të cilit nuk e ke shprehur falënderimin, e ka shkallën e mëkatit prej të cilit do ta ndiesh ndëshkimin e tij. O zotëruesi i diturisë, çdo mëkat që nuk shoqërohet me pendim është sikur dënimi me të cilën do të ndëshkohesh. 

 

O zotëruesi i diturisë, përgatitu për pikëllimet dhe brengat që sulmojnë papritmas. Hz Isa (a.s.) i tha sahabeve: Nëse ndonjëri nga ju është duke kaluar afër shokut të tij dhe vëren se shihet një pjesë e organit tij gjenital, çka do të bëni ju? A do ta hapni edhe pjesën tjetër apo do ta mbuloni pjesën e hapur? . Sahabet u përgjigjën: Sigurisht që do ta mbulojmë . Hz Isa u tha: Jo, ju do ta hapni edhe pjesën tjetër . Sahabet e kuptuan se është fjala për një shembull krahasues, dhe i thanë: O Ruhullah, na shpjego këtë .

Hz Isa tha: Ky është shembulli i atij që e vëren turpin e tjetrit dhe nuk e fsheh atë . Ju flas të vërtetën dhe ju mësoj që të mësoni; jo që të bëheni egoistë. Ju nuk mund t i arrini kërkesat tuaja përderisa të hiqni dorë prej gjërave që ju kënaqin dhe nuk mund t i përvetësoni ato përderisa nuk i duroni gjërat që nuk i doni. Mos e shikoni të ndaluarën. Shikimi i tillë shpërndan farën e epshit në zemra dhe kjo mjafton si një nxitje për të mashtruar shikuesin.

Lum për atë që vështrimi i tij merr pjesë në zemrën e tij dhe zemra e tij nuk merr pjesë në vështrimin e tij. Turpet e njerëzve vështroni si skllevërit, jo si pronarët. Janë dy lloj njerëzish: Që i arrijnë fatkeqësitë dhe që e arrijnë lehtësimin. Le t'ju dhimbsen të mjerët dhe falënderojini për lehtësim.

 

O Bijtë e Israelit, a nuk keni turp prej Allahut? Ujin nuk mund ta pini pa e pastruar edhe prej papastërtive më të vogla, ndërsa, nuk ruheni prej mallit që përmban haramin sa madhësia e elefantit. A nuk keni dëgjuar këto fjalë prej Tevratit: Mirëmbajini marrëdhëniet familjare dhe gjenduni në mirësi ndaj tyre . Unë them kështu: Vizitoni ata që i kanë ndërprerë marrëdhëniet me ju; dhuroni atij që kursen; bëni mirë atij që bën keq; përshëndeteni atë që fyen; silluni drejt me personin që ju kundërshton; faleni atë që bën padrejtësi, sepse edhe ju keni dëshirë t ju falen të këqijat. Merrni mësim prej faljes së Allahut ndaj jush. A nuk po vëreni se Dielli po i ndriçon edhe të mirët, edhe të këqijtë dhe se shiu po bie mbi robërit e sinqertë dhe të padrejtë?

Çka mund të jetë epërsia juaj ndaj të tjerëve nëse i doni vetëm ata që ju donë, i bëni mirësi vetëm atyre që ju bëjnë mirësi dhe u dhuroni vetëm atyre që ju dhurojnë? Këtë e bëjnë edhe ata që i kanë mendjet e shthurura dhe që nuk janë të virtytshëm. Por, nëse dëshironi të bëheni miku dhe robi i zgjedhur i Allahut, bëni mirë atij që ju bën keq, hiqni dorë prej fajit të të padrejtit dhe përshëndeteni atë që jua kthen fytyrën. Dëgjojeni fjalën time, ruajeni amanetin tim dhe respektojini këshillat e mia, që të mund të bëheni të dijshëm dhe njohës të fesë. 

 

Flas të vërtetën, kur them se zemrat tuaja drejtohen kah vendi i thesareve; për këtë arsye, njerëzit e donë mallin dhe epshet tuaja e mëtojnë atë. Andaj, grumbulloni thesaret tuaja në qiell, aty ku është vendi i sigurt dhe ku nuk mund të arrijnë vjedhësit. Flas të vërtetën, kur them se një rob nuk mund t'i shërbejë dy zotërues, patjetër duhet të bëjë zgjedhjen e njërit ndaj tjetrit. Ashtu edhe ju nuk mund të zotëroni njëkohësisht dashurinë ndaj Allahut dhe ndaj kësaj bote. Flas të vërtetën, kur them se më i keqi prej njerëzve është dijetari që preferon këtë botë ndaj diturisë; që e do këtë botë, që mëton për të dhe që përpiqet për ta arritur. Sikur të kishte mundur t i hutojë njerëzit ky dijetar, sigurisht se do të kishte bërë edhe këtë. Çfarë dobie ka drita ndriçuese e diellit për syrin e verbër?

 

Dhe ngjashëm, çfarë dobie ka dituria e këtij dijetari, kur nuk mund të veprosh sipas saj? Frytat e pemës janë të shumta, por nuk janë të gjitha të dobishme dhe nuk hahen. Edhe dijetarët janë të shumtë, por nuk mund të ketë dobi prej çdonjërit. Sa e gjerë është sipërfaqja e tokës, por nuk është e rehatshme çdo pjesë e saj. Edhe ata që flasin janë të shumtë, por nuk mund të dëshmohet fjala e çdonjërit të tyre. Atëherë, ruaju prej dijetarëve që veshin rroba të leshta, që i fshehin gabimet e tyre duke ulur kokën poshtë, që vështrojnë nën vetulla sikur ujku dhe që fjalët e tyre bien ndesh me veprat e tyre. A është e mundur vjelja e rrushit prej topalakut (një lloj druri) dhe vjelja e fikut prej degës së bostanit të Ebuxhehlit (Babai i të padijshmëve)?

Ngjashëm, edhe fjala e dijetarit të rrejshëm nuk mund të prodhojë tjetër veçse të pavërtetën dhe gënjeshtrën. Nuk e flet të vërtetën që e flet çdonjëri. Flas të vërtetën, kur them se fara mbin në tokën e butë dhe të rrafshët, jo mbi shkëmb. Ngjashëm, edhe urtësia vendoset në zemrën modeste, jo në zemrën e njeriut të vrazhdë dhe kryelartë. A nuk e di se kush e mban kokën lartë, tavani ia godet kokën dhe, kush e mban kokën e ulur, do të ketë dobi prej hijes së tij. Kështu që, kush nuk tregon modesti për Allahun, Allahu do ta poshtërojë atë, dhe kur e bën këtë, Allahu do ta lartësojë atë. Sikur që mjalti prishet nëse shishja nuk është e përshtatshme, ashtu edhe urtësia nuk mund të qëndrojë në zemrën e çdonjërit. Nëse shishja nuk është e shpuar dhe është e pastër, mjalti do të mund të qëndrojë për një kohë më të gjatë.

 

Ngjashëm, përderisa zemrën nuk e shpon epshi, nuk e përlyen lakmia dhe nuk e bën të vrazhdë dhuntia, urtësia do të mund të qëndrojë aty. Flas të vërtetën, kur them se, nëse digjet një shtëpi dhe nëse zjarri vazhdon të kalojë në shtëpitë tjera, shumë shtëpi do të bëhen hi.  

Por, nëse arrihet të shuhet zjarri te shtëpia e parë, atëherë nuk do të digjen shtëpitë tjera. Edhe mizori i parë është i tillë; nëse mund të parandalohet mizoria e tij nga ana e njerëzve, atëherë nuk mund t i bashkohet mizori i dytë. Nëse zjarri nuk mund të gjejë dru dhe dërrasa në shtëpinë e dytë, atëherë nuk mund të djegë asgjë.

Flas të vërtetën, kur them se nëse njëri e vëren gjarprin duke u afruar te vëllai i tij dhe ai nuk i tregon atij, dhe nëse vëllai i tij kafshohet dhe mbytet, atëherë ky do të bëhet ortak në mbytjen e tij. Ngjashëm, nëse vëren se vëllai yt është duke bërë mëkat dhe ti nuk e frikëson me përfundimin e mëkatit, dhe nëse mëkati e rrethon atë, atëherë ti do të bëhesh ortak në mëkatin e tij. Kush ka fuqi për të parandaluar një mizor nga mizoria e tij dhe ai këtë nuk e bën, atëherë do të konsiderohet sikur ai që e ka bërë atë mëkat.

 

Si mund të ketë frikë mizori, kur jeton në mesin tuaj i sigurt dhe askush nuk e parandalon, nuk i jep vërejtje dhe nuk merret me të? Pse të mos lazdrohet për shkak të papërgjegjësisë suaj dhe pse të heqë dorë nga mizoria? A mjafton që ndonjëri prej jush të thotë: Unë nuk bëj mizori, le të bëjë kush të dojë dhe të mos e parandalojë mizorinë mbasi që ta ketë parë atë?

Sikur të kishte qenë ashtu, atëherë pse u zbret dënimi mizorëve dhe ju bashkë me të po dënoheni, edhe pse nuk e keni bërë atë mizori bashkë me të? Turp të keni o robërit e këqij, si mund të shpresoni në sigurinë prej frikës së Allahut në Ditën e Kiametit, kur ju frikoheni nga njerëzit për t u nënshtruar ndaj Allahut, dhe çka është më e keqja, ju u nënshtroheni njerëzve dhe i përmbushni premtimet e njerëzve që janë në kundërshtim me premtimet e Allahut.

Flas të vërtetën, kur them se në Ditën e  Kiametit, Allahu nuk do t i mbajë të sigurt nga frika robërit që i kanë bërë Zot robërit e tjerë. Turp të keni o robërit e këqij! Si është e mundur që të kërkoni arsyetim për xhenetin përmes botës së poshtëruar dhe epsheve të përkohshme, dhe po e harroni vrazhdësinë e ditës së Kiametit? Turp të keni o robërit e kësaj bote, ju i ikni Allahut dhe nuk tregoni kënaqësi për takimin me Të për shkak të dhuntisë që ju çon në mëkat dhe për një jetë të shkurtër. Nëse nuk tregoni kënaqësi për daljen tuaj para Allahut, si do ta pëlqejë Allahu daljen tuaj para Tij? Allahu e pëlqen takimin me atë që i gëzohet për takimin e Tij dhe nuk e do takimin me atë që nuk e dëshiron takimin me Të. Si mund të mendoni se vetëm ju jeni miku i Allahut, kur ikni prej vdekjes dhe e përqafoni këtë botë? Sikur që aroma e bukur e kafurit dhe bardhësia e qefinit nuk i sigurojnë asnjë dobi të vdekurit, të gjitha do të mbesin nën tokë, ashtu edhe stolitë e kësaj bote nuk do të kenë kurrfarë dobie për ju; të gjitha këto do t ju çojnë në mëkate.

 

Çfarë dobie ju sigurojnë trupat e pastër dhe ngjyrat e çiltër dhe të shkëlqyeshëm, ku jeni duke shkuar kah vdekja, do të mbeteni nën tokë të harruar dhe do të varroseni në brendësinë e errët të tokës? O robërit e kësaj bote, turp të keni, po mbani qirinj nën dritën e diellit, ndërsa drita e diellit ju mjafton. Dhe, hiqni dorë nga përfitimi i qiririt gjatë natës, ndërsa qiriu është punuar për këtë qëllim. Ngjashëm, ju nuk përfitoni prej diturisë për punët tuaja të kësaj bote; ndërsa, është e caktuar pjesa juaj e cila do t ju arrijë nga kjo botë. Por, nuk përfitoni prej diturisë në lidhje me punët e botës së ardhshme, sepse dituria ju është dhënë për këtë qëllim.

 

Thoni se ekziston bota e ardhshme, por ju e rregulloni këtë botë. Thoni se ekziston vdekja; por, ju jeni duke ikur prej saj. Thoni se Allahu sheh dhe dëgjon; por, nuk frikoheni prej regjistrimit të veprave të tua. Si mund t ju arsyetojë njëri që dëgjon? Arsyetimi i atij që gënjen pa dije është më i pranueshëm sesa i atij që gënjen me dije. Në të vërtetë, nuk ka arsyetim për asnjë gënjeshtër. Flas të vërtetën, kur them se nëse nuk shfrytëzohet kafsha bartëse për bartje dhe udhëtim, do t i ndërrohet natyra e saj. Kështu edhe zemrat do të bëhen të vrazhda dhe të ashpra nëse nuk zbuten duke përmendur vdekjen dhe nëse nuk lodhen duke bërë ibadete. Sikur që nuk ka dobi ndezja e fenerit në kulmin e një shtëpie, që në brendësinë e saj është terri dhe errësira tmerruese, ashtu nuk ka dobi prej dritës së diturisë që rri vetëm në gojë dhe jo në zemër. Prandaj, shkoni dhe ndriçoni shtëpitë tuaja. Në këtë mënyrë, zbutni edhe zemrat tuaja me urtësi para se të bëhen më të fortë se guri dhe të ndryshken.

 

Si mund të arrijë fuqinë ai që nuk kërkon ndihmë për t i bartur gjërat e rënda? Si mund të lehtësohen mëkatet e ndonjërit nëse nuk kërkon falje prej Allahut? Si mund t i pastrohen rrobat e ndonjërit nëse nuk i lan ato? Si mund të shpëtojë prej mëkateve ai që nuk i largon përmes pendimit? A mund të shpëtojë prej fundosjes ai që e kalon detin duke notuar? A mund të shpëtojë prej nxitjeve të kësaj bote ai që mundohet por nuk kërkon rrugën e zgjidhjes së problemit?

Si mund të arrijë te qëllimi ai që udhëton pa udhërrëfyes? Si mund të shkojë në xhenet ndonjëri nëse nuk i sheh shenjat e fesë? Si mund ta arrijë kënaqësinë e Allahut ai që nuk i nënshtrohet Atij? Si mund ta shohë fytyrën e vet ai që nuk shikohet në pasqyrë? Si mund ta kompensojë dashurinë që ia shpreh miku nëse nuk ia dhuron një pjesë të mallit? Si mund ta arrijë përkryerjen e dashurisë ndaj Allahut, nëse nuk ia jep Atij një pjesë të mallit, të cilin Ai ia ka dhënë borxh? 

 

Flas të vërtetën, kur them se fundosja e një anijeje në det, nuk do t i shkaktojë kurrfarë mangësie dhe dëmi detit. Ashtu edhe mëkatet tuaja kundrejt Allahut nuk do t i shkaktojnë kurrfarë mangësie apo dëmi Allahut. Përkundrazi, juve do t'u shkaktojnë dëm dhe mangësi. Nuk do të pakësohet drita e Diellit nëse rritet numri i atyre që përfitojnë prej saj. Të gjitha qeniet e gjalla jetojnë dhe gjallërojnë përmes dritës së Diellit. Edhe thesari i Allahut nuk do të pakësohet me dhurimin dhe dhënien e furnizimit ndaj jush; njerëzit jetojnë prej furnizimit të Tij. Allahu ia shton furnizimin e atij që falënderon. Padyshim, Ai është pranuesi i falënderimit dhe i Dijshmi.

 

Trup të keni o punëtorët e këqij, ju e pranoni shpërblimin për punën tuaj, e hani ushqimin, i vishni rrobat, ndërtoni shtëpitë por e prishni punën e Atij që ju jep punë. Nuk do të kalojë shumë dhe punëdhënësi do t ju thërrasë juve; do të shikojë punën që e keni prishur, do t ju ndëshkojë me një dënim poshtërues dhe do të urdhërojë prerjen e qafave tuaj prej rrënjës, ndarjen e duarve prej nyejve dhe zvarritjen e trupit tuaj në sipërfaqen e tokës. Pastaj, trupat tuaj do të vendosen në mes të rrugës si këshillë për të devotshmit dhe mësim për mizorët. Turp të keni o dijetarët e këqij, mos mendoni se nuk do të vijë te ju vdekja, nëse është shtyrë përkohësisht; vdekja është aq e afërt sa që ka mbërritur dhe ju keni migruar drejt saj.

Prandaj, vendosni prej tani thirrjen e vërtetë në veshët tuaj; vajtoni për gjendjen tuaj dhe për mëkatet tuaja; përgatitni të nevojshmen dhe kthehuni tek Allahu duke u penduar. Flas të vërtetën, kur them se sikur që i sëmuri nuk mund ta ndiejë shijen e ushqimit të lezetshëm, edhe njeriu që zotëron shumë mall prej kësaj bote nuk do të mund të ndiejë shijen e ibadetit për shkak dashurisë ndaj mallit. Njeriu i sëmurë ndien kënaqësi edhe prej përshkrimit të ilaçeve nga ana e mjekut, por kur i kujtohet hidhësia e ilaçit, në sytë e tij do të zbehet shërimi përmes përdorimit të ilaçeve.

 

Edhe ata që e duan këtë botë marrin lezet prej bukurive të ndryshme të kësaj bote, por kur e kujtojnë vdekjen, përnjëherë jeta e tyre u duket e zbehur. Flas të vërtetën, kur them se të gjithë njerëzit i vështrojnë yjet, por vetëm ata që i dinë pozitat dhe orbitat e tyre, mund t i gjejnë rrugët e tyre në natën e errët; edhe ju e mësoni urtësinë por vetëm ata që veprojnë sipas saj mund ta arrijnë udhëzimin. 

 

 

Turp të keni o robërit e kësaj bote, për të marrë shijen e grurit dhe për të qenë i tretshëm, ju e pastroni dhe e bluani atë. Për ta ndier shijen e imanit dhe të keni dobi prej saj, duhet ta pastroni atë. Flas të vërtetën, kur them se nëse në mesin e natës ju bie në dorë ndonjë kandil që digjet me yndyrën e katranit, sigurisht që do të përfitoni prej dritës së tij dhe era e keqe e katranit nuk do të pengojë që të përfitoni prej tij. Kështu edhe urtësinë merreni kudo që ta gjeni; mos të jetë pengesë mosrespektimi i atij personi ndaj asaj urtësie. Turp të keni o ju që e adhuroni këtë botë. As nuk mendoni si zotëruesit e urtësisë, as nuk kuptoni si të mençurit, as nuk dini sikur dijetarët, as nuk jeni sikur ata që ruhen prej të këqijave dhe as nuk u përngjani njerëzve të lirë e me vlerë. Nuk do të kalojë shumë dhe bota do t ju gërmojë nga rrënja dhe do të shtriheni me shpinë në tokë. Pastaj, mëkatet tuaja do t ju tërheqin zvarrë për flokësh, përmbrapa do t ju shtyjë dituria që nuk e keni shfrytëzuar dhe do t ju dorëzojnë lakuriq dhe të vetmuar te sulltani që do t ju ndëshkojë; ai do t ju ndëshkojë për veprat e këqija. Turp të keni o robërit e kësaj bote, a nuk jeni caktuar si sundues për të gjitha krijesat përmes diturisë? Por, ju nuk keni punuar sipas diturisë dhe e keni lënë anash.

U drejtuat kah bota, sundoni për këtë botë, përgatiteni për këtë botë, e preferoni këtë ndaj botës së ardhshme, e zhvilloni dhe e ndërtoni atë. Deri kur do të jeni të drejtuar kah kjo botë? A nuk ka Allahu ndonjë hise në trupin tuaj? Flas të vërtetën, kur them se përderisa të hiqni dorë prej gjërave të dashura, nuk do të fitoni nderin e botës së ardhshme. Mos pritni ditën e nesërme për t u penduar, sepse, deri sa të bëhet nesër, para teje është një natë dhe një ditë; në ndërkohë mund të realizohet caktimi i Allahut. Flas të vërtetën, kur them se mëkatet e vogla janë nga kurthet e shejtanit. Ato ju duken të vogla, por së shpejti do të mblidhen dhe do t ju rrethojnë.

 

Flas të vërtetën, kur them se sikur që lavdërimi përmes gënjeshtrës dhe mburrja me veten në lidhje me fenë janë koka e të gjitha sherreve të njohura ashtu edhe dashuria ndaj kësaj bote është burimi i të gjitha gabimeve. Flas të vërtetën, kur them se nuk ka gjë më të mirë sesa namazi i falur për të arritur nderin e ahiretit dhe për t u mbrojtur prej sherreve të kësaj bote, dhe se asgjë nuk e afron më shumë njeriun tek Allahu sikur që e afron namazi. Prandaj, fale vazhdimisht namazin, sepse namazi është gjëja më e dashur për Allahun dhe mjeti më i mirë që të afron tek Allahu. Flas të vërtetën, kur them se është e madhe çdo vepër e atij ndaj të cilit është bërë padrejtësia, nëse nuk është bërë hakmarrja me dorë, me vepër apo me armiqësi.

 

Cili prej jush ka parë një dritë me emrin errësirë apo një errësirë me emrin dritë? Ngjashëm, asnjë rob besimtar nuk e preferon pabesimin ndaj besimit dhe ahiretin ndaj kësaj bote. Athua mund të korrë elbin ai që e mbjell grurin apo ta korrë grurin ai që e mbjell elbin? Kështu edhe çdo rob do të korrë në botën e ardhshme atë çka ka mbjellë në këtë botë dhe aty do ta sheh përfundimin e çdo vepre. Flas të vërtetën, kur them se njerëzit ndahen në dy grupe në lidhje me urtësinë: Një grup e përforcon atë përmes fjalës së tij dhe e humb përmes veprës së keqe; dhe grupi i dytë e përforcon përmes fjalës dhe e dëshmon me vepër; në mes tyre ekziston dallimi i madh, prandaj, lum për dijetarët që veprojnë sipas diturisë së tyre dhe turp të kenë dijetarët që vetëm flasin e nuk veprojnë.

Flas të vërtetën, kur them se kush nuk e pastron të mbjellën e vet prej barit dëmtues, do ta dëmtojnë të mbjellën ato barishte dëmtuese. Kush nuk e nxjerr dashurinë e kësaj bote prej zemrës së tij, kjo dashuri do ta kaplojë zemrën aq shumë sa që nuk do të mund të shijojë dashurinë e botës së ardhshme. Turp të kini o robërit e kësaj bote, bëni burg errësirën e xhamisë për trupat tuaj (gjenduni vazhdimisht nëpër xhamia), zemrat tuaja shndërroni në shtëpi të devotshmërisë dhe mos i shndërroni në vendbanime për epshet tuaja. Flas të vërtetën, kur them se ai që është më i padurueshmi ndaj fatkeqësive, ai e do më së shumti këtë botë. Ai që është më i durueshmi ndaj fatkeqësive, ai është më asketi në këtë botë. Turp të kini o dijetarët e këqij, a nuk ishit ju të vdekurit që jeni ringjallur nga ana e Allahut? Pastaj, prapë vdiqët mbasi që u ringjallët. Turp të kini, a nuk ishit ju të padijshmit që Allahu u dha dituri? Ai ju mësoi dituri dhe ju e harruat Atë. Turp të kini, a nuk jeni ju të padijshmit që Allahu ju caktoi si njohës të rregullave të fesë?

 

Kur ju caktoi për njohës të rregullave të fesë, ju u bëtë të padijshëm. Turp të kini, a nuk jeni ju devijuesit që janë udhëzuar? Ju jeni kthyer në devijim mbasi që jeni udhëzuar. Turp të kini, a nuk ishit ju të verbrit që Allahu ua dha fuqinë e të shikuarit? Ju jeni bërë të verbër mbasi që ju dha fuqinë e të shikuarit. Turp të kini, a nuk ishit ju të shurdhrit që Allahu ua dha fuqinë e të dëgjuarit? Ju jeni bërë të shurdhër mbasi që ju dha fuqinë e të dëgjuarit. Turp të kini, a nuk ishit ju memecët që Allahu ua dha fuqinë e të folurit? Ju jeni bërë memecë mbasi që ju dha fuqinë e të folurit. Turp të kini, a nuk kërkonit fitore prej Allahut? Ju jeni kthyer mbrapa, mbasi që Allahu ua mundësoi fitoren. Turp të kini, a nuk ishit ju të poshtëruarit që Allahu ju shenjtëroi? Mbasi që u shenjtëruat, ju keni rezistuar dhe kundërshtuar.

Turp të kini a nuk jeni ju të dobëtit që ju ka ndihmuar Allahu dhe që jeni frikuar prej sulmeve të armikut? Mbasi që ju ndihmoi, ju u bëtë kryelartë dhe mizorë. Atëherë, turp të kini për hir të poshtërimit tuaj në Ditën e Kiametit. Turp të kini o dijetarët e këqij, ju i kryeni veprat e ateistëve, kërkoni dëshirat e trashëgimtarëve të xhenetit dhe e gjeni rehatinë e atij që është i sigurt se nuk do të hidhet në zjarr. Por, puna e Allahut nuk përputhet me dëshirat tuaja. Juve ju krijon për të vdekur, ndërton për të shkatërruar, ju bën që të zhvilloheni ndërsa, ju mblidhni dhe përgatitni për trashëgimtarët tuaj. Flas të vërtetën, kur them se Hz Musa (a.s.) ju këshillonte: Mos u betoni rrejshëm ndaj Allahut , ndërsa unë them Mos u betoni ndaj Allahut as rrejshëm as drejt, por thoni vetëm po ose jo .

 

O bijtë e Israelit, ushqejuni me elb dhe fasule të shkretëtirës. Mos e përdorni grurin, sepse frikohem se nuk mund ta falënderoni Allahun për grurin në mënyrë të denjë. Flas të vërtetën, kur them se disa prej njerëzve e arrijnë shëndetin, e disa fatkeqësinë; prandaj, falënderojuni për shëndet dhe ndjeni dhimbje për atë që e arrin fatkeqësia. Flas të vërtetën, kur them se në Ditën e Kiametit do të merrni përgjigjen për çdo fjalë ofenduese që keni folur. O robërit e këqij, kush është përgatitur për të prerë kurban dhe kupton se vëllai i tij është zemëruar në të, le të shkojë së pari te vëllai i tij dhe ta kënaqë atë, dhe pastaj ta presë kurbanin.

O robërit e këqij, nëse ndonjërit prej jush iu merret këmisha, jepeni bashkë me të edhe gunën. Nëse ju godasin në faqen e djathtë, kthejeni edhe faqen e majtë. (Për këtë është dhënë shpjegimi në titullin paraprak) Nëse ju detyron ndonjëri që të bartni ndonjë ngarkesë deri në tre fersah (njësi matëse, 1.5 km) largësi, ju shkoni me të edhe tre fersaha tjerë. Flas të vërtetën, kur them se, çfarë dobie ka prej trupit që të jashtmen e ka të shëndoshë dhe të brendshmen të prishur? Nëse zemrat tuaja janë të prishura, nuk do të keni dobi prej trupave tuaj, sado të bukur qofshin. Çfarë dobie ka pastërtia e trupit, kur zemra është e përlyer? Flas të vërtetën, kur them se, mos u bëni sikur shosha që e lëshon miellin e butë dhe e mban thekrën. Në këtë mënyrë, ju po e nxirrni urtësinë prej gojës por lakmia po ju mbetet në zemër.

Flas të vërtetën, kur them se, së pari largojeni sherrin dhe pastaj kërkoni të mbarën, për të pasur dobi prej saj. Kur janë bashkë e mbara dhe sherri, nuk keni dobi prej së mbarës. Flas të vërtetën, kur them se, do t i lagen rrobat e atij që hyn në lumë, sado që të mundohet për të mos i lagur. Edhe ai që e do këtë botë, nuk mund të shpëtojë prej mëkateve. Flas të vërtetën, kur them lum për atë që nuk fle natën duke e kaluar në ibadet; ata janë zotëruesit e dritës së përhershme. Ata zgjohen për të bërë ibadet dhe për ta lutur Allahun t i shpëtojë nga vështirësitë e Ditës së Kiametit.

 

Flas të vërtetën, kur them se, kjo botë është krijuar si një arrë dhe se robërit mbjellin aty të mbarën, sherrin, të ëmblën dhe të hidhëtën. Ai që e ka mbjellë të mbarën, në ditën e dhënies së llogarisë do të ketë përfundimin e dobishëm, ndërsa, ai që e ka mbjellë sherrin, do ta ketë ditën e vështirë dhe të mundimshme në ditën e dhënies së llogarisë. Flas të vërtetën, kur them se njeriu i urtë sprovohet me të padijshmin, dhe i padijshmi sprovohet me epshet dhe pasionet. Ju këshilloj që ta vulosni gojën tuaj, që të mos dalin fjalët fyese dhe ofenduese prej saj.

Flas të vërtetën, kur them se nuk mund t i arrini gjërat e dëshiruara, nëse nuk i duroni gjërat e padëshiruara; pa hequr dorë prej kënaqësive, nuk mund t i arrini dëshirat tuaja.  Flas të vërtetën, kur them se, o robërit e kësaj bote, si mund të kuptojë botën e ardhshme ai që nuk i zvogëlon dëshirat e kësaj bote dhe nuk i ndërpret kërkesat prej saj? Flas të vërtetën, kur them se, o robërit e kësaj bote, ju nuk e doni as këtë, as botën e ardhshme. Sikur të kishit dashur këtë botë, do t'i kishit dhënë rëndësi asaj pune që ju afron kah ajo; dhe, sikur të kishit dashur botën e ardhshme, do të kishit vepruar veprat e atyre që shpresojnë në të.

Flas të vërtetën, kur them se, o robërit e kësaj bote, ndonjëri prej jush e urren shokun e tij duke u bazuar në supozim, por nuk e urren epshin e tij duke pasur bindje të sigurt për të. 

 

Flas të vërtetën, kur them se disa prej jush zemërohen kur u përmenden turpet e tyre, ndërsa ato janë të vërteta. Por, nëse lavdërohet me ndonjë veti që nuk e zotëron, nuk do ta kundërshtojë atë. Flas të vërtetën, kur them se shpirtrat e shejtanëve nuk kanë jetuar askund më gjatë sesa në zemrat tuaja. Allahu jua ka dhënë këtë botë që të punoni për botën e ardhshme; jo për t ju parandaluar nga ajo. Allahu ju ka zgjeruar këtë botë, që të bëhet ndihmësi juaj në kryerjen e ibadeteve, jo për të kryer mëkate.

 

Allahu ju ka urdhëruar që t i nënshtroheni Atij në këtë botë, jo për ta kundërshtuar Atë. Atë e ka bërë mjet për t u afruar te e lejuara, jo te e ndaluara. Atë e ka zgjeruar që të lidhni marrëdhënie në mes veti, jo për t i ndërprerë ato. Flas të vërtetën, kur them se çdokush e mëton sevapin, por e arrin vetëm ai që vepron për të. Flas të vërtetën, kur them se pema nuk do ta arrijë përkryerjen përderisa nuk të japë frutat  e bukura, ashtu edhe feja nuk do ta arrijë përkryerjen përderisa të mos largohemi prej mëkateve. Flas të vërtetën, kur them se bujqësia do të japë produkte vetëm me ujë dhe tokë; ashtu edhe besimi do të formohet përmes diturisë dhe veprës. Flas të vërtetën, kur them se sikur që uji e shuan zjarrin ashtu edhe pjekuria e shuan zemërimin.

Flas të vërtetën, kur them se sikur që uji dhe zjarri nuk mund të qëndrojnë në një enë, ashtu edhe verbëria dhe njohja e rregullave të fesë nuk mund të qëndrojnë në një zemër. Flas të vërtetën, kur them se shiu nuk bie pa re dhe pa e pasur zemrën e pastër nuk mund të kryhet një punë ku ekziston kënaqësia e Allahut. Flas të vërtetën, kur them se gjithçka e merr dritën prej diellit dhe zemra fiton dritë përmes urtësisë. Koka e çdo pune është devotshmëria. E drejta është dera e çdo të mbare dhe mëshira e Allahut është dera e çdo të mbare; çelësi i këtyre dyerve është lutja e zjarrtë dhe të vepruarit. Si mund të hapet zemra pa e pasur çelësin? Flas të vërtetën, kur them se njeriu i mençur nuk e mbjell një pemë që nuk i pëlqen dhe nuk i hip një mjeti bartës që nuk i pëlqen.

Një dijetar besimtar nuk i bën punët e papëlqyera nga Allahu. Flas të vërtetën, kur them se sikur që guri mprehës e mpreh dhe e shkëlqen shpatën ashtu edhe urtësia e mpreh dhe e ndriçon zemrën. Urtësia në zemrën e të mençurit është sikur uji mbi tokën e vdekur; sikur që uji e ringjall tokën, ashtu edhe urtësia e ringjall zemrën. Urtësia në zemrën e të mençurit i përngjan një drite në errësirë, që me anë të asaj drite i mençuri lëviz në mes njerëzve. Flas të vërtetën, kur them se është më mirë bartja e gurëve prej lartësisë së maleve sesa të flasësh me njeriun që nuk e kupton fjalën tënde; njeriu i tillë i përngjan gurit që është vendosur në një enë me ujë për t u zbutur apo për të përgatitur ushqim për të vdekurit. Lum për atë që largohet prej fjalëve të kota duke u bazuar në frikën prej Allahut, që nuk flet asgjë përveç asaj që mund të kuptohet dhe që nuk e lakmon fjalën e asnjërit përderisa ta zbatojnë në vepër atë fjalë.

 

Lum për atë person që mëson prej dijetarëve atë çka nuk di dhe i mëson të padijshmit me atë çka ka mësuar. Lum për atë që i respekton dijetarët për shkak të diturisë së tyre, që nuk polemizon me ata, që i sheh të vegjël të padijshmit për shkak të paditurisë së tyre por që nuk i largon nga vetja, dhe që i thërret të padijshmit për t i mësuar gjërat që nuk i dinë. Flas të vërtetën, kur them se o havarijun, ju jeni në mesin e popullit sikur i gjalli në mes të të vdekurve; prandaj, mos vdisni me vdekjen e të gjallëve të tillë. Hz Isa (a.s.) ka thënë se Allahu i ka thënë:  Robi besimtar pikëllohet kur ia merr këtë botë prej tij, ndërsa, Unë e pëlqej atë më së shumti dhe është më së afërmi ndaj Meje në këtë gjendje. Ai gëzohet kur t i dhuroj bollëk dhe gjerësi në këtë botë, ndërsa, në këtë gjendje është më i keqi tek Unë dhe më larg nga Unë . Falënderimi qoftë për Allahun, Zotin e botëve dhe përshëndetja qoftë për Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.  

 

13.4. KËSHILLAT E MUFAZZAL IBNI YMERIT

1 PËR SHIITËT  

(Njëri prej sahabeve të zgjedhura të Imam Xhafer Sadikut (a.s.) )

 

Ju këshilloj të ruheni nga Allahu, i Cili është i vetmi dhe pa ortak, dhe të dëshmoni se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij. Ruajuni nga Allahu. Flisni fjalë të bukura. Kërkoni kënaqësinë e Allahut; frikohuni prej zemërimit të Tij; ruajeni traditën e Tij, mos i kaloni kufijt e Tij. Gjithmonë veproni duke pasur parasysh Allahun dhe tregoni kënaqësi ndaj caktimit dhe paracaktimit të Allahut, qoftë ajo në dëm apo në dobinë tuaj. Dijeni që është detyrim për ju urdhërimi në vepra të mira dhe ndalimi nga të këqijat. 

         

Kini kujdes që të gjendeni në mirësinë më të madhe ndaj atij që ju bën mirësi. Hiqni dorë nga fajësimi i atij që ju bën keq dhe bëjuni njerëzve atë që e pëlqeni që të bëjnë juve. Mundoni me tërë fuqinë tuaj që të kaloni mirë me njerëzit. Ju jeni më të denjë për të mos u dhënë shkas të tjerëve që të formojnë pretekst ndaj jush. Mësojeni fenë e Allahut, qëndroni larg prej të ndaluarës dhe silluni mirë ndaj atij që shoqërohet me ju, qoftë i mirë apo i keq, sepse këtë e keni detyrim. Mundohuni që të zotëroni një përmbajtje të vërtetë, ngase, përmbajtja prej gjërave të dyshimta dhe të ndaluara është njësia matëse e fesë. Faleni namazin me kohë dhe zbatojini detyrimet brenda kufijve të tyre. Mos gjeni cikërrima në gjërat që janë detyrim dhe shkase për fitimin e kënaqësisë së Tij.

Kam dëgjuar Hz Sadikun (a.s.) duke thënë: Bëhuni zotërues të diturisë për fenë e Allahut, mos u bëni sikur nomadët. Sepse, kush nuk zotëron dituri për fenë e Allahut, në Ditën e Kiametit Allahu nuk do ta shikojë me syrin e mëshirës .

Mbajeni mesin në pasuri dhe në varfëri. Përgatitni furnizim për botën e ardhshme me një pjesë të mallit të kësaj bote. Kam dëgjuar Hz Sadikun (a.s.) duke thënë: Përgatituni për ahiret nga dynjaja. Mos u bëni barrë për njerëzit .  Silluni mirë ndaj të gjithëve me të cilët shoqëroheni. Mos bëni padrejtësi. Imam Sadiku (a.s.) ka thënë: Më së shpejti do të arrijë ndëshkimi për mizori.

 

 Zbatoni detyrimet ndaj Allahut, siç janë agjërimi dhe namazi. Dorëzojani zeqatin atij që i takon. Imam Sadiku (a.s.) ka thënë: O Mufazal, thuaj sahabeve që t'ia japin zeqatin personit të duhur; unë jam garantuesi i asaj që u del prej duarve të tyre . Përqafojeni udhëheqjen e Ehli Bejtit të Muhamedit (s.a.a.). Rregullojini marrëdhëniet në mes veti. Mos përgojoni njëri tjetrin. Vizitojini njëri tjetrin. Dashurojini njëri tjetrin. Bëjini mirë njëri tjetrit. Bisedoni në mes veti. Mos fshihni diçka prej njëri tjetrit. Ruajuni nga ndërprerja e marrëdhënieve dhe hidhërimi i njëri tjetrit. Hz Sadiku (a.s.) ka thënë: Betohem në Allahun se dy prej Shiitëve tanë nuk ndahen duke e ofenduar njëri tjetrin;  unë do ta kthej fytyrën ndaj njërit prej tyre dhe do ta mallkoj atë. Në përgjithësi, veproj njëjtë ndaj të dyve . E pyeti Muattibi Imamin (a.s.): U flijoftë shpirti im për ty. Është i qartë veprimi i tillë kundrejt të padrejtit, por pse edhe ndaj atij që i është bërë padrejtësia?

 - Imami Sadiku (a.s.) u përgjigj: Sepse, edhe ai nuk i bën thirrje vëllait për pajtim dhe vendosje të 

marrëdhënieve. Kam dëgjuar prej babait tim: Nëse grinden dy prej Shiitëve tanë dhe nëse njëri prej e tyre e ofendon tjetrin, ai të cilit u bën padrejtësia le të thotë: O vëlla, unë jam fajtor , me qëllim të pajtimit të tyre. Allahu është gjykatësi i drejtë. Ai do ta marrë hakun prej atij që ka bërë padrejtësi . Mos i përbuzni Shiitët e varfër të familjes së Muhamedit (s.a.a.); mos i qortoni ata; gjenduni në dhurim ndaj tyre. Jepjani pjesën e tyre nga malli juaj që Allahu jua ka caktuar për ata; gjenduni në mirësi ndaj tyre; mos e hani mallin e njerëzve në emër të familjes së Muhamedit (s.a.a.).

 

Sepse, kam dëgjuar prej Hz Sadikut (a.s.), të ketë thënë: Në lidhje me ne, njerëzit ndahen në tri grupe: Një grup prej tyre na do duke shpresuar në paraqitjen e Kaimit (Imam Mehdiut a.s.) në mënyrë që të arrijë diçka prej botës sonë; të tillët i mësojnë përmendësh fjalët tona por gabojnë gjatë veprimit. Të tillët, Allahu do t i gjuajë në xhehenem. Një grup tjetër na donë që të mund të hanë mallin e njerëzve në emrin tonë; të tillët i dëgjojnë fjalët tona dhe nuk gabojnë gjatë veprimit. Allahu do t i mbushë barqet e tyre me zjarr dhe do t u caktojë urinë dhe etjen.

 

Një grup tjetër na do, i mësojnë fjalët tona; binden ndaj urdhrave tanë dhe nuk veprojnë në kundërshtim me veprimet tona; ata janë prej neve dhe ne jemi prej tyre . I pasuri duhet të gjendet në ndihmë sipas sasisë së pasurisë së tij dhe i varfri sipas sasisë së varfërisë së tij. Kush dëshiron që Allahu t ia plotësojë nevojën e tij më të rëndësishme, le të shpërndajë mallin e tij, për të cilin ndien më së shumti nevojë, familjes së Muhamedit dhe shiitëve të tyre. Mos u zemëroni kur t ju flasin të vërtetën. Mos u hidhëroni ndaj njerëzve të drejtë kur flasin fjalën e drejtë, sepse besimtari nuk hidhërohet nga fjala e drejtë. Në një rast, Hz Sadiku (a.s.) më pyeti: O Mufazzal, sa shiitë janë në Kufe?

 - Unë iu përgjigja: Shumë pak . Kur u ktheva në Kufe, shiitët më sulmuan dhe më përgojuan; luajtën me dinjitetin tim dhe disa prej tyre edhe më sulmuan fizikisht. Madje, disa prej tyre përgatitnin kurthe në rrugicat e Kufes për të më vrarë dhe nuk u përmbajtën as prej shpifjeve.  Për këto ngjarje kishte dëgjuar edhe Hz Sadiku (a.s.). Kur shkova vitin e ardhshëm në Hixhaz, sapo u pamë me Imamin (a.s.), më tha: Ej Mufazzal, çka janë këto fjalë që po i dëgjoj për ty? - Unë iu përgjigja: Fjalët e folura nuk më bëjnë asnjë dëm . Hz Sadiku (a.s.) m u përgjigj: Po, ashtu është, fjalët u bëjnë dëm vetëm atyre që i flasin. A po zemërohen? Turp të kenë; ti the se është i vogël numri i tyre. Betohem në Allahun se as ata nuk janë shiitët tanë; sikur të ishin shiitët tanë, nuk do të zemëroheshin.

 

Allahu i ka përshkruar shiitët tanë me cilësi tjera, nga ato që i kanë ata. Shiitët e Xhafer Sadikut duhet ta mbrojnë gjuhën e tyre. Duhet të punojnë për Krijuesin e tyre. Të shpresojnë në Zotërinë e tyre dhe të frikësohen prej Allahut në mënyrën e duhur. Turp të kenë; athua, nuk ka në mesin e tyre që janë shtrembëruar sikur shtiza prej faljes së namazit apo që janë bërë sikur të çoroditur prej frikës së ashpër, që janë bërë sikur të verbër prej përuljes dhe modestisë, që duken sikur të sëmurë prej agjërimit dhe që u përngjajnë të shurdhërve nga heshtja e gjatë?

Athua, ka ne mesin e tyre të tillë që e rëndojnë veten duke i kaluar netët me namaze të shumta dhe ditët me agjërime; ose që me frikën prej Allahut apo dashurinë ndaj Ehli Bejtit e largojnë veten prej kënaqësive dhe dhuntive të kësaj bote? Si mund të jenë ata prej shiitëve tanë? Kur ata bëjnë armiqësi bashkë me armiqtë tanë dhe kjo u shton edhe më tepër armiqësinë. Ata hungërojnë sikur qentë që janë ftohur dhe lakmojnë sikur sorrat.

Dije që, sikur të mos isha frikuar prej sulmeve dhe kundërshtimeve ndaj teje, do të kisha urdhëruar që të mbyllesh në shtëpinë tënde dhe të mos i shikosh fytyrat e tyre përderisa je gjallë. Por, nëse të afrohen, pranoji ata. Allahu i ka caktuar ata udhëzues për vetvete dhe njëkohësisht, përmes tyre Allahu e ka plotësuar udhëzimin e Tij ndaj të tjerëve . Mos lejoni t ju mashtrojë kjo botë, dhuntitë e kësaj bote, bukuritë e kësaj bote dhe malli i kësaj bote; ju nuk keni asnjë dobi prej tyre. Betohem në Allahun se nuk ia kanë parë dobinë as ata që e kanë përqafuar atë. Falënderimi qoftë për Zotin e botëve, mëshira dhe përshëndetjet qofshin për Pejgamberin Muhamed dhe për Ehli Bejtin e tij të pastër.