Këshilla

 

 

Ju këshilloj ta përqafoni devotshmërinë ndaj Allahut, ju frikoj përmes dënimit të Allahut dhe ju parashtroj para syve shenjat e Tij. Pak ka mbetur deri tek arritja e ditës frikësuese dhe tmerruese e vdekjes, e cila ditë nuk është e dashur dhe shija e së cilës është e hidhur. Ajo vdekje është e varur për shpirtin tuaj dhe ju ndan plotësisht nga të vepruarit. Atëherë, dijeni vdekjen si një cak të vështirësive të tij që vijnë befas, shëndetin tuaj dijeni si një begati dhe nxitoni në vepra të mira.

Ajo vdekje ju merr nga sipërfaqja e tokës dhe ju fut nën tokë; ju rrëzon prej lartësisë dhe ju zbret në ultësi; ju ndan prej shoqërisë dhe shprehive tuaja dhe ju hedh në vetmi dhe egërsi; prej rehatisë e dritës ju shpie në errësirë e ngushtësi.

 

Është një vend i tillë ku të afërmit dhe të sëmurët nuk vizitohen, dhe nuk mund t i ndihmohet atij që kërkon ndihmë. Dëshiroj që Allahu të jetë ndihmësi ynë dhe juaji në atë ditë të tmerrshme dhe plot frikë, të na shpëtojë prej dënimit të asaj dite dhe të na dhurojë prej shpërblimit të Tij të pafundmë.  

O robërit e Allahut! Sikur të kishte qenë qëllimi përfundimtar vdekja dhe varri, prapëseprapë për një njeriu të veprave do të mjaftonte mundi i tij për të shpëtuar nga vështirësitë e kësaj bote dhe të mendonte tërë kohën për të. Ndërsa, kjo (vdekja) është vetëm etapa e parë dhe mbas kësaj njeriu është penguar nga veprat e kryera dhe llogaritë e tyre. Nuk do të ketë ndihmës që do ta shpëtojë nga dënimi dhe nuk do të ketë një mbështetës që do ta mbrojë atë: Në ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire.

 

Thuaj: Pritni, edhe ne jemi duke pritur! (Enam, 158) O ju njerëz! Ju lë amanet të ruheni prej Allahut, sepse, Allahu ka garantuar që personin e devotshëm do ta shpëtojë prej gjendjes së pakëndshme dhe do ta shpjerë në një gjendje të këndshme, dhe do ta furnizojë prej një vendi që nuk shpreson. Atëherë, mos u bën ndër ata që i dhimbsen të tjerët për shkak të mëkateve që kanë bërë, ndërsa vetë është i sigurt prej dënimit të mëkatit të tij. Nuk mund të fitohet xheneti duke e mashtruar Allahun dhe nuk mund të arrihet në dhuntinë dhe sevapin e Tij veçse përmes nënshtrimit ndaj Tij.