Tevhidi (njësia e Zotit)

 

 

O ju njerëz! Rrini larg prej marikinëve (njerëzve që kanë dalë nga feja) që Allahun ia përngjajnë vetes. Fjalët e tyre i përngjajnë fjalëve të jobesimtarëve të Ehli Kitabit (të krishterëve dhe hebrenjve). Jo, Allahu nuk ka të ngjashëm dhe ortak. Ai dëgjon dhe sheh; sytë nuk e shohin Atë, por Ai i sheh sytë. Ai është i depërtueshëm dhe i informuar për çdo gjë. Njësinë dhe shenjtërinë e ka përshkruar vetëm për Veten.

Fuqinë, vullnetin, aftësinë dhe diturinë ua ka dhënë të gjitha krijesave. Në asnjë çështje nuk ekziston ndonjë kundërshtar që mund ta kundërshtojë Atë, që mund të bëhet baraspeshë për Të, një kontradiktë që mund t i përballet Atij, një gjë identike që i përngjan dhe që i përshtatet Atij. Ndodhitë nuk ia ndryshojnë gjendjen e Tij; gjendjet nuk vlejnë për Të; dukuritë nuk shfaqen në esencën e Tij; asnjë lavdërues nuk mund ta arrijë esencën e shenjtërisë së Tij dhe madhështia e Tij nuk mund të vendoset në asnjë zemër. Nuk ka gjësend që i përngjan Atij dhe dijetarët dhe mendimtarët nuk mund ta perceptojnë Esencën e Tij përmes forcës së mendjes. Atë mund ta kuptojnë vetëm ata që dëshmojnë me zemër dhe që e besojnë të fshehtën.  

 

Ai nuk mund të përshkruhet me asnjë cilësi apo kualitet të krijesave. Ai është tek dhe nuk ndien nevojë për asgjë. Ai dallohet prej të gjitha mendimeve që mund të paramendohen. Zoti nuk është diçka që mund të arrihet përmes mendimeve (nuk është hyjni ajo që arrihet përmes mendimeve) apo diçka që gjendet përmes ngjashmërive. Ai është prezent në çdo gjë, por jo si një qenie e kufizuar apo e fshehur brenda saj. Është i ndarë prej të gjitha gjërave, por jo i largët dhe i painformuar prej tyre, sepse, nuk është e vlefshme ajo që e ka të kundërtën apo të ngjashmen e saj.

 

Të amshueshmen nuk e ka prej kohës dhe nuk e ka anën e përparme të drejtuar në ndonjë drejtim. Është i fshehur si prej syve ashtu edhe prej mendjeve. Është i fshehur edhe prej atyre që janë mbi sipërfaqen e Tokës, edhe prej atyre që gjenden në qiej. Afërsia e Tij nuk ia shton vlerën dhe largësia e Tij nuk e nënçmon Atë. Nuk e kufizojnë as hapësira as koha dhe nuk mund të kushtëzohet me nëse. Lartësimi i Tij nuk është përmes ngritjes në lartësi dhe ardhja e Tij nuk ka të bëjë me ndërrimin e vendit. Qenien e shndërron në joqenie dhe joqenien në qenie.

Këto dy atribute nuk mund të gjenden te ndonjëri tjetër në asnjë kohë. Mendimi mund të arrijë vetëm tek ekzistenca e Tij dhe mund t i besojë Atij por është i privuar prej cilësisë së Tij. Atributet bëhen atribute vetëm përmes Tij; Ai nuk përfiton atribute përmes atributeve. Përshkrimet përshkruhen përmes Tij; Ai nuk mund të përshkruhet përmes përshkrimeve. I tillë është Allahu, që emrin e Tij nuk mund ta bartë askush; është i pastër, asgjë nuk është sikur Ai.