KËSHILLA SAHABEVE PËR MIRËSJELLJE

 

(Në këtë pjesë janë përfshirë shumë çështje të ndryshme dhe përmban përafërsisht 400 gjykime )

 

Lëshimi i gjakut nga ana e prapme e qafës e bën të shëndetshëm trupin dhe e forcon mendjen. Shkurtimi i mustaqeve është pastërti dhe në të njëjtën kohë edhe traditë e Hz Resulullahut (s.a.a). Lyerja e mustaqeve me erë të këndshme, është një respekt për regjistruesit e veprave (engjëjt) dhe në të njëjtën kohë edhe traditë e Hz Resulullahut (s.a.a.). Lyerja me vaj e trupit e mban të butë lëkurën, e forcon mendjen, lehtëson rrjedhjen e ujit të abdesit dhe të larjes së trupit, pengon formimin e lëmshit të flokëve dhe i jep më tepër shkëlqim.

Përdorimi i brushës së dhëmbëve është shkas për fitimin e kënaqësisë së Allahut, lëshimit të erës së këndshme nga goja dhe njëkohësisht një traditë. Larja e kokës me lule dorëzonje pastron nga papastërtitë. Shpëlarja e gojës dhe e hundës gjatë marrjes së abdesit e pastron gojën dhe hundën. Tymosja e hundës përmes barërave të ndryshme shëruese është shëndet për kokën, trupin dhe për brengat e kokës.

 

Bari i hamamit është i mirë për shëndetin dhe pastërtinë e trupit.  Prerja e thonjve parandalon brengat e mëdha, sjell furnizim dhe e begaton atë. Pastrimi i qimeve nën sqetull parandalon erën e keqe dhe në të njëjtën kohë është pastërti dhe traditë. Pastrimi i duarve para dhe mbas bukës shton furnizimin. Larja e trupit gjatë Bajrameve është pastërti për atë që kërkon ndonjë gjë prej Allahut dhe që i përmbahet traditës. Zgjimi gjatë kohës së syfyrit është shkas për trupin e shëndoshë dhe kënaqësinë e Allahut; në të njëjtën kohë është të drejtuarit kah mëshira e Allahut dhe përqafimi i moralit të profetëve.  

Ngrënia e mollëve i jep aromë të mirë barkut. Përtypja e temjanit (një lloj i çamçakëzit nga dylli i lisit), i pastron dhëmbët, asgjëson gëlbazën dhe e pastron erën e keqe të gojës. Ndeja në xhami në kohën që nga fillimi i agut deri në lindjen e diellit ka më shumë ndikim në përfitimin e furnizimit, se sa të kërkuarit dhe të vrapimit mbas tij në sipërfaqen e Tokës. 

 

Ngrënia e ftoit e përforcon zemrën e dobët; i jep aromë të mirë barkut; përforcon inteligjencën, i jep fuqi atij që frikësohet dhe e bën më të bukur fëmijën. Ngrënia çdo ditë nga njëzet kokrra të rrushit të tharë, parandalon çdo lloj të sëmundjes. Është vepër e pëlqyer kryerja e marrëdhënieve seksuale me gruan gjatë natës së parë të Ramazanit, sepse Allahu Teala në Kuran na thotë Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja (Bekare, 187).

Mos bartni unaza që nuk janë nga argjendi, sepse Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Nuk është e pastër dora e atij që e mban unazën nga hekur . Nëse ndonjëri mban ndonjë unazë në të cilën është i qëndisur emri i Allahut, le ta heqë nga dora kur ta shpëlajë zorrën e trashë pas kryerjes së nevojës. Kur të shikoheni në pasqyre lexojeni këtë dua: Elhamdulil-lahil-ledhi halekani fe ahsene halki ve savverani fe ahsene sureti ve zane minni ma shane min gajri ve ekremeni bil Islam. (Falënderimi qoftë për Allahun, i cili më krijoi të bukur, më dha një formë të bukur, m i zbukuroi organet që të tjerët i kanë të shëmtuara dhe më nderoi me Islamin )

 

Ashtu si zbukuroheni për takime me të huajt, ashtu zbukurohuni edhe për takime me vëllezërit tuaj. Agjërimi nga tri ditë gjatë çdo muaji dhe gjatë tërë muajit të Shabanit, asgjëson vesvesen e gjoksit dhe vuajtjet e zemrës. Larja e trupit me ujë të ftohtë i mjekon hemorroidet. Pastrimi i veshmbathjes largon brengat dhe është një pastrim për namaz. Mos i shkulni qimet e bardha nga mjekra, sepse ajo është një dritë e pastër. Çdokush që plaket duke qenë ne fenë Islame do të ketë një nur në Ditën e Ringjalljes.

Myslimani nuk fle në gjendjen e xhunubit (gjendja pas kryerjes së marrëdhënies seksuale), por do të flejë në gjendjen e abdesit; nëse nuk mund të gjejë ujë, do të marrë tejemum me dhe.

Duke fjetur, shpirti i besimtarit do të lartësohet deri tek Allahu dhe Ai do ta pranojë atë: nëse është plotësuar kohëzgjatja e jetës (exhel) do ta përfundojë atë në një mënyrë të bukur; nëse nuk e ka të plotësuar kohëzgjatjen e jetës, shpirti i tij do t i kthehet trupit të besimtarit përmes engjëjve të besueshëm.  Myslimani nuk pështyn duke u drejtuar kah kibla; nëse e bën në harresë, kërkon falje nga Allahu. Njeriu nuk e fryn vendin e  sexhdes, gjellën, pijen dhe lëkurën që e mbështjell duanë e shkruar në një copë letër. Mos e kryeni nevojën në rrugë. Mos e kryeni urinën nga kulmi në ajër dhe në ujin që rrjedh.

Kush vepron në këtë mënyrë dhe i ndodh ndonjë e keqe, le ta fajësojë veten. Sepse, në ajër dhe në ujë janë krijesat që jetojnë. Po ashtu, mos e kryeni urinën në drejtim të erës dhe lart. Mos flini në shpinë. Mos e falni namazin me përtaci dhe duke e qitur përpara gjoksin. Kur të qëndrojë përpara Allahut, robi duhet të mendojë sa më pak për këtë botë. Pjesa e tij e namazit të pranuar është në përpjesëtim me qetësinë e pranishme të zemrës gjatë namazit.

 

Mos e lini anash përkujtimin (dhikr) ndaj Allahut në asnjë vend dhe në asnjë gjendje. Në namaz, mos e drejtoni vëmendjen në diçka tjetër përpos në Allahun, sepse, nëse drejtohesh në diçka tjetër, atëherë Allahu do t i thotë: O robi im, drejtohu kah Unë sepse është më mirë për ty të drejtohesh kah Unë se sa te tjetri.

 Mblidhni trohet e bukës që bien në sofër dhe i hani edhe ato. Nëse i hani me nijetin e shëndetit, do të gjeni shëndet. Vishni rroba të pambukut sepse këto janë rroba të Hz Resulullahut (s.a.a.). Ai nuk vishte rroba nga leshi dhe nga puplat, përveç kur ishte i sëmurë. Kur ta kryejë gjellën ndonjëri nga ju dhe t i lëpijë gishtat me të cilët ka ngrënë, Allahu do t i thotë Barekellah bike (Allahu ta shtoftë bereqetin) . Allahu Teala e pëlqen bukurinë dhe ka dëshirë që ta shohë te robi dhuntinë që ia ka dhuruar.

Mirëmbajini marrëdhëniet familjare qoftë edhe vetëm me përshëndetje, sepse Allahu thotë: Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetohuni, ruajeni farefisin (akraballëkun) (Nisa, 1) Mos e kaloni ditën duke rrëfyer aventura të ndryshme ashtu - kështu bëra , sepse mbrojtësit e veprave tuaja janë me ju. Përmendeni Allahun në çdo vend.

Lexoni salavate Të Dërguarit (s.a.a.) dhe Ehli Bejtit të tij, sepse kur ta përmendni të Dërguarin (s.a.a.), Allahu do t jua pranojë lutjet. Lëreni të ftohet gjella e nxehtë deri sa të vijë në gjendjen që mund ta hani atë, sepse kur i sillnin ndonjë gjellë Hz Resulullahut (s.a.a.) për të ngrënë, ai thoshte: Lëreni le të ftohet. Bereqeti është në gjellën e ftohtë, gjella e nxehtë nuk ka bereqet . Mësoni me dituri fëmijët tuaj, ashtu që murgjinët (Një lëvizje, të cilët pohonin se ai që e ka përvetësuar imanin, më nuk ka nevojë të brengoset për kryerjen e mëkateve. Kjo lëvizje u përhap gjatë kohës së Emevitëve.) të mos i tejkalojnë në dituri dhe të mos dalin fitues ndaj atyre. 

   

O ju njerëz, ruajeni gjuhën. Dorëzohuni përpara të vërtetës pa kushtëzim. Kthejini amanetet pronarëve të tyre, qofshin ata edhe vrasësit e profetëve. Përmendeni Allahun kur të shkoni në treg dhe i shihni njerëzit të zënë me tregti, sepse kjo vepër përveçqë është mbulesë për mëkate, në të njëjtën kohë është shkaktare e rritjes së shpirtmirësisë. Mos u bëni të pakujdesshëm . Kur të afrohet muaji i Ramazanit, nuk i ka hije robit të niset për në rrugë, sepse Allahu Teala thotë: E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë (Bekare, 185) Nuk ka takije (shtirje) në përdorimin e venës dhe te mes-hi përmbi mbathjet e këmbëve (këto veprime nuk mund të kryhen as përmes shtirjes). Mos gaboni të teproni në lidhje me ne. Neve na konsideroni si rob të Allahut, pastaj, mund të flisni për madhështinë tonë.

Ai që na do neve, le të veprojë ashtu si veprojmë ne dhe le të përmbahet nga mëkatet dhe gjërat e dyshimta, në mënyrë që të arrijë pozitën tonë. Sepse, të përmbajturit nga ndalesat është mjeti më i mirë për të kërkuar ndihmë në këtë dhe në botën tjetër. Mos rrini me ata që na përshkruajnë turpin. Mos na lëvdoni dhe mos shprehni dashurinë tuaj haptas përpara armiqve tanë, në mënyrë që të mos nënçmoheni përpara udhëheqësve tuaj. Përmbajuni drejtësisë, sepse ajo është mjeti i shpëtimit. Dëshirojeni atë që është tek Allahu. Kërkoni kënaqësinë dhe bindjen e Allahut, dhe tregohuni të durueshëm në këtë rrugë.

 

Është e shëmtuar hyrja në xhenet për besimtarin, të cilit i shpalosen turpet dhe përbuzet publikisht. Për të merituar faljen e mëkateve dhe ndërmjetësimin tonë në Ditën e Gjykimit, mos na bini në pozitë të vështirë. Në Ditën e Gjykimit, mos e turpëroni veten përpara armiqve. Mos e braktisni pozitën tuaj që e keni tek Allahu duke e përqafuar këtë botë të pavlefshme dhe duke e mohuar veten. Përqafoni fuqishëm urdhrat e Allahut, sepse nga kjo varet përpjesa e pranisë së Hz Resulullahut (s.a.a.) në kohën e dhënies së shpirtit dhe të shikimit në dhuntitë e lakmuara të xhenetit në ato momente (ju do t i arrini dhuntitë e xhenetit menjëherë mbas vdekjes).

Ajo që është tek Allahu është shumë më e vlefshme dhe më e qëndrueshme. Betohem në Allahun se atij do t i jepet myzhde gjatë kohës së vdekjes, do t i qartësohet shikimi dhe do të dashurohet në qëndrimin përpara Allahut.  Mos i përbuzni vëllezërit tuaj që e kanë gjendjen e dobët materiale. Kush e përbuz një besimtar, Allahu do ta përbuzë atë dhe në Ditën e Gjykimit nuk do t i bashkojë ata në një vend të njëjtë, përveç nëse pendohet dhe kërkon falje. Ai që e vëren se vëllai i tij ka nevojë për ndihmën e tij, mos ta rëndojë atë duke pritur që ta bëjë kërkesën për ndihmë (pra, t i ndihmojë para se të kërkojë ndihmë). Vizitoni njëri tjetrin, silluni me butësi njëri me tjetrin, faleni njëri tjetrin. Mos flisni për atë që nuk veproni, mos u bëni si dyfytyrëshat.

Martohuni, sepse Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Ai që i përmbahet traditës sime, sigurisht që do të martohet. Martesa është traditë imja. Mundohuni që të bëni fëmijë, sepse unë do të lëvdohem me numrin e madh të popullit tim përpara të tjerëve . Ruajini fëmijët tuaj nga qumështi i grave të pamend dhe prostitute, sepse qumështi i tyre është infektues (te fëmija përcillen disa tipare shpirtërore dhe trupore). Rrini larg nga mishi i shpezës që nuk kanë mamuze, grykë dhe fyt. Rrini larg nga mishi i shtazëve të egra që kanë dhëmballë dhe shpezëve që kanë kthetra.

 

Mos hani shpretkën sepse përmban gjakun e papastër. Mos vishni  rroba të zeza, sepse ngjyra e zezë është ngjyra a e faraonit. Ruajuni nga mishi i ënjtur (me tumor), sepse e ngacmon damarin e lebrës. Mos bëni krahasime në rregullat fetare, sepse në fe nuk ka vend për krahasime. Mbas një kohe të shkurtër do të lajmërohen të tillë që do të bëjnë krahasime në fe. Ata janë armiqtë e fesë. I pari që bëri krahasim ishte shejtani.

Mos mbathni këpucë me maje, sepse ajo është mbathja e Faraonit, të cilën e ka zbuluar i pari. Kundërshtojini ata që pinë alkool. Hani hurma, sepse është ilaç për sëmundje. Binduni fjalës së Hz Resulullahut (s.a.a.); ai ka thënë: Kush e hap një derë të lypësit (kërkimi i lëmoshës) për vete, Allahu do t i hapë atij një derë të varfërisë . Kërkoni falje shumë, sepse kjo vepër shton furnizimin. Dërgoni vepra të mira në botën e ardhshme, sa të keni mundësi për këtë, sepse nesër do ta gjeni para vetes. Rrini larg nga polemika dhe konfrontimi (për interesa personale), ngase polemika lind dyshim.  Ai që kërkon diçka nga Allahu, le ta bëjë atë në këto tri kohë:

 

1- Ditën e Xhumasë;

2- Kohën e drekës, kur fryn era, hapen dyert e qiejve, zbret mëshira dhe zogjtë cicërojnë, dhe

3- Në orët e fundit të natës, kur fillon të agojë dita.

 

Në këtë kohë, engjëlli bën thirrje: A është dikush që kërkon pendim dhe të pranohet pendimi? A ka dikush ndonjë nevojë, që t i plotësohet ajo? A është dikush që kërkon falje, që të falet? A ka dikush ndonjë dëshirë, që t i plotësohet? Atëherë, pranoni thirrjen e thirrësit.  Kërkoni furnizim që nga fillimi i agut deri në lindjen e Diellit, sepse kjo është më e dobishme sesa të udhëtoni nëpër Tokë dhe të 

 

fitoni furnizim. Kjo është koha, kur robërve u shpërndahet furnizimi nga ana e Allahut. Pritni shpëtimin dhe mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut. Vepra më e dashur tek Allahu është pritja e shpëtimit dhe vepra të cilën besimtari e kryen vazhdimisht.

Mbasi që ta falni namazin e mëngjesit, mbështetuni tek Allahu, atëherë do t u jepen të mirat dhe faljet e mëdha. Mos hyni me shpatë në xhami (në Qabe dhe në Xhaminë e Profetit). Përderisa e keni shpatën përpara syve, mos e falni namazin, sepse Kibla është vendi i sigurisë. Kur të shkoni në haxh, vizitoni varrin e Hz Resulullahut (s.a.a.). Është padrejtësi moskryerja e kësaj vizite dhe ju jeni të urdhëruar për këtë. Vizitoni varrezat e atyre që kanë të drejta mbi ju; qëndroni për një kohë aty dhe në njërin skaj të varrezave të tyre kërkoni furnizimin tuaj nga Allahu. Ata gëzohen për vizitën tuaj. Nëse ndokush shkon ta vizitojë varrin e nënës ose të babës, le të lutet për ata dhe pastaj le të kërkojë nga Allahu plotësimin e kërkesës së tij.

 

Nëse nuk keni forcë për t i kryer mëkatet e mëdha, mos i llogaritni si të pavlefshme mëkatet e vogla, sepse mëkatet e vogla mblidhen dhe bëhen të mëdha. Zgjatni sexhdet tuaja; kush e zgjat sexhden, ka treguar bindje ndaj Allahut dhe është i shpëtuar. Përmendeni shumë vdekjen, ditën e ringjalljes nga varri dhe ditën kur do të qëndroni përpara Allahut, në mënyrë që t ju vijnë të lehta fatkeqësitë tuaja. Ai që e lexon ajetin e Kursit me nijetin e shërimit të dhimbjes së syrit, inshalla do të gjejë shërim. Ruajuni nga mëkatet; sepse, të gjitha vuajtjet, pakësimi i furnizimit, deri te grithja e lëkurës, goditja e këmbës në gur dhe në përgjithësi, të gjitha fatkeqësitë e kanë shkakun te mëkatet e kryera. Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u fal) (Shura, 30) Përmendeni Allahun gjatë ngrënies së ushqimit dhe mos flisni shumë, sepse, ushqimi është një prej furnizimeve dhe dhuntive të Allahut, ndërsa ju e keni obligim falënderimin.

 

Dijeni vlerën e dhuntisë së Allahut pa e humbur nga dora; dhuntia do të dëshmojë për zotëruesin e vet për atë se si është sjellë ndaj tij. Kush tregohet i kënaqur ndaj furnizimit të vogël të Allahut, Allahu do të jetë i kënaqur me veprën e tij të vogël. Ruaju nga plogështia gjatë kryerjes së veprës sepse, kjo do të bëhet shkaktare e shfaqjes së pendimit në një kohë kur nuk do të ketë dobi nga pendimi. Mos flisni shumë kur të përballeni me armikun në arenën e luftës dhe përmendeni sa më shumë Allahun. Mos ia ktheni shpinën armikut, sepse do ta meritoni zemërimin e Allahut. Gjatë luftimit, nëse e vëreni se njëri prej vëllezërve tuaj është i plagosur, ka rënë në vështirësi ose e vëreni se armiku është duke e mbytur, forcojeni atë me shpirtin tuaj. Kryeni vepra të mira sipas mundësisë, sepse e pengon njeriun nga vdekja e keqe.  

Kush dëshiron të dijë për pozitën e tij tek Allahu, le ta vështrojë pozitën e Allahut pranë tij në momentin e kryerjes së mëkatit. Kafsha më e mirë për të mbajtur në shtëpi është delja. Çdokush që e mban në shtëpi një dele, do t i vijnë engjëjt nga një herë në ditë për ta bekuar; nëse i mban dy dele, do t i vijnë dy herë në ditë dhe nëse i mban tri dele, Allahu i thotë: Çoftë me bereqet jeta juaj . Një mysliman, nëse është i dobët dhe i pafuqishëm, le të ushqehet me qumësht dhe me mish, sepse këtyre u ka falur Allahu fuqi.

 

Para se të nisesh për në haxh, bëni përgatitje për t i plotësuar nevojat e rrugës, ngase, (për ata që dëshirojnë të ikin nga lufta) Allahu thotë: E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin në luftë, do të bënin ndonjë përgatitje për të (Tevbe, 46) Kur të rrini në diell, kthejeni shpinën kah dielli, sepse, dielli vë në pah disa sëmundje të fshehta. Kur të shkoni në haxh, shikojeni gjatë shtëpinë e Allahut, sepse, rrethina e saj përmban njëqind e njëzet mëshira të ndryshme: gjashtëdhjetë janë për ata që bëjnë tavaf (sillen rreth Qabesë); dyzet për ata që e falin namazin dhe njëzet për ata që e vështrojnë atë. Pastaj, shkoni në një skaj të Qabesë dhe pranoni të gjitha mëkatet e kryera dhe për mëkatet që nuk ju kujtohen, thoni kështu: O Allah, m'i fal mëkatet që unë i kam harruar, ndërsa Ti nuk i ke harruar . Ai që i përkujton, i përmend, i pranon dhe kërkon falje për mëkatet e tij, do të meritojë faljen e tyre. Bëjini lutje Allahut para se të zbresë fatkeqësia.

Dyert e qiellit janë të hapura gjatë këtyre gjashtë kohëve: Kur bie shi, gjatë kohës së sulmit në luftë, kur thërret ezani, kur lexohet Kurani, në kohën e hyrjes së namazit të drekës dhe gjatë agimit të diellit.  Kush e prek trupin e të vdekurit, para se t i jepet gusulli dhe mbasi që ftohet, duhet të marrë gusull (larja e trupit). Një besimtar, nëse e kryen larjen e të vdekurit, mbulimin e tij me qefin dhe pastaj të marrë gusull vetë, është i pastër; nëse, mbas kësaj e prek të vdekurin,duhet prapë të marrë gusull.(Kjo pjesë e fjalisë nuk përmendet në librat e Hisalit dhe Mevaizit. Njëkohësisht, ky gjykim është në kundërshtim me gjykimet e haditheve tjera)

 

Mos e lyeni qefinin me erë të bukur.

Mos e lyeni të vdekurin me erë tjetër përveç me qafur, sepse hyrja e të vdekurit në qefin është sikur hyrja e haxhit në ihram (veshja e haxhilerëve); kur të hyjë haxhiu në ihram nuk mund të lyhet më me erë. Urdhëroni që familja juaj të flasë fjalë të bukura afër të vdekurit. Në kohën e ndërrimit jetë të Hz Resulullahut (s.a.a.), u tubuan gratë e Beni Hashimit me veshjet e tyre të kohës së para Islamit për të mbajtur zi, por Hz Fatimja (a.s.) u tha: Lërini anash ato veshje të zisë (adetet e kohës së xhahilijetit) dhe në vend të tyre bëni lutje .

 

Myslimani është pasqyra e myslimanit. Kur të vëreni ndonjë gabim te vëllai juaj, mos e rëndoni atë, mundohuni që ta udhëzoni; këshillojeni dhe ndihmoni atij. Largohuni nga polemikat dhe debatet, sepse, janë shkaktare të daljes nga feja dhe të largimit nga dispozitat e fesë. Mbajeni mesin në harxhime. Silluni but dhe me mëshirë njëri ndaj tjetrit. Ai që shkon në rrugë me ndonjë kafshë (kur të vijë te vendi i pushimit), le të kujdeset së pari për ujin dhe ushqimin e kafshës. Mos e goditni kafshën në fytyrë, sepse edhe kafsha e lartëson dhe e madhështon Allahun.

 

Kush e humb rrugën ose kaplohet nga frika gjatë rrugës, le të thërrasë: O Salih, më ndihmo ! Sepse, edhe nga mesi i xhinëve ka të tillë që e dëgjojnë zërin tuaj, jua tregojnë drejtimin e rrugës dhe jua mbrojnë kafshët. Kush frikohet nga luani për veten ose për kafshën e tij, le të vizatojë rreth tyre një rreth dhe pastaj le të thotë:

O Zoti i Danjelit dhe Zoti i çdo bishe të egër, më ruaj mua dhe këtë kafshë ! Ai që frikohet nga mbytja në ujë, le të thotë kështu: Bismilahi mexhraha ve mursaha inne Rabbi le gafurun rahim. (Hipni në të, me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti im është që fal shumë, është mëshirues (Hud, 41) )     

Vema kaderullahe hakke kadrili ve l erduxhemian kabzetuthu jevmel kiameti ve s semavatu metvijjatun bi jeminihi Subhanehu ve Teala amma jushrikun.

(Ata nuk e çmuan Allahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kiametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën )

   

Ai që frikohet nga akrepi, le ta lexojë këtë ajet: Selamin ala Nuhin fil alemin. Inna kedhalike nexhzil muhsinin. Innehu min ibadin el muminin (Selam i qoftë Nuhut (prej Allahut e prej krijesave) në mbarë botën. Ne kështu i shpërblejmë të mirët. Vërtet, ai ishte prej robërve tanë që janë besimtarë. (Safat 79-81) )

    

Prijeni kurbanin për fëmijën e porsalindur në ditën e shtatë të lindjes. Shkurtojani flokët dhe jepni sadaka në argjend, për aq sa i peshojnë flokët e prera. Kjo vlen për të gjithë myslimanët. Hz Resulullahu (s.a.a.) e bëri këtë për Hasanin dhe Hysejnin. Kur t'i jepni diçka lypësit, kërkoni që t jua bëjë një lutje për ju.

Lutja e tij do të pranohet, por jo edhe për veten e tij, sepse, lypësit në përgjithësi gënjejnë. Putheni dorën tuaj me të cilin jepni sadaka sepse, para se të mbërrijë në dorën e lypësit së pari do të shkojë në dorën e Allahut. Allahu Teala thotë në Kuran: A nuk e ditën ata se Allahu është ai që pranon pendimin e robërve të vet dhe i pranon lëmoshat (Tevbe 104).

 

Sadakanë jepeni gjatë natës, sepse sadakaja e dhënë gjatë natës e zbut dënimin e Allahut. Fjalët tuaja llogaritni me veprat, në mënyrë që t ju pakësohen fjalët përveç atyre që përdoren për të nxitur vepra të mira. Nga furnizimet e dhëna nga ana e Allahut, jepuni edhe të tjerëve, sepse, dhënia e furnizimit të tjerëve është e barabartë me xhihadin në rrugën e Allahut.

Ai që është i bindur në fitimin e shpërblimit, do të jetë dorëlirë në dhënie ndaj të tjerëve. Nëse ke qenë i sigurt në ndonjë gjë më herët dhe tani je në dyshim për të njëjtën gjë, atëherë vepro sipas asaj kur ke qenë i sigurt, sepse, dyshimi nuk mund ta anulojë të sigurtën. Mos dëshmoni rrejshëm. Mos u ulni në atë sofër ku pihet alkooli, ngase, njeriu nuk e di se kur do të largohet (vdes) nga kjo botë. 

                                                                                                                  

Kur të uleni për të ngrënë, uluni sikur skllavi dhe uluni në tokë; mos e qitni një këmbë përmbi tjetrin dhe mos rrini këmbëkryq, sepse, kjo është një ulje të cilën Allahu nuk e pëlqen dhe një i tillë do të dënohet nga Allahu. Darka e profetëve ishte mbas namazit të Jacisë. Mos hiqni dorë nga darka, sepse të dobësohet trupi. Zjarrmia e trupit është paralajmëruese e vdekjes dhe vendi i errësirës në këtë botë. Allahu e burgos aty cilindo nga robërit e tij. Sikur që rrëzohen qimet prej gungës së devesë, ashtu do të rrëzohen mëkatet prej zjarrmisë së trupit.

Të gjitha sëmundjet, përveç varrës dhe zjarrmisë, janë të përfshirë në brendësinë e trupit, por këto shfaqen jashtë trupit. Zjarrin e trupit shërojeni me anë të ujit të ftohtë dhe të manushaqes. Nxehtësia e këtij zjarri është nga nxehtësia e xhehenemit. Një mysliman nuk do të përdorë ilaç, derisa të mos mundet trupi i tij nga sëmundja. Lutja e dëbon paracaktimin dhe caktimin e prerë, atëherë përgatiteni dhe lexojeni atë.

 

Abdesi i marrë pas pastrimit përmban dhjetë të mira, atëherë pastrojeni veten. Largohuni nga përtacia, sepse ai që është përtac nuk mund ta zbatojë urdhrin e Allahut. Pastroni me ujë erën e keqe të trupit. Kontrollojeni vetveten. Allahu nuk e do atë rob i cili rri me personin që nuk e respekton pastërtinë. Mos luani me mjekër ose me diçka tjetër gjatë faljes së namazit.  Para se të angazhoheni në ndonjë punë, nxitoni të punoni vepra të mira. Shpirti i besimtarit shqetësohet nga vetë besimtari, por të tjerët janë të sigurt prej tij.

Shumica e fjalëve duhen të përmbajnë të përmendurit e Allahut (dhikr). Keni kujdes nga mëkatet, sepse, edhe furnizimi i robit do të ndërpritet për shkak të mëkateve të shumta. Të sëmurit e trupit tuaj, shërojeni përmes sadakasë. Mallrat tuaj, mbrojini duke dhënë zeqat. Namazi është një mjet afrues tek Allahu për çdokënd që është i devotshëm. Haxhi është xhihadi i çdo të dobëti. Mirësjellja ndaj burrit është xhihadi i gruas. Varfëria (e mendjes) është vdekja më e madhe. Numri i vogël i anëtarëve të familjes është njëra prej dy lehtësive. Sjellja e matur është gjysma e jetesës. Pikëllimi është gjysma e pleqërisë.

Ai që e mban mesin, nuk do të varfërohet. Ai që konsultohet, nuk do të shkatërrohet. Përveç njerëzve fetarë dhe të ndershëm, nuk është e hijshme të gjendesh në dhurim ndaj të tjerëve. Çdo gjë e ka frytin e vet, fryti i punës së mbarë është të shpejtuarit e saj.  

 

Ai që është i bindur në shpërblim, do të dhurojë shumë. Do t i asgjësohet shpërblimi i atij që i godet gjunjët gjatë kohës së fatkeqësisë. Vepra më e mirë e besimtarit është pritja e shpëtimit. Ai që i pikëllon prindërit, i ka kundërshtuar ata. Zbritni furnizimin duke dhënë sadaka. Largojini fatkeqësitë e ndryshme përmes lutjes. Para se të zbresë fatkeqësia, përqafojeni lutjen. Betohem në Atë, i Cili krijon njeriun dhe e shpërthen farën se, sulmi i fatkeqësisë ndaj besimtarit është më i shpejtë se lëvizja e erës nga maja e malit kah tatëpjeta dhe vrapimi i kalit. Kërkoni nga Allahu mbrojtje nga vështirësitë e fatkeqësisë, sepse vrazhdësia e fatkeqësisë e shkatërron fenë. Njeriu i lumtur është ai i cili merr mësim nga fatkeqësitë e të tjerëve.

Detyrojeni vetveten për të pranuar moralin e bukur përmes përmbajtjes nga ushqimi, sepse një rob besimtar, përmes moralit të bukur arrin deri te shkalla e atij që ditën agjëron, ndërsa natën falet. Ai që ka pirë alkool, edhe nëse do t i falen mëkatet, do të jetë i detyruar nga ana e Allahut që ta pijë ujin e verdhë që rrjedh prej trupave të banuesve të xhehenemit. Është i pavlefshëm betimi i bërë për kryerjen e mëkatit.

Po ashtu, është i pavlefshëm betimi i bërë për t i ndërprerë marrëdhëniet familjare. Ai që lutet pa bërë vepra të mira, i ngjan shigjetës pa hark. Gruaja mund të parfumohet vetëm për burrin e vet. Ai që vdes duke mbrojtur mallin e tij, është martir (shehid). Mashtruesin nuk duhet ta lëvdojmë dhe nuk i merret mendimi për diçka. Është i pavlefshëm betimi i fëmijës pa marrë lejen e prindit dhe e gruas pa marrë lejen e burrit. Nuk është e drejtë të agjërosh agjërimin e samt-it (agjërimi i heshtjes) dhe të mos e përmendësh Allahun gjatë tërë ditës.

 

Nuk është i lejueshëm kthimi në vendlindje ku sundon pabesimi pasi që të shpërngulesh njëherë. Nuk është obligim shpërngulja mbas çlirimit të Mekes. Kërkojeni atë që gjendet tek Allahu, sepse ajo që është tek Allahu, ju bën të mos ndjeni nevojë për atë që është në duart e popullit. Allahu e do atë njeri të cilit mund t i mbështetesh atij në profesionin e tij.

Tek Allahu nuk ka vepër më të dashur sesa namazi.  Mos lejoni që punët e kësaj bote t jua pengojnë faljen e namazit në kohën e caktuar për faljen e saj (eda). Allahu i ka qortuar ata që nuk e falin namazin me kohë: Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. (Maun, 5) Dijeni që të sinqertit e armiqve tuaj janë hipokritë, sepse, Allahu nuk do t u dhurojë sukses atyre në të vepruarit me sinqeritet dhe nuk do të pranohet asnjë vepër e tyre që nuk e bëjnë me qëllim të fitimit të kënaqësisë së Allahut. Sikur që nuk vjetërsohet mirësia, ashtu edhe mëkati (e keqja) nuk harrohet.

 

S'ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen nga të këqijat) dhe me ata që janë bamirës . (Nahl, 128) Besimtari nuk e turpëron vëllanë e vet; nuk e tradhton atë; nuk i bën shpifje; nuk e lë vetëm duke ia ndërprerë ndihmën gjatë vështirësive dhe nuk largohet nga ai. Pranoje justifikimin e vëllait tënd, nëse nuk ka ndonjë justifikim atëherë gjeje një justifikim për të.(Lidhjen me vëllain e tij besimtar, njeriu duhet ta mbajë në bazë të mendimit të bukur për të, edhe në qoftë se pëson ndonjë humbje apo dëm, duhet të mos i këpusë marrëdhëniet me vëllain e tij besimtar. )

 

Më lehtë është të lëvizësh malin prej vendit sesa ta ndërrosh pushtetin, koha e të cilit nuk është plotësuar. "Kërkoni ndihmë prej Allahut dhe kini durim. S'ka dyshim se toka është e Allahut, ia lë në trashëgim atij që do nga robërit e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit . (Araf, 128)

Mos nxitoni për të filluar një punë pa i ardhur koha, sepse do të pendoheni. Mos t ju duket jeta juaj e gjatë, sepse do të ngurtësohet zemra juaj. Mëshironi të dobëtit tuaj dhe kërkoni mëshirë nga Allahu. Ruajuni nga përgojimi; myslimani nuk e përgojon vëllanë e vet; Allahu e ka ndaluar përgojimin: Dhe mos përgojoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra, urrejeni! (Huxhurat, 12) Besimtari nuk i lidh duart gjatë namazit. Mos pini ujë duke qëndruar në këmbë, sepse do t ju godet ndonjë brengë që nuk do të ketë zgjidhje, përveç nëse vetë Allahu jua largon brengën.

 

Nëse e vëreni ndonjë insekt mbi vete gjatë faljes së namazit, varroseni atë nën dhe, ose mbajeni atë në veshjen tuaj deri sa të kryhet namazi (mos e mbytni gjatë kohës së namazit). Gjatë namazit nëse e ktheni fytyrën më shumë sesa që është e lejuar, do t ju prishet namazi; në këtë rast, duhet të thirrni edhe njëherë ezanin, ikametin dhe të fillojmë prej fillimit faljen e namazit. 

                                                

 

Kush i lexon nga dhjetë herë suret Ihlas dhe Kadir, dhe dhjetë herë Ajetin Kursijë para lindjes së Diellit, do ta mbrojë mallin (pronën) e tij nga ajo që frikohet. Si dhe, kush i lexon nga dhjetë herë suret Ihlas dhe Kadir para lindjes së Diellit, shejtani nuk do të mund ta tërheqë në mëkate përkundër mundimit të tij. Kërkojeni mbrojtjen e Allahut nga ngadhënjimi i borxhit ndaj jush. Ehli Bejti i përngjan anijes së Nuhit (a.s.), do të shkatërrohet ai që mbetet jashtë saj. Përvjelja e pjesës së rrobave që e prek tokën, është pastërti për namazin.

Allahu ka urdhëruar: Dhe rrobat tua pastroji! (Mudethir, 4), pra përvilni për t i mbajtur të pastra. Ngrënia e mjaltit është shëndet: Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz (Nahl, 69) Ushqimin, fillojeni dhe kryejeni me kripë. Sikur të kishin ditur njerëzit për dobinë e saj, i kishin dhënë rëndësi kripës më shumë sesa kundërhelmit. Kush fillon me kripë, Allahu do t ia largojë atij shtatëdhjetë brenga, të cilat janë të njohura vetëm për Allahun. Agjëroni tri ditë të çdo muaji.

Kjo është e barabartë me agjërimin e përjetshëm. Agjëroni të enjten e parë dhe të fundit të çdo muaji, si dhe ditën e mërkurë në mes të këtyre dy të enjteve. Allahu e krijoi xhehenemin, ditën e mërkurë, prandaj kërkojeni mbrojtjen e Allahut nga ajo. Ai që ka ndonjë nevojë, le të fillojë kërkimin e zgjidhjes së saj prej mëngjesit të hershëm të ditës së mërkurë, sepse, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka bërë këtë lutje: O Allah, bëre të shenjtë mëngjesin e ditës së mërkurë për popullin tim . Duke dalë nga shtëpia, lexojeni pjesën e sures Ali Imran, duke filluar prej ajetit 190 (Inne fi halkis semavati vel ardi vehtilafil lejli ven nehar),  deri te ajeti 194 (Inneke la tuhliful miad) , si dhe Ajetin Kursi, suren Kadir dhe Hamd, sepse leximi i tyre ndikon për zgjidhjen e problemeve dhe nevojave të ndryshme të njeriut. Vishni rrobat e punuara nga tekstili i trashë, sepse ai që i vesh rrobat e holla, e ka të dobët imanin (Këto lloje të veshjeve bëjnë që të shihet forma e trupit të njeriut dhe është në kundërshtim ne nderin e njeriut). Kur të qëndroni në namaz, mos vishni rroba të tejdukshme.  

 

Pendohuni (tevbe) tek Allahu. Hyni në dashurinë e tij. Allahu i do ata që pendohen dhe që janë të pastër. Besimtari është personi që është i kthyer kah Allahu dhe që pendohet shumë. Kur t i thuhet uf vëllait tënd besimtar, do të ndërpritet lidhja e tyre vëllazërore. Nëse njëri i thotë tjetrit: ti je qafir (jobesimtar) , atëherë njëri prej tyre do të bëhet jobesimtar. Besimtari nuk gjendet në shpifje ndaj vëllait të tij besimtar; nëse e bën këtë, do t i shkrihet imani (i atij që bën shpifje) sikur që shkrihet kripa në ujë.  

Dera e pendimit është e hapur për atë që dëshiron të pendohet. Atëherë, pendohuni tek Allahu me pendimin Tevbe-i Nasuh (pendimi i sinqertë që bëhet me qëllim të mospërsëritjes së mëkatit), shpresohet se Allahu do t i falë veprat tuaja të këqija.  Kur të lidhni marrëveshje, qëndroni besnik ndaj saj. Sepse, nga asnjë popull nuk është marrë dhuntia dhe bollëku pa rënë në mëkate. Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij. Nëse gjendesh në lutje para se të zbresë fatkeqësia, nuk do të shkojë nga dora dhuntia.

Nëse, mbas daljes së dhuntisë nga dora, i drejtohesh Allahut në mënyrë të sinqertë dhe, nëse nuk gjendesh në plogështi dhe shpenzime të tepruara, atëherë Allahu do t i kthejë mbrapa të gjitha dhuntitë që t i ka marrë dhe do t i përmirësojë të gjitha të këqijat e robit. Kur të ketë vështirësi myslimani, nuk duhet t i ankohet Zotit të tij, por, për shkak të vështirësive duhet t'i ankoheni Atij. Sepse, çelësi i çdo pune dhe përkujdesja për çdo gjë që ekziston në Tokë, qiej dhe në mes tyre, është në dorën e Allahut. Ai është Zoti i Arshit të madh dhe të gjitha falënderimet i takojnë Zotit të botëve. Kur të zgjohet njeriu nga gjumi, para se të ngrihet, duhet të thotë: Hasbijer Rabbu minel ibad. Hasbi huve hasbi ve nimel vekil. (Mua më mjafton Allahu në vend të robërve, ai më mjafton dhe Ai është mbështetësi më i mirë )

   

Nëse ndonjëri prej jush zgjohet gjatë natës nga gjumi dhe vështron rreth e rrotull qiellit, le të lexojë pjesën e sures Ali Imran duke filluar prej ajetit 190 (Inne fi halkis semavati vel ardi vehtilafil lejli ven nehar) deri tek ajeti 194 (Inneke la tuhliful miad).

 Pirja e ujit të Zemzemit është shërim për sëmundje. Atëherë pini ujin që ndodhet përpara Haxher ul Esvedit (guri i zi). Katër lumenj janë aq të begatshëm sikur të kishin qenë lumenjtë e xhenetit: Eufrati, Nili, Sejhani dhe Xhejhani. Mos t'i bindet myslimani urdhrit të një juristi fetar (fakih) që nuk është i besueshëm në popull dhe që nuk e jetëson urdhrin e Allahut; mos të shkojë në luftë sipas urdhrit të tij. Nëse shkon në luftë dhe vdes në luftë, ai i ka ndihmuar armikut në derdhjen e gjakut tonë dhe e ka përvetësuar me forcë të drejtën tonë; vdekja e tij është vdekja e të padijshmit.  Përmendja e Ehli Bejtit është shërim për sëmundje, papastërti, dyshime dhe vesvesen e mëkatit; dashuria jonë është kënaqësia e Allahut.

Ai që u nënshtrohet urdhrave tona dhe që pranon rrugën tonë do të jetë bashkë me ne në xhenetin e Firdevsit. Ai që është në pritje të pushtetit tonë është sikur ai që është lyer me gjak në rrugën e Allahut.  Kush na vëren neve në ndonjë luftë dhe e dëgjon thirrjen tonë për ndihmë, do të gjuhet me fytyrë në xhehenem nëse nuk na ndihmon.

Në ditën kur të ringjallen njerëzit dhe të ngushtohen rrugët, ne do të jemi dyert e xhenetit. Ne jemi dera e Hittit (Dera nëpër të cilën janë urdhëruar të kalojnë Beni Israilët gjatë kohës së Hz Musës (a.s). Kush kalonte nëpër atë derë, arrinte shpëtimin.) ; ajo është dera e shpëtimit dhe e sigurisë. Kush hyn në atë derë, ka shpëtuar, kush mbetet jashtë, shkatërrohet.  Allahu Teala ka filluar përmes nesh krijimin e njerëzve dhe përmes nesh do të përfundojë. (Krijimi e ka qëllimin e vet dhe ai është njeriu i përkryer. Përmes tij plotësohet argumenti hyjnor ndaj njerëzve.)

 

Përmes nesh do ta zhdukë atë që dëshiron të zhdukë; përmes nesh i largon vështirësitë e kohës dhe përmes nesh bën që të bjerë shi. Mos lejoni t ju mashtrojë shejtani mashtrues. Nëse Kaimi (Hz Mehdiu a.s.) do të paraqitet, atëherë do të bëjë që të bie shiu i qiellit; toka do të gjelbërohet dhe do të fshihet armiqësia nga zemrat e robërve; shtazët shtëpiake dhe bishat e egra do të bashkëjetojnë në mes veti; një grua do të shkojë me shportë në kokë prej Irakut deri në Siri dhe nuk do t i shkelë këmba e saj në asgjë tjetër përveç në gjelbërim; asnjë bishë e egër nuk do ta frikësojë atë. Sikur të kishit mundur të duroni jetën në mesin e armiqve dhe të tregoheni të durueshëm ndaj fjalëve fyese, sytë tuaj do të shndritnin.  Nëse më humbni mua, do të ballafaqoheni me padrejtësi, sulme, ndarje, pakujdesi ndaj të drejtave hyjnore dhe frikë nga vdekja, kështu që në këto kohëra, do ta dëshironi vdekjen. Në kohëra të tilla, lidhuni për litarin (Kuranin) e Allahut dhe mos u ndani në grupe.                                                 

Përqafoni durimin, namazin dhe takijenë (shtirja). Dijeni që Allahu nuk i do ata njerëz që i ndërrojnë ngjyrat (fjalët dhe veprat). Mos u largoni nga e vërteta dhe nga ata që e zbatojnë të vërtetën. Ai që e cakton tjetrin në vendin tonë, do të shkatërrohet, do ta humbë këtë botë dhe do të ndahet nga kjo botë si mëkatar. Jepni selam kur të hyni në shtëpi. Nëse nuk ndodhet askush në shtëpi, atëherë thoni: Esselamu alejna min Rabbina (Selami i Zotit qoftë me ne! )

    

Kur të hyni në shtëpi, lexojeni suren Kul huvallahu ehad , sepse leximi i tij e largon varfërinë. Mësojani fëmijëve tuaj faljen e namazit. Kur t i mbushin tetë vjet, kërkoni llogari prej tyre nëse nuk e falin namazin. Rrini larg nga qentë. Nëse i prek qeni rrobat e terura të ndonjërit, le t i stërpikë me ujë, por, nëse rrobat janë të lagura, atëherë duhet t i lani prapë ato. Nëse dëgjoni ndonjë hadith (thënie) prej nesh, të cilit nuk ia dini komentin, atëherë na e lini atë neve dhe ndaluni (mos e komentoni sipas pikëpamjes suaj); kur mund të vërehet qartë e vërteta, dorëzojuni atij; mos u bëni ndër ata që nguten dhe që e zbulojnë sekretin; ata që shpejtojnë, duhet të na kthehen neve; ata që mbesin mbrapa, duhet të na arrijnë.

Ata që na përqafojnë, do të na arrijnë; ata që na braktisin, do të shkatërrohen. Ai që i bindet urdhrit tonë, bëhet me nesh; ai që largohet nga rruga jonë, do të shkelet.  Për miqtë tanë, rrjedh hovshëm mëshira nga Allahu dhe për armiqtë tanë rrjedh hovshëm dënimi nga Allahu. Rruga jonë, është rruga e mesme; urdhri ynë është udhëzim. Në pesë vende nuk është i lejuar dyshimi (nëse dyshohet në ato vende, prishet namazi): Namazi i Vitrit (reqati i fundit i namazit të natës), kiraati (leximi i Fatihas dhe i një sureje) në reqatin e parë dhe të dytë të namazit farz (detyrueshëm), namazin e mëngjesit, namazin e akshamit, të gjitha namazet dyreqatëshe qofshin edhe seferi (namazi i udhëtarit). Njeriu i mençur nuk e lexon Kuranin pa qenë i pastër. Jepjani hakun e rukus dhe sexhdes të sures që e lexoni gjatë namazit (haku i sures është shkuarja në ruku dhe sexhde pas leximit të sures). Gjatë një reqati nuk lexohet më shumë se një sure, përveç gjatë namazit nafile, ku është e lejuar leximi i dy sureve.

Mashkulli nuk duhet ta mbështjellë trupin e tij me këmishë (sikur rripi i shpatës) gjatë faljes së namazit, sepse, kjo ka qenë vepër e kryer nga ana e popullit të Lutit (a.s.). Mashkulli mund ta falë namazin me një veshje të trashë që mbërthehet me pulla përreth qafës ose që shtrëngohet përmes dy skajeve rreth qafës. Nuk mund të bëhet sexhde në një vend ku ka pikturë, por nëse piktura mbetet nën këmbë ose mund të mbulohet me ndonjë gjë, atëherë është e lejuar.

Nuk është e lejuar falja e namazit duke e  lidhur për rroba paranë që përmban pikturë, por, nëse paraja është brenda një kulete ose në veshjen e jashtme, atëherë është e lejuar. (Në librin e Hisalit dhe Mevaizit kjo çështje është shpjeguar më qartë. Aty shkruan: Nëse ka frikë se do t i vjedhin paratë, i fut ato brenda një kulete dhe e lidh për  anën e prapme të rrobave)

Nuk është e lejuar sexhdeja mbi një grumbull të grurit, thekrës ose mbi ndonjë gjë tjetër ushqyese, si dhe mbi bukë.  Para se të shkojë ndokush në nevojtore, le ta lexojë këtë:

Bismillah Allahumme emit anni'l eza ve eidhni mineshshejtanirraxhim.(Në emër të Allahut. O Allah, largoje prej meje vështirësinë dhe jepi strehim kah shejtani i mallkuar! ) 

 

Kur të ulet le të thotë: Allahumme  kema et'amtenihi tajjiben ve sevvegtenihi fekfinih.

(Më ndihmo sikur që na ke dhënë begatinë, të pastër dhe hallall! )  

 

Pasi që të pastrohet, le të thotë: Allahumm'er-zukni'l helal ve xhennibni'l haram. (O Allah, më largo nga ushqimi i ndaluar dhe më furnizo me ushqimin e lejuar! )

 

Sepse, Hz Resulullahu (s.a.a) ka thënë: Allahu ka caktuar nga një mbrojtës për çdo rob të Tij. Kur ta kryejë nevojën, engjëlli do ta ulë shikimin kah nevoja e kryer dhe në këtë moment është e udhës që robi të kërkojë ushqimin hallall. Atëherë engjëlli i thotë: O njeri, shiko çka je duke kërkuar dhe për çka ngazëllehesh ti. Shikoje prej nga e ke marrë dhe tani në çfarë gjendje është . 

   

Para se të marrë abdes, robi duhet ta lexojë këtë: Bismillah, Allahummexh alni minet tevvabin vexh alni minel mutatahhirin.

(Në emër të Allahut. O Allah, më bën ndër ata që pastrohen dhe pendohen!)

  

Pasi që të marrë abdesin, duhet të thotë: Esh-hedu en la ilahe illallah vahdehu la sherike leh ve enne Muhammed en abduhu ve Resuluh, salla llahu alejhi ve alihi ve sellem.

(Deklaroj se nuk ka Zot tjetër, përveç Allahut, është i vetmi dhe i pashoq dhe, deklaroj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij. Mëshira dhe paqja e Allahut qoftë mbi Ehli Bejtin! ) 

 

Në këtë gjendje do ta meritojë faljen e Allahut. Kush e fal namazin duke ia ditur hakun e tij, Allahu Teala do ta falë atë. Nuk duhet të falet namazi nafile (mustehab) në kohën e namazit farz dhe nuk duhet t i lërë pa i falur namazet nafile, përveç nëse nuk ka ndonjë arsyetim. Nëse, për ndonjë arsye, nuk ka mundur t i falë namazet nafile gjatë kohës së vetë (eda), atëherë le t i falë ato mbas kohe (kaza). Allahu Teala në lidhje me ata që falin namazin thotë: të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre (Mearixh, 23). Këta janë ata që nafilet e pafalura ditore i falin gjatë natës, ndërsa nafilet e pafalura të natës i falin gjatë ditës (asnjëherë nuk i lënë të pafalura nafilet). Në kohën e namazit farz, mos e falni namazin nafile. Së pari faleni farzin, pastaj nafilen.

Namazi i falur në rrethinën e Mekkes është baras me njëmijë namaze jashtë rrethinës së saj. Dërhemi i harxhuar në rrugën e haxhit është i vlefshëm sa njëmijë dërhemë të harxhuar jashtë haxhit. Njeriu duhet të jetë modest dhe i përulur gjatë namazit; ai që është në këtë gjendje nuk do të luajë me asgjë në namaz. Çdo namaz që i ka dy reqate (përveç namazit të xhumasë) përmban kunutin para rukusë së reqatit të dytë. Namazi i xhumasë përmban dy kunute: i pari është para rukusë së reqatit të parë dhe i dyti është pas rukusë së reqatit të dytë. Në reqatin e parë të namazit të Xhumasë, pas Fatihas, lexohet sureja Xhuma, ndërsa në reqatin e dytë lexohet sureja Munafikun. Pasi që t i kryeni sexhdet, së pari qetësojeni pak trupin duke ndenjur dhe pastaj ngrihuni në këmbë; ne veprojmë në këtë mënyrë. 

 

Kur të lexoni Tekbiret ul Ihram-in, ngrijini duart deri në nivelin e gjoksit; kur të qëndroni përpara Allahut, të paktën tregoni respekt për pjesën e farzit; qëndroni drejt dhe mos u përkulni; mbasi ta falni namazin, gjatë lutjes ngrijini duart në drejtim të qiellit. E pyeti ibni Seba: O Emirel muminin, a nuk është Allahu gjithkund?

 - Imam Aliu (a.s.) u përgjigj: - Po, është gjithkund . - Atëherë, pse duhet t i ngremë duart kah qielli?

 - Të kesh turp! A nuk e kë lexuar këtë ajet: E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet (Dharijat, 22), atëherë pasi që furnizimi ndodhet në qiell, sikur që ka premtuar Allahu, prej nga ta kërkojmë atë përveçse në qiell . Nuk do të pranohet namazi i asnjërit, pa e kërkuar xhenetin prej Allahut, pa kërkuar mbrojtjen e Tij nga xhehenemi dhe pa kërkuar martesën me Hur ul Ajn-in (hyri të xhenetit)1. Faleni namazin, sikur të jetë namazi i fundit. Buzëqeshja nuk e prish namazin; qeshja me zë e prish.  

Nëse gjumi ta bezdisë zemrën, duhet ta ripërtërish abdesin. Nëse nuk të hapen sytë për shkak të gjumit gjatë faljes së namazit, atëherë ndërprite namazin dhe fli, sepse, ti më nuk je duke ditur se çfarë po flet; mund të lutesh edhe në dëm tëndin. Kush na do neve me zemër, na ndihmon me gjuhë dhe lufton me dorë afër nesh dhe do të jetë në xhenet me ne në shkallën e njëjtë. Kush na do me zemër, dhe na ndihmon me gjuhën e tij por jo edhe me dorën e tij, ai do të jetë për një shkallë më poshtë nga ne. Kush na do me zemër, por nuk na del në ndihmë përmes gjuhës dhe dorës së tij, ai do të jetë për dy shkallë më poshtë nga ne.

Kush ushqen armiqësi ndaj nesh në zemrën e tij dhe këtë e përkrah me gjuhë dhe me dorë, do të jetë në shkallën më të ulët të zjarrit të xhehenemit. Kush ushqen armiqësi ndaj nesh në zemrën e tij dhe na kundërshton edhe me gjuhë, do të jetë për një shkallë më lart se shkalla paraprake. Kush ushqen armiqësi ndaj nesh në zemrën e tij, por nuk e shpreh atë përmes gjuhës dhe dorës së tij, edhe ai do të jetë në zjarr. Banorët e xhenetit do t i vështrojnë gradat e ithtarëve tanë, sikur që vështrohen yjet gjatë natës.                                                 

Këto na bëjnë me dije se dëshirat e njeriut duhet të drejtohen kah Ahireti. Kjo vlen posaçërisht për ata që e kanë lidhur zemrën e tyre për këtë botë. Për të tillët, do të lehtësohet të drejtuarit e tyre kah Allahu, mbrojtja nga dënimi i Xhehenemit dhe kërkimi i dhuntive të Xhenetit. Në përgjithësi, njerëzit i japin më tepër rëndësi dhuntive dhe kënaqësive të kësaj bote dhe nuk i drejtohen Allahut. 

 

Kur të lexoni suret që fillojnë me Tesbih (të lartësuarit) si Jusebbihu dhe Sebbehe, thoni:

Subhane rabiel a la. (I lartësuar dhe i pastër është Zoti ynë!)

  

Kur ta lexoni ajetin Innallahe ve melaiketehu jusellune alen nebij ( Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhëri e mëshirojnë Pejgamberin.) (Ahzap, 56), dërgoni shumë salavate të Dërguarit (a.s.), qofshi në namaz apo jashtë namazit. Nuk ka organ tjetër, siç është syri në trupin e njeriut, që falënderon më së paku. Atëherë mos i pranoni dëshirat e tij sepse do t ju largojë nga përkujtimi i Allahut.  Kur ta lexoni suren Tin, në fund thoni: Ve nahnu ala dhalike min esh shahidin .(Edhe ne e dëshmojmë këtë.)

  Kur ta lexoni ajetin Kulu amenna bil-lah (Kur Zoti i vet atij i tha: Dorëzohu) (Bakara, 136) thoni: Amenna billah (Besuam në Allahun.) lexoni deri në ajetin 

Ve nahnu lehu muslimun (Por vetëm duke qenë myslimanë) (Bekare, 136). Në uljen e fundit të namazit farz, pasi ta lexojë Esh-hedu en la ilahe illallah vahdehu la erike leh ve enne Muhammed'en abduhu ve rasuluhu ve enne's saate atijetun la rejbe fiha ve ennellahe jeb'athu men fil kubur (Deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe është i vetmi dhe i pashoq, dhe deklaroj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij dhe padyshim Kiameti do të vijë, aty nuk ka dyshim fare. Me të vërtetë Allahu do T i ringjallë të vdekurit.), nëse i ndodh diçka që e prish abdesin,  nuk do t i prishet namazi dhe nuk ka nevojë ta falë edhe një herë. (Sipas pikëpamjes së ligjit Islam, nuk është e lejuar që të veprohet sipas kësaj pjese të hadithit, sepse, kur të merren parasysh edhe haditht tjera, çdo gjë që del nga njeriu para se të japë selamin e namazit, do ta prishë namazin.)

Nuk ka ibadet më të rëndë sesa shkuarja në këmbë në xhami për të falur namazin për hir të Allahut.(Sipas librit të Mevaizit dhe Hisalit: Nuk është bërë ibadeti më i rëndë për Allahun, sesa shkuarja në këmbë deri te shtëpia e Tij për ibadet)

 

Kërkojeni të mbarën për bartjen e ujit për devetë tuaja.(Këtë ka thënë me qëllim të nxitjes së njerëzve për t i ushqyer devetë. Sepse, në atë kohë devetë ishin shtazët shumë të rëndësishëm për mbijetesë. Njerëzit përfiton prej qumështit, mishit, lëkurës, qimeve dhe fuqisë bartëse të saj.) Rrëfimi për ujin e Nebizes (Uji që përmban rrushin e tharë ose hurma dhe që i jepej haxhive. Nëse rrushi i tharë mbetet brenda saj për një kohë më të gjatë, atëherë shndërrohet në verë. Disa thoshin se nuk ka rëndësi sa qëndron aty rrushi, por kjo është gabim.) është ky: I kishin prurë rrush të tharë Hz Resulullahut (s.a.a.) prej Taifes dhe ai kishte kërkuar që të qitet në Prej këtu ujin e Zemzemit për ta ëmbëlsuar atë, por, nëse mbetet aty për një kohë të gjatë, mos e pini atë ujë. Nëse personi rri lakuriq, do të vështrohet nga shejtani; për këtë arsye mbulojeni veten. Nuk është e drejtë përvjelja e rrobave deri mbi gjunjë dhe ulja para njerëzve.

Kush ha diçka që era e tij do të ndikojë te tjerët, mos të shkojë në xhami. Në sexhde duhet ta mbani shpinën lart.  Kur dëshironi të merrni gusull, së pari lani duart deri te bërryli. Kur ta falni namazin krye në veti, lexoni me zë kiraatin,(Leximi i Fatihas dhe sures) tekbirin dhe tesbihin, për aq sa të dëgjoni veten. Kur ta kryeni namazin, kthejeni kryet në anën e djathtë.  Mblidhni furnizimin për devotshmëri përderisa jeni në këtë botë, sepse, ky është furnizimi më i mirë i kësaj bote.

 

Kush e fsheh sëmundjen e vet nga populli për tri ditë dhe gjendet në lutje tek Allahu për këtë, do të fitojë të drejtën e fitimit të shërimit nga Allahu. Gjendja më e largët e robit nga Allahu është gjendja, kur të tërë vëmendjen e përqendron te barku dhe organi i tij gjenital. Njeriu nuk duhet të dalë në atë rrugë që mendon se do t i rrezikohet feja e tij. Keni kujdes në katër gjëra gjatë lutjes: Leximi i salavatit në Hz Resulullahun (s.a.a.) dhe Ehli Bejtin e tij, kërkimin e xhenetit nga Allahu, strehimi tek Allahu nga xhehenemit dhe kërkimi i Hur ul ajnit (Martesa me një huri të xhenetit ) prej Tij. Kur ta përfundojë namazin, njeriu duhet të kërkojë salavat (mëshirë) për të Dërguarin (s.a.a.), xhenetin, mbrojtjen nga zjarri dhe martesën me Hur ul ajn.

Nëse nuk kërkon salavat për të Dërguarin (s.a.a), do t i kthehet lutja; kush e kërkon xhenetin nga Allahu, xheneti do t i përgjigjet: O Allah, jepja atë çka po e kërkon robin yt; kush kërkon mbrojtje prej xhehenemit tek Allahu, xhehenemi do t i përgjigjet: O Allah, jepi robit tënd mbrojtje prej asaj që po kërkon; kush kërkon hur ul ajnin nga Allahu, hur ul ajni do t i përgjigjet: O Allah plotësoja dëshirën robit tënd. Kënga është vajtimi i shejtanit në xhenet. Para se të flini, vendoseni dorën e djathtë nën faqen djathtë dhe thoni:

Bismillahi veza tu xhenbi lillahi ala milleti Ibrahime ve dini Muhammedin ve vilayeti men-ifterazallahu taa-tehu, ma shaellahu kane ve ma lem yeshe lem jekun.  

 ( Në emër të Allahut. Po shtrihem në anën e djathtë për hir të Allahut dhe Hz Ibrahimit, Hz Muhammedit dhe të personit të cilin e ka caktuar Allahu për sundues. Me dëshirën e Allahut ndodh gjithçka dhe nuk ndodh asgjë pa dëshirën e Tij.) 

 

Kush e lexon këtë lutje para se të flejë, do të sigurohet nga vjedhja e plaçkitësit dhe mbetja nën gërmadha dhe engjëjt do të kërkojnë falje për atë person deri sa të zgjohet. Kush e lexon suren Ihlas kur të hyjë në shtrat, Allahu do të ngarkojë me detyrë pesëdhjetë mijë engjëj që ta mbrojnë atë gjatë natës.

Mos të flejë ndonjë person para se ta lexojë këtë lutje:

Uizu nefsi ve ehli ve dini ve mali ve vuldi ve havatime ameli ve [ma] havveleni Rabbi ve razekani bi izze-tillahi ve adhametil-lahi ve xheberuti-llahi ve sulltanil-lahi ve rahmetil-lahi ve ra fetil-lahi ve gufranil-lahi ve kuvvetil-lahi ve kudretil-lahi ve la ilahe il-lellahu ve erkanil-lahi ve sun'il-lahi ve xhem'il-lahi ve bi rasulil-lahi salla'llahu alejhi ve alih ve bi kudretihi ala ma jeshau min sherri-s sammeti vel hammeti ve min sherril xhinni vel insi ve min sherri ma zeraa fil erdi ve ma jahruxhu minha ve min sherri ma jenzilu mines semai vema ja'ruxhu fiha ve min sherri kul-li dabbetin ente ahizun bi nasijetiha. Inne Rabbi ala siratin mustakim ve huve ala kul-li shej'in kadir ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah.  

                                               

(Unë kërkoj mbrojtjen time, të familjes, fesë, mallit, fëmijëve dhe përfundimit të veprave të mia nga ajo që më ka dhënë Zoti,  prej sherrit të xhindeve dhe njerëzve, prej gjallesave me helm ose pa helm, prej gjallesave që i krijoi Allahu në Tokë dhe që fluturojnë në qiell dhe të cilat janë nën mbikëqyrjen e Allahut. Mbështetem në madhështinë, lartësinë, mbisundimin, fuqinë, mëshirën, faljen e Allahut; në tubimin e të gjithë njerëzve në një vend në ditën e kiametit, Resulullahun dhe në forcën e Tij me të cilën dëshiron gjithçka. )

   

Hz Resulullahu (s.a.a.) e lexonte këtë lutje për të mbrojtur Hasanin dhe Hysejnin dhe na këshilloi që edhe ne ta lexojmë këtë.  Ne jemi mbrojtësit e thesarit të fesë së Allahut dhe kandilat e diturisë. Kur të shuhet drita e një kandili, do të ndizet drita e kandilit tjetër. Nuk do të devijojë ai që mbështetet në ne. Ai që na refuzon, nuk do të mund të gjejë rrugën e drejtë. Ai që e ndihmon armikun tanë, nuk do të shpëtojë. Nuk i ndihmohet atij që na lë vetëm. Mos hiqni dorë prej nesh për shkak të një malli të kësaj bote, që do t ju shpie në mëkat.

Kush e preferon këtë botë ndaj nesh, nesër do të pikëllohet shumë. Ky është kuptimi i ajetit: para se t'ju vijë dënimi befas e ju të mos dini , dhe të mos thotë ndokush: O i mjeri unë që kam lënë të mangët respektimin ndaj Allahut dhe që kam qenë nga ata që talleshin (Zumer, 56)

Duke i larë fëmijët, pastrojeni erën e keqe të lëkurës. Sepse, do të frikohet fëmija në gjumë kur ta marrë shejtani erën e keqe të lëkurës së fëmijës dhe dy shkruesit e veprave (engjëjt) do të jenë të shqetësuar prej saj. Nuk ka mëkat në shikimin e grave në mënyrë të rastësishme (pa e pasur qëllimin për ta shikuar), por mos e vazhdoni atë shikim dhe ruajuni nga nxitja e mëtutjeshme. Ai që është i varur nga alkooli, gjatë kohës së vdekjes do ta shohë Allahun njëjtë sikur që e sheh adhuruesi i idhujve. E pyeti Hixhr ibn Adij: Ja Emirel Muminin, kush është i varuri nga alkooli ? - Ai u përgjigj: - Ai që e pi atë kudo që ta gjejë .  Kush pi ndonjë pije dehëse, nuk do t i pranohet namazi dyzet ditë. 

                                                                                                                   

Kush flet ndonjë fjalë me qëllim të ofendimit të dinjitetit personal të ndonjë myslimani, Allahu Teala do ta burgosë atë në ujin që rrjedh nga trupi i banuesve të xhehenemit përderisa nuk vepron diçka tjetër që e mbulon veprën e kryer. Dy meshkuj ose dy gra nuk mund të flenë nën një mbulojë. Nëse e bëjnë këtë, duhet të dënohen. Hani kungull, sepse kungulli përforcon fuqinë e mendjes; I Dërguari  (s.a.a.) e pëlqente atë. Para dhe mbas buke hani portokaj; edhe Hz Resulullahu (s.a.a.) e hante atë. Dardha e ndriçon zemrën dhe me lejen e Allahut ia ndal dhimbjet. Kur të ngrihet për namaz, njeriu do të rrethohet me mëshirën e Allahut dhe kur ta shikojë këtë, shejtani do ta xhelozojë.  Nga punët më të këqija është bidati (risi në fe).

Nga punët më të mbara është puna e kryer për hir të Allahut. Ai që bëhet adhurues i kësaj bote dhe e preferon atë kundrejt botës së ardhshme, do të ketë fundin e vrazhdë. Sikur ta kishte ditur se me çfarë mëshire është i rrethuar ai që e fal namazin, nuk do të kishte pasur dëshirë që ta përfundojë namazin dhe të ngrejë kryet prej sexhdes. Mos u bëni shkaktar i vonimit të veprës së mirë; sipas mundësisë shpejtoni në kryerjen e saj. Furnizimi që është i caktuar do të arrijë te ju edhe nëse jeni të pafuqishëm. Dëmin e caktuar nuk do të mund ta evitoni edhe nëse merrni masa preventive. Urdhëroni mirësinë dhe largoni nga e keqja.

Kur ta vendosni këmbën në yzengji thoni: Subhanel-ledhi sehhara lena hadha vema kunna lehu mukrinin ve inna ila rabbina le munkalibun (Zuhruf, 12).

(Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto (kafshë) për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë)

 Para se të dilni në rrugë thoni: Allahumme ente s sahibu fis sefer vel hamilu ala z zahri vel halifetu fil ehli vel mali vel veled.(O Allah, Ti je zotëruesi i atyre që gjenden në rrugë me ne, që janë mbi shpinën e kafshës, të familjes, mallit dhe të fëmijëve )

  

Kur të ndaleni në ndonjë vend thoni: Allahumme enzilna munzelen mubareken ve ente hajr-ul munzilin.  (O Allah, na vendos neve në një vend të bekuar. Ti je Ai që jep vendin më të mirë)

 

Kur të shkoni në treg për ndonjë punë, lexoni këtë lutje:

Eshhedu enla ilahe il-lellah, vahdehu la sherike leh ve enne Muhammeden abduhu ve rasuluh salla'llâhu alejhi ve alih. Allahumme inni eudhu bike min safkatin hasiretin vejeminin faxhiretin ve eudhu bike min bevar-il ejjim. (Deklaroj se nuk ka Zot përveç Allahut, është i vetmi dhe i pashoq. Dhe, padyshim Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij. O Allah mbështetem tek Ti prej tregtisë së dëmshme, betimit të rrejshëm dhe dënimit të mëkatit )

 

Ai që e fal namazin e iqindisë (asr) dhe qëndron në xhami për të pritur namazin e akshamit, është mysafiri i Allahut. Ndërsa Allahu e mirëpret mysafirin dhe ia dhuron atë që dëshiron. Ai që shkon për haxh dhe umre në shtëpinë e Allahut, është mysafir i Allahut. Allahu e mirëpret mysafirin dhe e shpërblen me falje. Kush i jep fëmijës ndonjë pije dehëse, me të cilën nuk është në gjendje ta dallojë të mirën nga e keqja, Allahu Teala do ta burgosë atë në ujin që rrjedh nga trupi i banuesve të xhehenemit përderisa nuk vepron diçka tjetër që e mbulon veprën e kryer.

 

Sadakaja është një mburojë e madhe, një kallkan që e mbron besimtarin prej zjarrit të xhehenemit,  ndërsa për jobesimtarin një kallkan që ia mbron mallin prej humbjes. Pjesa e dhënë e sadakasë nga ana e jobesimtarit, e mbron edhe trupin e tij nga sëmundjet, por në botën e ardhshme nuk do të ketë asnjë hise nga ajo. Gjuha është shkaktare e gjuajtjes së jobesimtarit me fytyrë në xhehenem si dhe shkaktare e shfaqjes së dritës së pastër (nur) banuesve të varrezave. Atëherë, ruajeni gjuhën dhe përmendeni sa më tepër Allahun. Punuesi i statujave do të përgjigjet në ditën e ringjalljes për punën e kryer. Nëse ndonjëri e pastron bërllokun dhe ferrat para jush, i thoni: Allahu të largoftë prej teje atë çka nuk e do . 

 

Kur të dalë ndonjëri nga banja, duhet t i thuhet: Tu bëftë shëndet , ndërsa përgjigja e tij duhet të jetë: Allahu të dhuroftë rehatinë ! Nëse të thotë ndonjëri Selami i Allahut qoftë me ty , atëherë ktheja Edhe me ty qoftë selami i Allahut dhe t u bëftë vendi yt xheneti . Së pari lavdërohet e pastaj kërkohet. Së pari gjenduni në falënderim (Hamd) tek Allahu, e pastaj kërkoni plotësimin e nevojave. O ti person që bën lutje, mos kërko të pamundshmen dhe të ndaluarën nga Allahu. Nëse dëshironi ta uroni lindjen e foshnjës mashkull të ndonjërit, atëherë thoni: Të qoftë i bekuar nga Allahu kjo dhuratë! I mundësoftë Allahu ta arrijë përkryerjen dhe ty të mundësoftë të mbarën e tij !  

 

Kur të arrini në Meke, putheni gurin e zi (Haxherul Esved) me gojë, me pjesët me të cilat kryhet sexhdeja dhe me ballë, ashtu siç bënte Hz Resulullahu (s.a.a.). Kur ta uroni haxhiun e kthyer nga Meka, thoni kështu: Allahu t i pranoftë ibadetet, të dhuroftë shpërblim për mundimet e tua, të kompensoftë shpenzimet e tua dhe mos u bëftë haxhi i fundit . Frikohuni prej njerëzve të ulët, ngase ata nuk frikohen nga Allahu.  

Allahu Teala na zgjodhi neve nga e tërë sipërfaqja e Tokës; për ne na i zgjodhi ithtarët (shia); ata janë që na ndihmojnë neve; gëzohen me gëzimin tonë; pikëllohen me pikëllimin tonë;  sakrifikojnë jetën dhe mallin për rrugën tonë; ata janë nga ne dhe te ne do të kthehen. Nëse ndonjëri nga ithtarët tanë punon ndonjë vepër të ndaluar nga ana jonë, padyshim se do ta godasë ndonjë fatkeqësi në mallin, fëmijën ose shpirtin e tij në mënyrë që të pastrohet dhe të dalë para Allahut pa mëkate.

 

Nëse i mbetet ndonjë pjesë e mëkateve, do t i vështirësohet vdekja e tyre, në mënyrë që gjatë marrjes së shpirtit t i pastrohen edhe ato mëkate të mbetura dhe të vdesë plotësisht i pastër. Çdonjëri që vdes nga pasuesit tanë, është sadik(Personi që e flet gjithnjë të vërtetën ) dhe martir (shehid), sepse, ai ka besuar Allahun dhe të Dërguarin e tij, ka besuar në udhëheqjen (velajet) tonë dhe ka dashur e urryer për hir tonin. Çdokush që i zbulon sekretet tona, Allahu do t ia shijojë atij dënimin e hekurit (do të vritet me shpatë). 

 

Kryeni synetin e fëmijës së porsalindur në ditën e shtatë të lindjes së tij; mos t ju pengojë nxehtësia dhe të ftohtit në këtë punë, sepse, syneti mundëson pastrimin e trupit. S'ka dyshim se, sipërfaqja e Tokës i ankohet Allahut për shkak të urinës së njeriut që nuk është bërë synet. Ekzistojnë katër lloje të dehjes: Dehja e rinisë; dehja e pasurisë; dehja e gjumit dhe dehja e qeverisjes. Gëzohem, nëse besimtari duhet të përdorë lulen e hamamit njëherë në çdo pesëmbëdhjetë ditë.

 

Mos hani shumë peshq, sepse, ngrënia e tepërt e peshkut e shkrin trupin; shumon gëlbazën dhe e ngurtëson gjakun. Ushqimi i gatuar nga qumështi është shërim për çdo sëmundje, përveç vdekjes.  Shegën hajeni bashkë me pjesën e brendshme të shtresës mbuluese, sepse, e nxin lukthin, e ngjall zemrën dhe e largon vesvesen e shejtanit.   Hani barin e çikores, sepse, për çdo mëngjes mblidhet nga një pikë ujë xheneti në gjethin e saj.

Pini ujin e shiut, sepse, përveç që e pastron trupin njëkohësisht edhe e shëron atë. Allahu Teala thotë: Ju lëshoj shi nga qielli për t'ju pastruar me të, largoj prej jush të shtimet e shejtanit (Enfal, 11). Bari çore (një bimë, farat e të cilave u qiten përmbi gurabije) është shërim për çdo sëmundje. Mishi i lopës është sëmundje, ndërsa qumështi dhe yndyra e tij janë shërim.  

 

Për gruan shtatzënë nuk ka ushqim më të mirë sesa hurma e freskët. Allahu Teala e bëri këtë shpallje: E ti shkunde trupin e hurmës se do të të bien ty hurma të freskëta (Merjem, 25) Lyejeni kërthizën e sapo të lindurit me hurmë. Kështu veproi Hz Resulullahu (s.a.a.) me Hasanin dhe Hysejnin.  Kur të gjendeni në marrëdhënie seksuale me gruan tuaj, mos u ngutni sepse edhe gruaja e ka dëshirën e saj ashtu sikur mashkulli. Nëse ndonjërit prej jush ju bie në sy ndonjë femër dhe ndien ndonjë dëshirë për atë femër, le të shkojë te gruaja e vet... mos t'i lejojë shejtanit që t i afrohet te zemra e tij.

 

Le ta largojë syrin nga gruaja e ndaluar. Nëse nuk është i martuar, le t i falë dy reqate namaz dhe le të falënderojë shumë Allahun. Kur gjendeni në marrëdhënie seksuale me gruan, mos flisni shumë. Mund të jetë kjo shkak që fëmija e juaj të lind memec. Mos ia shikoni brendësinë e organit gjenital të gruas, sepse mund të ndodhë që fëmija juaj të bëhet me njolla. Gjatë kryerjes së marrëdhënies seksuale lexoni këtë lutje: Allahumme inni istahleltu ferxheha biemrike ve kabiltuha biemanike, fe in kadhejte minha veleden fe xh'slhu zekeren seviyyen ve la texh'el lish-sheytani fihi shirken ve nasiba. (O Allah, këtë femër e bëra hallall për vete në bazë të urdhrit tënd dhe e pranova si amanet. Nëse më ke përcaktuar një fëmijë nga kjo femër, bëre atë pa të meta dhe mos e bën ortak shejtanin me atë fëmijë)

  

Tenkije (Pastrimi i brendësisë së zorrës së trashë me ujë) është njëra prej katër gjërave që i ka rekomanduar Hz Resulullahu (s.a.a.). Tenkije është prej gjërave më të mira me të cilat e shërojmë veten; e zgjeron barkun, shëron sëmundjet shpirtërore dhe e forcon trupin. Nuhateni erën e lules së manushaqes, sepse, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Sikur t'i kishin ditur njerëzit veçoritë e lules së manushaqes, do ta kishin pirë ujin e tij.  Largohuni nga marrëdhëniet seksuale në fillim dhe kah mesi i muajit, sepse në këto dy kohëra shejtani është në kërkim të fëmijëve (bëhet ortak i tyre). Ruajuni nga haxhamati (lëshimi i gjakut nga trupi) të mërkurave dhe të premteve. Në përgjithësi, dita e mërkurë është një ditë fatkeqe dhe në këtë ditë është krijuar xhehenemi. Në ditën e premtes, ekziston një kohë që nëse ndonjë person është duke bërë haxhamat, do të përballet me vdekjen.