Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur më Kur'anin

 

Kurani eshte fjala e Allahut qe i eshte shpallur Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe nje liber në të cilin nuk mund të depertoje e paverteta as nga perpara dhe as nga mbrapa. Kurani Fisnik eshte referenca dhe mbeshtetja më e madhe në të cilin adresohen myslimanet në lidhje me gjykimet fetare, ibadetet (adhurimet) dhe besimet e tyre.

Ai qe dyshon në Kuran ose qe nuk eshte besnik ndaj tij, llogaritet se nuk e ka plotesuar borxhin ndaj Islamit. Të gjithe myslimanet jane në pajtim në lidhje me shenjterine, respektin dhe nevojen e të vepruarit sipas urdhrave të tij. Mosmarreveshja e myslimaneve ka të beje me komentimin (tefsir) dhe shpjegimin (tevil) e tij. Shiitet, si komentues dhe shpjegues të vetem të Kuranit e pranojne Hz Resulullahun (s.a.a.) dhe Imamet e -Ehli Bejtit (Shpetimi dhe paqja qofte per ata).

 

Sa i pe'rket Ehli Sunnetit, mbeshtetja e tyre jane hadith-et' qe transmetohen nga Resulullahu (s.a.a.),

(Fjalet, urdhrat dhe veprimet e Hz Resulullahut (s.a.a.) (she'n. i pe'rkth.) sahabe-t (Ata qe e kane pare per së gjalii Hz Resulullahun (s.a.a.) dhe qe kane jetuar në kohen e tij (shen. i pe'rkth.)) (shoket) e tij dhe sqarimet në lidhje me hadithet e Hz Resulullahut (s.a.a.) nga ana e njerit nga Imamet e kater mezhebeve (Shkolla juridike fetare qe merret me ceshtjet themelore dhe esenciale te fese. (she'n. i pe'rkth.)) te mire'njohura.

 

Per kete arsye jane paraqitur mospajtimet në lidhje me çeshtjet Islame, e posaçërisht ato qe kane të bejne me gjykimet e Fikh-ut (Jurisprudenca Fetare. Njohja rrenjësore apo kuptimi i thellë dhe deri në detaje i ce'shtjeve fetare. (shen. i pe'rkth.))

 

Nuk është i çuditshëm fakti për ekzistimin e mospajtimeve në mes të shkollave të Ehli Sunnetit dhe Ehli Bejtit, duke pasur parasysh se edhe në mesin e shkollave të Ehli Sunnetit ekzistojne mosmarreveshjet në mes veti. Në këtë liber do të ndalemi vetëm në disa çeshtje që kane të bëjnë me temën tonë. Sigurisht që, për ata qe deshirojne te perfitojne me tepe'r njohuri ne lidhje me kete teme dhe te zbulojne te vertetat e fshehura, mund te bejne hulumtime me te gjera per kete lemi.

 

Myslimanet Shiite dhe Sunnit-e jane të pajtimit se Hz Resulullahu (s.a.a.) i ka sqaruar të gjitha ligjet dhe urdhrat e Kuranit dhe i ka komentuar te gjitha ajetet e Kuranit Fisnik. Mospajtimi ka të bëjë me personin të cilit mund t'i drejtohemi mbas Resulullahut (s.a.a.) në lidhje me pyetjet qe kane të bejne rreth komentimit dhe shpjegimit të ajeteve.

Lidhur me këtë, Ehli Sunneti thotë:

"Personat e besueshëm dhe me autoritet, të cilëve mund t'u drejtohemi në lidhje me komentimin e Kuranit jane të gjithe sahabet e Resulullahut (s.a.a.), në mesin e të cilëve nuk vjen deri te ndonje mosmarreveshje, pastaj vijnë Imamët e katër shkollave dhe dijetarët  tjerë Islame."

 

Por,sipas Shiitëve,vetëm Imamët e Ehli Bejtit janë ata që kanë autoritet për këto çëshnje.Allahu Teala,në Kuran na urdhëron kujt t'i drejtohemi:"Nëse nuk dini pyetini ata qëdinë" (Nahl,43) pra,këta janë ata që kanë autoritet - "të diturit".Këta janë ata që i ka zgjedhur Allahu dhe të cilëve u ka lënë amanet diturinë e Librit.Lidhur më këtë,Allahu thotë:

"Pastaj,Librin na kemi lënë amanet roberve të zgjedhur" (fatir,32)

Për këtë arsye, edhe Resulullahi s.a.a. i ka vendosur ata si shoqërues dhe baraspeshë të Kuranit u urdhëroi muslimanëve që ti përqafojnë dhe ti pasojnë ata si njerin prej dy amaneteve që i ka lënë Resulullahu s.a.a.

 

“Ju lë porosi dy gjëra të çmueshme: Librin e Allahut dhe familjen time Ehli Bejtin; përderisa i përmbaheni atyre, kurrë nuk do të devijoni”

(Tirmidhiu, v.5 f.329, edhe Nisaiu dhe Ahmed b. Hanbeli e transmetojnë këtë hadith.)

 

Sipas transmetimit të Muslimit, pas fjalisë: “Librin e Allahut dhe Ehli Bejtit”, është përmendur tri herë fjalia: “Ju përkujtoj Allahun në lidhje me të drejtën e Ehli Bejtit”

Është e qartë se, Ehli Bejti është ndër ata që ruhen më së shumti prej ndalesave, më të diturit, më të devotshmit dhe më të ndershmit e Ummet-it (Të gjithë njerëzit që i besojnë një të dërguari të Allahut dhe që e pasojnë rrugën e tij (shën. i përkth.)) të Hz Resulullahut (s.a.a.)

 

Në lidhje me Ehli Bejtin, Ferazdaku thotë:

“Nëse i numërojnë të dévots h mit, ata janë prijësit e tyre

Nëse pyetet kush janë më të mbarët e dheut, përgjigjja është, ata”

 

Për të përkujtuar lidhjen në mes Kuranit dhe Ehli Bejtit, do të pënnend një shembull nga Kurani. Allahu Teala thotë:

“Betohem me vendet e yjeve dhe nuk ka dyshim që kjo, sikur ta kishit ditur, është një betim i madh, nuk ka dyshim se ky është një Kuran i bukur dhe i ndershëm; në një Libër të fshehur; nuk mund ta prekë atë askush, përveç të pastërve ” (Vakia, 75- 79)

 

Në këtë ajet na bëhet me dije për ata që mund të depërtojnë në thellësitë dhe kuptimet e fshehta të Kuranit, në krye me Hz Resulullahun (s.a.a.) dhe Ehli Bejtin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për ata).

Në qoftë se mendojmë pakëz më thellë për gjësendet në të cilat betohet Allahut Teala, do të vërejmë se ato janë: koha (asri), lapsi, fiku dhe ulliri, etj, por betimi me vendet e yjeve është një betim më i madh. Allahu këtë betim e ka ndarë në dy pjesë: njëra pohuese dhe tjetra mohuese, dhe e ka sqaruar kuptimin e saj. Pas betimit thotë: “ky është një Kuran i bukur dhe i ndershëm; në një Libër të fshehur”, ku na bën me dije për të vërtetat e thella të Kuranit që janë pjesë të një Libri.

 

Fjala “e fshehtë” ka të bëjë me të padukshmen dhe të mbuluarën. Pastaj na thotë se “nuk mund ta prekë atë askush, përveç të pastërve”. Në këtë ajet negacioni mohimi “La”, ka të bëjë me mohimin dhe fjala “nuk mund ta prekë” e ka kuptimin “nuk mund ta arrijne” dhe “nuk mund ta kuptojnë”, por, sikur që mendojnë disa, nuk e ka kuptimin e të prekurit. Në gjuhën arabe, në mes të fjalës “lems”- të prekurit me dorë ose me diçka të ngjashme dhe fjalës “mess” - lidhja shpirtërore, ekziston një dallim shumë i madh. Allahu Teala e përdor të njëjtën fjalë edhe në një ajet tjetër dhe prapë në kuptimin e të fshehtës dhe të ndikimit:

“Ata që ruhen nga Allahu, kur të prekett nga vesvesja e Shejtanit, ndalen e mendojnë, dhe i vëren se veç e kanëgjetur rrugën e drejtë” (Araf, 201).

 

Në një ajet tjetër thotë kështu:

“Ata që e hanë kamatën, vetëm me të prekurit e Shejtanit qohen si të çmendur” (Bakara, 275)

Atëherë, këtu fjala e përdorur “mess” ka të bëjë me mendjen dhe shpirtin dhe, nuk ka kuptimin e prekjes me dorë. Allahu Teala betohet se Kuranin nuk mund ta prekin të tjerët, përveç ata që janë të pastër. Sikur të kishte pasur kuptimin e prekjes me dorë, a do të ishte betuar Allahu në një gjë të tillë? Historia na mëson se disa të padrejtë (për shembull, disa prej kalifëve të Béni Umejjes) janë tallur me Kuranin dhe e kanë copëtuar atë. Gjithashtu, dihet se ushtarët e Izraelit e kanë djegur Kuranin. Në këtë drejtim, janë shfaqur nëpër media pamjet e tmerrshme dhe të turpshme. Atëherë, fjala e Allahut (atë mund ta prekin vetëm të pastrit) e ka kuptimin që Kuranin e dinë dhe e njohin vetëm një grup i dalluar dhe i pastër, që është i caktuar nga ana e Allahut.

Fjala “Mutahherun” që përmendet në këtë ajet është emër plotësues që do të thotë “personat e pastruar”. Në anën tjetër, në një ajet tjetër thuhet: 

 

 “Allaliu dëshiron që, vetëm e vetëm prej jush, Ehli Bejtit, t’ipastrojë të gjith a papastërtitë dhe t’ju sjellë në njëgjendje tëpastrimit të vërtetë”(Ahzap, 33)

 

Atëherë, ajeti: “nuk mund ta prekë atë askush, përveç të pastërve”, e ka kuptimin se të vërtetat e Kuranit mund t'i arrijnë vetëm Hz Resulullahu (s.a.a.) dhe Ehli Bejti i tij.

Për këtë arsye, në lidhje me të drejtën e Ehli Bejtit, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:

“Sikur që yjet i mbrojnë banorët e tokës nga fundosja në ujin e detit, ashtu edhe Ehli Bejti im është strehë e sigurt që e mbron popullin tim nga mosmarrëveshjet (ose, njëjtë sikur që njerëzit orientohen sipas yjeve nëpër oqeane dhe shpëtojnë nga fundosja, ashtu edhe populli im do të shpëtojë nga mosmarrëveshja duke e pasuar Ehli Bejtin tim). Cilido prej fiseve Arabe që i kundërshton ata, është duke i ndihmuar Shejtanit”.

 

Atëherë, fjalët e Shiitëve në lidhje me këtë çështje bazohen në ajetet e Kuranit dhe madje në librat e hadiîh- eve të Ehli Sunnetit të transmetuara nga Hz Resulullahu (s.a.a.). Ne u munduam që të paraqesim vetëm disa prej tyre.