DISA FJALË TJERA TË URTA

 

 

S'ka dyshim se, çdo gjë e ka nderin e vet; nderi i kuvendeve është të drejtuarit kah kibla. Ai që dëshiron të bëhet më i vlefshmi në popull, le të frikohet prej Allahut. Nëse dëshiron të bëhet më i  

fuqishmi në popull, le të mbështetet në Allahun. Dhe, nëse dëshiron të bëhet më i pasuri në popull, atëherë le të mbështetet më shumë në atë çka është tek Allahu sesa në dorën e tij.  Pastaj vazhdoi në këtë mënyrë: A dëshironi të dini cili është më i ligu i popullit?

 - Pasi që u përgjigjën Po, ja Resulullah , vazhdoi: Më i ligu në popull është ai i cili e kalon natë vetëm, që e shmang ndihmën e tij ndaj popullit dhe që e rrah me kamxhik robin e vet . A dëshironi të dini cili është më i ligu se ky person?

 - Kur i thanë Po, ja Resulullah , Resulullahu (s.a.a.) vazhdoi: Ai i cili nuk i fal gabimet e të tjerëve dhe i cili nuk pranon kërkimin e faljes . A dëshironi të dini edhe për më të ligun se ai?

 - Po, ja Resulullah . Ai, nga i cili nuk mund të shpresohet për ndonjë të mbarë prej tij dhe prej të cilit nuk mund të mbrohet prej sherrit të tij . A dëshironi të dini për më të ligun se ai?

 - Po, ja Resulullah . Ai që nuk e do popullin dhe populli nuk e do atë . Hz Isa (a.s.) duke biseduar me bijtë e Israilit, në mes tjerash tha:  Ej bijtë e Israilit, mos flisni fjalë të urta përpara të padijshmëve, sepse, do t i bëni padrejtësi urtësisë. Dhe, mos e fshihni urtësinë prej të urtëve, sepse, do të bëni padrejtësi ndaj zotëruesve të urtësisë. Mos i jepni përparësi të padrejtëve, sepse nëse e bëni këtë nuk do të keni më epërsi ndaj tyre. O bijtë e Israilit, janë tri lloje të punëve: Të drejta që vërehen qartë përmbaju këtyre; të padrejta që vërehen qartë largohu prej këtyre dhe, vërtetësia e të cilëve është e dyshimtë këtë lërjani Allahut. O ju njerëz, shenjat e rrugës së lumturisë janë të qarta, mos u largohuni prej tyre. Ju keni një vend ku do të përfundoni, mundohuni që të arrini atje.

 

Besimtari gjithmonë jeton në mes dy frikësh: Çka do të vendosë Allahu për të kaluarën e tij dhe si do të caktohet e ardhmja; për të dyja nuk ka kurrfarë njohurie. Nëse është kështu, atëherë besimtari duhet të shkëpusë diçka prej vetes për veten e tij dhe prej kësaj bote për ahiretin e tij. Të përfitojë prej rinisë para pleqërisë dhe prej jetës para vdekjes. Betohem në zotëruesin e shpirtit tim se nuk ka më kthim mbas vdekjes; vendqëndrimi mbas dynjasë do të jetë xheneti ose xhehenemi .