Letra të cilën ua dërgoi banorëve të Kufes kur vërejti pabesinë e tyre,gjatë kohës kur ishte duke udhëtuar në Kufe

 

 

Mbas falënderimit për Allahun dhe përshëndetjeve dërguar të Dërguarit (s.a.a.): O xhemat! -Mos shpëtofshi prej brengës dhe pikëllimit! Kur na thirrët për t ju ndihmuar, ne erdhën te ju duke vrapuar ndërsa, tani e keni kthyer shpatën kundër nesh. Zjarrin që e ndezëm me qëllim të djegies së armikut, e flakëruat kundër nesh. E formuat aleancën për t i ndihmuar miqtë, pastaj e shfrytëzuat si mbështetje për armikun.

Ndërsa, ata nuk kanë shpërndarë drejtësinë në mesin tuaj, nuk keni ndonjë shpresë për të ardhmen nga ana e tyre dhe nuk keni parë ndonjë gabim apo shpifje në anën tonë. Turp të keni! Nuk na keni braktisur përderisa shpata ishte në këllëfin e tij, përderisa zemra ishte rehatuar dhe vendimi nuk ishte marrë.

Erdhët si stuhia e karkalecave dhe u larguat si fluturat. O rebelët e ummetit, o ju që jeni jashtë të gjitha fraksioneve, që e keni gjuajtur Kuranin, pështymat e shejtanit, shtrembëruesit e fjalëve, fikësit e traditës, që e keni përzier prostitucionin në farefisin tuaj, që talleni me Kuranin dhe e copëtoni atë! Turp të keni! Betohem në Allahun, se kjo pabesi është një zakon i mirënjohur për ju; kjo ka hyrë në gjakun tuaj. Rrënjët tuaja janë forcuar përmes kësaj. Ju jeni fryti më i keq që i ka mbetur në fyt pronarit, por që është pre e ëmbël për plaçkitje. Mallkimi i Allahut qoftë për ata që e prishin marrëveshjen mbasi që ta arrijnë atë dhe që e pranojnë Allahun si garantues të marrëveshjes. Dijeni që bastardi, i biri i bastardit, (Zijad ibni Ubejdullah) na ka shtrënguar që të zgjedhim njërën prej dy zgjidhjeve: Feja ose poshtërimi. Ndërsa, poshtërimi është larg prej nesh.

 

Këtë nuk mund të pranojë as Allahu, as i Dërguari (s.a.a.), as besimtarët, as prehrit e pastër që na kanë edukuar neve, as të ndershmit që e preferojnë vdekjen me krenari kundrejt jetës së poshtëruar. Unë bashkë me familjen time të vogël do të shkojmë në drejtimin e tyre, përkundër numrit të madh të armiqve dhe të egërsisë së tyre, dhe përkundër ndërprerjes së ndihmës nga ndihmësit e mi. Dijeni që, mbas meje ky popull do të mbijetojë për aq sa kapedani qëndron mbi kalin e tij dhe pastaj mulliri i luftës do të kthehet kundër tyre dhe qafat e tyre do të jenë në vështirësi. Kjo është porosia që më ka përcjellë babai im. Merreni vendimin dhe zbatojeni planin tuaj para se të më jepet afati. Unë iu kam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë (Hud, 56)