FJALIMI QË KA TË BËJË ME HARXHIMIN E PASURISË  NË VENDIN E DUHUR  

 

Gjatë luftës së Sifinit, Hz Aliu (a.s.) vërejti se disa prej luftëtarëve të tij ishin duke kaluar në anën Muavijes për shkak të pasurisë së dhuruar ndaj tyre (zaten njerëzit janë shërbëtorët e kësaj bote) dhe, disa sahabe  i thanë Hz Aliut (a.s.): Edhe ju dhurojuni të tjerëve nga pasuria dhe nga  mallrat atyre që janë me prejardhje të njohur familjare, aristokratëve dhe atyre që frikoheni se do të ndahen nga ju ose do t ju kundërshtojnë. Kur të zotëroni me situatën dhe të filloni me zbatimin e drejtësisë, atëherë prenë e luftës ndajeni në pjesë të barabartë .

Atëherë, Hz Aliu (a.s.) e dha këtë përgjigje: A po më sugjeroni që të gjendem në padrejtësi ndaj myslimanëve, ndaj të cilëve jam caktuar si komandues, me qëllim të korrjes së fitores kundër Muavijes? Betohem në Allahun se, përderisa nata ta përcjellë ditën dhe yjet të vështrojnë njëri tjetrin, unë nuk do t i afrohem kësaj pune. Edhe sikur të ishte kjo pasuria ime, prapë do t i kisha ndarë popullit në pjesë të barabarta; ndërsa, kjo është pasuria e tyre . Pastaj heshti për një çast, dhe vazhdoi: Ai që ka pasuri, duhet të frikohet prej rënies në ngatërresë.

 

Dhënia e pasurisë ndaj atij që nuk ka të drejtë për të, është tejkalimi i kufirit dhe shkapërderdhje. Kjo shkapërderdhje ia mundëson njeriut arritjen e një pozite të lartë në mesin e popullit, por kjo do ta nënçmojë atë para Allahut. Dhënia e pasurisë për atë që nuk e meriton, jo vetëm që ai nuk do të jetë falënderues për këtë pasuri, por prej pasurisë së personit të tillë do të përfitojnë të tjerët. Edhe nëse ndonjëri bëhet mik me personin e tillë, ai do të jetë ndër mashtruesit dhe lajkatarët. Ai do t i afrohet atij vetëm për të marrë diçka që ka marrë edhe më herët prej tij, por kur të rrëshqassë këmba e tij (të pasurit) dhe të vijë në një gjendje të rëndë, ky do të shndërrohet në mikun më të keq dhe shokun më të poshtëruar, përkundër ndihmave dhe mirësive që i ka pranuar. 

 

Përderisa bëhesh koprrac në rrugën e Allahut dhe gjendesh në dhurim ndaj të padijshmëve, emri yt do të zërë vend në gojët e tyre. Cili fat mund të jetë më i shëmtuar dhe më i keq se ky? Cila mirësi mund të jetë më e padobishme dhe pa rezultat? Ai që zotëron pasuri, duhet t i ndihmojë të afërmve të tij, t i qerasë mysafirët, t i ndihmojë atij që është në vështirësi dhe në skllavëri, atij që ka borxh, që ka mbetur në rrugë, t u ndihmojë atyre që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe që janë të varfër. Njeriu duhet ta detyrojë veten me punët që përmbajnë sevape dhe në realizimin e të drejtave të tjerëve. Përmes tyre do të fitojë nderin në këtë botë dhe virtytet në botën tjetër.