Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit

 

Çështja e paracaktimit (kada) dhe e caktimit (kader) ka qenë për mua një çështje shumë e vështirë dhe e komplikuar për ta kuptuar. Nuk mund ta rehatoja zemrën me një komentim të mjaftueshëm dhe të plotë. Isha plotësisht i habitur në lidhje me këtë. Në njërën anë, sipas shkollës së Ehli Sunnetit, natyrës së njeriut i është mundësuar përshtatja ndaj çdo gjëje të krijuar dhe përderisa është në barkun e nënës atij i caktohet gjatësia e jetës, fumizimi, vepra dhe fati i tij; pra, a do të jetë i lumtur apo fatkeq. (Sahihi Muslim, v.8, f.44) Ndërsa në anën tjetër, mendja dhe vetëdija më thoshin se Allahu është i drejtë dhe nuk bën padrejtësi ndaj robërve. Si është e mundur që Allahu të shkruajë dhe t’i detyrojë robërit e tij të veprojnë dhe pastaj të kërkojë llogari dhe të dënojë për ato vepra?

Sikur edhe myslimanët tjerë të rinj, ashtu edhe unë isha në kontradiktë me vetveten në lidhje me këtë mendim. Në njërën anë, mendoja:

“Ai nuk do të pyet se çka punon, kurse ata do të merren në pyetje” (Enbija, 23), dhe

“Aipunon atë që dëshiron” (Buruxh, 16)

Një pjesë të krijesave i ka krijuar për xhenet dhe një pjesë tjetër për xhehenem.

Ndërsa, në anën tjetër:

“S'ka dyshim se Allahu nuk bën të padrejtë as sa grimca” (Nisa, 40)

“Zoti yt nuk bën të padrejtë ndaj robërve. ” (Fusilet, 46)

“Allahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre” (Junus, 44)

Në një hadith thuhet:

“Dashuria e Tij ndaj krijesave është më e madhe se e një nëne që e ushqen femijën e vet me qumësht”.

(Sahihi Buhari, v.7, f.75)

 

Ndonjëherë, duke i lexuar ajetet në lidhje me këtë çështje, përballesha me kuptime të kundërta. Ndonjëherë, kuptoja se njeriu është përgjegjës për veprat e tij:

“E kush punoi ndonjë të miré, qëpeshop sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshoti sa grimca, atë do ta gjejë” (Zilzal, 7-8).

Ndonjëherë, kuptoja se njeriu është i drejtuar në një drejtim të caktuar , nuk zotëron asnjë forcë dhe fuqi, dhe nuk është i aftë për të siguruar për vete ndonjë dobi, dëm apo edhe ndonjë fumizim.

“Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do Allahu” (Insan, 30)

“Në të vërtetë, Allahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do” (Fatir, 8)

Unë nuk isha i vetmi. Përkundrazi, shumica e myslimanëve ishin duke i përjetuar të njëjtat kontradikta. Dhe, për këtë arsye, kur u parashtronin pyetje dijetarëve në lidhje me paracaktimin dhe caktimin, ata përgjigjeshin në atë mënyrë që jo vetëm pyetësi por as vetë nuk ishin të kënaqur me atë përgjigje. Dhe e përmbyllnin çështjen duke thënë: “Duhet menduar shumë në lidhje me këtë temë”. Disa të tjerë, madje thoshin se është e ndaluar të menduarit e thellë në lidhje me këtë temë: “Një mysliman duhet të besojë në paracaktimin dhe caktimin, dhe të pranoj se ata janë prej Allahut”.

Kur i pyetja ata: “Si është e mundur që Allahu ta hedhë në xhehenem një rob, të cilm e ka detyruar të bëjë ndonjë mëkat?”- ata m’u përgjigjeshin me akuza se jam duke pyetur për gjërat që të nxjerrin nga feja, nga rruga e drejtë dhe të bëjnë jobesimtar. Për këtë arsye, mendjet u ngurtësuan dhe filluan të besojnë se edhe martesa, shkurorëzimi madje prostitucioni (zina) janë prej fatit të caktuar. Këtu bën pjesë edhe përdorimi i alkoolit dhe mbytja. Atëherë, ti je duke ngrënë dhe duke pirë ato që janë të shkruara.

Mbasi që i përsërita këto pyetje një dijetari, e pyeta: “Ndërsa Kurani i përgënjeshtron të gjitha këto mendime. Dhe, hadith-et nuk mund ta kundërshtojnë Kuranin. Në lidhje me martesën Allahu thotë:

“Martohuni me ato gra që ju pëlqejnë” (Nisa, 3) Sipas këtij ajeti, martesa dhe zgjedhja e gruas është në dorën e njeriut. Pastaj, në lidhje me shkurorëzimin, ajeti i 229-të i sures Bekare thotë:

“Shkurorëzimi mund të bëhet dy herë, andaj ose me zemërgjerësi mbani ose shkurorëzohuni me mirëkuptim. ”

Kjo na bën me dije se njeriu është i lirë në këtë drejtim. Dhe, sa i përket prostitucionit, ajeti i 32-të i sures Isra thotë:

“Dhe mos iu afroni amoralitetit; është punë e fëlliqur dhe sa rrugë e shëmtuar është”

Në lidhje me përdorimin e alkoolit, ajeti i 91-të i sures Maida thotë:

“Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit e Allahut dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?”

Ky ajet na tregon se vullneti dhe dëshira e njeriut janë në dorën e tij. Edhe sa i përket mbytjes, ajeti 151 i sures Enam thotë:

“Mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu”

Dhe në ajetin e 93-të të sures Nisa thotë:

“Kush e mbyt një besimtar me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh”

Sipas këtyre ajeteve, njeriu është i lirë të veprojë edhe në lidhje me mbytjen. Madje, edhe në lidhje me të ushqyerit, Kurani thotë:

“Hani e pini, por mos e teproni, sepse Ai, njëmend, nuk i do ata që e teprojnë” (Araf 31 )

Edhe ky ajet na dëshmon për vullnetin e lirë të njeriut.

Zotëri, si mund të thoni se gjithçka është prej Allahut dhe se njeriut i është imponuar të vepruarit, kur këto ajete flasin të kundërtën?

Aim’u përgjigj duke thënë se i tërë universi është në sundimin e Allahut dhe si argument e përmendi ajetin e 26-të të sures Ali Imran :

“Thuaj: O Allah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e miré është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë”! «ùwu&wrç

Une iu përgjigja: “Une nuk e kundërshtoj dëshirën e Allahut dhe faktin që nëse Ai shpreh dëshirë për të bërë diçka, atëherë këtë nuk mund ta parandalojnë njerëzit, xhinët dhe krijesat tjera. Kundërshtimi im ka të bëjë me temën e veprave të robërve; athua këto vepra janë të robërve apo të Allahut?” Ai ma dha këtë përgjigje:

“Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)”, dhe e përmbylli debatin.

Në të shumtën e rasteve, ky është argumenti në të cilin mbështeten dijetarët. Sa më kujtohet, mbas dy dite shkova prapë te ky dijetar, dhe e pyeta:

-Sipas bindjes suaj, Allahu i kryen të gjitha veprat dhe robi nuk e ka të drejtën e zgjedhjes, atëherë, pse nuk e thoni këtë edhe në lidhje me çështjen e kalifatit? Në të vërtetë, nëse Allahu krijon dhe zgjedh gjithçka, atëherë njerëzit nuk e kanë të drejtën e zgjedhjes, por ju besoni dhe pranoni se kalifati është realizuar përmes zgjedhjes së myslimanëve?

-Po, këtë e them në lidhje me kalifatin, sepse, Ebu Bekrin, Ymerin, Osmanin dhe Aliun i zgjodhi Allahu për kalifë. Sikur të kishte dashur Allahu që Aliu të bëhet kalifi i parë, këtë nuk do të mund ta pengonin njerëzit dhe xhinët. Atëherë i thashë:

-Tani ke hyrë në qorrsokak -Si?- pyeti si i habitur.

-Ti po thua që Allahu i zgjodhi vetëm katër kalifët e parë. Po mbas kësaj, a ua ka lënë njerëzve zgjedhjen e tyre, apo edhe të gjithë kalifët e tjerë i ka zgjedhur Allahu, deri në Ditën e Kiametit?”- Ai më tha se e pranon pikëpamjen e dytë dhe e lexoi këtë ajet: “Allahu ia jep sundimin e vet atij që do, Allahu është dhurues i madh, i dijshëm..”(Bekare, 247)

-Atëherë, Allahu është fajtor (neuzu bilah) për padrejtësitë dhe devijimet që janë paraqitur në Islam dhe që janë kryer përmes dorës së sulltanëve dhe udhëheqësve të Islamit, sepse, ai i ka zgjedhur këta për t’u kujdesur për popullin? - Ai m’u përgjigj:

-Po, ashtu është. Zaten, disa të sinqertë, fjalën “Emerna” te ajeti i 16-të të sures Isra “Ve idha eredna karjete emerna mutrefïha..." Ç’Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend, i urdhërojmëpasanikët...,r) e lexojnë si “Emmerna”; që do të thotë “Ne i caktojmë ata për udhëheqës".

-Atëherë, martirizimi i Hz Aliut (a.s.) dhe Hz Hysejnit (a.s.) është bërë me dëshirën e Allahut

-Po, ashtu është. A nuk e ke dëgjuar fjalën e Hz Resulullahut (s.a.a.) që i ka thënë Hz Aliut, duke bërë me shenjë kah koka dhe mjekra: “O Ali, ty do të të godasë këtu (koka) dhe kjo (mjekra) do të lyhet me gjak; këtë do të ta bëjë personi më ngatërrestar prej atyre që do të vijnë më vonë. Edhe rasti i Hz Hysejnit është i njëjtë. Hz Resulullahu (s.a.a.) e dinte se ai do të bjerë martir në Kerbela. Këtë ia kishte kumtuar Ummu Selemesë. Po ashtu, e dinte që paqja në mes dy grupeve Islame do të realizohet përmes Hz Hasanit. Gjithçka është e shkruar prej para të amshueshmes dhe nuk ka shpëtim prej saj. Kështu që, ti je futur në qorrsokak dhe jo unë.

Për një kohë heshta dhe e shikoja në sy. Ndërsa, ai duke u bazuar në këto fjalë, ishte duke menduar se më ka mbyllur gojën. E unë isha duke menduar se si t’ia shpjegoj atij se i ka përzier dy gjëra: e para është se Allahu i di paraprakisht të gjitha ngjaijet, sepse ato janë zhvilluar në diturinë (ilm) e tij, dhe e dyta, kjo dituri nuk i detyron robërit që të veprojnë në këtë mënyrë. I thashë atij edhe një herë:

-Atëherë, të gjithë udhëheqësve të vjetër dhe të rinj, Allahu u ka dhënë këtë pozitë madje edhe atyre që luftojnë kundër myslimanëve, ndërsa ai, i sigurt në vetvete tha:

-Padyshim që po.

-Athua, edhe kolonizimi i Tunisit, Libisë dhe shteteve tjera Islame është prej Allahut?

-Po, dhe kur u mbush afati i tij, Franca i lëshoi ato vende dhe u kthye.

-Subhanallah, a nuk ishe duke e mbrojtur më herët mendimin e Ehli Sunnetit se Hz Resulullahu (s.a.a.) nuk e ka caktuar asnjërin për kalif dhe se u ka lënë myslimanëve ta bëjnë zgjedhjen e tij?

-Po, dhe inshallah do të mbeten deri në fund me atë mendim.

-Atëherë, si i harmonizon këto dy zgjedhje në mes veti: zgjedhjen e Allahut dhe zgjedhjen e njerëzve përmes kuvendit?

-Zgjedhja e Ebu Bekrit nga ana e Myslimanëve do të thotë zgjedhja e Allahut.

-A ka zbritur ndonjë shpallje në lidhje me zgjedhjen e Ebu Bekrit në Sakife?.

-Estagfirullah, mbas Hz Muhammedit (s.a.a.) nuk ka më shpallje. Kjo është pikëpamja e Shiitëve." (Disa thonë se Shiitët nuk i përmbahen këtij mendimi, por kjo nuk është asgjë tjetër përveçse një shpifje që u është bërë Shiitëve). I thashë:

-T’i lëmë njëherë Shiitët anash. Ti më bind mua për pikëpamjen tënde. Sipas teje, si e ka zgjedhur Allahu Ebu Bekrin për kalif?

-Sikur të kishte qenë kjo në kundërshtim me vullnetin e Allahut, myslimanët nuk do të kishin fuqi për ta bërë atë. Në të vërtetë, pdhe po të mblidhej e tërë bota, nuk mund të veprojnë asgjë kundër vullïletit të Allahut.

Siç po vërejmë, një mendim i tillë e shpie njeriun në qorrsokak dhe ia dobëson aftësinë e mendimit dhe të ardhjes në përfundim të njeriut. Pastaj, kjo ia dobëson aftësinë e kuptimit të vërtetë të ajeteve të Kuranit dhe është e qartë se nuk do të ketë kurrfarë dobie nga paraqitja e çfarëdo argumenti filozofik apo shkencor përparatij.

Në këtë moment më ra ndër mend një ngjaije e vjetër. Një ditë isha duke shëtitur me një mik brenda një fushe të mbjellë me hurma dhe ishim duke biseduar për temën e paracaktimit dhe caktimit. Duke shëtitur u rrëzua përmbi bar një hurmë nga pema dhe unë e mora atë për ta ngrënë. Kur e affova te goja, miku më tha:

-Ti nuk mund të hash asgjë tjetër, përveç asaj që është e shkruar për ty; kjo hurmë është jotja dhe për këtë ka rënë në tokë.- Unë i thashë atij :

-Mbasi që ti po beson se kjo është e shkruar për mua, atëherë unë nuk po e ha këtë, dhe nuk e futa në'gojë. E ai më tha:

-Subhanallah, nëse nuk është e shkruar për ty, atëherë ajo do të dalë edhe prej stomakut tënd.

-Atëherë, do ta ha hurmën, i thashë mikut tim duke dashur t’ia bëj me dije se njeriu është i lirë në ngrënien apo mosngrënien e saj dhe fillova ta përtyp hurmën. Miku më vështronte gjatë tërë kohës, përderisa e përpiva hurmën. Mbasi që e përpiva, ai më tha:

-Betohem në Allahun se kjo ka qenë e shkruar për ty.

Në këtë mënyrë, ai fitoi, sepse unë nuk mundja ta nxjerr atë prej stomakut.

Ky ishte besimi im dhe i shumicës në lidhje me paracaktimin dhe caktimin kur isha sunni. Ishte krejt e natyrshme që një mendim i tillë ta lërë njeriun brenda kontradiktave të shumta dhe që mendja e tij të kalojë nëpër kriza të ndryshme mendore në vend se të arrijë në një përfundim të natyrshëm. Kur njeriu i tillë dëshiron të veprojë diçka, tërë përgjegjësinë do t’ia ngarkojë Allahut. Në këtë gjendje, nëse ndonjëri bën prostitucion, vjedhje ose madje nëse e kidnapon ndonjë vajzë të pafajshme dhe e mbyt pasi që ta dhunojë atë, në pyetjen “Pse e bëre këtë?”, do të përgjigjet “Gjithçka është në dorën e Allahut; kështu paska shkruar Allahu”. A është kjo diçka e pranueshme? Sepse, atëherë nuk do të jetë me vend pyetja e Allahut “Për çfarë mëkati ato janë mbytur?” (Tekvir, 9), mbasi që njëherë Allahu paska kërkuar prej tyre që ta varrosin të gjallë! O Allah, padyshim që Ti je i pastër prej këtyre gjërave. Do të kuptojnë një ditë të vërtetën këta dijetar të kësaj bote, që e nënçmojnë dhe e konsiderojnë këtë besim si të prapambetur.

Hulumtuesit e vërtetë do të kuptojnë se ky besim është një shpifje e Emevitëve, sepse, ata kanë pretenduar se Allahu u ka dhënë atyre sundim dhe i ka caktuar për sundimtar, andaj populli nuk duhet t’i kundërshtojë por duhet t’u nënshtrohen. Të kundërshtuarit e tyre do të thotë të kundërshtuarit e Allahut dhe dënimi për këtë nuk është asgjë tjetër përveç dënimi me vdekje. Këtë e dëshmojnë dëshmitarët e panumërt, p.sh. kur kërkuan prej Osman ibn Affanit për të dhënë dorëheqje prej pozitës së kalifatit, ai refuzoi duke thënë: “Nuk mund ta zhvesh këmishën që më ka veshur Allahu”.

(Tarihi Taberi, pjesa “Hisar-il Osman” dhe Tarihi ibni Esiri)

 

Prej kësaj mund të kuptojmë se sipas tij kalifati është veshmbathje që ia ka veshur atij Allahu dhe askush përveç Allahut nuk ka të drejtë t’ia zhveshë atë. Pra, ajo duhet të mbetet mbi të deri në vdekje.

Edhe Muaviu i fliste popullit në këtë mënyrë: Unë nuk luftova me ju që të mund të agjëroni dhe të jepni zeqatin; unë luftova që të mund të sundojë mbi ju. Edhe pse ju nuk e keni dëshiruar këtë, Allahu ma ka dhënë këtë pozitë.”

Pra, Muavija shkoi një hap më përpara duke thënë se Allahu e ka bërë atë ortak për të sunduar dhe për t’i vrarë myslimanët. Ky ijalim i Muavijes është një ijalim i famshëm.(Mekatil-ut Talibijjin, f.70; Ibni Kesiri në Tarihi, v.8, f. 131; Sherhi Ibni Ebil Hadid, v.3, f.16)

 

Edhe përkundër kundërshtimit të popullit, e caktoi djalin e tij Jezidin për kalif të ardhshëm dhe tha se ky është vullneti i Allahut. Sipas historianëve, për të siguruar pranimin e Jezidit për kalif, ai u dërgonte letra vendeve dhe qyteteve të ndryshme, dhe në letrën e dërguar valiut të Medinës, Mervan ibn Hakemit, në mes tjerash ka shkruar: “Në lidhje me pranimin e Jezidit, të cilin e ka caktuar Allahu për kalif”.(El Imametu ves Siyase, v.l, f. 151, pjesa e sigurimit të pranimit të Jezidit për kalif nga ana e Muavijes.)

 

Mbas martirizimit të Hz Hysejnit (a.s.), e lidhën me zinxhir djalin e tij Hz Zejnel Abidinin (a.s.) dhe e sollën përpara mëkatarit Ibni Zijadit (a.s.). Ky, duke bërë me shenjë kah Hz Zejnel Abidini (s.a.) pyeti: “Kush është ky?” Kur i treguan se është Aliu (Zejnel Abidini), i biri i Imam Hysejnit (a.s.), u tha atyre: “A nuk e mbyti Allahu Aliun (Zejnel Abidinin)” (Imam Hysejni i kishte dy djem me emrin Ali dhe njëri prej tyre kishte rënë martir në Kerbela). Kur e dëgjoi këtë fjalë Zejnepja, halla e Imam Zejnul Abidinit (a.s.), ia ktheu Ibni Zijadit: “Jo atë e vranë armiqtë e Allahut dhe të Resulit”. Atëherë, Ibni Zijadi i mallkuar iu përgjigj: “Si po të duket sprova që ta ka caktuar Allahu?” - Hz Zejnebja u përgjigj: “Unë nuk shoh asgjë tjetër përveç bukurisë. Ata ishin një grup të cilëve Allahu ua kishte caktuar martirizimin dhe ata luftuan dhe kanë rënë martir. Së shpejti, Allahu do t'i mbledhë ata dhe juve në një vend, dhe pastaj do të gjykoheni. Shiko atë ditë kush do të shpëtojë. Le të mbajë zi për ty nëna jote, o djali i Merxhanes”!

(Mekatil-ut Talibijjin; Maktel-ul Hysejin)

Shkurtimisht, ky besim (se njeriu është i detyruar që të veprojë) është një besim i shpifur nga ana e Béni Umejidëve dhe ndihmësve të tyre, dhe është shpëmdarë në forma të ndryshme në mesin e Ummetit Islam, përveç te Shiitët.