FJALËT KRITIKUESE NË LIDHJE ME KËTË BOTË DHE KËNAQËSITË E SAJ  

 

Ju këshilloj që të përmbaheni nga kjo botë, sepse, nga jashtë bota është e ëmbël; dukja e saj e gjelbër; është joshëse; është e mbuluar me përmallime; ajo mëtohet për shkak të kënaqësive që përvetësohen shumë shpejt dhe që janë jetëshkurtra; zhvillohet përmes dëshirave; zbukurohet përmes mashtrimeve, por gëzimi nuk është i përhershëm dhe nuk mund të sigurohesh prej vështirësive që vijnë papritmas.  Ajo është mashtruese, dëmtuese, kalimtare, tretëse, shpenzuese dhe shkatërruese.

 

Ata që e dëshirojnë atë, që dëshirojnë ta përvetësojnë atë dhe t i përmbushin dëshirat e tyre, nuk do të mund të shkojnë përtej asaj që ka thënë Allahu: Paraqitu atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për çdo send. (Kehf, 45 Nuk ekziston askush që gëzohet dhe qeshet, e pastaj të mos vajtojë nga hidhërimi dhe nga pikëllimi; nga bollëku të mbushë barkun dhe në fund të ngarkojë shpinën e tij me mospasje. Nuk ekziston asnjë 

 

shi që sjell begati, të cilin nuk e përcjellin retë e vështirësisë. Nëse i ndihmon ndonjërit në mëngjes, në mbrëmje nuk do të të njoh më. Nëse njëra anë i duket e lehtë për gëlltitje dhe e ëmbël, ana tjetër do t i vijë e hidhur dhe e sëmurë. Në mbrëmje do të vishesh me rroba të sigurisë, ndërsa mëngjesin do ta presësh të frikësuar. Bota është mashtruese, gjithçka që ka aty, është mashtruese. Është kalimtare dhe do të zhduket gjithçka që ekziston aty.

 

Nuk ka të mbarë në asgjë, përveç te devotshmëria që të ruan nga mëkati. Ai që tregon kënaqësi me të paktën e saj, do të drejtohet kah përfitimi i shumë gjërave që do ta shpien atë kah e sigurta. Ai që përfiton shumë gjëra prej saj, nuk do të mund t i mbajë ato për një kohë më të gjatë. (Në Nehxh ul Belaga shkruan: Ai që përfiton shumë gjëra prej kësaj bote, ka përfituar gjërat që do ta shkatërrojnë) Sa e sa të sigurt kanë pësuar nga vështirësitë e papritura dhe sa e sa besimtarë i ka rrëzuar në tokë; sa njerëz të kujdesshëm i ka mashtruar dhe sa e sa të mëdhenj i ka përbuzur e nënçmuar; sa kryelartë i ka varfëruar dhe i ka lënë të uritur, dhe sa e sa zotërues të pozitave dhe kurorave i ka shtrirë me fytyrë në tokë! Në këtë botë mbretëron përbuzja.

Jeta në të është e turbullt. Uji i ëmbël i saj, është i hidhur dhe i njelmët; shija e saj ta djeg qiellzën e gjuhës. Synimi i të gjallit është vdekja, dhe synimi i të shëndoshit është sëmundja; i fuqishmi është i ekspozuar rrënimit. Pasuria e tij është e përkohshme. I shenjti pëson humbje; ai që është i sigurt, do të bie në vështirësi; ai që kërkon strehim, do të plaçkitet.

Dhe, të gjitha këto, bota i vështron përmes vështirësive të vdekjes dhe duke qëndruar afër një gjyqtari të drejtë në ditën e kiametit. Për t i dënuar ata që kryejnë vepra të këqija dhe për t i shpërblyer ata që bëjnë vepra të mira. (Hud, 15) A nuk jemi ne në vendin e atyre që kanë jetuar më gjatë se ne, gjurmët e të cilëve janë më të qarta, që kanë qenë më të përgatitur se ju, ushtritë dhe inati i të cilëve kanë qenë më të mëdha se tuajat? A nuk e adhuronin edhe ata këtë botë? A nuk e zgjodhën këtë botë? Pastaj, shkuan të përbuzur prej kësaj bote!

 

- Po ju, a edhe ju do të zgjidhni një botë të tillë tradhtare? A i besoni dhe e lakmoni një bote të tillë dhe, a i mbështeteni asaj? Allahu thotë: Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t'ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t'u mungojë gjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehenemi. Atë që punuan dhe vepruan ata, ka  dështuar dhe është asgjësuar (Hud, 15-16). Sa vend i keq është kjo botë për ata që nuk i frikohen dhe nuk ndiejnë asnjë shqetësim ndaj saj. Dijeni që ju do ta braktisni atë.

Bota është e tillë, ashtu sikur që e ka përshkruar Allahu: O ju njerëz, dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër veçse lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari ndërmjet jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve. (Hadid, 20) Merrni mësim nga ata që kanë ndërtuar vendbanime të sigurta dhe fortesa në kodra të larta, pa pasur ndonjë nevojë për to, dhe që kanë shpresuar se do të mbesin përgjithmonë aty, duke thënë: Kush ka fuqi më të fortë se ne? (Fusilet, 15). Merrni mësim edhe nga vëllezërit që i keni parë me sy; se si i keni lëshuar nëpër varre ata; u vendosën nëpër varreza pa u bërë thirrje atyre që të shkojnë atje.

 

Vendstrehimi i tyre u bë varri, qefini i tyre u bë dheu, fqinjët e tyre u bënë eshtrat e  thatë. Një fqinj i tillë, që kur ta thërret nuk të përgjigjet dhe nuk mund ta parandalojnë mizorinë (nuk mund ta largojë poshtërimin që i ka qëlluar); nuk mund ta vizitojnë askënd dhe t i pyesin për gjendjen e tyre. Urrejtja e tyre është humbur, janë bërë të butë. Lakmia e tyre ka vdekur dhe janë bërë të pavëmendshëm. As nuk frikohet nga sulmi i befasishëm i tyre, as nuk shpresohet ndihma e tyre. Sikur nuk kanë ardhur fare në këtë botë; Allahu për ata thotë: E ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej ndokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre (Kasas, 58). E kanë zëvendësuar sipërfaqen e tokës me nëntokë, gjerësinë me një ngushtim, të afërmin me kurbet dhe dritën me mizorinë. Ashtu sikur që u krijuan nga dheu, prapë u kthyen në të këmbëzbathur dhe lakuriqë. Migruan nga kjo botë në jetën e përhershme bashkë me veprat e tyre, dhe janë bërë banorë të asaj bote. Në lidhje me këta, Allahu ka thënë: Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë. (Enbija, 104)