FJALËT E URTA, KËSHILLAT, FJALËT NXITËSE DHE FRIKËSUESE, URDHËRAT NDAJ VEPRAVE TË MIRA DHE NDALESAT NDAJ VEPRAVE TË KËQIJA NGA IMAM HASANI (A.S.)

 

 

Përgjigjet e dhëna ndaj pyetjeve të ndryshme

 

(Në këtë hadith janë përsëritur disa herë pyetjet e njëjta dhe përgjigjet janë të ndryshme. Kjo për arsye se ky hadith është i përbërë prej disa haditheve dhe janë paraqitur përgjigjet e Imam Hasanit (a.s.) që i ka dhënë gjatë rasteve dhe rrethanave të ndryshme.)

 

E pyetën Imam Hasanin (a.s.): - Çka është asketizmi?

- ai u përgjigj: Tregimi i interesimit për devotshmëri dhe moslidhja e zemrës për këtë botë .  

E pyetën: Çka është pjekuria?

 - ai u përgjigj: Gëlltitja e zemërimit (duke mos e treguar veten si të zemëruar) dhe kontrollimi i vetvetes.

E pyetën: Çka është drejtësia?

 - ai u përgjigj: Parandalimi i së keqes përmes mirësisë .

E pyetën: Çka është nderi?

 - ai u përgjigj: Të bërit mirë të afërmve dhe pranimi i shpagesës për gabimet e tyre në vend të dënimit të tyre . 

E pyetën: Çka është trimëria?

 - ai u përgjigj: Mbrojtja e atij që është strehuar te ti, tregimi i rezistencës në fushëbetejë dhe ndërmarrja e iniciativës gjatë situatave të vështira.

E pyetën: Çka është madhështia?

 - ai u përgjigj: Dhurimi edhe gjatë situatave të vështira dhe falja e gabimit .

E pyetën: Çka është humanizmi?

 - ai u përgjigj: Mbrojtja e fesë, dhënia e rëndësisë për dinjitetin dhe personalitetin tënd, të bërit zakon dhurimin, dhënia e të drejtave të çdonjërit dhe tregimi i dashurisë ndaj njerëzve .

E pyetën: Çka është fisnikëria?

 - ai u përgjigj: Plotësimi i nevojës së atij që ka nevojë, pa e kërkuar ai këtë dhe dhënia e ushqimit gjatë kohës së krizës së ushqimit .

E pyetën: Çka është të qenët i ulët?

 - ai u përgjigj: Të qenët i stërholluar, vështrimi i gabimeve të vogla si të mëdha dhe ruajtja e gjërave të pavlefshme .

E pyetën: Çka është poshtërsia?

 - ai u përgjigj: Të qenët koprrac dhe të folurit e shëmtuar .

E pyetën: Çka është bujaria?

 - ai u përgjigj: Dhurimi gjatë bollëkut dhe kohërave të vështira .

E pyetën: Çka është koprracia?

 - ai u përgjigj: Të llogaritësh si nder atë çka ke në dorë dhe si të humbur atë çka ke dhuruar .

E pyetën: Çka është vëllazëria?

 - ai u përgjigj: Të ndihmuarit e njëri tjetrit gjatë kohërave të vështira dhe bollëkut .

E pyetën: Çka është frika?

 - ai u përgjigj: Të treguarit i fuqishëm para mikut dhe i përmbajtur prej armikut .

E pyetën: Çka është pasuria?

 - ai u përgjigj: Të qenët i kënaqur me pjesën tënde, qoftë ajo edhe e paktë .

E pyetën: Çka është varfëria?

 - ai u përgjigj: Vënia e syrit ndaj çdo gjëje .

E pyetën: Çka është bujaria?

 - ai u përgjigj: Të dhuruarit sipas mundësive dhe kufizimeve të tua .

E pyetën: Çka është fisnikëria?

 - ai u përgjigj: Përkrahja gjatë bollëkut dhe skamjes .

E pyetën: Çka është guximi?

 - ai u përgjigj: Qëndrimi para kundërshtarit pa u prapsur .

E pyetën: Çka është heroizmi?

 - ai u përgjigj: Tregimi i rezistencës dhe qëndrimi para njerëzve të fuqishëm gjatë luftës .

E pyetën: Çka është poshtërsia?

 - ai u përgjigj: Të kesh frikë kur e flet të vërtetën . 

E pyetën: Çka është rezistenca?

- ai u përgjigj: Kundërshtimi i njeriut që të shkakton dëm ty dhe sunduesit tënd .

E pyetën: Çka është lartësimi?

 - ai u përgjigj: Kryerja e punëve të bukura dhe heqja dorë nga punët e këqija .

E pyetën: Çka do të thotë të qenët mutkan?"

- ai u përgjigj: Të qenët serioz, të kaluarit mirë me drejtuesit dhe ruajtja e vetes prej të gjithë njerëzve .

E pyetën: Çka është nderi?

 - ai u përgjigj: Sigurimi i harmonisë me vëllanë tënd mysliman dhe respektimi i të drejtave të fqinjëve . E pyetën: Çka është privimi?

 - ai u përgjigj: Mospranimi i të drejtës sate, e cila të ofrohet .

E pyetën: Çka është marrëzia?"

- ai u përgjigj: Nënshtrimi ndaj njerëzve të ulët dhe shoqërimi me të devijuarit .

E pyetën: Çka është paaftësia gjatë të folurit?

 - ai u përgjigj: Luajtja me mjekrën dhe pastrimi i tepërt i qafës gjatë të folurit .  

E pyetën: Çka është të qenët i vrullshëm?

 - ai u përgjigj: Të mos përmbahesh nga kundërshtarët dhe të jesh i ashpër në arenën e luftës .

E pyetën: Çka do të thotë nxjerrja e telasheve për vete?

 - ai u përgjigj: Të folurit për çështjet që nuk të interesojnë .

E pyetën: Çka është mendja e paktë? ?

- ai u përgjigj: Të treguarit i krisur në harxhimin e pasurisë tënde dhe mosdhënia e rëndësisë ndaj dinjitetit të vet .

E pyetën: Çka është të qenët i nivelit të ulët?

 - ai u përgjigj: Të mbrosh veten dhe të lëshosh të lirë gruan .