Velajeti i hz. Aliut a.s. në Kuran

 

Lidhur me Sunneti Nebevi-un ka pasur mosmarrëveshje edhe në mes Ebu Bekrit dhe Ymerit, (Mosmarrëveshja e tyre kishte të bëjë me vendimin për shpalljen e luftës ndaj atyre që nuk dëshironin të paguajnë zeqatin. Në lidhje me këtë kemi shkruar edhe në temat paraprake dhe i kemi cekur burimet referuese.) në mes të Hz Fatimes dhe Ebu Bekrit (Në lidhje me Fedekun) dhe në mes të grave të Hz Resulullahut (s.a.a.). (Ka të bëjë me rrëfimin në lidhje me dhënien e qumështit ndaj më të mëdhenjve, të cilën e transmeton Aisheja nga Hz Resulullahu (s.a.a.)) Pastaj, mosmarrëveshja në mes transmetuesit të famshëm të hadith-eve Ebu Hurejres dhe Aishes. (Në lidhje me të mbeturit xhunub deri në ezanin e sabahut gjatë muajit të Ramazanit dhe agjërimit të asaj dite.)

 

Mosmarrëveshja në mes ibni Ymerit dhe Aishes (Ne lidhje me bërjen e Umres gjatë muajit Rexheb) dhe Abdulla ibni Abbasit dhe ibni Zubejrit. (Në lidhje me lcjimin apo jo të martesës me marrëveshje muta. Sahihi Buhari v.6, s. 129) Si edhe në mes të Hz Aliut (a.s.) dhe Osmanit, (Sahihi Buhari, v.2, f. 153) dhe mosmarrëveshjet në mesin e sahabeve dhe pasuesve të mëvonshëm të tyre. (A duhet të lexohet Besmeleja gjatë marrjes së abdesit dhe namazit të udhëtarit.)  Këto mosmarrëveshje ishin bërë aq të shumta, saqë si rezultat i kësaj u paraqitën më shurnë se shatëdhjetë mez-hebe. Njërin e kishte themeluar Ibni Mesudi, tejtrin Ibni Ymeri, pastaj Ibni Abbasi, Ibni Zubejri, Ibni Ujejne, Ibni Xhurejhi, Hasan Basriu, Suljani Sevri, Maliki, Ebu Hanifeja, Shafiu, Ahmed ibn Hanbeli dhe shumë të tjerë. Në bazë të ndikimeve politike, sipas pikëpamjes së Ehli Sunnetit vetëm katër nrei tyre u zyrtarizuan; për këtë arsye, me lindjen e këtyre katër mez-hebeve, të gjithë të tjerët u zhdukën.

Por, edhe këto katër mez-heve të mbetura kanë mosmarrëveshje në mesin e tyre në lidhje me çështjet e fikh-ut. Burimi i të gjitha mosmarrëveshjeve rrjedh prej dallimeve në të kuptuarit e Sunneti Nebevi-ut.

Njëri, duke u bazuar në një hadith që është i saktë për të, jep nje fetva në lidhje me një çështje, ndërsa tjetri gjykon sipas pikëpamjes dhe hulumtimit (ixhtihadit) të tij ose duke pretenduar se nuk ekziston vendimi i prerë (nass) për atë çështje, ai e krahason një çështje me një çështje tjetër dhe mundohet të vijë deri te një gjykim.