Mosmarrëveshja lidhur me "SAKA-LEJN" - in

 

Në temat e mëhershme kemi paraqitur pikëpamjet e Shiitëve dhe të Ehli Sunnetit në lidhje me temën e kalifatit si dhe urdhrin dhe porosinë e Hz Resulullahut (s.a.a.) në lidhje me këtë çështje. Tani do të analizojmë urdhrin dhe porosinë e Hz Resulullahut (s.a.a.) në lidhje me një çështje tjetër të rëndësishme. Dhe, kjo ka të bëjë me autoritetin që duhet t’i drejtohemi në raste të paraqitjeve të mosmarrëveshjeve. Athua, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka caktuar ndonjë autoritet për t’u referuar në rast të paraqitjes së mosmarrëveshjes? Në lidhje me këtë çështje, Kurani Fisnik na thotë:

“O besimtarë, përuljuni Allahut dhe nderojeni Profetin, por edhe përfaqësuesit tuaj. Por nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejtojuni Allahut dhe Profetit, nëse i besoni Allahut dhe botës tjetër; Kjo është ntë e dohishmja dhe përfundimi më i mirë” (Nisa, 59)

Nuk mund të paramendohet që Hz Resulullahu (s.a.a.) e ka braktisur këtë botë pa u lënë njerëzve një bazë ku rnund të drejtohen dhe të mbështeten. Sepse, ai që ishte zgjedhur si mëshirë për të gjithë botët, kishte dëshirë që mbas tij Ummeti i tij të jetë Ummeti më i mbarë dhe që të mos vijnë në konflikt në mes veti. Përmbledhësit e hadith-eve, në librat e tyre e kanë regjistruar këtë hadith nga Hz Resulullahu (s.a.a.):

“Në mesin tuaj po jua lë dy amanete të çmueshme; përderisa i përqafoni ata, kurrë nuk do të devijoni nga lTuga e drejtë. Ata janë Libri i Allahut dhe familja ime nga Ehli Bejti. Këta nuk do të ndahen njëri prej tjetrit, përderisa të takohen me mua te hauzi i Kevtherit. Kini kujdes se si do të silleni ndaj tyre mbas meje”.

Ky është një hadith i saktë, të cilin e transmetojnë transmetuesit e Ehli Sunnetit dhe Shiitëve. Këtë hadith e kanë transmetuar prej më shumë se tridhjetë sahabeve. Për ta vërtetuhr vërtetësinë e këtij hadith-i, nuk do t’i cek Ijalët e dijetarëve Shiitë ose të librave të tyre. Do të mjaftohem me të pënnendurit e librave burimore të Ehli Sunnetit edhe pse për hir të drejtësisë është dashur t’i cek edhe librat burimorë të Shiitëve. Këta janë dijetarët e Ehli Sunnetit që e transmetojnë këtë hadith:

 

1 Sahihi Muslim, Kitab-u Fezail-i Ali ibni Ebi Talib, v.7. f. 122;

2 Sahihi Tinnidhi, v.5, f.328;

3 Imam Nesai në “EI Hasais”, f.21;

4 Musnedi imam Ahmed ibni Hanbel, v.3, f. 17;

5 Mustedreki Hakim, v.3, f. 109;

6 Kenz-ul Ummal, v.l, f. 154;

7 Ibni Sadi në “Et Tabakat-ul Kubra”, v.2, f. 194;

8 Ibni Esiri në “Xhami-ul Usul” v.l, f. 187;

9 Sujuti në “Xhami-us Sagir” v.l, f.353;

10 Hajsemi në “Mecmauz Zevaid”, v.9, f. 163;

11 Nebehani në “Feth-ul Kebir”, v.l, f.451;

12 Ibni Esiri në “Usdul Gabe Fi Marifetis Sahabe”, v.2, f. 12;

13 Tarihi Ibni Asakir, v.5, f.436;

14 Tefsiri Ibni Kethir, v.4, f.l 13.

 

Duhet të themi edhe këtë se në librin e Ibn Haxherit me titull “Savaik-ul Muhrika”, është pënnendur ky hadith dhe autori ka thënë se hadith-i është i saktë. Edhe Zehebiu e ka transmetuar në librin e tij “Et Talhis” dhe ka thënë se sipas konditave të Shejhenit ky hadith është i saktë. Po ashtu, Harezmi Hanefiu, Ibni Megazili Shafiu dhe Taberani në “El Mu-xhem” dhe në fusnotën e “Es Siret-ul Halebijje”e kanë pranuar si të saktë këtë hadith.

 

Të mohosh saktësinë e këtij hadith-i, duke thënë se është i shpifur nga ana e Shiitëve, mbas gjithë këtyre veprave që e pranojnë besueshmërinë e këtij hadith-i, është thjesht besimi në injorancë. Kërkoj nga Allahu largimin e inatit dhe të fanatizmit nga zemrat e tyre.

Më tutje, sipas Ehli Sunnetit hadith-i i urdhrit për përqafimin e “Librit të Allahut dhe të Ehli Bejtit”, është një hadith i saktë. Sipas pikëpamjes Shiite ky është një hadith që është transmetuar prej shumë personave (mutevatir) përmes Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit. Atëherë, pse disa dyshojnë në lidhje me këtë hadith dhe mundohen ta shndërrojnë në “Librin e Allahut dhe traditën (sunnetin) time”?

P.sh. në faqen e 479-të të librit “Miftahu Kunuz-is Sunne”, autori i librit thirret në një hadith të regjistruar nga ana Buhariut, Muslimit, Tirmidhiut dhe Ibni Maxhes, dhe në lidhje me këtë ka ndarë një nëntitull me emrin: “Amaneti i Hz Resulullahut (s.a.a.) në lidhje me Librin e Ailahut dhe të traditës së tij”. Ndërsa, nëse i hulumtoni librat e cekur do të vëreni se hadith-i i tillë nuk ekziston në asnjërin nga ata libra.

 

Është e vërtetë se në librin e Buhariut ekziston një nëntitull me emrin: “Kitab-ul hisam Bil Kitab ves Sunne” (Sahilii Buhari, v.8, f.35) , por aty nuk përmendet ndonjë hadith i tillë si dhe në asnjërin prej librave të lartpërmendur.

“Talha ibni Musamfi thotë: E pyeta Abdulla ibni Ubejjin: ‘Athua ka lënë ndonjë amanet Hz Resulullahu (s.a.a.)?’, ai m’u përgjigj: ‘Jo’. Pastaj e pyeta: ‘Atëherë, si ka mundur t'u urdhërojë njerëzve që të gjenden në lënien e porosisë’? - ai m’u përgjigj: ‘Ka lënë amanet Librin e Allahut."

(Sahihi Buhari, v.3. f. 186; Sahihi Tirmidhiu, “Kitab-ul Vasaja”; Sahihi Muslim, “Kitab-ul vasajd”; Sahihi ibni Maxhe, ”Kitab-ul Vasaja”)

Siç mund të vërejmë, nuk kemi të bëjmë me hadith-in “Në mesin tuaj po jua lë dy amanete të çmueshme, ato janë: Libri i Allahut dhe tradita ime”. Edhe sikur të ekzistonte hadith-i i tillë, nuk do të kishte ndonjë kuptim.'Sepse, ashtu edhe sikur që e cekëm më parë, kjo është në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm (ixlima). Ekzistimi i një hadith-i të tillë mund të mohohet përmes disa argumenteve të thjeshta.

 

ARGUMENTI I PARË:

 

Sipas të gjithë historianëve dhe mbledhësve të hadith-it, fjalët dhe thëniet e Hz Resulullahut (s.a.a.) nuk janë shkruar dhe nuk janë mbledhur gjatë kohës sa ishte ai në këtë jetë. Dhe, askush nuk ka pretenduar që ka bërë një gjë të tillë gjatë asaj kohe. Atëherë si mund të pranohet se Hz Resulullahu (s.a.a.) të ketë thënë: “Në mesin tuaj po jua lë dy amanete të çmueshme, ato janë: Libri i Allahut dhe tradita ime”?. Sepse, Libri i Allahut shkruhej dhe lexohej përmendsh nga ana e sahabeve. Atëherë, edhe nëse çdo sahabe nuk e ka ditur përmendsh tërë Kuranin, ka rnundur ta lexojë ajetin e kërkuar. Regjistrimi i traditës së Hz Resululiahut (s.a.a.) gjatë kohës së tij, nuk ishte as temë e bisedës. Për këtë arsye, nuk mund të paramendohet që ai të bëhet një autoritet si Kurani Fisnik. Sepse, siç e dimë, Tradita e Hz Resulullahut (s.a.a.) (Sunneti Nebevi-it) ka të bëjë me thëniet, veprat dhe gjërat që i ka miratuar Hz Resulullahu (s.a.a.) dhe që më kryesorja prej tyre janë thëniet e tij.

Dihet që Hz Resulullahu (s.a.a.) nuk i mblidhte sahabet e tij me qëllim të mësimit të traditës së tij, por gjithmonë bisedonte në lidhje me çështje të ndryshme sipas rastit dhe nevojës. Dhe, në raste të tilla, aty qëllonin vetëm disa prej sahabeve ose vetëm njëri prej tyre. Atëherë, si është e mundur që Hz Resulullahu (s.a.a.) të thotë: “Jua lë amanet traditën time”?

 

 

ARGUMENTI I DYTË:

 

Siç e dimë, gjatë kohës së rëndimit të sëmundjes së tij (tri ditë para se të ndërrojë jetë), Hz Resulullahu (s.a.a.) ka kërkuar lapsin dhe një copë letër për të shkruar testamentin myslimanëve, që do t’u ndihmojë për të mos devijuar nga rruga e drejtë. Por, Ymeri këtë e parandaloi duke thënë: “Resulullahu është në agoni dhe nuk di çka po flet! Neve na mjafton Libri i Allahut”.

(Sahihi Buhari, “Bab-u Merez-in Nebijji ve Vefatihi”, v.5, f. 138; Sahihi Muslim “Kitab-ul Vasija”, v.2, f. 16))

Sikur të kishte thënë më herët: “Jua lë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe traditën time”, atëherë thënia e Ymerit do të ishte plotësisht i pavend, sepse, është dashur të thoshte: “Neve na mjafton Libri i Allahut dhe tradita”. Nga kjo kuptojmë se këtë hadith-e e kanë shpifur disa dijetarë të dorës së tretë që kanë qenë armiq të Ehli Bejtit, ngase, pasi që e larguan Ehli Bejtin prej kalifatit, atëherë është dashur që të shpifet ndonjë hadith i tillë. Kjo na bën rne dije se personi që e ka shpifur këtë hadith, ka pasur për qëllim vënien anash të Ehli Bejtit duke i dhënë rëndësi vetëm Librit të Allahut dhe nënshtrimin ndaj të tjerëve. Në këtë mënyrë ka menduar se do të sjellë një shpjegim ndaj sahabeve që e kundërshtuan Hz Resulullahun (s.a.a.) dhe do të mund të përgjigjet ndaj kritikave dhe kundërshtimeve të drejtuara kah ata.

 

ARGUMENTI I TRETË:

 

Siç e dimë, një prej ngjarjeve të shfaqura fill pas caktimit të Ebu Bekrit për kalif ishte shpallja e luftës nga ana e Ebu Bekrit kundrejt atyre që kundërshtonin dhënien e zeqatit, sepse Ymeri nuk pajtohej me hadith-in e Hz Resulullahut (s.a.a.), që ka thënë:

“Çdokush që thotë La ilahe il-lallah Muharaedun Resulullah, jeta dhe pasuria e tij janë të sigurta nga ana ime dhe Uogaria e tij i takon Allahut.”

Sikur të ishte përhapur tradita e Hz Resulullahut (s.a.a.) në mesin e popullit dhe sikur të mjaftonte për të udhëhequr popullin me të, është dashur të dijë dhe të veprojë sipas saj Ebu Bekri, ngase, njohja dhe zbatimi i traditës i takon më së pari kalifit. Sigurisht që në fund Ymeri e pranoi luftën duke pranuar shpjegimin e Ebu Bekrit se “Edhe zeqati është një e drejtë financiare”. Por, sjellja e tyre nuk përputhej me një traditë tjetër të Hz Resulullahut (s.a.a.) që nuk kishte mundësi për t’u shpjeguar. Gjatë kohës së Hz Resulullahut (s.a.a.), personi me emrin Salebe i ikte pagesës së zeqatit dhe në lidhje me këtë është shpallur ajeti. Por, Hz Resulullahu (s.a.a.) as nuk luftoi kundër tij as nuk e detyroi që të paguajë zeqatën, kështu që lufta e tyre nuk përputhej me një ngjarje që i kishte ndodhur Usame bin Zejdit.

Në njërën prej luftërave, armiku ishte duke e humbur atë dhe ishte duke u shpartalluar fronti i tyre. Usame ishte duke e ndjekur njërin dhe përkundër deklarimit të tij La ilahe il-lallah, ai e kishte mbytur. Kur dëgjoi për këtë Hz Resulullahu (s.a.a.), i dha vërejtje Usames “O Usame, e mbyte atë përkundër deklarimit të njësisë së Zotit”. Transmetuesi i hadith-it thotë se mbas këtij rasti Usame pendohej pandërprerë, madje thoshte: “Ah, sikur të mos isha bërë mysliman deri në atë ditë”.

(Sahihi Buhari, v.8, f.36 dhe “Kitab-ud Dijat”; Sahihi Muslim, v.l, f.67.)

 

ARGUMENTI I KATËRT:

 

Mbas Hz Resulullahut (s.a.a.), shumë sahabe kanë vepruar në kundërshtim me traditën e Hz Resululiahut (s.a.a.). Këta sahabe, ose e kanë kundërshtuar traditën e Hz Resulullahut (s.a.a.) me vetëdije, ose kanë vepruar sipas ixhtihadit përkundër vendimeve të prera ekzistuese dhe në këtë mënyrë llogariten prej atyre që u drejtohet Allahu në këtë ajet:

“Ktir Allahu dhe i Dërguari i Tij caktojnë diçka, atëherë as besimtari as besimtarja nuk kanë të drejtë të sillen sipas mënyrës së vet, dhe kush nuk e dëgjon Allahun dhe të Dërguarin e tij, ai me siguri ka Itumbur keq” (Ahzab, 36).

Apo, ndoshta kanë vepruar në këtë mënyrë sepse nuk e kanë njohur traditën e Hz Resulullahut (s.a.a.). Atëherë, si mund të pranohet se Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë “Ju lë në mesin tuaj traditën time”? Sepse, nëse njerëzit më të afërm të tij në kohë dhe në hapësirë kanë vepruar në kundërshtim me traditën e tij, atëherë çka mund të themi për ata që nuk e kanë parë fare Hz Resulullahun (s.a.a.)?

 

ARGUMENTI I PESTË:

 

Siç e dimë, regjistrimi i traditës ka filluar në kohën e sundimit të Abasive dhe përmbledhja e parë e hadith-eve që është shkruar në fonnë të librit është “El Muvatta” i Imam Malikut. Libri është paraqitur mbas ngjarjes së Hirrasë që ka ndodhur në Medinë, kur ushtarëve të pushtetit të atëhershëm u është lejuar për tri ditë të bëjnë kërdi dhe vrasje në këtë qytet dhe me këtë rast kanë vrarë në mënyrë mizore edhe sahabet. Në këtë gjendje, si mund t’u besojmë përmbledhësve të hadith-eve që janë munduar t'u afrohen sulltanëve me qëllim të përfitimit të mallit të dynjasë?

 

Për këtë arsye, janë shfaqur kundërshtimet dhe mosmarrëveshjet në mes të hadith-eve dhe Ummeti mysliman është përçarë dhe është ndarë në shurnë mez- hebe të ndryshme.

Kështu që, një hadith që pranohej nga ana e një mez- hebi, i njëjti përgënjeshtrohej nga mez-hebi tjetër. Atëherë, si mund të pranojmë hadith-in: “Jua lë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe traditën time”? Sepse, Hz •Resulullahu (s.a.a.) e dinte se mbas tij dyfytytëshat dhe devijuesit do të shpifin shumë gënjeshtra ndaj tij. Për këtë arsye ka thënë:

“Janë shumuar ata që shpifin gënjeshtra ndaj meje; të tillët le të përgatiten për vendin e tyre në xhehenem”. Përderisa, edhe gjatë kohës sa ishte gjallë Hz Resulullahu (s.a.a.), atij i shpifnin gënjeshtra, si mund t’i obligojë myslimanët me pasimin e traditës së tij, kur ata nuk dinin se cili hadith është i vërtetë dhe cili i i pavërtetë.

 

ARGUMENTI I GJASHTË:

 

Në librat e tyre, dijetarët e Ehli Sunnetit ndonjëherë transmetojnë se Hz Resulullahu (s.a.a.) ka lënë amanet Librin e Allahut dhe traditën e tij, e ndonjëherë tjetër thonë: “Mbas meje përqafoni traditën time dhe të Kalifëve të Drejtë”. Është e qartë se ky hadith ia shton Librit të Allahut dhe traditës së Hz Resulullahut (s.a.a.) edhe traditën e Kalifëve. Sipas kësaj, legjislacioni Islam paska jo dy, por tri burime, dhe kjo është në kundërshtim me hadith-in e Sekalejnit (Libri i Aliahut dhe Ehli Bejti). Ndërsa, këtë e vërtetuam pënnes më shumë se njëzet librave burimore të Ehli Sunnetit dhe përmes librave të shumtë të Shiitëve.

 

ARGUMENTI I SHTATË:

 

Hz Resulullahu (s.a.a.) e dinte se shumë sahabe nuk e dinin shpjegimin dhe komentimin e Kuranit, e posaçërisht të disa ajeteve më të rënda përkundër faktit që ishin arab. Më shumë se kjo, komenti dhe shpjegimi i Kuranit ishte më i vështirë për ata joarab si Bizantinët, Persianët dhe Habeshët (Etiopia e vjetër) që e pranuan Islamin dhe për ata të tjerët që më vonë e pranuan Islamin. Sipas disa hadith-eve të sakta, kur e pyetën Ebu Bekrin për kuptimin e ajetit të 31-të të sures Abese “Dhe pemë e kullosa”, ai u përgjigj: “Nëse flas për diçka që nuk di nga Libri i Allahut, cili qiell do të më bëjë hije dhe cila tokë do të më mbajë” (Kastalani në “Irshad-us Sari”, v.10, f.298; Ibni Haxheri në “Feth-ul Bari”, v.13, f.230)

 

Edhe Ymeri nuk e dinte kuptimin e saj. Në një hadith që e transmeton Enes ibn Maliki thuhet:

“Një ditë Ymeri ishte në foltore dhe i citoi disa ajete të sures Abese: “Dlie bëmë që në të të mbijnë drithëra, edhe rrush e perime, edhe ullinj e hurma, edhe kopshte të denditra, dhe pemë e kullosa” (Abese, 27-31). Mbas kësaj tha: ‘Të gjitha i kuptuam, vetëm kuptimin e “Ebb it nuk e di. Betohem në Allahun se kjo është një çështje e rëndë (tekel-htf). Çka do të bëhet nëse nuk e di kuptimin e Çalës “Ebb”? Veproni sipas pjesës së Kuranit që është e qartë, ndërsa pjesën tjetër lërjani Allahut”.

(Tefsiri ibni Xherir, v.3, f.38; Kenz-ul Ummal, v.l, f.287; Mustedreki Hakim, v.2. f 14; Talhisi Zehebi; Tarihi el Hatib, v.ll, f.486; Zamahsheri në tefsirin “El Keshshaf’, v.3, f.253; Tefsiri “El Hazim”, v.4, f.374; Ibni Tejmijje në parathënien e “Usulut Tefsir”, f.30; Tefsiri Ibni Kethir, v.4, f.473)

Ashtu siç nuk e kanë ditur komentimin e ajeteve të Kuranit, nuk e kanë ditur edhe komentimin e traditës së Hz Resulullahut (s.a.a.). Janë paraqitur mosmarrëveshje të shumta në nresin e sahabeve dhe të mez-heve në lidhje me kuptimet e hadith-eve të ndryshme. Qofshin ato për vërtetësinë e hadith-it apo për kuptimin dhe shpjegimin e saj. Për të pasur më të qartë këtë, do të cekim disa shembuj: