Imam Muhamed Takiu a.s.

FJALËT E TRANSMETUARA NGA IMAM MUHAMED TAKIU (A.S.) LIDHUR ME ASKETIZMIN, URTËSINË, KËSHILLAT DHE TË NGJASHME   

 

10.1 PËRGJIGJJA E IMAMIT (A.S.) LIDHUR ME PERSONIN QË KA QENË NË IHRAM DHE KA MBYTUR NJË SHTAZË  

 

Me muni vendosi ta martojë vajzën e tij, Umu l Fazl in, me Imam Muhamed Takinë (a.s.). Kur e dëgjuan këtë të afërmit e tij, u tubuan e i thanë Me munit: O Prijësi i Besimtarëve, për hir të Allahut, mos e nxirr prej familjes së Beni Abbasëve pozitën të cilën e zotërojmë dhe rrobat e famës që i kemi të veshura (Kalifatin). Ti e di mirë për mosmarrëveshjet tona të vjetra që i kemi me djemtë e Aliut . Me muni tha: Heshtni, betohem në Allahun se nuk e pranoj fjalën e asnjërit në lidhje me të (Imam Muhamed Takiun a.s.)

 Ata: O Prijësi i Besimtarëve, a po e marton vajzën tënde dhe dritën e syve të tu me njërin që nuk i di rregullat e fesë, që nuk mund ta ndajë hallallin prej haramit dhe farzin prej sunetit (në atë kohë, Imami (a.s.) ishte vetëm nëntëvjeçar). A nuk është më mirë për të pritur deri sa t i mësojë këto dhe të fitojë edukatë . Me muni: Ai është më i dijshmi nga  të gjithë ju në lidhje me dispozitat fetare. Ai di më mirë se ju për Allahun, të Dërguarin e Tij dhe gjykimet. Ai është më i epërm se ju në leximin e Kuranit, në shpjegimin e ajeteve të qarta dhe më pak të qarta, në interpretimin dhe komentimin e tij, në të jashtmen dhe të brendshmen e Kuranit, të anuluarin dhe të prerën e tij, dhe të përgjithshmen e të veçantën. 

 

Pyeteni atë për çfarëdo që dëshironi dhe nëse është ashtu si thoni ju, atëherë e pranoj fjalën tuaj. Nëse është ashtu si them unë, atëherë do të kuptojë se duhet të kalojë në vendin tuaj . Atëherë, ata u larguan prej Me munit dhe shkuan e thirrën kryegjykatësin Jahja ibni Eksemin. I shpjeguan atij çështjen dhe i thanë që të përgatisë një pyetje të vështirë në lidhje me dispozitat fetare, përgjigjen e të cilit nuk do ta dijë Imami, kështu që i premtuan edhe dhurata të veçanta. Pastaj, e caktuan ditën, i thirrën të gjithë para Me munit dhe i thanë atij (Me'munit): O Prijësi i Besimtarëve, a po lejoni që Jahja ibn Eksemi të parashtrojë një pyetje?

 Me mun: O Jahja, parashtro pyetjen Ebu Xhaferit, në mënyrë që të kuptosh pozitën e tij të lartë në njohjen e dispozitave fetare . Jahja: O Ebu Xhafer, Allahu të bëftë prej të sinqertëve. Çka thua për personin që gjendet në ihram (gjatë haxhit) dhe e mbyt një shtazë (gjuan gjahun gjatë gjuetisë)? Imam Xhevadi (a.s.) u përgjigj në këtë mënyrë: A e ka mbytur brenda haremit apo jashtë? A ka qenë ndonjë i dijshëm apo i padijshëm? A e ka bërë me qëllim apo pa qëllim? A ka qenë i lirë apo rob? A ishte hera e parë apo ka bërë edhe më herët? A ishte gjahu ndonjë shpezë apo diçka tjetër dhe, nëse ka qenë shpezë, a ka qenë zogëz apo e mitur? A e ka bërë këtë me qëllimin e përsëritjes apo ka ndier pendim për këtë? A e ka bërë gjatë natës dhe përderisa shtaza ishte në folenë e vet apo e ka bërë ditën? Dhe, a ka qenë personi në ihramin e haxhit apo të umres? Jahja u shtang nga habia kur i dëgjoi pyetjet e Ebu Xhaferit dhe të gjithë që ishin prezentë e kuptuan këtë. Me muni: O Eba Xhafer, a mund të lexojmë hutben e martesës?

 - Imami (a.s.) tha: Po, o Prijësi i Besimtarëve, mund ta lexosh . Atëherë, Me muni e lexoi këtë hutbe:  Falënderojmë Allahun, për pranimin e dhuntive të Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër, për të lartësuar madhështinë e Tij. Mëshira e Allahut qoftë për Muhamedin dhe Ehli Bejtin të tij, kur të përmendet emri i tij. Falënderimi për Allahun dhe përshëndetja për Pejgamberin e Tij; njëri prej gjykimeve të prera të Allahut ndaj krijesave të Tij është të bërit e tij të panevojshëm ndaj haramit përmes rrugëve të lejuara. Allahu Teala thotë: Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme.

Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij, Allahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm (Nur, 32). Muhamed ibni Aliu (Imam Xhevadi a.s.) kërkon për martesë vajzën e Abdullahut (Me munit), Ummu Fazl in, caktoi 500 dërhem si shpërblim të martesës (Mehr) dhe unë e pranoj këtë martesë. O Eba Xhafer, a po e pranon këtë?

 - Imami (a.s.) tha: Unë e pranoj këtë martesë me këtë shpërblim të caktuar të martesës . Mbas ceremonisë së fejesës, Me muni organizoi një gosti të dasmës, i shpërbleu të afërmit, funksionarët e lartë dhe zyrtarët shtetëror sipas pozitave dhe vendeve të punës së tyre. Kur u shpërndanë shumica e tyre, Me muni tha: O Eba Xhafer! Nëse e sheh të përshtatshëm këtë, a mund të tregosh për shpagesën e atyre personave që i përmende më herët?

 

 Imami (a.s.) tha: Nëse personi nën ihram që gjendet jashtë haremit (territori i ndaluar) e mbyt një gjah dhe nëse gjahu është një shpezë e madhe, si shpagesë duhet të presë kurban një dele. Nëse e ka bërë këtë brenda haremit, shpagesa është dyfishi i saj. Nëse ka mbytur një zogëz të shpezës jashtë haremit, atëherë si shpagesë duhet të presë një dele që është ndarë nga qumështi; nuk ka nevojë të paguajë vlerën e zogëzës, sepse nuk e ka bërë këtë brenda haremit. Por, nëse e ka bërë, brenda haremit duhet të presë kurban një dele që është ndarë nga qumështi dhe të paguajë vlerën e zogëzës së shpezës. Nëse ka mbytur një shtazë të egër jashtë haremit atëherë: Për zebrën shpagesa është një lopë, për strucin një deve femër. Nëse nuk ka mundësi për një gjë të tillë, duhet të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Nëse nuk ka mundësi edhe për një gjë të tillë, duhet të agjërojë tetëmbëdhjetë ditë.

Nëse ka mbytur një lopë, shpagesa është një lopë; nëse nuk ka mundësi për një gjë të tillë, duhet të ushqejë tridhjetë të varfër; nëse nuk ka mundësi edhe për këtë, duhet të agjërojë nëntë ditë. Nëse ka mbytur një drenushë, shpagesa është një dele; nëse nuk ka mundësi për një gjë tillë, atëherë duhet të ushqejë dhjetë të varfër; nëse nuk ka mundësi edhe për këtë, duhet të agjërojë tri ditë. Nëse këtë e ka bërë brenda haremit, dënimi do të jetë i dyfishtë: ...duke e bërë atë kurban për Qabe (Maide, 95). Ky është një e vërtetë detyruese. Nëse e ka bërë këtë duke qenë nën ihramin e haxhit, atëherë Kurbanin që e dërgon për Qabe (Maide, 95) duhet ta presë te Mina, aty ku njerëzit i therin Kurbanët. Por, nëse ka qenë nën ihramin e umres, atëherë kurbanin duhet ta presë në Meke, përreth Qabes. Mbasi që shpagesa është e dyfishtë për këtë, duhet të japë edhe sadaka aq sa është vlera e gjahut të mbytur. 

 

Nëse ka mbytur një lepur apo dhelpër, duhet të presë kurban një dele dhe të shpërndajë sadaka sa vlera e një deleje. Nëse mbyt njërin prej pëllumbave të haremit, shpagesa është dhënia e një dërhemi si sadaka dhe blerja e ushqimit për pëllumbat e haremit në vlerën prej një dërhemi. Për zogëzën e pëllumbit shpagesa është gjysmë dërhemi dhe për vezën e pëllumbit, sadakaja është një e katërta e dërhemit. Nëse një person që është me ihram ka bërë një punë pa pasur dijeni apo gabimisht, atëherë nuk ka shpagesë, përveç në rastin e mbytjes së gjahut. Për rastin e mbytjes duhet të paguajë shpagesën, qoftë me apo pa dije dhe gabimisht apo qëllimisht. Shpagesa e robit do të paguhet nga ana e pronarit të tij dhe vlera e shpagesës do të jetë sa vlera e detyrimit të pronarit të tij, pra sikur ta ketë bërë atë pronari i tij. Për fëmijët e mitur nuk ka shpagesë.

Nëse personi në ihram vazhdon ta përsërisë këtë, atëherë Allahu do të hakmerret ndaj tij. Nëse në gjendjen e ihramit ia tregon gjahun ndonjërit tjetër që është në ihram dhe ky e mbytur atë, atëherë shpagesa bëhet detyrim për personin e dytë. Nëse nuk heq dorë nga kjo punë, shpagesa e tij do të shndërrohet në dënimin e botës së ardhshme. Por, nëse pendohet dhe e paguan shpagesën, atëherë nuk do të dënohet në botën e ardhshme. Nëse pa pasur për qëllim gjuetinë, gjatë natës ia prish folenë e tyre, atëherë nuk ka kurrfarë detyrimi.

 

Nëse e mbyt gjahun, qoftë natën apo ditën, shpagesa do t i bëhet detyrim. Ai që e ka veshur ihramin për haxh, kurbanin do ta presë në Meke. Me muni dha urdhër që të shkruhet ky hadith prej gjuhës së Imamit (a.s.). Pastaj, u kthye kah të afërmit që ishin kundër kësaj martese dhe u tha: A gjendet në mesin tuaj ndonjëri që mund të përgjigjet në këtë mënyrë? Të afërmit u përgjigjën: Vallahi nuk ka. Ti po e njeh atë më mirë se ne . Atëherë, Me muni tha: Turp të keni! A nuk e dini se familja e tyre nuk është një familje e zakonshme? A nuk e dini se Hz Resulullahu (s.a.a.) pranoi emërimet e Hasanit dhe Hysejnit qysh në fëmijëri dhe se nuk pranoi emërimet e asnjërit fëmijë tjetër?

Edhe babai i tyre, Aliu (a.s.), i besoi Resulullahut (s.a.a.) kur ishte në moshën nëntëvjeçare, se Allahu me të Dërguarin e Tij e pranuan besimin e tij duke mos pranuar besimin e asnjë fëmije tjetër dhe se Resulullahu (s.a.a.) nuk ka bërë thirrje në besim asnjë fëmije tjetër. Kjo familje është një familje e 

vetme që janë pasardhësit e njëri tjetrit dhe se pasardhësit i pranojnë gjërat e paraardhësve të tyre

  

10.2 NJË ÇËSHTJE INTERESANTE  

 

Me muni i tha Jahja ibni Eksenit: Përgatite një çështje të rëndë për të pyetur Imam Muhamed Takinë (a.s.),  që të mos  mund të japë përgjigjen.

 Jahja: O Eba Xheafer! Nëse një mashkull bën prostitucion me një prostitute, a mund të martohet me atë prostitute; a është e lejuar një gjë e tillë? Imam Muhamed Taki (a.s.): Duhet të durojë përderisa të kuptojë se a është shtatzënë apo jo dhe përderisa të qartësohet a është shtatzëne prej tij apo ndonjë mashkulli tjetër. Sepse, sikur që ka bërë prostitucion me atë mashkull, ka mundur të bëjë prostitucion edhe me ndonjë mashkull tjetër.

Mbasi që të qartësohet, mund të martohet me të. Kjo grua i përngjan një peme të hurmës që një person e ka ngrënë hurmën prej saj në mënyrë të ndaluar dhe më vonë e ka blerë atë hurmë dhe hurma është bërë hallall për atë person. Kur e dëgjoi përgjigjen, Jahja më nuk foli.

Atëherë, Imami (a.s.) i tha Jahjës: O Ebu Muhmed! Çka thua për një grua që në mëngjes e ka të ndaluar, para dreke të lejuar, gjatë drekës të ndaluar, mbas dreke të lejuar, gjatë iqindisë të ndaluar, gjatë akshamit të lejuar, në mesnatë e ndaluar, gjatë agimit e lejuar, mbasi që të lindë dielli, e ndaluar dhe prapë gjatë drekës e lejuar?

 Jahja dhe të gjithë juristët e tjerë u habitën dhe nuk ditën si të përgjigjen. Me mun: O Ebu Xhafer! Allahu të shenjtëroftë, na e shpjegoni këtë çështje.

 Imami (a.s.): Kjo është e mundur në këtë mënyrë: Një mashkull e shikon një robëreshë që nuk është e lejuar për të dhe pastaj e blen atë-bëhet e lejuar; pastaj, e liron atë dhe bëhet e ndaluar për të; pastaj, martohet me të dhe bëhet e lejuar; pastaj bën zihar (i thotë asaj se shpina jote është sikur shpirti i nënën sime) dhe bëhet e ndaluar; pastaj paguan shpagesën e ziharit dhe bëhet e lejuar; pastaj e shkurorëzon një herë dhe bëhet e ndaluar; pastaj, heq dorë nga shkurorëzimi dhe bëhet e lejuar; pastaj, del nga feja Islame dhe bëhet e ndaluar; pastaj pendohet dhe kthehet në Islam dhe bëhet e lejuar përmes kurorëzimit të mëhershëm (pa pasur nevojë për një kurorëzim të ri). Sepse, Hz Resulullahu (s.a.a.) e pranoi kurorëzimin e vajzës së tij, Zejnebit; me Ebu l As ibni Rab-in, mbasi që ky i fundit u bë mysliman më vonë.  

 

10.3 FJALËT E SHKURTRA  

 

1- Njëri kërkoi këshillë prej Imamit (a.s.), dhe ky i tha: A do ta pranosh këshillën?

 - Personi u përgjigj: Po, do ta pranoj . Atëherë, Imami (a.s.) i tha: Bëje durimin jastëk për vete, mos u përmbaj nga varfëria, rri larg kënaqësive, kundërshto epshet e pasionet dhe dije që nuk mund të largohesh prej syrit të Allahut. Prandaj, ki kujdes për gjendjen që do të ndodhesh.  

2- Allahu i shpalli njërit prej Profetëve: Heqjën dorë nga kjo botë (asketizmi) dhe të sigurojë një rehati paraprake.

Shkëputja prej çdo gjëje dhe të drejtuarit kah Unë do të të bëjë ty të shenjtë për Mua. Së fundi, të gjitha këto janë për ty, por, a e ke armiqësuar armikun Tim dhe miqësuar mikun Tim .  

3- Ishin duke ia çuar një pëlhurë për Imamin dhe në mes të rrugës plaçkitet pëlhura. Personi përgjegjës për pëlhurën i shkruan një letër Imamit (a.s.) dhe e informon për këtë ndodhi. Atëherë, Imami (a.s.) merr një copë letër dhe me duart e veta shkruan në këtë letër: Malli dhe shpirti ynë është prej Allahut, ato janë amanetet e ëmbla dhe huazimet.

Neve na bën të kënaqur dhe na bën që të përfitojmë prej asaj që Ai dëshiron. Merr prej nehs çka të dëshirojë duke na dhënë shpërblim dhe sevap për atë gjë. Nëse padurimi fiton ndaj durimit, nuk do të ketë shpërblim. Ne i mbështetemi Allahut nga kjo gjendjeje .  

4- Kush bëhet dëshmitar i një pune dhe nuk e pëlqen atë punë, do të bëhet sikur ai që nuk është gjendur në atë punë. Kush tregon kënaqësi ndaj një pune në të cilën nuk gjendet, do të bëhet sikur ai që gjendet në atë punë.  

5- Kush dëgjon një folës, do ta admirojë atë: nëse tema e fjalimit të folësit është Allahu, atëherë dëgjuesi do ta admirojë Allahun; nëse folësi flet për shejtanin, dëgjuesi do ta admirojë atë.  

6- Rrëfen Daud ibn Kasimi: E pyeta Imam Xhevadin: Çka do të thotë Samed?

 - Imami (a.s.) u përgjigj: Samed e ka kuptimin që nuk ka zbrazëtirë . Unë i thashë: Por, të tjerët thonë se Samed do të thotë që nuk e ka të brendshmen? - Imami (a.s.) tha: Çdo gjë që e ka të brendshmen, e ka edhe zbrazëtirën .  

7- Rrëfen Ebu Hashim Xhaferi: Ditën kur u martua Imami (a.s.) me vajzën e Me munit, i thashë Imamit (a.s.): O i epërmi im, bereqeti i ditës së sotme është diçka, shumë e madh për ne . Atëherë, Imami (a.s.) tha: O Ebu Hashim, sot bereqetet e Allahut për ne janë shumë të mëdha . Unë i thashë: Ashtu është i epërmi im, çka duhet të them unë sot?

 - Imami (a.s.) tha: Thuaje të mbarën,  që të të arrijë e mbara . Unë i thashë: O i epërmi im, këtë do ta bëj me kujdes . Imami (a.s.) tha: Në këtë gjendje, do ta arrish udhëzimin dhe nuk do të shohësh asgjë përveç të mbarës .  

8- Njërit prej miqve të tij, Imami (a.s.) i shkroi: Në këtë botë jemi të ndarë njëri prej tjetrit, por, në botën e ardhshme do të jenë bashkë të gjithë ata që u përputhen mendimet dhe besimet, kudo qofshin ata. Vendbanimi i vërtetë është vendbanimi i botës së ardhshme .  

9- Shtyrja e pendimit është mashtrimi i vetvetes. Shtyrja e detyrimeve është çoroditje. Kërkimi i arsyetimit për të kryer mëkate kundrejt Allahut do të bëhet shkaktar i shkatërrimit. Vazhdimësia në kryerjen e mëkateve është përfundimi i të qenit i sigurt prej mosndëshkimit nga ana e Allahut: Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të Allahut pos njerëzve të humbur (Araf, 99).  

10- Gratë i zotoheshin Resulullahut (s.a.a.) në këtë mënyrë: Resulullahu e fuste dorën në një enë me ujë dhe e nxirrte jashtë, dhe pastaj gratë vepronin në mënyrë të njëjtë. Këtë e bënin për të dëshmuar besimin e tyre në Allahun dhe premtimin e dhënë ndaj Resulullahut (s.a.a.).  

11- Nëse e zbulon një gjë (punë) para se të bëhet e sigurt ajo gjë (punë), atëherë kjo do të bëhet shkaktare e prishjes së asaj gjëje (pune).  

12- Besimtari ndien nevojë për të pranuar suksesin prej Allahut, këshilluesin prej një të afërmi dhe këshillën e këshilltarit.