Pjesët e xhihadit

 

 

E pyetën Imamin (a.s.): A është xhihadi sunnet (vepër e preferuar) apo farz (detyrim)? Imami (a.s.) u përgjigj: Xhihadi përbëhet prej katër pjesëve: Dy prej tyre janë farz, e treta është sunnet që kryhet bashkë me farzin dhe e katërta është sunnet.

 

Njëra prej farzeve është mbrojtja e epshit prej mëkateve dhe ky është xhihadi më i madh. Farzi i dytë është lufta me jobesimtarët.  Syneti që kryhet bashkë me farzin është ky: Xhihadi kundër armikut është farz për tërë ummetin.

 

Nëse nuk e bëjnë këtë, do të arrijë dënimi i Allahut; sigurisht që dënimi do t i vijë popullit dhe jo Imamit. Dhe, ky xhihad është sunnet për Imamin (pra, xhihadi nuk është farz vetëm i  Imamit por bëhet farz vetëm kur populli gjendet bashkë me Imamin).

 

Dhe, vënia në praktikë bëhet kur Imami bashkë me popullin shkojnë në luftë dhe e luftojnë armikun.  Xhihadi sunnet është ky: Mbajtja në këmbë e një tradite, zbatimi dhe ringjallja e saj. Mundi i dhënë në këtë rrugë është ndër veprat më fisnike, sepse në këtë mënyrë do të ringjallet një traditë e bukur.

 

Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Kush e ringjall një traditë të bukur, do të fitojë sevape deri në ditën e Kiametit për aq sa fitojnë sevape të tjerët që veprojnë me atë traditë. Pra, sevapin e njëjtë do ta fitojnë edhe ata që e zbatojnë edhe ai që e ka ringjallur atë traditë .