Fjalët e urta

 

 

O njerëz! - Kush është i sinqertë ndaj Allahut dhe fjalën e Tij e pranon si udhëzim, do të udhëzohet në më të mirën. Allahu e bën të suksesshëm atë në rrugën e pjekurisë dhe e drejton kah përfundimi më i mirë. Ai që strehohet tek Allahu, do të jetë nën siguri dhe do të jetë i mbrojtur; ndërsa armiku i Allahut do të mbetet pa ndihmës dhe gjithmonë do të jetojë brenda frikës. Mbrojeni veten prej dënimit të Allahut përmes përkujtimit të shumtë, kini frikën e Allahut përmes devotshmërisë dhe afrojuni Atij përmes nënshtrimit, sepse, Ai është shumë afër dhe i pranon lutjet.

Allahu Teala thotë: Dhe kur të të pyesin robërit e mi për Mua, Unë jam me të vërtetë afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Prandaj le të kërkojnë përgjigje prej meje dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë (Bekare, 186). Atëherë, përgjigjuni thirrjes së Allahut dhe besoni Atij. Me të vërtetë, ai që e di madhështinë e Tij, nuk duhet të bëhet mendjemadh, sepse, madhështia e atyre që e njohin madhështinë e Tij, rrjedh prej përulësisë që i tregojnë Atij. Krenaria e atyre që e kanë perceptuar madhërinë e Tij rrjedh prej modestisë ndaj Tij. Shpëtimi dhe rehatia e atyre që e kanë njohur fuqinë e Tij rrjedh prej dorëzimit ndaj Tij dhe mosrefuzimit të Tij, dhe mbasi që e kanë gjetur rrugën e drejtë ata më nuk kanë devijuar.

 

Dijeni sigurt se, pa e ditur kuptimin e udhëzimit nuk do të arrini deri te devotshmëria. Pa i njohur ata që ia kanë kthyer shpinën Kuranit, nuk mund ta përqafoni premtimin e tij. Pa i njohur ata që e shtrembërojnë (Me shtrembërim këtu nënkuptohen shpjegimet dhe interpretimet e gabuara të ajeteve Kuranore. Në një hadith është thënë: Ata (Beni Ummeje, etj) e kanë mbrojtur Kuranin përmes shkronjave (shkrimi dhe leximi), por gjykimet i kanë shtrembëruar , pra, nuk kemi të bëjmë me shtrembërimin e fjalëve 2 Këtu do të ishte më e përshtatshme të shkruhet: Pjekuria e tyre ju tregon për diturinë dhe heshtja e tyre ju tregon për fjalët e urta ) Librin, nuk mund ta lexoni atë me plot kuptimin e tij. Kur t i njihni këta, tek atëherë do të jeni të vetëdijshëm për shpifjet dhe vështirësitë që i kanë nxjerrë në emër të fesë; do të vëreni përgojimet që i janë atribuuar Allahut dhe shtrembërimet që i janë bërë Librit të Allahut. Do të kuptoni se si janë shkatërruar ata që janë shkatërruar. Mos lejoni t ju çojnë të padijshmit në humnerën e paditurisë!

Diturinë e Kuranit dhe identifikimin e së vërtetës prej të pavërtetës kërkojeni prej atyre që e njohin atë, sepse, vetëm ata janë dritë ndriçuese dhe prijës të vlefshëm për të ndjekur. Dituria jeton dhe gjallëron përmes tyre. Pjekuria e tyre ju tregon për paditurinë e të tjerëve2, fjalët e urta për vlerën e heshtjes dhe e jashtmja e tyre për të brendshmen e tyre. Ata nuk e kundërshtojnë të vërtetën dhe nuk vijnë në kundërshtime gjatë shpjegimit të tij. Për ata është praktikuar një traditë dhe një gjykim nga ana e Allahut (ardhja e tyre është përgëzuar nga ana e të dërguarve të mëhershëm si një traditë hyjnore dhe një gjykim).

 

Këtu ka një përkujtim për ata që pranojnë këshilla. Mundohuni t i kuptoni dhe t i zbatoni këto fjalë kur t i dëgjoni; mos i mbani në mend vetëm për t i transmetuar dhe rrëfyer të tjerëve, sepse, të shumtë janë ata që rrëfejnë por të paktë janë ata që zbatojnë. Vetëm Allahu është i denjë për të kërkuar ndihmë.