Numri Imameve Masumë

 

Shiitët besojnë se numri i imamëve masumë, që do të vijnë mbas Hz Resulullahut, është dymbëdhjetë. Vetë Resulullahu (s.a.a.) i ka përmendur emrat dhe numrin e tyre:

(El Kunduzi në librin e E1 Hanefiut “Jenabiul Mevedde”, v.3, f.99)

 

1. Hz Ali ibni Ebutalib (a.s.);

2. Hz Imam Hasan ibni Ali (a.s.);

3. Hz Imam Hysejin ibni Ali (a.s.);

4. Hz Imam Ali ibn-i Hyseyin, Zejnul Abidin (a.s.);

5. Hz Imam Muhammed ibni Ali, el-Bakir (a.s.);

6. Hz Imam Xhafer ibni Muhammed, es-Sadik (a.s.);

7. Hz Imam Musa ibni Xhafer, el-Kazim (a.s.);

8. Hz Imam Ali ibni Musa, er-Riza (a.s.);

9. Hz Imam Muhammed ibni Ali, el-Xhevad (a.s.);

10. Hz Imam Ali ibni Muhammed, el-Hadi (a.s.);

11. Hz Imam Hasan ibni Ali, el-Askeri (a.s.);

12. Hz Imam Mehdi ibni Hasan, el-Muntazar (a.s.).

 

Këta janë Imamët (a.s.) masumë, sipas besimit Shiit. I përmendëm për arsye të parandalimit të mashtrimit të ndonjërit prej myslimanëve në lidhje me këtë çështje. Andaj, Shiitët besojnë se Imamët (a.s.), emrat e të cilëve i ka përmendur Hz Resulullahu (s.a.a.) edhe para lindjes së tyre, bashkë me Hz Fatimen (a.s.) janë masumë dhe askush tjetër përveç tyre.

Siç e cekëm edhe më parë, emrat e tyre i kanë përmendur edhe dijetarët e Ehli Sunnetiti në përmbledhjet e hadith-eve dhe në librat e tyre të historisë. Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar në përmbledhjet e tyre se numri i Imamëve është dymbëdhjetë dhe se të gjithë janë prej Kurejshëve.

(Sahihi Buhari, v.8, f. 127; Sahihi Muslim, v.6, f.3.)

 

Këto hadith-e do të kenë kuptim vetëm nëse shpjegohen në bazë të besimit Shiit për Imamët e Ehli Bejtit. Ehli Sunneti ende nuk e ka përgjigjen e qartë se kush janë ata dymbëdhjetë Imamët që janë transmetuar në librat e tyre të hadith-eve.