BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

 

Parathënia

 

Falënderimi qoftë për Allahun, zotëruesin e botëve, i Cili gjendet në mirësi e bujari ndaj nesh duke na udhëzuar në rrugën e drejtë dhe I Cili dhuron çdo të mbarë dhe lumturi me qëllim që robërit e Tij t'u përkasin të sinqertëve. Çdokush që i mbështetet Atij, do t'i mjaftojë vetëm Ai dhe Ai do ta mbrojë atë nga shejtanët. Çdokush që e kthen fytyrën prej rrugës se Tij, do te poshtërohet dhe do të përbuzet.

 

Përshëndetja dhe mëshira qoftë për të Dërguarin e Tij, që është dërguar si mëshirë për botët, si ndihmes i atyre që mbështeten dhe prijës i besimtarëve.

 

Përshëndetja dhe mëshira qofshin edhe për Ehli Bejtin e pastër dhe të dëlirë, që janë pishtarët e udhëzimit dhe që janë quajtur si anija shpëtuese, pozitat e të cilëve janë më të larta nga te gjithë njerëzit.

 

Kënaqësia e Allahut qoftë për ata që e kanë pranuar Te Dërguarin, që i kanë ndihmuar atij, që e kanë mbajtur premtimin, që kanë qenë te qëndrueshëm ndaj premtimit edhe mbas tij, që nuk janë zmbrapsur, që kanë falënderuar përherë dhe që u janë nënshtruar ithtarëve të tij ne rrugën e drejtë deri në Ditën e Kiametit.

 

"Me zgjero gjoksin tint, më lehtëso në këtë punë timen dhe më zgjidh nyjën e gjuhës sime, që ta kuptojnë Jjalën tinte" (Taha, 25-28)

 

O Zot!

 

Hapuani sytë e zemrës atyre robërve të sinqertë që e lexojnë këtë liber dhe ndihmoju që t'i vërejnë të vërtetat!

 

Sipas kritikave dhe vështrimeve të lexuesve të librit tim te pare, "Pastaj u orientova ne rrugë te drejtë", që i kanë dërguar në adresën time, konstatova se është pëlqyer mjaft nga ana e tyre. Në lidhje me këtë, ata kërkuan nga une që të sjell më tepër shpjegime lidhur me çështjet për të cilat kanë hasur në mosmarrëveshje Sunnit-ët dhe Shiitët. Qëllimi i të shkruarit të këtij libri është të ndihmuarit për ata të cilët janë duke e kërkuar të vërtetën dhe përmirësimi i gabimeve të shumta që janë duke shëtitur nëpër gjuhët e njerëzve. Shpresoj që me ndihmën e Allahut, edhe të tjerët do të arrijnë deri tek e vërteta pennes metodës së hulumtimit dhe krahasimit të cilën e përdora une dhe që është rruga më e shkurtër për arritjen e saj. Titulli i këtij libri është marre prej ajetit te 119-të te sures Tevbe ku Allahu u drejtohet besimtarëve:

 

"O besimtarë! Keni frikën ndaj Allahut dhe të jeni me ata qëjanë të sinqertë"

 

Në këtë liber do të lexoni rreth çështjeve për të cilat u besoj bindshëm, çështje për të cilat jam munduar t'ua sqaroj edhe të tjerëve me tërë aftësitë e mia që zotëroj. Unë nuk kam dëshirë që këto çështje të pranohen pennes detyrimit dhe dua të them edhe këtë se kam respekt për të gjitha pikëpamjet e vëllezërve myslimanë, padyshim se Allahu është udhëzuesi i vetëm dhe Ai është i afenni i të sinqertëve.