Imam Ali Riza a.s.

 

 

HADITHET IMAM EBU L HASAN ALI RIZËS LIDHUR ME URTËSINË, KËSHILLAT, MORALIN E BUKUR, ASKETIZMIN DHE DEVOTSHMËRINË  

 

9.1 PËRGJIGJET NDAJ PYETJEVE TË ME MUNIT  LIDHUR ME DISPOZITAT E PËRGJITHSHME ISLAME  

 

Rrëfehet se Me muni e dërgoi Fazl ibn Sehlin, të njohur me nofkën Dhurrijasetejn, tek Imam Riza, me këtë mesazh: Dëshiroj që të përmbledhësh në një vend të lejuarat, të ndaluarat, obligimet dhe rekomandimet e Islamit, sepse, ju jeni burimi i diturisë dhe udhëheqësi i njerëzve . Imami (a.s.) kërkoi letër dhe laps, pastaj i tha Fazlit që të shkruaj: Bismil-lahir-rahmanir-rahim Para së gjithash, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, është i vetmi, strehuesi i atyre që janë në nevojë, nuk ka ortak as fëmijë, është mbrojtësi i çdo gjëje dhe nuk ndien nevojë për asgjë, dëgjon, sheh, është i fuqishëm, i përhershëm dhe dritë, i dijshmi që është i pastër nga padituritë, i gjithëfuqishëm që nuk ndien paaftësi, i pasur që nuk ndien nevojë, i drejtë që nuk bën padrejtësi, që ka krijuar gjithçka, që asgjë nuk i përngjan Atij, që nuk e ka të kundërtën, të njëjtin dhe shembullin; dhe Muhamedi (s.a.a.) është robi i Tij, i dërguari dhe i besueshmi i Tij, i zgjedhuri prej mesit të njerëzve, zotëria i të dërguarve, i fundi i profetëve, më i epërmi prej të gjitha botëve dhe se mbas tij nuk do të vijë asnjë profet, nuk do t i ndryshohet sheriati dhe gjërat që i ka sjellë janë më se të qarta.

 

E pranojmë atë si të dërguar si dhe të gjithë të dërguarit (resul dhe nebi) dhe udhëzuesit. E pranojmë Librin e Tij të drejtë që: Atij nuk mund t'i vishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit . (Fusilet, 42). Është ruajtësi i çdo libri të shpallur para tij dhe të gjitha janë të vërteta, prej të parit deri tek i fundit. Besojmë në të gjitha lajmet e tij, të qarta dhe më pak të qarta, të përgjithshme dhe të posaçme, premtimeve dhe të premtuarve, të anuluara dhe të prera.

Asnjëra prej krijesave nuk mund ta sjellë të ngjashmen. Dëshmojmë se Ali ibni Ebi Talibi (a.s.) është udhëzuesi dhe udhëheqësi i besimtarëve mbas të Dërguarit (s.a.a.), që i drejton punët e myslimanëve, që flet nga Kurani, që ka njohuri për gjykimet e tij, që është vëllai, trashëgimtari dhe kalifi i të Dërguarit, që afërsia e tij me të Dërguarin (s.a.a.) është sikur afërsia e Harunit ndaj Musës. Udhëheqësi i besimtarëve dhe udhëzuesi i të devotshmëve.

 

Është Imami i atyre që duart dhe këmbët i ka të pastra dhe fytyrën e ndriçuar (organet e abdesit të të cilëve u shkëlqejnë në ditën e Kiametit), kryetari i besimtarëve dhe më i epërmi prej trashëgimtarëve të profetëve. Mbas tij vijnë Hasani e Hysejni dhe Imamët tjerë që kanë ardhur me rend. Ata janë pasardhësit e të Dërguarit, më të dijshmit në lidhje me Librin dhe Traditën, më të drejtët gjatë gjykimit dhe më të denjë prej të gjithëve për pozitën e Imamit në çdo kohë. Ata janë dorëzat e sigurta dhe Imamët e udhëzimit; udhëheqësit e banorëve të kësaj bote përderisa Allahu ta trashëgojë këtë botë, I Cili është trashëgimtari më i mbarë prej të gjithë trashëgimtarëve.

Është i humbur ai që i kundërshton ata dhe që bën thirrje kah devijimi; të tillët e kanë braktisur udhëzimin. Ata janë përkthyesit e Kuranit dhe zëdhënësit e të Dërguarit. Kush vdes pa i njohur emrat e tyre dhe të baballarëve të tyre dhe udhëheqjen e tyre, do të vdesë me vdekjen e të padijshmit. Sjelljet dhe qëndrimet e tyre fetare janë devotshmëria, nderi, drejtësia, lidhja për fe, përpjekja, kthimi i amanetit ndaj të mirit dhe të keqit, zgjatja e sexhdeve, falja e namazit të natës, largimi nga harami, pritja e shpëtimit me durim, shoqëria dhe fqinjësia e mirë, kryerja e bamirësisë, mosshkaktimi i vuajtjeve, fytyra e buzëqeshur, këshillimi i besimtarëve, të ardhurit keq dhe sikur që ka urdhëruar Libri i Allahut, larja e fytyrës dhe e duarve dhe fërkimi (mes h) i kokës dhe këmbëve.

 

Është detyrim (farz) që fytyra dhe duart të lahen vetëm një herë gjatë marrjes së abdesit; nëse lahen edhe një herë, është përkryerje dhe nëse lahen më shumë se dy herë, është mëkat dhe nuk ka sevap. Abdesin e prishin vetëm gazi (që del prej zorrës së trashë), urina, kryerja e nevojës, gjumi dhe të qenët xhunub. Kush e bën mes h-in përmbi mes h, ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe abdesi i tij është i pavlefshëm. Sepse, Aliu (a.s.) ka kundërshtuar të tjerët në lidhje me këtë. Kur tha Ymeri: Unë e kam parë Resulullahun që të bëjë mes h përmbi mes h , Aliu (a.s.) e pyeti: A ka qenë para apo mbas zbritjes së sures Maide (në këtë sure qartësohet mënyra e marrjes së abdesit)? Ymeri u përgjigj: Nuk e di .

Atëherë Aliu (a.s.) i tha: Por, unë e di. Mbas zbritjes së sures Maide, Resulullahu më nuk bëri mes h përmbi mes h . Larja e trupit (gusull) është detyrim (farz) mbas aktit seksual, mbas daljes së spermës në gjumë, mbas pastrimit mujor te femrat dhe trupit të të vdekurit mbas vdekjes. Ndërsa gusulli traditë (sunnet) është për ditën e premte, bajramin e kurbanit dhe të fitrit, gjatë hyrjes në Meke dhe Medine, pastaj gusulli i vizitës, ihramit (veshja e haxhilerëve), ditës së Arefes, ditës së parë, nëntëmbëdhjetë, njëzetenjëtë dhe njëzetetretë të muajit të Ramazanit.

 

Namazet e obliguara ditore janë këto: Dreka katër, iqindija katër, akshami tri, jacija katër dhe sabahu dy reqate; që gjithsejt bëjnë 17 reqate. Namazet sunnet janë 34 reqate: para dreke 8 dhe mbas dreke 8, mbas akshamit  4, mbas jacisë 2 në gjendjen e ulur-që llogaritet si një, gjatë kohës së agimit 8, vitri 3 (dy reqate shef dhe një vitër) dhe mbas vitrit edhe 2 reqate të sabahut. Namazi duhet të falet sapo të hyjë koha e faljes së tij. Çdo reqat i falur me xhemat është baras me dymijë reqate të falura në mënyrë individuale.  Mos u fal mbrapa mëkatarit dhe atyre që nuk e pranojnë udhëheqjen e Imamëve. Mos u fal mbi lëkurën e kafshëve të papastra dhe gjakatare.

Nëse gjatësia e rrugës është në një drejtim katër fersaha (përafërsisht 5 km) dhe në drejtimin e kundërt katër fersaha, namazi i tillë është namazi i udhëtarit (seferi); aty ku e fal namazin e udhëtarit, aty edhe e ndërpret agjërimin. Katër namaze përmbajnë kunutin: sabahu, dreka e iqindia, akshami e jacia dhe namazi i Xhumasë. Të gjitha kunutet janë para ruqusë dhe mbas kiratit (leximit të Fatihas me suren). Namazi i xhenazes përmban pesë tekbire; nuk ka ruqu dhe sexhde. Varri duhet të jetë në formë katërkëndëshi dhe i drejt; jo në formën e gungës së devesë (në formën e kodrës). Bismilahi i sures Fatiha lexohet me zë gjatë namazeve.

 

Zeqati i obliguar për dyqind dërhem (para prej argjendi) është pesë dërhem; për shumën më të vogël se kjo nuk paguhet zeqati. Për shumën më të madhe se dyqind dërhem paguhet nga një dërhem për çdo 40 dërhem; nëse është më pak se 40 dërhem dhe nëse nuk ka kaluar një vit mbi atë sasi, nuk paguhet zeqati. Zeqati duhet t'u paguhet vetëm udhëheqësve (Imamëve) dhe njohësve që e dinë mënyrën e shpërndarjes së tij. Për çdo njëzet dinar (parat e arit) paguhet gjysmë dinari zeqat. Humusi bëhet obligim vetëm njëherë për tërë mallin. Zeqati i grurit, elbit, hurmës, rrushit të tharë, sasia e të cilëve arrin deri në pesë vaska (përafërsisht 850 kg) dhe të drithërave tjera që mbijnë nga toka, është një e dhjeta e tyre, nëse ujiten përmes ujit të shiut e të lumit; por, nëse ujiten përmes ujit të pusit, zeqati është një e njëzeta. Kjo vlen edhe për të pasurin edhe për të varfrin.

Prej drithërave tjera jepet vetëm nga dy grushte (zeqati për grurin, elbin, hurmën dhe rrushin e tharë është i detyrueshëm, por për drithërat e tjerë është i rekomanduar). Sepse, Allahu nuk e rëndon asnjërin më shumë sesa që ka fuqi; nuk e obligon robin me diçka që i tejkalon mundësitë e tij. Një vask është sa 60 sa; çdo sa bën 6 ritl ose 4 mudd.

Çdo mudd është sa 2 ritl të Irakut dhe ritli është sa një e katërta. Hz Sadiku (a.s.) ka thënë: Një sa bën 9 ritl të Irakut dhe 6 ritl të Medines (një sa është përafërsisht 3 kg dhe një mudd përafërsisht 750 gr). Zeqati i fitrit është detyrim për çdo të vogël e të madh, të lirë dhe skllav. Zeqati i fitrit është gjysmë sa (përafërsisht 1,5 kg) prej grurit, ndërsa një sa prej hurmës dhe rrushit të tharë. Është e lejuar dhënia e zeqatit të fitrit vetëm atyre që e pranojnë udhëheqjen e Imamëve. Zeqati i fitrit është nga sadakaja e detyruar.

 

Menstruacioni nuk mund të zgjasë më pak se tre dhe më shumë se dhjetë ditë. Nëse kalojnë më shumë se dhjetë ditë apo më shumë sesa që i zgjat periudha e menstruacionit, duhet të marrë gusull dhe të falë namaz. Gjatë menstruacionit, femra nuk e fal namazin dhe të njëjtën nuk duhet ta falë edhe mbas kryerjes së menstruacionit (si namaz i kaluar); nuk agjëron, por atë duhet ta agjërojë më vonë. Agjërimi i muajit të Ramazanit fillon me vërejtjen e hënës së Ramazanit dhe kryhet me vërejtjen e hënës së Shevalit. Namazi i teravisë nuk falet me xhemat. Është e preferuar agjërimi nga tri ditë gjatë çdo muaji; një nga çdo dhjetë ditë: të enjten e dhjetë ditëve të para, të mërkurën e dhjetë ditëve të dyta dhe prapë të enjten e dhjetë ditëve të fundit.

Agjërimi i muajit të Shabanit është i bukur dhe prej Traditës. Në lidhje me këtë, Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Muaji i Shabanit është muaji im, Ramazani është muaji i Allahut . Agjërimet e lëshuara të Muajit Ramazan mund të mos kompensohen përnjëherë të gjithë. Është detyrim shkuarja në haxh dhe vizita e shtëpisë së Allahut për personin që ka fuqi për të shkuar. Me fuqi nënkuptohet furnizimi dhe mjeti bartës. Për ata që vijnë nga larg është i lejuar vetëm haxhi Temettu; nuk është i lejuar haxhi i Kiranit dhe i Ifradit, sikur që e bëjnë të tjerët.

 

Nuk është e lejuar veshja e ihramit para Mikatit. Allahu Teala thotë: Plotësojeni haxhin dhe umren për hir të Allahut (Bekare, 196). Nuk është e lejuar prerja për kurban e kafshëve, testitet e të cilëve janë të prera. Sepse, ajo është e mangët. Është e lejuara kafsha, testitet e së cilës janë të përdredhura. Xhihadi bëhet sipas urdhrit të Imamit të drejtë. Kush mbytet duke e mbrojtur, mallin, pronën dhe shpirtin e tij, është martir.

Nuk është i lejuar mbytja e jobesimtarëve gjatë kohës së shtirjes (takije); vetëm nëse shpirti yt nuk është në rrezik dhe ai (jobesimtari) është vrasës apo ka bërë padrejtësi. Nuk është i lejuar shpenzimi i mallit të personave kundërshtarë apo që nuk janë kundërshtarë, në vendin e padrejtë. Shtirja (takija) është obligim në vendin ku duhet të zbatohet (aty ku sundon armiku dhe ku nuk ke mundësi për të kundërshtuar). Nëse je nën takije duke pasur për qëllim largimin e zullumit të të padrejtit, dhe nëse në këtë gjendje ke premtuar e pastaj nuk e ke mbajtur premtimin, atëherë nuk ke nevojë për shpagesë të mosmbajtjes së premtimit.

 

Shkurorëzimi duhet të bëhet sipas urdhrit të Allahut dhe traditës së Resulullahut (s.a.a.). Nëse nuk është në përputhje me traditën atëherë nuk është e vlefshme. Shkurorëzimi që është në kundërshtim me Kuranin, nuk është shkurorëzim. Ngjashëm, shkurorëzimi që është në kundërshtim me traditën, nuk është shkurorëzim. Një mashkull nuk mund të kurorëzojë në të njëjtën kohë më shumë se katër gra të lira. Nëse e shkurorëzon një grua tri herë, në përputhje me traditën, nuk mund ta martojë prapë pa u martuar me një tjetër burrë dhe pa u shkurorëzuar prej tij. Udhëheqësi i Besimtarëve Aliu (a.s.) ka thënë: Ruajuni nga gruaja me tri shkurorëzime (e cila shkurorëzohet tri herë nga një xhemat). Sepse, ato i kanë burrat e vet (përderisa t i realizohen shkurorëzimet) .

 

Hz Resulullahu (s.a.a.) sillte salavate gjatë çdo rasti, e posaçërisht kur frynte era dhe ai teshtinte. Është prej detyrave të fesë të dashuruarit e miqve dhe miqve të miqve, urrejtja e armiqve të Allahut dhe të qëndruarit larg prej tyre dhe prijësve të tyre. Prindërve duhet t'u gjendesh në mirësi. Nëse janë politeistë, nuk do të respektosh besimin e tyre por duhet të kalosh mirë me ta, sepse, Allahu ka thënë: Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata (Llukman, 14-15. Udhëheqësi i Besimtarëve Aliu (a.s.) ka thënë: Ata (Ithtarët e librit) nuk agjëronin dhe nuk falnin namaz për dijetarët dhe për prijësit e fesë së tyre; njerëzit i respektonin ata vetëm kur urdhëronin nënshtrim ndaj Allahut. (Kurani i ka kritikuar Ithtarët e Librit, sepse i kishin hyjnizuar dijetarët dhe prijësit fetarë të tyre. Ky hadith shpjegon se çka nënkuptohet me hyjnizimin e tyre) Pastaj, tregoi një hadith nga Hz Resulullahu (s.a.a.): Kush tregon respekt ndaj një krijese tjetër, përpos Allahut, do të bëhet jobesimtar dhe do ta hyjnizojë atë krijesë . Nëse theret shtaza dhe pastaj kuptohet se ka qenë shtatzëne, fetusi i tij është hallall. Mëkatet e të Dërguarve janë gjëra të vogla të falura, për hir të pozitës së tyre të profetit. Ashtu sikur që ka urdhëruar Allahu, në hiset trashëguese nuk ka avl. (Një pikëpamje, sipas së cilës zvogëlohet hisja gjatë ndarjes së trashëgimisë ) Përderisa të ekzistojnë nëna, baba dhe fëmijët, trashëgimia nuk mund të arrijë te të tjerët jashtë burrit dhe gruas. Në trashëgimi ka përparësi ai, hisja e të cilit është e ditur, prej atij që nuk ka hise. Në fenë e Allahut nuk ka asabe.  (Pikëpamje, sipas së cilës tepron trashëgimia mbas që të bëhet ndarja e saj. Sipas Ehli Sunnetit, një pjesë e mbetur e mallit që ka mbetur mbas ndarjes së pasurisë së mashkullit, ndahet në mes axhallarëve dhe fëmijëve të tyre; ndërsa, sipas Ehli Bejtit, kjo pjesë ndahet në mes të hisedarëve të njëjtë dhe sipas përqindjeve të njëjta, ashtu siç është ndarë pjesa kryesore e mallit. )

 

Për fëmijën e porsalindur, në ditën e shtatë, prehet kurbani për të porsalindurin, i shkurtohen flokët, i caktohet emri dhe ndahet lëmosha në ar apo argjend, për aq sa është pesha e flokëve të prera Veprat e robërve janë të krijuara nga ana e Allahut sipas natyrës së paracaktimit, jo sipas natyrës së krijimit. Mos beso se robi është i lirë që të veprojë vetëm sipas vullnetit të tij ose që është i detyruar të veprojë pa vullnetin e lirë. Sikur që Allahu nuk do të kërkojë llogari prej të pafajshmit për fajin e mëkatarit, ashtu edhe nuk do t i dënojë fëmijët për shkak të fajeve të baballarëve të tyre. , Allahu ka thënë: Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit (Fatir, 18 dhe Zumer, 7) dhe Njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar (Nexhm, 39 ). Allahu është falës, nuk bën padrejtësi.

 

Sikur të kishte bërë padrejtësi ndaj robërve dhe sikur t i kishte devijuar ata, Allahu nuk do të kishte bërë obligim nënshtrimin. Sikur të kishte lënë robërit që të bëhen politeistë dhe që t i bënin ibadet shejtanit, nuk do të kishte zgjedhur të dërguar. Islami dallohet prej Imanit. Çdo mysliman është besimtar (mumin), por çdo mysliman nuk është besimtar. Plaçkitësi nuk do të plaçkitë nëse bëhet besimtar. Alkoolisti nuk do të pijë alkool nëse bëhet besimtar.

Besimtari nuk do ta mbysë egon, të cilin e ka ndaluar Allahu. Dënimin e sheriatit nuk do ta meritojë besimtari dhe politeisti (atë e meritojnë myslimanët). Allahu nuk do ta shpjerë në xhehenem një besimtar, të cilit i ka premtuar xhenetin dhe qëndrimin e përhershëm në të. Një mëkatar dhe dyfytyrësh që e ka merituar xhehenemin për shkak të mëkateve të tij, nuk do të ringjallet bashkë me besimtarët dhe nuk do të llogaritet prej tyre. Xhehenemi i rrethon vetëm jobesimtarët.

 

Çdo mëkat që largon nga urdhrat e Allahut dhe që nxit në padrejtësi kundrejt Allahut, do ta shpjerë pronarin e tij në xhehenem. Është mëkatar i rëndë ai që i përshkruan shok Allahut, që e mohon Atë, që i kryen mëkatet e mëdha. Ndërmjetësimi është i lejuar për ata që kërkojnë ndërmjetësim. Është detyrim urdhërimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes me anë të gjuhës. Imani është kryerja e obligimeve dhe ruajtja prej ndalesave. Imani është besimi me zemër, dëshmia me gjuhë dhe veprimi me organe. Tekbiret e Kurban Bajramit lexohen prej namazit të drekës, të ditës së parë deri në dhjetë namaze (farz) tjera me rend. Ndërsa, tekbiret e Bajramit të Ramazanit lexohen prej Natës së Bajramit deri në pesë namaze tjera farz. Gruaja që ka lindur, mund të mos e falë namazin vetëm njëzet ditë; mbas kësaj duhet të falë.

Nëse pastrohet para kësaj periudhe kohore, do ta falë namazin; në të kundërtën, do të presë deri në njëzet ditë dhe nëse edhe mbas kësaj kohe nuk pastrohet, do të marrë gusull dhe do të falë sikur gruaja të cilës i ka kaluar periudha e menstruacionit por që ende nuk është e pastër. I përket fesë sonë që të besojmë për dënimin në varr, në engjëjt Nekirin e Munkerin, në ringjalljen mbas vdekjes, dhënien e llogarisë, peshoren dhe urën e Siratit, të qëndruarit larg prej liderëve të devijuar dhe ithtarëve të tyre, t i dashurojmë miqtë e Allahut dhe të dimë si të ndaluar të paktën dhe të shumtën e alkoolit. Çdo gjë dehëse është alkool.

Është e ndaluar e shumta dhe e pakta e asaj që të deh. Edhe nëse je i shtrënguar për një gjë të tillë, mos pi alkool. Alkooli e shkatërron mendjen dhe e mbyt shpirtin. Është i ndaluar mishi i çdo kafshe gjakatare me dhëmballë dhe mishi i shpezëve me putër, shpretka për shkak se përmban gjak, peshku gjarpër i gjatë dhe pa luspa, peshku i ngordhur që noton mbi sipërfaqen e ujit, peshqit me gjemba, çdo lloj i peshkut që nuk përmban luspa dhe çdo lloj i shpezëve që nuk kanë gushë. Është e lejuar ngrënia e vezës, dy anët e së cilës nuk janë të njëjta.

 

Është e ndaluar ngrënia e çdo veze që i ka të dy anët e njëjta. Mëkatet e mëdha, prej së cilave duhet të qëndrojmë sa më larg janë: Mbytja e egos, mbytjen e të cilit e ka ndaluar Allahu; pirja e alkoolit, shkaktimi i vuajtjeve ndaj prindërve, ikja prej luftës, ngrënia e mallit të jetimit, ngrënia e mishit të papastër, gjakut, mishit të derrit dhe mishi i shtazës gjatë prerjes së të cilës nuk është përmendur emri i Allahut, përveç në rastet kur janë të shtrënguar për një gjë të tillë; ngrënia e kamatës dhe të ndaluarës, mbasi që të bëhet e qartë; bixhozi, matja jo e plotë në peshore, përgojimi i grave të ndershme, prostitucioni, dëshmia në vendin e rrejshëm, humbja e shpresës nga mëshira e Allahut, të mos frikësohemi nga dënimi i Allahut, bashkëpunimi me të padrejtët, mbështetja tek ata, betimi në vendin e rrejshëm, mosdhënia e të drejtës njerëzve duke mos qenë në vështirësi, kryelartësia, mohimi, shkapërderdhja, pabesia, ikja nga dëshmia, zbavitja përmes instrumenteve të ndryshme muzikore që të parandalojnë nga të përmendurit e Allahut dhe insistimi në kryerjen e mëkateve të vogla. Këto janë esencat e fesë. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Përshëndetja dhe paqja qoftë për të Dërguarin dhe pasardhësit e tij!  

 

9.1.1 FJALËT LIDHUR ME NJËSINË E ZOTIT  

 

Me muni kishte mbledhur shumë dijetarë dhe e kishte caktuar Imran-es Sabi-në që të kryesojë në parashtrimin e pyetjeve ndaj Imamit (a.s.). Imami (a.s.) u dha përgjigje të gjitha pyetjeve të dijetarëve që ishin prezentë dhe në fund doli fitues ndaj të gjithë dijetarëve. Këtu do të përcjellim vetëm një pjesë të debatit në mes tyre, sepse hadithi është shumë i gjatë: Imran-es Sabi: A e njohim ne Allahun përmes qenies së Tij apo përmes atributeve të Tij?

 Imami (a.s.): Qenia e Tij e lartësuar është e para, tek dhe dritë (nur) e përjetshme; nuk ka ortak apo ndonjë gjë që është bashkë me Të. Ai është një që nuk e ka të dytin. As Qenia nuk është e njohur as ekzistenca nuk është e panjohur. As nuk është i qartë, (është i hapur sikur krijesat tjera), as nuk është i paqartë (fshehur). As nuk është në kujtesë, as nuk është harruar dhe nuk është diçka që mund të emërohet me emrin e ndonjë krijese tjetër. Për këtë arsye, është një Qenie që ekziston me vetë qenien e Tij (mbështetet në të Qenurit e Tij); është një dritë që nuk ndien nevojë për askënd përveç Vetes. Nuk ka filluar të ekzistojë prej një kohe të caktuar dhe nuk do të ekzistojë deri në një kohë të caktuar. As nuk qëndron mbi ndonjë gjë (nuk ka pozitë të caktuar), as nuk është i fshehur mbrapa ndonjë gjëje, as nuk është i fshehur në brendi të ndonjë gjëje.

 

Nëse i vjen në mendjen e njeriut ndonjë dritë, shembull, hije apo iluzion në lidhje me Të, nuk mund ta shprehë atë përmes fjalëve. Ai i zotëronte të gjitha atributet edhe në kohën kur nuk ekzistonte asgjë përveç Tij dhe pa e filluar krijimin. Nuk është e drejtë të thuhet në kohën kur nuk ekzistonte asgjë sepse, as koha nuk ekzistonte. Këto janë shprehje që janë lajmëruar më vonë dhe qëllimi i paraqitjes së tyre ka qenë shpjegimi i qëllimit dhe përfitimi prej tyre.

O Imran, a e ke kuptuar?  Imrani tha: Po, e kuptova Pastaj, Imami (a.s.) vazhdoi: Dije që përfytyrimi, dëshira dhe vullneti e kanë kuptimin e njëjtë, por emrat i kanë të ndryshëm. Vullneti dhe dëshira e parë e Allahut ishin shkronjat, që janë esenca e çdo gjëje dhe zgjidhja e çdo vështirësie. Në fazën e përfytyrimit, këto shkronja vetvetiu nuk kishin asnjë kuptim dhe nuk pasqyronin asnjë ekzistencë; ekzistenca e tyre varej prej përfytyrimit. Allahu është para përfytyrimit. Para Allahut nuk ka ekzistuar asgjë dhe nuk ka pasur qenie që ka ekzistuar bashkë me të. Edhe përfytyrimi ka qenë para shkronjave. Shkronjat janë paraqitur përmes përfytyrimit.

 

Nuk ka pasur rrugë pa përfytyrim. Përfytyrimi është prej Allahut, por nuk është i njëjtë sikur Allahu. A nuk po vëren se veprimi dhe kufizimi i çdo gjësendi ndryshon prej vetvetes. Edhe cilësia e çdo gjësendi ndryshon prej vetvetes. Përderisa shkronjat të jenë të ndara njëra prej tjetrës, ato janë vetëm shkronja dhe vetvetiu nuk kanë kurrfarë kuptimi. Por, kur të bashkohen dhe të formojnë një emër apo atribut, do të fitojnë një kuptim tjetër nga vetvetja dhe do të drejtojnë kah gjërat jashtë vetvetes. Dije që nuk mund të ketë atribut diçka që nuk mund të përshkruhet, nuk mund të ketë emër diçka që nuk emërtohet dhe nuk mund të ketë kufi diçka që nuk kufizohet. Emrat dhe atributet e Allahut të drejtojnë (bëjnë me shenjë) në ekzistencën dhe përkryerjen e Tij. Këta nuk e kufizojnë Allahun sikur që e kufizojnë rrafshin trekëndëshi, katërkëndëshi apo rrethi. Allahu njihet përmes emrave dhe atributeve, por jo në formën e kufizimeve.

Nuk është e mundur një gjë e tillë për Allahun. Për këtë arsye, krijesat nuk mund ta njohin Allahun sikur që e njohin veten. Sikur të mos kishin bërë me shenjë Atributet e Allahut për Të dhe sikur të mos na kishin bërë me dije për Allahun emrat e Tij, njerëzit do t'u kishin bërë ibadet atributeve dhe emrave të Tij; jo të vërtetës (realitetit) së Tij. Atëherë, edhe objekti i adhurimit do të ishte diçka tjetër pos Allahut. Atributet janë diçka tjetër prej Tij. Imran-es Sabiu: Më jep njohuri për përfytyrimin, a është apo nuk është një gjë e krijuar

 Imami (a.s.): Përfytyrimi është një krijesë e palëvizshme dhe pasi që është i palëvizshëm, nuk mund të kaplohet përmes diturisë. Shkaku, se pse është një gjë e krijuar qëndron aty se ai është sjellë në ekzistencë më vonë. Dhe, Allahu është Ai që e solli atë në ekzistencë më vonë. Përfytyrimi u bë një gjë e krijuar kur Allahu e emërtoi me gjë . Nuk ka asgjë të tretë në botën e ekzistencës, përveç Allahut dhe asaj që ka krijuar Allahu. Gjërat e krijuara nga ana e Allahut mund të jenë të palëvizshme, të lëvizshme, të ndryshueshme, të përziera, të njohura dhe të fshehura. Gjithçka që mund të emërtohet me gjë është e krijuar.  

 

9.1.2 FJALËT LIDHUR ME ROBËRIT E ZGJEDHUR  

 

Një grup i dijetarëve nga Iraku dhe Horasani ishin mbledhur para kuvendit të Me munit. Kur u  bashkua dijetarëve Hz Riza (a.s.), Me muni u drejtua kah ata dhe tha: Më tregoni kuptimin e ajetit: Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur (Fatir, 32) Dijetarët: Këtu Allahu na bën me dije për të gjithë robërit e zgjedhur të ummetit

 Me muni: Ja Ebe-l Hasan, çka thua ti për këtë?

 Imami (a.s.) Unë nuk them sikur që thonë ata. Unë them se këtu Allahu na bën me dije për të Dërguarin dhe Ehli Bejtin e tij të pastër . Me muni: Si na bën me dije Allahu vetëm për Ehli Bejtin e tij dhe jo për tërë ummetin?

 Imami (a.s.): Sikur të kishte dashur Allahu të bëjë me dije për tërë ummetin, atëherë tërë ummeti do të kishte hyrë në xhenet. Sepse, në vazhdim të këtij ajeti, Allahu thotë: Prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e Allahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe (Fatir, 32). Pastaj, duke premtuar xhenetin e Adnit thotë: Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to (Fatir, 33). Për këtë arsye, trashëgimia që përmendet në ajetin e përmendur ka të bëjë me Ehli Bejtin e Resulullahut dhe jo të të tjerëve. Në lidhje me cilësitë e tyre, Allahu ka thënë: Allahu ka për qëllim që nga ju, o Ehli Bejti i Pejgamberit, që të largojë të gjitha papastërtitë dhe të shëmtuarat dhe t'ju pastrojë deri në skaj. (Ahzab, 33) Në lidhje me ata, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Unë, prej meje, po ju lë në trashëgim dy gjëra të çmueshme: E para është Libri i Allahut dhe e dyta pasardhësit e mi, Ehli Bejtin. Këta do të bashkohen me mua te hauzi i Kevtherit dhe deri atëherë nuk do të ndahen njëri prej tjetrit. Keni kujdes se si do të silleni mbas meje ndaj tyre.

 

O njerëz, mos u mundoni që t i mësoni diçka, sepse ata janë më të dijshëm se ju . Dijetarët: O Ebe l Hasan, me pasardhësit, a nënkuptohet familja (Ehli Bejti) apo ndokush tjetër?

 Imami (a.s.): Po, me pasardhës nënkuptohet familja (Ehli Bejti). Dijetarët: Është transmetuar një hadith i këtillë prej Hz Resulullahut: Ummeti im është familja ime , dhe shumë prej sahabeve e kanë transmetuar këtë hadith, dhe vështirë që mund të mohohet: Familja e Muhamedit është ummeti i tij . Imami (a.s.): Më thoni pra, a është e ndaluar sadakaja për familjen e Muhamedit, apo jo? Dijetarët: Po, është e ndaluar . Imami (a.s.): A është e ndaluar sadakaja për tërë ummetin?

 Dijetarët: Jo, nuk është e ndaluar . Imami (a.s.): Këtu qëndron dallimi në mes familjes dhe ummetit. Turp të keni, ku po ju shpijnë juve? A e keni kthyer fytyrën prej Kuranit, apo jeni bërë populli i lazdruar? A nuk e dini se hadithi ka të bëjë vetëm me të zgjedhurit dhe ata që udhëzojnë? Dijetarët: O Ebe l Hasan, a ke ndonjë argument për këtë?

 

 Imami (a.s.): Ky ajet: Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre dyve ua dhamë profetësinë dhe librin, e disa prej tyre i udhëzuan në rrugën e drejtë po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës (Hadid, 26). Po vërejmë se profetësia dhe libri po kalojnë te pasardhësit, jo tek ata që mbesin jashtë rrugës. Hz Nuhi (a.s.) i bëri lutje Allahut në këtë mënyrë: O Zoti im, djali im është i familjes sime, e premtimi Yt është i saktë (Hud, 45). Allahu kishte premtuar se do të shpëtojë Nuhin (a.s.) dhe familjen e tij. Dhe, Allahu i përgjigjet në këtë mënyrë: O Nuh, ai nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do t'i shpëtoj), ai ishte punëkeq, e ti  mos më kërko Mua atë që nuk di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët (Hud, 46) Me mun: A e ka ngritur Allahu Ehli Bejtin mbi njerëzit e tjerë?

 Imami (a.s.): Po, Allahu e ngriti Ehli Bejtin mbi të tjerët në Kuran, në ajetet e prera dhe të pamohueshme . Me mun: Në cilën pjesë të Kuranit?

 Imami (a.s.): Në këto ajete: Allahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerë, që janë pasardhës njëri prej tjetrit. Allahu dëgjon gjithçka dhe i di të gjitha (Ali Imran 33,34). Në një ajet tjetër ka thënë: A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh (Nisa, 54).

Pastaj, Allahu thotë: O ju që besuat, binduni Allahut, respektojini të dërguarin dhe përgjegjësit (ulu l emr) nga ju (Nisa, 59). Pra, binduni atyre që u është dhënë libri dhe urtësia nga ana e Allahut, por, disa prej tyre i xhelozuan ata për shkak të këtyre dy trashëgimive. Për këtë arsye, në ajetin e lartpërmendur thuhet: A u kanë zili atyre... . Në këtë ajet është bërë me dije për njerëzit e pastër dhe të zgjedhur. Ndërsa, me pushtet është bërë me dije për bindjen ndaj tyre Dijetarët: A ka shpjeguar Allahu në Kuran se kush janë njerëzit e zgjedhur?

 

 Imami (a.s.): Po, kjo është shpjeguar në dymbëdhjetë vende të Kuranit, haptas dhe fshehtas.  Ajeti i parë është ky: Tërhiqja vërejtjen farefisit tënd më të afërt (Shuara, 214). Në këtë ajet është bërë më dije për familjen e të Dërguarit dhe për gradën e tyre të bukur, për virtytin e lartë dhe nderin e tyre. Ajeti i dytë është ky: Allahu ka për qëllim që nga ju, o Ehli Bejti i Pejgamberit, që të largojë të gjitha papastërtitë dhe të shëmtuarat dhe t'ju pastrojë deri në skaj. (Ahzab, 33). Edhe ky është një virtyt të cilin nuk mund ta mohojë as armiku i zorshëm. Ajeti i tretë është ky: Pastërtia e krijimit të tyre vërehet në ajetin Mubahele (mallkimit), ku Allahu i urdhëron të Dërguarit: (O Muhamed) thuaj: Ejani i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimin nga ana e Allahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve (Ali Imran, 61). Sipas urdhrit të këtij ajeti, Hz Resulullahu (s.a.a.) e merr me vete Aliun, Hasanin, Hysejnin e Fatimen dhe dalin jashtë Medinës. A e dini se çfarë kuptimi ka fjala vetë ? Dijetarët: Me këtë nënkuptohet vetë i Dërguari. Imami (a.s.): Jo, gabim e keni. Me këtë Allahu na bën me dije për Aliun (a.s.). Si dëshmi për këtë është kjo thënie e Hz Resulullahut (s.a.a.): Ose, do të heqë dorë fisi Beni Veli prej kësaj, ose do të dërgojë njërin sikur unë (kundër tyre) . Pra, Aliun (a.s.).

Kjo është një specifikë që nuk mund t i përshkruhet askujt tjetër; është një epërsi të cilën nuk mund ta kundërshtojë askush dhe një nder që para tij nuk ka mundur ta përvetësojë asnjë krijesë. Hz Resulullahu (s.a.a.), nefsin e Aliut (a.s.) e ka konsideruar si të vetin. Ajeti i katërt është ky: Hz Resulullahu (s.a.a.) i nxori jashtë të gjithë nga xhamia, përveç Ehli Bejtit të tij (i mbylli dyert e atyre që i kishin hyrjet në oborrin e xhamisë).

 

Mbas kësaj, shumica e tyre protestuan, e posaçërisht Abbasi, i cili tha: Ja Resulullah, pse e ke lënë vetëm derën e Aliut, ndërsa neve na përjashtove . Hz Resulullahu (s.a.a.) iu përgjigj: Unë nuk ju përjashtova, juve ju përjashtoi Allahu dhe ia la Aliut derën e hapur . Ky është shpjegimi i thënies së Hz Resulullahut (s.a.a.) drejtuar Aliut (a.s.) : Çka ishte Haruni për Musën, ashtu je edhe ti për mua . Dijetarët: Ku është lidhja e kësaj epërsie me Kuranin?

 Imami (a.s.): Në lidhje me këtë, në Kuran thuhet: Ne i shpallëm Musës dhe vëllait të tij t'i bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja t'i bëni faltore e ta falni namazin rregullisht . (Junus, 87). Ky ajet na tregon për pozitën e Harunit ndaj Musës (Haruni ishte vëllai, ndihmësi dhe veziri i tij). Ky ajet na bën me dije edhe për pozitën e Aliut (a.s.) ndaj Hz Resulullahut (s.a.a.). krahas kësaj është edhe thënia e Resulullahut (s.a.a.): Në këtë xhami nuk mund të hyjë askush i papastër (xhunub dhe me menstruacione), përveç familjes së Muhamedit .

Dijetarët: Këto lloje të shpjegimeve dhe interpretimeve mund të gjenden vetëm tek ju Ehli Bejti i Resulullahut (s.a.a.) (këto shpjegime nuk i pranon dhe nuk i di asnjëri përveç jush). Imami (a.s.) tha: Kush mund ta mohojë pozitën tonë? Ndërsa, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Unë jam qyteti i diturisë, Aliu është dera e tij. Kush dëshiron të hyjë në qytetin e diturisë, duhet të hyjë kah dera . Epërsinë, nderin, të zgjedhurit dhe pastërtinë tonë ekzistuese mund ta mohojë vetëm armiku që mban inat. Dhe, falënderimi i qoftë Allahut për këto dhunti që na ka dhënë. 

 

Ajeti i pestë është ky: Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon (Isra, 26). Kjo është një veçori e posaçme dhënë Ehli Bejtit nga ana e Allahut. Allahu i ka zgjedhur ata prej të gjithë ummetit. Kur zbriti ky ajet, Hz Resulullahu (s.a.a.) tha: Thirreni Fatimen , kur erdhi Hz Fatimja, Hz Resulullahu (s.a.a.) tha: Oj Fatime, Fedeku është marrë pa ndihmën e kuajve dhe të deveve (pa luftë). Për këtë arsye, Fedeku më takon mua dhe jomyslimanëve tjerë. Me urdhrin e Allahut, po ta dhurojë ty. Merre atë për vete dhe për fëmijët tuaj . Ajeti i gjashtë është ky: Thuaj: Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurinë ndaj të afërmve të mi (Shura, 23). Kjo veçori i është dhënë vetëm të Dërguarit Islam, jo edhe të dërguarve tjerë.

Po ashtu, edhe Ehli Bejtit të tij, dhe askujt tjetër. Ndërsa, duke na transmetuar fjalët e të dërguarve tjerë, p.sh. Nuhit (a.s.), Allahu na thotë: O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Dhe, unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni. (Hud, 29). Allahu na transmeton se Hudi (a.s.) ka thënë: O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim. Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po kuptoni (Hud, 51)?

 

Por, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Thuaj: Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurinë ndaj të afërmve të mi (Shura, 23). Allahu, duke ditur me siguri të plotë se nuk do të dalin nga rruga e fesë dhe se nuk do të devijojnë në asnjë kohë, ka bërë obligim dashurinë dhe miqësinë ndaj tyre. Një dëshmi tjetër për dashurinë e obliguar ndaj tyre është edhe ky: Nëse ndonjë person miqësohet me një tjetër person dhe nëse ndonjëri prej të afërmve bëhet armiku i tij, dashje apo pa dashje, zemra do ta humbë rehatinë dhe miqësia do të prishet. Allahu deshi që në zemrën e të Dërguarit të mos mbetet ndonjë ofendim ndaj asnjë besimtari dhe për këtë arsye bëri obligim dashurinë ndaj Ehli Bejtit të tij. Kush e respekton këtë obligim dhe e dashuron Ehli Bejtin e Resulullahut, nuk do të jetë e mundur që Resulullahu të mos e dashurojë atë. Por, kush ia kthen shpinën këtij obligimi, nuk vepron sipas saj dhe ndien urrejtje ndaj Ehli Bejtit të Resulullahut dhe gjendet në armiqësi ndaj tij, edhe Resulullahu do të ndiejë urrejtje ndaj tij. Ai person ia ka kthyer shpinën njërit prej obligimeve hyjnore.

 

A ka virtyt dhe nder më të lartë se kjo? Kur u shpall ajeti: Thuaj: Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurinë ndaj të afërmve të mi . Resulullahu u ngrit në këmbë para sahabeve dhe mbasi që e falënderoi Allahun, tha: O njerëz, Allahu jua ka caktuar një detyrim, a do ta plotësoni atë? Asnjëri nuk u përgjigj. Ditën e dytë u ngrit në këmbë dhe e përsëriti pyetjen e njëjtë. Dhe, prapë asnjëri nuk u përgjigj. Ditën e tretë tha: O njerëz, Allahu jua ka caktuar një detyrim, a do ta plotësoni atë? Mbasi që nuk u përgjigj asnjëri, Resulullahu tha: O njerëz, për plotësimin e këtij detyrimi nuk ju duhen as ar as argjend; as gjërat për ushqim, as për pije . Atëherë, njerëzit thanë: Na urdhëro, çka do qoftë ajo .

Atëherë, Resulullahu e lexoi ajetin e lartpërmendur. Ata u përgjigjën: Nëse është kjo dëshira e Allahut, atëherë do ta bëjmë . Por, shumica e tyre nuk e mbajtën fjalën. Pastaj, Imam Riza (a.s.) tha: Më ka rrëfyer babai, ai prej gjyshit, dhe ai prej baballarëve, ndërsa këta prej Hysejn ibni Aliut (a.s.): Muhaxhirët dhe ensarët erdhën në praninë e Resulullahut dhe thanë: Ja Resulullah, po na bëhen shpenzime nga ana juaj dhe nga ana e mysafirëve tuaj. Ja ku i keni mallrat dhe gjaqet tona (në kompetencën tuaj); na gjykoni si të dëshironi. Dhuroni apo lërini çka të doni . Atëherë, erdhi Ruh ul Emini dhe si përgjigje ndaj tyre e lexoi ajetin: Thuaj: Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurinë ndaj të afërmve të mi .

 

Dhe, mos i ofendoni të afërmit e mi mbas meje. Disa prej tyre që ishin në këtë takim, dolën jashtë dhe thanë: Resulullahu na e refuzoi ofertën për shkak të fitimit të respektit tonë ndaj të afërmve të tij, mbasi që të ndërrojë jetë. Kjo nuk është asgjë tjetër, veçse një shpifje e Resulullahut ndaj Allahut . Padyshim që ishte një fjalë e rëndë. Si përgjigje ndaj kësaj, Allahu e shpalli këtë ajet: Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: "Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej Allahut. Ai e di më së miri se çka i vishni ju atij, por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe ndërmjet jush, Ai është mëkatfalësi, mëshiruesi (Ahkaf, 8). Resulullahu i thirri ata që të kthehen mbrapa, dhe u tha: A keni folur ju diçka? - ata u përgjigjën: Po, Resulullah, disa prej nesh folën ca fjalë të pahijshme për ju . Atëherë, Resulullahu e lexoi ajetin e shpallur dhe ata filluan të qajnë me dënesë. Pastaj, Allahu e shpalli këtë ajet: Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni (Shura, 25). 

 

 

Ajeti i shtatë është ky: Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhëri e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam (Ahzab, 56). Këtë e dinë edhe armiqtë, se kur u shpall ky ajet, njerëzit e pyetën Hz Resulullahun: Ja Resulullah, ne dimë si të të përshëndesim por si të të madhërojmë? . Atëherë, Hz Resulullahu tha: Allahumme salli ala Muhammed ve Al-i Muhammed, kema sal-lejte ala brahime ve Al-i Ibrahim, inneke Hamidun Mexhid . Atëherë, Imami (a.s.) i pyeti të pranishmit: O xhemat, a ka ndokush në mesin tuaj që e kundërshton këtë - ata ia kthyen njëzëri: Jo

 Me muni: Në lidhje me këtë nuk ka kundërshtim fare, përkundrazi, ka pajtueshmëri. Por, a ka ndonjë ajet më të qartë në lidhje me Ehli Bejtin? Imami (a.s.): Më thoni, a i lexoni këto dy shkronja Ja-Sin në fillimin e sures Jasin? Dijetarët: Jasin do të thotë Muhamed dhe këtu nuk ka asnjë dyshim. Imami (a.s.): Në lidhje me këtë, Allahu i  dhënë një virtyt të tillë Muhamedit dhe familjes së Muhamedit, që asnjë përshkrim i asnjërit nuk mund ta arrijë realitetin e tij. Sepse, përveç të Dërguarve, Allahu nuk i ka dhënë selam (përshëndetje) asnjërit tjetër. Allahu ka thënë: Selam i qoftë Nuhut prej Allahut (Safat, 79), Selam pastë Ibrahimi (Safat, 109) dhe Selami  qoftë për Musën dhe Harunin .(Safat, 120).

 

Por, Allahu nuk thotë:  Selami qoftë për familjen e Nuhut , Selami qoftë për familjen e Ibrahimit apo Selami qoftë për familjen e Musës dhe Harunit . Vetëm Selami qoftë për familjen e Jasinit , pra për Muhamedin dhe Ehli Bejtin. Me muni: Betohem në Allahun se kjo mendjemprehtësi dhe ky sqarim e ka prejardhjen prej thesarit të profetësisë. Imami: Ajeti i tetë është: Ta dini se një e pesta e asaj që e fituat, nga ndonjë send, i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe të afërmve të tij... (Enfal, 41). Sikur që Allahu ka ndarë një pjesë për Vete dhe për të Dërguarin e Tij, ashtu edhe ka ndarë një pjesë për të afërmit e tij. Këtu qëndron dallimi në mes ummetit dhe Ehli Bejtit të tij. Allahu e ka vendosur në një pozitë familjen e të Dërguarit, ndërsa njerëzit në një pozitë tjetër më të ulët. Atë çka ka pëlqyer për Vete, ka pëlqyer edhe për ata dhe në lidhje më këtë i ka bërë të zgjedhur ata. Në gjërat që i ka pëlqyer për Vete dhe për ata dhe në ato gjëra që i fituan, së pari e përmend Veten, pastaj të Dërguarin dhe pastaj të afërmit e të Dërguarit. Në këtë mënyrë, edhe në ajetin e humusit, Allahu thotë: Ta dini se një e pesta e asaj që e fituat, nga ndonjë send, i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe të afërmve të tij... . Ky ajet është një lartësim dhe një urdhër permanent nga Libri që flet dhe që do të vlejë deri në Ditën e Kiametit. Është një libër i tillë që: Atij nuk mund t'i vishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit. (Fusilet, 42).

 

Sa i përket vazhdimit të ajetit, ku përmenden jetimët dhe nevojtarët, gjendja e tyre ndryshon prej të afërmve. Kur ta arrijë pjekurinë jetimi, më nuk do të mund të pranojë pjesën e humusit; si dhe i varfëri nëse bëhet i pasur, më nuk do të mund të pranojë pjesën e tij prej humusit dhe nuk do të jetë i lejuar një gjë e tillë. Por, pjesët e të afërmve do të mbesin deri në ditën e Kiametit, qofshin të varfër apo të pasur, dhe kjo do jetë e pandryshueshme. Nuk ka më të pasur se Allahu dhe I Dërguari i Tij por krahas kësaj, një pjesë e fitimit ndahet për ata. Atë çka e ka pëlqyer për vete, e ka pëlqyer edhe për të afërmit (Dhilkurba). Në këtë mënyrë, edhe pjesa e presë së luftës është ndarë për Veten, Resulin dhe Dhilkurbanë. Sikur te ajo që kanë fituar, edhe këtu së pari e përmend emrin e Tij, të Resulit dhe pastaj të Dhilkurbasë.

 

Ngjashëm është edhe me çështjen e nënshtrimit. Allahu ka thënë: O ju që besuat, binduni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit (ulu l emr) nga ju (Nisa, 59). (Ulu l emr janë personat të cilëve duhet t'u nënshtrohemi mbas Allahut dhe të Dërguarit të Tij)  Edhe këtu, së pari përmendet vetë Allahu, pastaj i Dërguari dhe pastaj Ehli Bejti. Edhe në ajetin e velajetit, Allahu thotë: Miku (i epërmi) juaj është vetëm Allahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan... (Maide, 55), pra është Emirel Muminun Aliu. Sikurse në ajetin e humusit ashtu edhe tek ajeti i udhëheqjes, Allahu së pari e përmend emrin e Tij, pastaj të Dërguarit e Tij dhe pastaj të Ehli Bejtit.

Por, sa i përket sadakasë (zeqatit); Allahu e pastroi Veten, Të Dërguarin dhe Ehli Bejtin e të Dërguarit dhe në lidhje me këtë tha: Allahu caktoi obligim që sadakaja (zeqati etj.) t'ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s'kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve) në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë . (Tevbe, 60). A po përmenden këtu Allahu, i Dërguari i Tij dhe Dhilkurba? Jo vetëm që e pastroi Veten, të Dërguarin dhe Ehli Bejtin, por e ndaloi edhe sadakanë për ata. Sadakaja është e ndaluar për Muhamedin dhe për Ehli Bjetin e tij. Arsyeja për këtë është se sadakaja përmban papastërti të mallit, ndërsa ata janë të pastër nga çdo lloj papastërtie. Çdo gjë të pastruar, Allahu e  ka zgjedhur për Vete dhe atë çka e ka zgjedhur për Vete, e ka zgjedhur edhe për ata. Ajeti i nëntë është ky: Ne jemi Ehli Dhikri (ata që dinë), për të cilët Kurani thotë: Nëse ju nuk dini, pyetini ata që dinë (Nahl, 43). Dijetarët: Ajeti i përmendur ka të bëjë me dijetarët hebrenj dhe të krishterë. Imami (a.s.): A është e mundur një gjë e tillë? Atëherë, ata do të na bëjnë thirrje në fenë e tyre dhe do të thonë: Feja jonë është më e epërme se feja Islame . Me muni: Ja Ebe l Hasan, a ke ndonjë argument për këtë kundërshtim të dijetarëve ? Imami (a.s.): Po, dhikri është Resulullahu, ndërsa ne jemi ehli dhikri.

 

Kjo qartësohet përmes këtij ajeti: O ju të zotët e mendjes, kini frikë Allahun. Allahu ua zbriti juve dhikrin, të Dërguarin që ua lexon ajetet e qarta të Allahut . (Talak, 10-11). Dhikri që përmendet në këtë ajet, është Resulullahu, ndërsa ne jemi ehli dhikri. Ajeti i dhjetë është ajeti i tahrimit: U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja... (Nisa, 23). Më tregoni pra, sikur të kishte qenë në jetë Resulullahu, a do të ishte e drejtë martesa e vajzave tona me djemtë nga farefisi im? Dijetarët: Jo, nuk është e drejtë. Imami (a.s.): Po, a mund të martohen me djemtë tuaj? Dijetarë: Po, mund të martohen. Imami (a.s.): Atëherë, kjo është një dëshmi se ne jemi prej Ehli Bejtit të tij, jo tuajt. Sikur të kishit qenë prej Ehli Bejtit të tij, vajzat tuaja do të ishin të ndaluara për të Dërguarin, siç janë të ndaluara vajzat tona. Pra, ne jemi prej Ehli Bejtit të tij, ndërsa ju jeni prej ummetit të tij. Këtu qëndron dallimi në mes Ehli Bejtit dhe ummetit.

 

Ehli Bejti është prej vetë të Dërguarit, por ummeti nuk është. Ajeti i njëmbëdhjetë është prej sures Mumin: Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshihte besimin e vet, tha: "A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është Allahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argumente? (Mumin, 28).  Ky person ishte djali i dajës së Faraonit. Ky njeri është përmendur si njëri prej familjes së faraonit për shkak të afërsisë familjare, jo pse i takon fesë së njëjtë. Në këtë mënyrë, ne i takojmë Ehli Bejtit prej anës së familjes, ndërsa sa i përket fesë, jemi të njëjtë sikur të gjithë njerëzit e tjerë. Edhe kjo është një prej dallimeve në mes nesh dhe ummetit. Ajeti i dymbëdhjetë është ky: Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë (Taha, 132). Allahu na ka bërë të epërm ndaj të tjerëve përmes kësaj veçorie. Sepse, edhe ne jemi urdhëruar për namaz bashkë me të. Vetëm neve na ka ngritur përmes kësaj, jo tërë ummetin. Mbas shpalljes së këtij ajeti, Resulullahu për nëntë muaj rresht ka shkuar te dera e Aliut dhe e Fatimes pesë herë në ditë, dhe u thoshte: Namazi! Allahu ju mëshiroftë! Këtë çka na ka bërë pejgamberi neve, nuk ka bërë asnjëri prej pejgambereve ndaj fëmijëve të tyre. Edhe kjo është një prej dallimeve në mes nesh dhe ummetit. Falënderimi qoftë për Zotin e botëve dhe mëshira e Allahut qoftë për Muhamedin!  

 

9.2 SHPJEGIMET PËR IMAMETIN, IMAMIN DHE GRADËN E IMAMIT  

 

Rrëfen Abdulaziz ibni Muslimi: Isha bashkë me Hz Rizën (a.s.) në qytetin e Mervit. Një ditë shkova në xhami dhe pashë që njerëzit ishin duke debatuar në lidhje me Imametin dhe se ishin paraqitur disa pikëpamje të ndryshme në lidhje me zgjedhjen e Imamit. E informova të epërmin tim, Rizën (a.s.) në lidhje me këtë. Imami (a.s.) më tha duke buzëqeshur: O Abdulaziz, njerëzit kanë mbetur të padijshëm dhe janë mashtruar në fenë e tyre. Allahu nuk e mori shpirtin e të Dërguarit pa e përkryer fenë për të dhe pa e zbritur në Kuran, në brendinë e të cilit gjenden shpjegimet për të gjitha çështjet: të lejuarën, të ndaluarën, kufizimet, gjykimet dhe të gjitha nevojat tjera të njerëzve. Allahu thotë: Në këtë libër asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca (Enam, 38).

Duke u kthyer nga haxhi lamtumirës, Allahu e shpalli këtë ajet: Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe (Maide, 3). Çështja e imametit është prej përkryerjes së fesë. Para se të ndërrojë jetë, Hz Resulullahu (s.a.a.) i sqaroi ummetit të tij shenjat e fesë, ua ndriçoi rrugën e tyre, i udhëzoi kah rruga e drejtë, dhe e caktoi Aliun (a.s.) si prijës dhe Imam të tyre. Nuk ka lënë asgjë të pashpjeguar dhe nuk lënë asnjë çështje pa zgjidhje. Kush supozon se Allahu nuk e ka përkryer fenë e Tij, ka refuzuar librin e Tij dhe ai që refuzon librin e Tij bëhet politeist. A nuk e dinë njerëzit vlerën dhe vendin e Imametit në mesin e popullit, ashtu që zgjedhja e Imamit të bëhet e drejtë? Imameti është një gradë e tillë që Allahu e nderoi dhe e lartësoi emrin e Hz Ibrahimit me këtë gradë dhe virtyt, që vjen mbas gradës së profetësisë dhe miqësisë (halil).

 

Allahu Teala thotë: Përkujto (O i dërguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa detyrime, e ai i përmbushi ato, e Ai i tha: "Unë po të bëj ty prijës (imam) të njerëzimit"! Ai tha: "(bën o Zot) Edhe nga pasardhësit e mi"! (Zoti) Tha: "Mirësinë Time nuk mund ta gëzojnë mizorët"! (Bekare, 124). Ky ajet e mohon Imametin e mizorëve deri në ditën e Kiametit, kështu që, kjo gradë u caktua vetëm për të zgjedhurit e ummetit. Pastaj, Allahu i dha vlerë Imametit duke ua dhënë atë pasardhësve të zgjedhur e të pastër: Dhe ia falëm atij Is'hakun, e si dhuratë edhe Jakubin.

Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamber). Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë (Imam) që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë (Enbija, 72-73). Pasardhësit e Ibrahimit vazhduan deri te Pejgamberi i Islamit dhe këtë gradë e kanë përcjellë njëri prej tjetrit si një trashëgimi gjatë shekujve. Allahu Teala thotë: Njerëzit më me meritë për t'u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë dhe që besuan në këtë Pejgamber (Ali Imran, 68). Në këtë mënyrë, Imameti iu caktua atyre dhe Pejgamberi (s.a.a.) ia la në përgjegjësi Aliut (a.s.).

 

Kjo gradë u trashëgua nga pasardhësit e tij të zgjedhur, të cilëve Allahu u ka dhënë dituri dhe iman. Në lidhje me ata, Allahu ka thënë: E atyre që u është dhënë dija dhe besimi thonë: "Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar Allahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit! (Rum, 56). Kjo është një traditë që vazhdon dhe Allahu këtë ia ka caktuar pasardhësve të Pejgamberit (s.a.a.). Sepse, mbas Pejgamberit (s.a.a.) nuk ka më të dërguar tjerë. Atëherë, si mund ta zgjedhin Imamin sipas votave të tyre këta njerëz të padijshëm? Imameti është grada e të dërguarve dhe trashëgimia e trashëguesve. Imameti është kalifati i Allahut dhe i Dërguarit të Tij, grada e Emirel Muminun Aliut dhe kalifati i Hasanit dhe Hysejnit. Imami është litari i fesë, rregulla e myslimanëve, rehatia e kësaj bote dhe lavdia e besimtarëve.

 

Është rrënja e zhvilluar e Islamit dhe dega e tij e lartësuar. Me Imamin përkryhet namazi, zeqati, agjërimi, harami dhe xhihadi; shtohen sadakatë dhe fitimet, zbatohet ligji penal dhe gjyqësia, mbrohen kufijtë dhe kufizimet.  Imami e qartëson të lejuarën dhe të ndaluarën, zbaton dënimet ligjore, mbron fenë e Allahut, i bën thirrje popullit kah rruga e Allahut përmes urtësisë, këshillave të bukura dhe dëshmive të qarta. Imami i përngjan një dielli, të cilin sytë nuk mund ta shohin dhe duart nuk mund ta arrijnë, dhe rrezet ia shpërndan tërë botës. 

 

Imami është hëna e plotë që ndriçon, kandili ndriçues, drita e lindur, ylli drejtues në mesin e errësirave, lideri që tregon rrugën e drejtë dhe shpëtimtari nga shkatërrimi. Imami është zjarri i ndezur në një maje të lartë. I dhuron dritë atij që dëshiron të nxehet, është udhërrëfyes në vendet e rrezikshme dhe do të shkatërrohet ai që ndahet prej tij. Imami është sikur reja që sjell shi të bollshëm, qielli përfshirës, toka e furnizuar, burimi me ujë të pasur, liqeni të cilin e lë pas veti përroi dhe gjelbërimi që mbin nga toka. Imami është sikur babai, që e ka natyrën e butë dhe që është i mëshirshëm, dhe vëllai binjak. Është sikur nëna e mëshirshme që kujdeset për foshnjën e saj dhe mburoja e robërve. Imami është siguria në mesin e krijesave mbi sipërfaqen e tokës, garanti për robërit dhe kalifi i qyteteve. Thirrësi i popullit kah Allahu dhe ruajtësi i kufijve të përcaktuar nga ana e Tij. Imami është i vetmi i kohës. Asnjëri nuk mund ta arrijë gradën e tij, asnjë dijetar nuk mund të bëhet baraspesha e tij.

Nuk mund të gjendet shembulli, zëvendësi apo ndonjëri që krahasohet me të. Është bartësi i të gjitha virtyteve, përmes mirësisë së falur nga ana e Allahut dhe pa u mbështetur në kërkesë e përfitim. Duke qenë kështu kushtet, a mundet çdokush ta njohë ndonjërin për Imam apo të arrijë esencën e tipareve të përshkruara? O ju të mjerë! Mendjet janë humbur vetëm me përshkrimin e njërit prej gradave apo virtyteve të Imamit, inteligjencat janë shastisur, trutë janë shtangur prej habisë, oratorët kanë mbetur pa tekst, poetët janë lidhur, letrarët kanë mbetur të paaftë, oratorët janë lodhur dhe janë dobësuar, dijetarët kanë heshtur, të gjithë e kanë pranuar pafuqinë dhe paaftësinë e tyre. Atëherë, a është i mundur kuptimi dhe përshkrimi i tij i plotë, ashtu siç është në realitet?

 

Kush mund të kalojë në vendin e tij dhe ta plotësojë vendin e tij? Si është e mundur një gjë e tillë kur, largësia e Imamit prej tyre është më larg sesa largësia e yjeve prej atyre të cilët mundohen ta arrijnë me dorë dhe është shumë larg prej përshkrimit të përshkruesve? A mendojnë ata se këtë gradë mund ta gjejnë te ndonjëri tjetër, përveç tek Ehli Bejti i Resulullahut (s.a.a.)? Betohem në Allahun, se ata i ka mashtruar epshi i tyre dhe i ka nxitur në dëshirat e gabuara. Ata deshën për t u ngritur në një vend të lartë dhe rrëshqitës por këmbët e tyre rrëshqitën dhe kanë rënë në humnerë. Ata deshën që të zgjedhin një Imam sipas votave të tyre; ndërsa ku është zgjedhja e Imamit, e ku janë ata? Imami duhet të jetë një dijetar që rri larg prej paditurisë, një drejtues që nuk bën hile dhe thesari i profetësisë. Nuk duhet të turpërohet me paraardhësit e tij dhe askush nuk mund të matet me fisin dhe prejardhjen e tij. Ai duhet të jetë prej fisit të Kurejshëve, pasardhësve të Hashimitëve dhe familjes së Pejgamberit; të ndershmëve duhet t ua shtojë nderin.

 

Duhet të vijë prej pasardhësve të Abdumenafit. Të zotërojë diturinë shpërthyese dhe maturinë e përkryer; t i drejtojë punët, ta njohë situatën politike, ta meritojë respektin, të ketë detyrim nënshtrimin nda Allahut, të mbajë në këmbë urdhrat e Allahut dhe të kërkojë të mbarën e robërve. Allahu i bën të suksesshëm të dërguarit dhe trashëgimtarët e tyre, ata i bën të qëndrueshëm dhe u jep diturinë dhe urtësinë e fshehtë, të cilën nuk ua jep të tjerëve. Dituria e tyre është më e epërme se dituria e dijetarëve të kohës. Allahu ka thënë: Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas atij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që  nuk mund ta udhëzojë as vetveten, vetëm nëse prej dikujt tjetër udhëzohet? Ç'është me ju? Si gjykoni? (Junus, 35)

 

Në tregimin për Talutin, Allahu thotë: Allahu e zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore (Bekare, 247). Në tregimin për Daudin (a.s.), Allahu thotë: Daudi e mbyti Xhalutin dhe Allahu i dha atij sundimi urtësinë dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. (Bekare, 251). Ndërsa, Resulit të Tij i tha: Allahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe . (Nisa, 113). Dhe, në lidhje me Imamët që vijnë nga familja e Pejgamberit, Allahu ka thënë: A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh. Por, disa prej tyre i besuan atij (Muhamedit), e disa e refuzuan.

 

Për ta mjafton zjarri i xhehenemit (Nisa, 54-55) Kur ta zgjedhë Allahu një person për të drejtuar punët e robërve, atij do t ia zgjerojë gjoksin, do t i vendosë burimet e urtësisë në zemrën e tij, dhe nga zemra do të rrjedhin në gjuhën e tij. Mbas kësaj, asnjë çështje nuk do të mbetet e pazgjidhur dhe nuk do të mund të gjesh tek ai asgjë tjetër përveç të vërtetës. Ai është i mbrojtur përgjithmonë nga gabimet duke përfituar prej ndihmës, konfirmimit dhe qëndrueshmërisë nga ana e Allahut, me qëllim që robërit të kenë një dëshmitar dhe krijesat të kenë një udhëheqës nga ana e Allahut. Athua, njerëzit mund të zgjedhin një person të tillë? Dhe, a është e mundur që personi i zgjedhur të zotërojë këto veçori?  

 

9.3 FJALËT E SHKURTRA QË KANË TË BËJNË PËR URTËSINË, KËSHILLAT, ASKETIZMIN DHE DEVOTSHMËRINË

 

1- Nuk mund të thuhet për ndonjërin besimtar përderisa t i zotërojë këto tri tradita: Një traditë prej Zotit; një traditë prej të Dërguarit dhe një traditë prej Imamit. Tradita e Zotit është të mbajturit e fshehtësisë. Tradita e të Dërguarit është të kaluarit e mirë me popullin dhe tradita e Imamëve është të qenët i durueshëm gjatë vështirësive.  

2- Kush zotëron një dhunti, duhet të sigurojë rehatinë e familjes.  

3-  Ibadet nuk është falja e shumë namazeve të preferuara (mustehab) dhe agjërimi i shumë ditëve të preferuara. Ibadet është të menduarit e shumtë në lidhje me të vërtetën e punëve të Zotit. (sepse, vetëm në këtë mënyrë njeriu mund ta njohë Allahun dhe t i bëjë ibadet me sinqeritet).  

4- Njëra prej cilësive të pejgambereve është pastërtia.  

5- Tri gjëra janë nga tradita e të Dërguarit: Përdorimi i parfumeve me erë të bukur, prerja e qimeve të trupit dhe marrëdhëniet e shumta seksuale (plotësimi i nevojave të epshit, me qëllim të shmangies prej mëkateve epshore).  

6- Njeriu i besueshëm, nuk të ka tradhtuar, por ti je mbështetur te tradhtari. (kjo vlen për njeriun e pabesë. Qëllimi është ky: mos supozo keq për njerëzit e besueshëm dhe mos e konsidero çdonjërin si të besueshëm).  

7- Kur dëshiron Allahu ta zbatojë vullnetin e Tij, ia merr mendjet e robërve; në këtë mënyrë e realizon urdhrin e Tij dhe vullneti i Tij realizohet. Mbas realizimit të urdhrit të tij, ia kthen mendjet e robërve. Pastaj, çdokush habitet dhe thotë: Si u bë dhe prej nga na doli kjo punë?

8- Heshtja është njëra prej dyerve të urtësisë. Heshtja (në vend të të folurit të kotë) është mjeti i fitimit të dashurisë dhe prijësi kah e mbara. 

 

9- Punët e kota kanë nevojë për fjalë të kota.  

10- Vëllai i madh e zë vendin e babës.  

11- E pyetën Imamin (a.s.): Kush është njeriu i thjeshtë? - ai u përgjigj: Është ai që zotëron ndonjë gjë, që është shkaktar i largimit të tij nga Allahu (bëhet i pavëmendshëm për Të).  

12- Imami (a.s.) e hidhte dheun përmbi letrën e shkruar, për ta terur ngjyrën e shkrimit, dhe thoshte: Kjo është e lejuar . Kur dëshironte për të shënuar diçka, së pari shkruante: Bismil-lahirrahmanir-rahim, inshaallah nuk e harroj dhe pastaj shkruante atë që dëshironte.  

13- Nëse je duke folur për ndonjërin që është prezent, përmende me emrin e fisit (mbiemrit); dhe nëse nuk është prezent, atëherë përmende me emër.  

14- Miku i çdonjërit është mendja e tij; armiku i çdonjërit është padituria e tij.   

15- Shprehja e dashurisë dhe e respektit ndaj njerëzve është gjysma e mendjes.  

16- Allahu nuk i do thashethemet, humbjen e mallit dhe kërkimin e çdo gjëje prej njerëzve.  

17- Nuk do të përkryhet mendja e një myslimani, nëse nuk i zotëron këto dhjetë tipare: të shpresosh për të mirën, mos të bëhesh i sigurt prej të keqes, të mirën e të tjerëve ndaj teje ta konsiderosh si të madhe, të mirën tënde ndaj të tjerëve ta konsiderosh të vogël, të mos mërzitesh nga përmbushja e nevojave të atyre që kanë nevojë, të mos lodhesh nga të kërkuarit e diturisë gjatë tërë jetës, të preferosh varfërinë në vend të pasurisë në rrugën e Allahut, përuljen në rrugën e Allahut ta konsiderosh si më të epërm sesa të qenët i dashur në mesin e armiqve, të qenët i panjohur ta konsiderosh si më të epërm sesa të bërit i famshëm, dhe më kryesorja prej të gjithave, çdonjërin që e takon për herë të parë duhet ta konsiderosh si më të devotshëm dhe më të mirë se ti. 

 

Njerëzit ndahen në dy grupe: Më të mirë e më të devotshëm se ti dhe më të këqij e më të ulët se ti. Kur të takohesh me ndonjërin që është më i ulët se ti (sipas pikëpamjes sate), thuaj në vete: Ndoshta e mira e tij është e fshehtë dhe kjo është për të mirën e tij; ndërsa, mirësia ime është e zbuluar dhe kjo është në dëmin tim . Kur të takohesh me ndonjërin që është më i mirë dhe më i devotshëm se ti, duhet të bëhesh i përulur, që të mund të afrohesh tek ai. Nëse vepron kështu në këto dy raste, pozita jote do të lartësohet, mirësitë e tua do të pastrohen, emri yt do të përmendet dhe do të bëhesh i respektuari i kohës.  

18- Një person e pyeti për kuptimin e ajetit Kush mbështetet në Allahun, Ai i mjafton atij , dhe Imami (a.s.) u përgjigj: Mbështetja i ka shkallët e veta. Shkalla e parë është mbështetja tek Ai për të gjitha punët; të qenët i kënaqur me të gjitha punët e Tij, të pranosh se nuk ka bërë padrejtësi ndaj teje në asnjë çështje apo mirësi dhe se gjykimi është në dorën e Tij. Atëherë, mbështetu dhe trego kënaqësi ndaj Tij në të gjitha punët. Shkalla tjetër është kjo: Të besosh në të padukshmen hyjnore, të cilën dituria jote nuk mund ta përfshijë; diturinë e të padukshmes duhet t ia lësh Allahut dhe urdhrave të Tij; duhet të mbështetesh tek Allahu në çdo të dukshme dhe ta padukshme.  

19- Ahmed ibni Nexhmi e pyeti Imamin (a.s.) Çfarë është egoizmi që i zhvlerëson veprat? - ai u përgjigj: Egoizmi i ka shkallët e veta: ndonjëherë, egoizmi zbukuron veprat e këqija të njeriut dhe ai i sheh ato të bukura, ndien kënaqësi prej tyre dhe mendon se ka kryer vepra të mira; ndonjëherë, njeriu i beson Allahut dhe përmes kësaj shpreh mirënjohje për Allahun, ndërsa, njeriu ka borxh për t i shprehur mirënjohje Allahut edhe për imanin e tij.  

20- Rrëfen Fazli: E pyeta Imamin (a.s.): Junus ibn Abdurrahmani beson se njohja e Allahut (marifet) është diçka që mund të arrihet. Dhe ai m u përgjigj: Jo, nuk është ashtu. Allahu ia jep njohjen atij që dëshiron. Disa i bën të qëndrueshëm dhe disave u jep amanet. Ajo që është e qëndrueshme, Allahu më nuk e merr mbrapa, ndërsa, ajo që jepet si amanet, do të merret mbrapa .  

21- Rrëfen Safvan ibni Jahja: E pyeta Hz Rizën (a.s.): A kanë ndonjë rol robërit në njohjen e Allahut? - Imami (a.s.) tha: Jo, nuk kanë . Pastaj, e pyeta: A kanë ndonjë sevap në lidhje me këtë? -  

 

Imami (a.s.) tha: Po, kanë. Allahu u ka dhënë atyre edhe njohjen edhe sevapin .  

22- Rrëfen Fuzajl ibni Jesari: E pyeta Hz Rizën (a.s.): A janë të krijuara veprat e robërve? -  Imami m u përgjigj: Betohem në Allahun se ato janë të krijuara (sipas natyrës krijuese, jo sipas paracaktimit). Pastaj, Imami tha: Imani është për një shkallë më lart se Islami; devotshmëria është për një shkallë më e lartë se imani; njerëzve nuk u është dhënë asgjë më e lartë se bindja e sigurt .  

23- E pyetën: Kush janë më të zgjedhurit e robërve? - ai u përgjigj: Më i zgjedhuri prej robërve është ai që ndien kënaqësi kur të kryejë ndonjë punë të mirë; që kërkon falje kur të kryejë ndonjë vepër të keqe, që falënderon kur të jepet ndonjë dhunti, që duron gjatë vështirësive dhe që fal kur të zemërohet .  

24- E pyetën: Cila është shkalla më e lartë e mbështetjes tek Allahu? - ai u përgjigj: Të mos frikohesh prej askujt, përveç Allahut .  

25- Është traditë dhënia e gostisë gjatë martesës.  

26- Imani përmban katër shtylla: Mbështetja tek Allahu; tregimi i kënaqësisë ndaj caktimit të Allahut; dorëzimi ndaj urdhrit të Allahut dhe besimi i të gjitha çështjeve Allahut. Robi i sinqertë tha: Çështjen time ia besoj Allahut... Dhe Allahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijave që i kurdisën (Mumin 44-45).  

27- Mirëmbajini marrëdhëniet miqësore qoftë edhe me një gllënjkë uji. Mirëmbajtja më e mirë e marrëdhënieve miqësore bëhet duke mos u bërë padrejtësi të afërmve. Allahu ka thënë: O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim (Bekare, 264).  

28- Pjekuria dhe dituria janë shenjat e të kuptuarit të thellë. Heshtja është njëra prej dyerve të urtësisë. Heshtja sjell dashurinë e respektin dhe është prijësi i çdo të mbare.  

 

29- Shpërblimi i atij që shkon mbas fitimit të furnizimit për familjen e tij është më i madh se shpërblimi i atij që shkon për të luftuar në rrugën e Allahut.  

30- E pyetën Imamin (a.s.): Si jeni gdhirë? -  ai u përgjigj: U gdhiva me një pakësim të jetës dhe një vepër të mbrojtur; vdekja është duke pritur përmbi kokë; zjarrin e kemi mbrapa duke na pritur dhe nuk dimë se çka do të bëjnë me ne.  

31- Mos prit asnjë të mbarë, në çështjet e kësaj dhe të botës së ardhshme, prej atij që nuk e përmban sigurinë në bujarinë e tij, fisnikërinë në natyrën e tij, vendosmërinë në moralin e tij, nderin në veten e tij dhe frikën e Allahut në zemrën e tij.  

32- Nëse ballafaqohen dy grupe, do të fitojë grupi i cili ka më shumë falje nga ana e Allahut.  

33- Njeriu bujar e ha ushqimin e të tjerëve, me qëllim që të tjerët ta hanë ushqimin e tij. Por, njeriu koprrac nuk e ha ushqimin e të tjerëve, që të tjerët mos t ia hanë ushqimin e tij.  

34- Për ne (Ehli Bejtin) është borxh mbajtja e premtimit të dhënë, njëjtë sikur që ka vepruar Hz Resulullahu (s.a.a.).  

35- Do të vijë një ditë e tillë që rehatia do të përbëhet prej dhjetë pjesëve: Nëntë prej tyre do jenë qëndrimi larg prej njerëzve dhe një, heshtja.  

36- Muammer ibni Haladi i tha Imamit (a.s.): Qoftë afër dita e shpëtimit (paraqitjes së Imam Mehdiut) , dhe Imami (a.s.) ia ktheu: O Muammer, ky shpëtim do të jetë shpëtimi juaj. Për mua ajo paraqet një trastë brenda së cilës ndodhet një grusht elbi gryka e të cilit është e lidhur.   

37- Sadakaja më e mirë është ndihma e të pafuqishmit.  

38- Nuk mund ta arrijë të vërtetën e imanit robi që nuk i zotëron këto tri tipare: Të kuptuarit e thellë në fe, rregullimi i jetesës në një mënyrë të bukur dhe tregimi i durimit ndaj fatkeqësive.  

 

39- Imami (a.s.) i tha Ebu Hashim Daud ibni Kasum Xhaferiut: O Daud, për hir të Hz Resulullahut (s.a.a.), ne kemi të drejta mbi ju; edhe ju keni të drejta mbi ne. Të drejtat tona do të bëhen detyrim ndaj atij që i di dhe i njeh të drejtat tona. Nëse nuk i njeh këto të drejta, ne nuk kemi kurrfarë detyrimi ndaj personit të tillë.  

40- Një ditë, Imami (a.s.) erdhi në kuvendin e Me munit dhe aty gjendej edhe Dhurrijasetejni (veziri Shiitë i Me munit). Ky i fundit kërkoi prej Imamit (a.s.) që të qartësojë se a është krijuar së pari dita apo nata, mbasi që ishin duke biseduar për këtë temë. Imami (a.s.) e pyeti: A dëshiron përgjigjen prej Librit të Allahut apo sipas asaj se si llogaritni ju? - Dhurrijasetejni tha: Së pari sipas mënyrës se si llogarisim ne . Atëherë Imami (a.s.) tha: Ju thoni se bota është në Tali1-në e gaforres ndërsa yjet janë në shkallën më të lartë . Dhurrijasetejni tha: Po, ashtu është. Atëherë, Imami tha: Sipas kësaj del që kur Saturni gjendet në yjësinë e Peshores, Jupiteri në yjësinë e Gaforres, Marsi në yjësinë e Bricjapit, Venera në yjësinë e Peshkut, Hëna në yjësinë e Demit dhe mbasi Dielli gjendet në yjësinë e Dashit, në atë kohë është ditë . Dhurrijasetejni tha: Po, ashtu është . Pastaj, Imami (a.s.) tha: Sipas Librit të Allahut, argumenti është ky: As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata ditën (Jasin, 40). Pra, dita i paraprin natës.  

41- Rrëfen Ali ibni Shuajbi: Shkova te Hz Imam Riza (a.s.) për ta vizituar. Përreth tij kishte edhe njerëz tjerë, dhe Imami (a.s.) më pyeti: Kush e ka jetesën më të bukur? - unë ia ktheva: Ju e dini më së miri prej të gjithëve , dhe Imami (a.s.) u përgjigj: O Ali, jetesën më të bukur e ka ai që e zbukuron jetesën e tjetrit përmes jetesës së tij . Pastaj, më pyeti: O Ali, kush e ka jetesën më të keqe? - Unë prapë u përgjigja: Ju e dini më së miri prej të gjithëve . Atëherë, Imami (a.s.) tha: Ai, jetesa e të cilit nuk mund të ndikojë në rregullimin e jetesës së tjetrit . Pastaj, vazhdoi: O Ali dije vlerën e dhuntive (falëndero për dhunti), sepse, nëse nuk ia di vlerën, do të largohen prej teje dhe më nuk do të kthehen. O Ali, më i ligu prej njerëzve është ai që e kursen ndihmën e tij ndaj njerëzve, që ushqehet vetë (nuk thirr askënd në gosti) dhe ai që e rrah me kamxhik robin e tij.  

42- Një njeri e takoi Imamin (a.s.) në Ditën e Bajramit Fitër  dhe i tha Imamit (a.s.): Edhe unë e bëra iftarin sot me hurmën dhe me grimcat e dheut të varrit të Imam Hysejinit (a.s.). Atëherë, Imami (a.s.) i tha: E ke bashkuar traditën dhe bereqetin .  

43- Imami (a.s.) i tha Ebu Hashim Xhaferiut: O Ebu Hashim, mendja është dhuratë prej Allahut. Edukata është diçka që arrihet duke u munduar; ai që i përballon mundimet, do ta përfitojë atë. Por, nëse mundohesh ta përfitosh mendjen përmes mundimeve, do të përfitosh vetëm paditurinë.  

44- Rrëfejnë Ahmed ibni Ymeri dhe Hysejn ibni Jezidi: Shkuam tek Imam Riza (a.s.) dhe i thamë: Ne ishim të rrethuar me dhunti dhe rehati, por tani na u ndryshua gjendja; luteni Allahun që të na kthejë gjendjen e mëhershme . Imami (a.s.) tha: Çka dëshironi të bëheni? Mos ndoshta padishah?

 

Ju dëshironi ta mbani rrugën e mez-hebit Shiitë dhe të bëheni sikur Tahiri (komandanti i ushtrisë së Me munit) dhe Hersemi (oficer i lartë i ushtrisë) . Unë i thashë: Jo, betohem në Allahun që nuk dua të dalë nga ky mez-heb edhe nëse më jepet tërë pasuria e kësaj bote dhe kjo nuk do të më bëjë të lumtur . Atëherë, Imami (a.s.) tha: Allahu Teala thotë: Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës (Sebe, 13). Gjenduni në supozimin e mirë për Allahun. Kush gjendet në supozimin e mirë për Allahun, Allahu do të veprojë ndaj tij sipas supozimit të tij. Kush tregon kënaqësi ndaj furnizimit të vogël, Allahu do t ia pranojë edhe veprën e vogël. Kush tregon kënaqësi ndaj mallit të paktë hallall, do t i zvogëlohen shpenzimet jetësore, familja e tij do ta arrijë rehatinë, Allahu do ta mësojë për problemet dhe zgjidhjet e kësaj bote dhe duke qenë në gjendjen e sigurisë në këtë botë, do ta dërgojë në botën e qetësisë.  

45- Ibni Sikkiti1 e pyeti Imamin (a.s.): Cili është argumenti i njerëzve sot? Imami (a.s.) u përgjigj: Mendja, sepse përmes saj  njeriu do të kuptojë e dëshmojë të vërtetën, e cila i atribuohet Allahut; dhe do të kuptojë e do të mohojë gënjeshtrën, e cila i atribuohet Allahut . Ibni Sikkiti tha: Betohem në Allahun, se kjo është përgjigjja e vërtetë .  

46- Njëri nuk duhet ta puthë dorën e tjetrit, sepse, kjo vepër e ka kuptimin e adhurimit të tij.  

47- Nëna puthet në gojë, motra në faqe dhe Imami në mes dy syve.  

48- Nuk mund të kenë: koprraci rehati, xhelozi kënaqësi, gënjeshtari trimëri dhe ai që mërzitet shpejt, besnikëri.