Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur më çështen e besimit

 

Një prej çështjeve që e përforcon bindjen time se Shiitët janë grupi i shpëtuar, është se akaid-in (Esencat dhe të vërtetat e fesë (shën. i. përkth.)) e Shiitëve e pranon shumë lehtë çdo zotërues i mendjes së shëndoshë dhe i natyrës së pastër njerëzore (Jitret). Sipas pikëpamjes së tyre, ekziston një sqarim kuptimplotë për çdo çështje dhe pyetje të besimit nga ana e Imamëve të Ehli Bejtit (a.s.)

Përderisa, tek Ehli Sunneti dhe te grupet e tjera mund të vërejmë se nuk mund të japin përgjigje të qarta për shumë çështje të besimit.

Në këtë pjesë do të ndalemi te disa çështje të rëndësishme të besimit dhe do t’i shqyrtojmë pikëpamjet e të dy grupeve në lidhje me atë çështje, dhe pa bërë ndonjë kritikë të rëndë do t’ia lëmë lexuesit që vetë të gjykojë dhe ta bëjë zgjedhjen e tij.

 

Të gjithë myslimanët u përmbahen disa besimeve themelore. Ndër to është besimi në Allahun, engjëjt, librat dhe të dërguarit, duke mos bërë asnjë dallim në mes tyre. Përveç kësaj, të gjithë myslimanët besojnë në xhenetin dhe xhehenemin, në ringjalljen e të gjithë njerëzve prej varrezave dhe për dhënien e llogarisë para Allahut. Po ashtu, besojnë edhe në Kuranin Fisnik dhe se Hz Muhammedi (s.a.a.) është i dërguari i fundit, dhe janë në pajtim edhe për drejtimin (kible) gjatë faljes së namazit. Por, dallimi ekziston te komentimet e mez- hebeve në lidhje me këto besime dhe këtu edhe fillojnë mospajtimet në mes tyre, me ç’rast shfaqen edhe mospajtimet në fushat e doktrinave të tyre.