Përgjigjet e dhëna ndaj pytjeve të parashtruara

 

 

(Ky hadithi është i gjatë dhe këtu është regjistruar vetëm pjesa e cila përshtatet me temën tonë)

 

Bizantinët ia kishin parashtruar disa pyetje Muavijes dhe ky nuk ishte në gjendje për t u përgjigjur. Atëherë, Muavija dërgoi te Hz Aliu (a.s.) në Kufe një person të tij për të marrë përgjigjet për ato pyetje, por para se ta dërgojë te Hz Aliu (a.s.) ia ndërroi pamjen që të mos e njohin. Kur doli para Hz Aliut (a.s.), ky e kuptoi se ishte një i huaj dhe filloi t ia parashtrojë pyetje për identitetin e tij. Kur u zë ngushtë, u detyrua që të pranojë se pse kishte ardhur tek ai. Atëherë Hz Aliu (a.s.) i tha: Allahu e vraftë të birin e asaj (Hind) që ka ngrënë mushkëri; (Hind është nëna e Muavijes. Gjatë luftës së Uhudit ia ka nxjerrë mushkëritë e axhës së të Dërguarit, Hz Hamzës dhe ka tentuar për t i ngrënë. )  sa i devijuar është ai dhe ata që janë bashkë me të! Allahu e vraftë atë; ai e liroi një robëreshë, më mirë do të ishte që të martohej me atë (më mirë ishte që të mos e lirojë atë, sepse qëllimi i tij është ngatërresa). Le të gjykojë Allahu në mes meje dhe këtij ummeti.

 

Nuk e respektuan afërsinë time me të Dërguarin (s.a.a.), e nënçmuan pozitën time dhe shkaktuan humbje në jetën time . Pastaj, tha: Silleni afër meje Hasanin, Hysejinin dhe Muhamedin . Mbasi që u afruan, Hz Aliu (a.s.) vazhdoi: O vëllai nga Siria! Këta dy fëmijë janë djemtë e Resulullahut (s.a.a.), ndërsa ky (Muhamedi Hanefije) është djali im. Mund t i parashtrosh pyetje kujt të dëshirosh . Njeriu nga Siria e drejtoi gishtin kah Imam Hasani (a.s.) dhe tha: Këtij dëshiroj t ia parashtroj pyetjet , dhe pastaj filloi t i parashtrojë pyetjet: Sa është distanca në mes të së vërtetës dhe të pavërtetës? Sa është distanca në mes tokës dhe qiellit? Sa është distanca në mes të Lindjes dhe Perëndimit? Çka është ajo njollë përmbi Hënë? Çka është Kavs Kuzah (ylberi)? Çka është rruga e qumështit? Cila është gjëja e parë që është shpërndarë në tokë? Cila është gjëja e parë që ka lulëzuar në Tokë?  Cilat janë ato dy burime ku banojnë shpirtrat e besimtarëve dhe jobesimtarëve? Çka është gjinia muennes? Cilët janë dhjetë gjërat më të fuqishme njëra prej tjetrës?

 

Imam Hasani (a.s.) iu përgjigj: O vëllai nga Siria! Në mes të së vërtetës dhe të pavërtetës janë vetëm katër gishta. Atë çka sheh me sy është e vërteta, por me vesh mund të dëgjosh shumë të pavërteta. Distanca në mes tokës dhe qiellit është për aq sa do të mbërrijë lutja e atij që i është bërë  padrejtësi dhe për aq sa mund të përfshijë syri. Nëse ndokush thotë diçka tjetër, mohoje atë. Distanca në mes Lindjes dhe Perëndimit është për aq sa është lëvizja e Diellit për një ditë të tërë (prej lindjes deri te perëndimi i tij). E shikon Diellin gjatë lindjes dhe gjatë perëndimit? Nëse thotë ndokush të kundërtën, përgënjeshtroje. Rruga e qumështit është njëra prej maleve të qiellit, nga e cila ka rënë shiu pareshtur gjatë kohës së Nuhit (a.s.)  

Sa i përket Kavs Kuzahit, mos thuaj kuzah, sepse e ka kuptimin e shejtanit; ajo është një shenjë e Allahut për shpëtim nga fundosja. Sa i përket njollës së Hënës: Në fillim, drita e Hënës ishte sikur drita e Diellit dhe më vonë Allahu ia asgjësoi dritën e saj. Allahu në Kuran thotë: Pastaj, shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme (Isra, 12).  Gjëja e parë që është shpërndarë në sipërfaqen e Tokës është lugina e Deles-it (padrejtësisë). Gjëja e parë që ka lulëzuar në sipërfaqen e Tokës është pema e hurmës. Shpirtrat e besimtarëve janë të vendosur në burimin e quajtur Selma , ndërsa shpirtrat e jobesimtarëve janë të vendosur në burimin e quajtur Berehut . Muennes është personi, gjinia e të cilit nuk dihet në mënyrë të sigurt.

 

Duhet të pritet deri sa të arrijë pubertetin dhe nëse është femër, i lajmërohet gjoksi; nëse është mashkull, i lajmërohet mjekra. Nëse nuk i paraqiten këto shenja, atëherë kërkoni prej tij që ta kryejë nevojën në mur. Nëse nevoja e arrin murin, ai është mashkull; por, nëse nevoja i shkon mbrapa, sikur e devesë, atëherë është femër. Gjërat që janë më të fuqishme njëra prej tjetrës janë: Gjëja e fuqishme të cilën e ka krijuar Allahu është guri; më i fuqishëm se guri është hekuri; më i fuqishëm se hekuri është zjarri; më i fuqishëm se zjarri është uji; më i fuqishëm se uji është reja; me e fuqishme se reja është era; me e fuqishme se era është engjëlli; më i fuqishëm se engjëlli është engjëlli i vdekjes (Hz Azraili); më i fuqishëm se engjëlli i vdekjes është urdhri i Allahut. Njeriu nga Siria tha: Unë deklaroj se ti je djali i Resulullahut (s.a.a.) dhe Aliu është trashëgimtari i tij , pastaj i shënoi këto përgjigje dhe ia dërgoi Muavijes, ky ia dërgoi sunduesit të bizantinëve Ibni Asferit. Kur e pranoi këtë letër, sunduesi i bizantinëve tha: Dëshmoj se këto nuk janë fjalët e Muavijes. Këto fjalë burojnë prej thesarit profetik .