Mosmarrëveshja ndërmjet Aishes dhe ibn Ymerit

 

Transmeton Ibni Xhurejhi prej Atasë dhe ky prej Urve ibni Zubejrit:

“Unë dhe Abdulla ibni Ymeri ishim duke pritur para dhomës së Aishes. Mund të dëgjonim edhe zërin e brushës (misvakut) me të cilën ishte duke i larë dhëmbët. Atëherë, e p^eta ibni Ymerin:

‘O babai i Abdurrahmanit, athua Pejgamberi ka bërë Umren gjatë muajit të Rexhebit?’.

 

Ai m’u përgjigj pozitivisht. Pastaj, e pyeta Aishen me zë të lartë:

 

‘O Nënë, a dëgjove se çka tha babai i Abdurrahmanit?’.

Aisha pyeti: ‘Çka tha?’.

‘Po thotë se Pejgamberi ka bërë Umren gjatë muajit Rexheb’. Atëherë Aisha tha: ‘Allahu e faltë Ebu Abdurrahmanin. Betohem se Resulullahu nuk e ka bërë Umren. Ebu Abdurrahmani ishte në të gjitha Umret që i ka bërë Resulullahu’. Këtë e dëgjoi edhe ibni Ymeri, por nuk tha asgjë dhe vetëm heshti”.

(159 Sahihi Muslim, v.3 .f.61; Sahihi Buhari, v.5, f.86)