Muta ose martesa e perkohshme

 

Muta është një martesë e përkohshme ose martesa e lidhur për një kohë të caktuar. Edhe në këtë martesë duhet të lexohen deklaratat (akd) nga të dy anët, njëjtë sikur gjatë vënies së martesës së përhershme. Për shembull, femra i thotë mashkullit se pranon të martohet me një mashkull për një kohë të caktuar dhe për një dhuratë të kurorës (mehr) së caktuar, dhe e lexon deklaratën e caktuar dhe pastaj edhe mashkulli do ta lexojë deklaratën e caktuar.

Femra do të lexojë:....

Dhe, mashkulli do të lexojë:....

Për të qenë kjo e vlefshme, duhet të plotësohen disa kushte si: Caktimi i dhuratës së kurorës, caktimi i qartë i kohëzgjatjes, pastaj femra nuk guxon të ketë kurorën e lidhur me ndonjë mashkull tjetër, të ketë të kryer periudhën e pritjes (iddet) (Koha të cilën duhet të presë gruaja për të kaluar, kur shkurorëzohet ose i vdes burri. Gjatë kësaj kohe, gruaja nuk mund të lidhë as martesën e përhershme as të përkohshme.) dhe kushtet tjera që janë të cekura në librat e fikhut. Të interesuarit mund të orientohen për më tepër detaje.

Kur të përfundojë koha e caktuar sipas marrëveshjes, gruaja është e lirë për martesë, por, duhet të presë derisa të pastrohet dy herë (dy menstruacione), ose nëse në ndërkohë i vdes burri, duhet të presë katër muaj e dhjetë ditë. Pas përfundimit të martesës së përkohshme, gruas i mbetet dhurata e kurorës (mehr) dhe mashkulli më nuk ka për obligim t’ia sigurojë mjetet e jetesës. Nëse lind ndonjë femijë prej kësaj martese, atëherë do t’i takojnë të gjitha të drejtat sikur fëmijës së lindur prej martesës së përhershme, e që janë trashëgimia, sigurimi i mjeteve të jetesës, si dhe të drejtat tjera materiale dhe shpirtërore, dhe ky djalë i takon babait. Kjo është në pika të shkurtra - martesa e përkohshme ose muta. Sikur që po vërejmë, kjo nuk ka të bëjë fare me marrëdhëniet jashtëmartesore, siç mëtojnë ta paraqesin disa.

Si Shiitët, ashtu edhe Sunnit-ët janë të pajtimit se martesa e muta-së është legalizuar me shpalljen e ajetit të 24-të të sures Nisa, ku Allahu thotë:

“Nuk është mëkat që pas dhuratës së caktuar të lidhni marrëveshje. All-llahu vërtet është shumë i dijshëm dhe i urtë”.

 

Po ashtu, Shiitët dhe Sunnit-ët janë të pajtimit se Hz Resulullahu (s.a.a.) ka lejuar martesat e tilla dhe se në kohën e tij janë lidhur martesat e përkohshme.

Ajo çka nuk mund të pajtohen Shiitëtë dhe Sunnit-ët është se a është anuluar apo ende vlen ky gjykim. Sipas Ehli Sunnetit gjykimi është anuluar dhe martesa e përkohshme është e ndaluar (haram) dhe, sipas tyre, këtë e ka anuluar Sunneti Nebevi-u, jo Kurani. Sipas Shiitëve, gjykimi i cekur nuk është anuluar dhe është i vlefshëm deri _ në Ditën e Kiametit. Atëherë, mosmarrëveshja ka të bëjë me anulimin apo me mosanulimin e gjykimit të lartpërmendur.

 

Argumenti i Shiitëve për vlefshmërinë e këtij ajeti është ky:

“Te ne nuk ka arritur ndalesa e muta-së. Imamët (a.s.) e Ehli Bejtit kanë thënë se është i vlefshëm

gjykimi i sjellë nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.)- Sikur ta kishte anuluar Hz Resulullahu (s.a.a.) këtë gjykim që përmendet në Librin e Allahut, atëherë më së pari kishte dëgjuar dhe e kishte bërë të qartë i pari prej Imamëve të Ehli Bejtit, Hz Aliu (a.s.). Ata janë njëri prej dy amaneteve të Hz Resulullahut (s.a.a). Kjo është përmbajtja e çështjes me fjalë të shkurtra. Siç dëshmojnë edhe dijetarët e Ehli Sunnetit, gjykimin e qëndrueshëm në Kuran e ka anuluar kalifi i dytë, Ymeri. Duke u bazuar në ixhtihadin e tij, ai e ndaloi këtë martesë. Ndërsa, ne nuk mund të pranojmë ndalesën e një gjykimi hyjnor për shkak të ixhtihadit personal të Ymerit. Arsyetimi i Shiitëve në lidhje me vazhdimin e vlefshmërisë së muta-së është ky:

“Sipas mënyrës se si është dëshmuar, kjo është një fjalë e sigurt dhe e saktë. Ajo çka kërkohet prej çdo myslimani është pasimi i gjykimeve të Allahut dhe të Hz Resulullahut (s.a.a), dhe nuk duhet lejuar kalimin e personave tjerë përpara Kuranit dhe Traditës, pa marrë parasysh gradat e tyre”.

Kur është fjala për Ehli Sunnetin, ata thonë se muta- ja është e lejuar me Kuran, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka dhënë leje për këtë dhe sahabet e kanë praktikuar, por mbas Hz Resulullahut (s.a.a.) është anuluar dhe nuk e dinë me siguri se kush e ka ndaluar këtë. Disa thonë se këtë e ka ndaluar Hz Resulullahu (s.a.a) para se të ndërrojë jetë, disa tjerë thonë se Ymer ibni Hatabi e bëri këtë dhe mëtojnë se fjala e Ymerit është ixhtihad. sepse, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:

“Përqafojeni Sunnetin tim dhe të Hulefai Rashidinëve që do të vijnë mbas meje dhe shtrëngojeni fortë atë me dhëmbë.”

 

Duke pretenduar zbatimin e sunnetit të Ymerit si një sunnet të duhur, Ehli Sunneti e pranoi ndalesën e Ymerit në lidhje me muta-në dhe ne nuk kemi asnjë fjalë në lidhje me këtë pikëpamje të Ehli Sunnetit. Kjo nuk është asgjë tjetër, veçse një fanatizëm dhe një vështirësi. Përndryshe, cili mysliman mund ta pranojë fjalën e një muxhtehidi i cili ndonjëherë gabon e ndonjëherë ia qëllon, dhe ta lë anash fjalën e Allahut dhe Resulit të Tij? Pasi që ky qëndrim nuk përputhet me gjykimin e qartë të Kuranit dhe Traditës dhe nuk është një vendim i prerë dhe i qartësuar mirë, atëherë ajo përfshihet nga gjykimi i ajetit të 36-të të sures Ahzab:

“Kur Allahu dhe i dërguari i Tij vendosin për një çështje, nuk i lejohet më asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që të veprojnë sipas mënyrës së vet. E kush ë kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës”.

Ai që nuk pajtohet me mua në lidhje me këtë pikëpamje, le t'i drejtohet Kuranit, Sunneti Nebevi-ut dhe koncepteve të njohura të sheriatit Islam. Kurani, në ajetin e lartpërmendur, e ka qartësuar në mënyrën më të mirë këtë çësbtje. Në Kuran ka edhe ajete tjera që na bëjnë me dije për devijimin e atyre që nuk e përqafojnë Kuranin dhe Sunneti Nebevi-un.

Sa i përket Sunneti Nebevi-ut, edhe këtu kemi shumë argumente, por do të kënaqemi vetëm me këtë ijalë të Hz Resulullahut (s.a.a.)

“Atë çka ka lejuar Muhamedi, do të jetë i lejuar deri në Kiamet; atë çka ka ndaluar Muhammedi do të vlejë deri në Kiamet”.

Sipas kësaj, askush nuk ka të drejtë të ndalojë ose të lejojë diçka që është vendosur nga ana e Allahut ose Resulit të Tij.

Mbas gjithë këtyre argumenteve kundër sjelljeve dhe ixhtihadeve të muxhtehidëve të cilët i anulojnë gjykimet që përmbahen në Kuran dhe në Sunnet, dhe që mundohen të na bindin edhe neve, ne nuk kemi tjetër përgjigje për ata veçse ajetin e Kuranit:

“A po polemizoni me ne për Allahun, e Ai është edhe Zoti i juaj edhe Zoti i ynë? Ndërsa veprat tona janë për ne, e për ju veprat tuajal Dhe ne sinqerisht i jemi besnik Atij. ”(Bekare, 139)

 

Ata që e sjellin këtë argument, e konfirmojnë pikëpamjen Shiite se muta është e qëndrueshme me Kuran dhe me Sunnet, dhe se kjo llogaritet si një udhëzim për vëllezërit tanë Sunnijë. Atëherë, kemi të bëjmë me ata që mëtojnë gjykimin e muta-së përmes hadith-eve të Hz Resulullahut (s.a.a.). Sado që Muslimi ka transmetuar se Hz Resulullahu (s.a.a.) e ka anuluar muta-në, ijalët e këtij grupi të njerëzve janë kontradiktore dhe nuk bazohen në ndonjë argument të sigurt. Sikur të ishte ndaluar një gjë e tillë gjatë kohës së Hz Resulullahut (s.a.a.) atëherë nuk do ta mund ta aplikonin muta-në gjatë kohës së kalifatit të Ebu Bekrit dhe gjatë një pjese të kalifatit të Ymerit, të cilin fakt na e vërteton edhe vetë Muslimi në “Sahih”-in e tij. Thënë ndryshe, nëse Hz Resulullahu (s.a.a.) do ta kishte ndaluar muta-në, atëherë këtë ndalesë është dashur ta dinë sahabet që kanë jetuar rabas Hz Resulullahut (s.a.a.).

“Eta thotë: Ishte kthyer Xhabir ibni Abdullahu dhe shkuam për ta vizituar. Pyetëm në lidhje me disa veprime që kishin të bënin me Umren dhe pastaj u përmend edhe muta-ja. ‘Po, ne e kemi aplikuar atë gjatë kohës së Resulullahut, Ebu Bekrit dhe Ymerit”.(Sahihi Muslim, v.4. f.158)

 

Sikur të kishte ndaluar muta-në Hz Resulullahu (s.a.a.), nuk do të ishte i drejtë aplikimi i saj gjatë kohës së Ebu Bekrit dhe të Ymerit. Domethënë, realiteti qenka që Hz Resulullahu (s.a.a.) as nuk e ka anuluar dhe as nuk e ka ndaluar një gjë të tillë. Edhe Buhari na dëshmon se Ymeri është ai i cili e ndaloi muta-në.

“Transmeton Museddedi prej Jahjasë, Jahjaja prej Imran Ebu Bekrit, ky prej Ebu Rexhasë dhe ky prej Imran Ibni Husajnit:

‘Ajeti i muta-së është shpallur në Librin e Allahut. Ne kemi vepruar sipas saj bashkë me Resulullahun. Nuk u shpall ndonjë ajet tjetër që do ta ndalonte atë. Hz Resulullahu (s.a.a.) nuk e ndaloi atë përderisa ishte në këtë jetë. Pastaj, u paraqit njëri dhe foli sipas pikëpamjes së tij. Muhamedi ka thënë se ky ishte Ymeri.” (Sahihi Buhari, v.5 f. 158)

Lexues i nderuar! Siç po e vëren, sahabet kanë deklaruar në mënyrë të qartë se Hz Resulullahu (s.a.a.) nuk e ka ndaluar- muta-në përderisa ishte në këtë jetë. Këtë ndalesë, ky sahabe ia atribuon Ymerit dhe nuk përmbahet për të thënë se është vepruar në këtë mënyrë për shkak të gjykimit të Ymerit.

Në një vend tjetër Xhabir ibni Abdullah el Ensari thotë: “Përderisa e ndaloi muta-në Ymeri, për shkak të asaj çka i kishte ndodhur Amr Ibni Hurejsit, ne e aplikonim atë edhe përmes një grushti të hurmave dhe një sasie të miellit”.(Sahihi Muslim, v.4, f. 131)

 

Prej kësaj mund të kuptojmë se disa sahabe e përkrahnin pikëpamjen e Ymerit. Kjo nuk është për t’u çuditur. Edhe gjatë ngjarjes së “Fatkeqësisë së ditës së enjte”, disa sahabe e përkrahnin pikëpamjen e tij kur thoshte për Hz Resulullahun (s.a.a.) se: “Është në agoni dhe nuk di çka flet. Neve na mjafton Libri i Allahut”. Kur e kanë përkrahur Ymerin në një çështje aq delikate, pse të mos e përkrahin atë edhe në këtë gjykimin e tij? Ta dëgjojmë tani njërin prej sahabeve të tilla:

“Unë isha afër Xhabir Ibni Abdullahut. Erdhi njëri dhe tha se Ibni Abbasi dhe Ibni Zubejri kanë rënë në mosmarrëveshje në lidhje me çështjen e dy muta-ve (Muta-ja e Haxhit dhe muta-ja e grave). Xhabiri tha: ‘Ne e kemi aplikuar atë bashkë me Resulullahun, por Ymeri i ndaloi ato dhe ne më nuk e përsëritëm”.

Për këtë arsye, unë personalisht besoj se me qëllim të përforcimit të mënyrës së veprimit të Ymerit dhe të anashkalimit të vërejtjeve të mundshme ndaj tij, ndalesën dhe anulimin e muta-së ia kanë atribuuar Hz Resulullahut (s.a.a.). Përndryshe, as nuk mund të mendohet që Hz Resulullahu (s.a.a.) kë bërë një veprim të tillë, sepse, ne nuk kemi hasur në ndonjë gjykim të cilin e ka lejuar Allahu dhe të cilin e ka ndaluar Hz Resulullahu (s.a.a). Madje, edhe nëse themi se Hz Resulullahu (s.a.a.) e ka ndaluar këtë, atëherë më i afërmi i tij dhe ai që i dinte më mirë se të gjitha gjykimet e fesë, Hz Aliu (a.s.), nuk do të kishte folur të kundërtën. Hz Aliu (a.s.) thotë:

“Muta është një mëshirë, të cilin Allahu u ka dhënë robërve të Tij. Sikur të mos e kishte ndaluar atë Ymeri, i devijuari kur nuk do të kishte bërë zina”.

(Salebiu në tefsirin e tij “El Kebir” dhe Taberi në tefsirin e tij “El Kebir”,te komentimi i ajetit të muta-së)

 

Edhe vetë Ymeri me gojën e tij nuk ia ka atribuuar ndalesën Hz Resulullahut (s.a.a.), përkundrazi, ai ka thënë haptas;

“Dy muta kanë qenë të lejuara në kohën e Resulullahut; unë i ndaloj këta dy muta dhe do t’i dënojë ata që i aplikojnë ato. Këto janë: muta-ja e haxhit dhe e grave”.

(Fahri Razi në tefsitin e tij “El Kebir” te komentimi i ajetit të muta-së. Edhe Ahmed ibn Hanbeli transmeton një hadith të tillë.)

Ahme ibni Hanbeli në “Musned”-in e tij ka cekur se Ehli Sunneti është një kontradiktë e madhe në lidhje me këtë çështje, duke thënë se disa e pranojnë dhe veprojnë sipas ndalesës së Ymerit dhe disa të tjerë thonë se e pasojnë urdhrin e Hz Resulullahut (s.a.a.) në lidhje me lejimin e saj. Në një hadith të cilin e ka regjistruar Ahmed ibn Hanbeli, shkruan:

“Ibn Abbasi tha: ‘Hz Resulullahu (s.a.a.) ka aplikuar muta-nëj ndërsa Urve Ibni Zubejri tha: ‘Ebu Bekri dhe Ymeri e kanë ndaluar muta-në’. Atëherë Ibni Abbasi pyeti: „Çka po thotë ky Urve?". Njëri i pranishëm tha: „Po thotë se e paskan ndaluar Ebu Bekri dhe Ymeri". Atëherë Ibni Abbasi tha: „Unë besoj se ky popull do të shkatërrohet së shpejti. Unë them: Ka thënë Resulullahit ata po më thonë: E kanë ndaluar Ebu Bekri dhe Ymeri".

(Musnedi Ahmed Ibni Hanbel, v.l, f.337)

 

Duke iu nënshtruar Ymerit, Ehli Sunneti ka vepruar me të kundërtën e asaj se si ka vepruar dhe lejuar Hz Resulullahu (s.a.a.) në lidhje me çështjen e muta-së së grave dhe të Haxhit. Të cekim këtu edhe qëndrimin e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit, të cilët nuk e kanë pranuar pikëpamjen e Ymerit për ndalesën e muta-së, duke thënë se ato janë të vlefshme deri në Ditën e Kiametit. Rrahas kësaj, edhe disa dijetarë të Ehli Sunnetit e kanë pranuar si të lejueshme muta-në dhe kanë besuar se është e lejuar. Njëri prej tyre është Shejh Tahir Ibni Ashur, që është rektori i Universitetit “Ez Zejtuni” të Tunisit, i cili në tefsirin e ajetit të muta-së ka shënuar se muta-ja është e lejueshme.

(Tahir ibni Açur'un në tefsirin e tij “Et Tahriru vel Tenvir” v.3, f.5.)

 

Edhe dijetarët tjerë duhet t"i kushtojnë një kujdes të veçantë kësaj çështjeje duke e lënë anash fanatizmin dhe duke mos i marrë parasysh kritikat e kundërshtarëve.

Prej kësaj teme të shkurtër në lidhje me muta-në, mund të kuptojmë se kundërshtimi i Ehli Sunnetit ndaj Shiitëve nuk bazohet në asnjë argument, por përkundrazi argumentet përkrahin pikëpamjen Shiite. Në lidhje me këtë, çdo mysliman duhet të ketë ndërmend fjalën e Hz Aliut (a.s.): “Muta është një mëshirë, të cilën Allahu ua ka dhënë robërve të Tij”. Cila mëshirë mund të jetë më e rëndësishme se kjo? Vetëm me aplikimin e këtij gjykimi mund të shuhet zjarri i epshit i cili njeriun, qoftë mashkull apo femër, e sjell në nivelin e një shtaze.

Posaçërisht, këtë duhet ta dijë rinia: Dënimi i caktuar i Allahut për kryerjen e zinasë, qoftë mashkull apo femër, është i dyllojtë, ose goditja me kamxhik ose mbytja duke e gjuajtur me gurë (rexhm), e që varet nga rasti. Ndërsa, Ai është krijuesi i dëshirave të epshit dhe Ai i di më së miri rrugët e plotësimit të tyre. Pa e hapur rrugën e mëshirës, Ai nuk ia cakton dënimin e rëndë robit të Tij. Për këtë arsye, I Gjithëmëshirshmi dhe Mëshirëploti ia ka lejuar muta-në robërve të Tij, që të mos kryejë zina askush, përveç atij që është plotësisht i devijuar. Së fundi, edhe për vjedhësin ka urdhëruar që t’i pritet dora e tij, por në anën tjetër ka urdhëruar plotësimin e nevojave të të varfërve, në mënyrë që asnjëri to mos kryejë ndonjë vjedhje përveç atij që është plotësisht i devijuar.