Rixhati (kthimi jetë rishtazi)

 

Çështja e rixhatit është një çështje të cilës i besojnë vetëm Shiitët. Në librat e Ehli Sunnit-ëve nuk kam mundur të gjejë asgjë në lidhje me këtë çështje. Ky besim bazohet në hadith-et e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit, sipas të cilëve besimtarët dhe armiqtë e Allahut do të ringjallen para ahiretit dhe në këtë botë, me qëllim të hakmarrjes së besimtarëve ndaj zullumqarëve dhe ngatërrestarëve të cilët u kanë bërë të padrejtë besimtarëve. Sipas hadith-ëve të sakta dhe të vërtetuara dhe të cilët rrjedhin prej paraardhësit të parë të Imamëve (a.s.) - Hz Resulullahut (s.a.a.), rixhati është një e vërtetë që nuk mund të mohohet, por është e natyrshme që Ehli Sunneti nuk beson në këto hadith-e, sepse, ne kemi vendosur të jemi të drejtë dhe të mos anojmë kah fanatizmi dhe nuk do t’i detyrojmë të besojnë në diçka që nuk ekziston në librat e tyre burimorë të hadith-eve. Shiitët nuk e detyrojnë asnjërin që të besojë në këtë çështje dhe ata që i përgënjeshtrojnë nuk i detyron që ta mohojnë. Prandaj, nuk ka nevojë t’i kundërshtojnë dhe t’i kritikojnë kaq shumë Shiitët. Në lidhje me rixhatin, kemi të bëjmë me interpretimin e disa ajeteve në këtë drejtim. Për shembull, ajeti i 83-të i sures Neml.

“E ditën kur do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që i kanë mohuar argumentet tona, dhe ata do të presin”

Te Tefsiri Kumi, Hammadi transmeton një hadith nga Imam Sadiku (s.a.), i cili thotë: “Më pyeti Imam Sadiku (a.s.) se çka thonë njerëzit në lidhje me ajetin “E ditën kur do të tubojmë...”. Unë u përgjigja: “Ata thonë se ky ajet ka të bëjë me Kiametin”. Imami tha: “Jo, nuk është ashtu. Ky ajet na sqaron rixhatin. Athua, Allahu në Ditën e Kiametit do të ringjallë vetëm një grup prej çdo populli, ndërsa të tjerët jo? Ajeti i Kiametit është ky:

“Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar” (Kehf 47)”.

 

Shejh Muhammed Muzaffer në librin “Akaid-ul Imamije” shkruan: “Sipas hadith-eve që kanë mbërritur te ne, Shiitët besojnë që kur do të paraqitet Imam Mehdiu (Allahu e shpejtoftë paraqitjen e tij) Allahu do t’i kthejë në jetë një grup të njerëzve në formën e tyre të vërtetë. Një pjesë e tyre do të lartësohen, ndërsa pjesa tjetër do të poshtërohen. Në atë kohë do ta marrë të drejtën e tij ai, ndaj të cilit i është bërë padrejtësi prej atij që i ka bërë padrejtësi. Sigurisht që do të kthehen në jetë ata që kanë bërë padrejtësi të shkallës së lartë dhe ata që kanë besuar me imanin e lartë. Dhe, mbasi që ta marrin hakun e tyre, ata prapë do të vdesin. Në Ditën e Kiametit do të ringjallen me qëllim të marrjes së shpërblimit apo të dënimit.

Në ajetin e 11-të të sures Gafir (Mumin), Allahu tregon për ata që janë kthyer njëherë në këtë jetë (rixhat), por prapë e kanë fituar dënimin e Allahut, dhe këta do të dëshirojnë të kthehen edhe një herë: “Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?” (Akaid-ul imamijje, f.80, pjesa e besimit..)

 

Sigurisht që myslimanët që janë të lidhur për mez- hebin e Ehli Sunnetit janë të privuar prej të vërtetave të sqaruara nga ana e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit dhe mosbesimi i tyre në rixhat është e natyrshme. Por, nuk kanë të drejtë t’i sulmojnë Shiitët që duke u bazuar në argumente të qarta besojnë në rixhat. I padijshmi nuk mund të zotërojë dëshmi kundër të dijshmit, si dhe xhahili nuk mund të zotërojë dëshmi kundër dijetarit. Mosbesimi i një mez-hebi nuk mund të bëhet argument për pavërtetësinë e tij, posaçërisht, kur rixhati veç është realizuar për disa persona dhe për këtë mund të gjenden argumente si në Kuran ashtu edhe në Traditë. Kjo nuk është diçka e pamundur për Allahun. Në ajetin e 259-të sures Bekare shkruan:

“Ose me shembullin e atij që kaloi pranë njëfshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: "Si e ngjall Allahu këtëpas shkatërrimit të tij"? E Allahu e bëri të vdekur atë njëqind vjet, pastaj e ringjalli”

 

Si dhe në ajetin e 243-të të sures Bekare:

“A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atdheut të vet, të cilët ishin tne mijëra, e Allahu atyre u tha: "Vdisni"! (ata vdiqën). Pastaj i ngjalli”.

Po ashtu e ka ringjallur edhe një popull të tërë prej Beni Israilëve. Kjo mund të kuptohet nga ajeti i 56-të i sures Bekare:

“Dhe kur i tliatë: "O Musa, ne nuk të besojmë ty derisa ta shohim Allahun haptazi, e atëherë juve u rrëmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit Pastaj, që të jeni mirënjohës pas vdekjes suaj juve ju ngjallëm”.

Në suren Kehf përmenden shokët që kanë qëndruar si të vdekur më shumë se treqind vjet, ku në ajetin e 12- të thotë:

“Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë.”

 

Prej këtyre ajeteve kuptojmë se sikur që është paraqitur rixhati te popujt e mëhershëm ashtu edhe te populli i Muhammedit do të paraqitet rixhati dhe kjo nuk është diçka e papranueshme. Posaçërisht, paraqitjen e saj e kanë transmetuar edhe Imamët (a.s.) e Ehli Bejtit, ndërsa këta janë dijetarë dhe ata që flasin drejt (sadik). Disa mëtojnë se rixhati ka të bëjë me diçka që nuk i takon Islamit por ka të bëjë me besimin ateist të ashtuquajtur reinkarnacion, por kjo është një gënjeshtër dhe një pohim pa bazë. Duke u bazuar në këtë pohim, ata synojnë përgojimin dhe kundërshtimin e Shiitëve.

 

Reinkarnacioni nuk pohon se në këtë botë kthehet njeriu i njëjtë me shpirtin, trupin dhe të gjitha të vërtetat e tij që i ka pasur para se të vdesë. Ata besojnë se vetëm shpirti i një njeriu të vdekur kthehet në këtë botë dhe hyn në trupin e një njeriu të sapolindur, ose madje edhe te trupi i ndonjë shtaze. Sigurisht që kjo nuk përputhet me besimin Islam për ringjalljen e trupit të njeriut bashkë me shpitin e tij nga varri. Atëherë, reinkamacioni nuk paska lidhje me rixhatin, ata që thonë se janë gjëra të njëjta, ose janë xhahil dhe nuk dinë asgjë ose tentojnë pa devotshmërinë.