Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)

 

Edhe një çështje që është temë e kritikës dhe që është i karakterit esencial për Shiitët, është tema e Mehdiut (a.f.) të pritur. Duke konsideruar faktin se ka kaluar në fshehtësi para dymbëdhjetë shekujve dhe se ka shumë pak gjasa që ai të jetë gjallë madje edhe duke thënë se një gjë e tillë është e pamundur, shumica janë duke u tallur dhe duke u sjellë me ironi ndaj Shiitëve. Madje, disa shkrimtarë bashkëkohorë kanë shkuar aq larg, sa që kanë thënë:

“Besimi në Mehdiun e pritur te Shiitët bazohet në dhënien e ngushëllimit ndaj vetvetes, sepse gjatë tërë historisë u është ushtruar dhuna ndaj tyre dhe kanë qenë nën presionin e vazhdueshëm nga ana e udhëheqësve të ndryshëm. Për këtë arsye ata janë në pritje të shpëtuesit që do të hakmerret dhe do ta mbushë tokën me drejtësi dhe barazi”.

Posaçërisht mbas Revolucionit Islam në Iran, gjithkund rinia myslimane filloi të interesohet më tepër për besimin në Mediun (a.f.) e pritur dhe për atë se a është i vërtetë një besim i tillë.

 

Në lidhje me Mehdiun (a.f.) janë shkruar gjerësisht libra nga ana e dijetarëve të vjetër dhe të rinj Shiitë (P. sh. libri i Muhamed Bakir Sadrit “Mehdiu që jeton”) dhe është bërë ijalë për të në konferencat e ndryshme dhe gjatë tubimeve të rasteve të ndryshme, por prapëseprapë në pikëpamjen e Ehli Sunnetit kjo çështje është vlerësuar si një çështje e komplikuar dhe e paqartë. Arsyeja për këtë është mosinformimi i tyre për hadith-et në lidhje me këtë çështje. Atëherë, cila është e vërteta e këtij besimi dhe a zë vend në besimin Islam një besim i tillë? Këtë çështje do ta analizojmë në dy pjesë:

 

a) Vendi i Hz Mehdiut (a.f.) në Libër dhe në Traditë:

b) Jeta, fshehja dhe paraqitja e Hz Mehdiut (a.f.).

 

- Sa i përket pjesës së parë, Shiitët dhe Ehli Sunneti janë unanimë në lidhje me sihariqin e dhënë sahabeve nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.) për paraqitjen e Hz Mehiut (a.f.) në kohën para Kiametit. Hadith-et në lidhje me Hz Mehdiun (a.f.) janë transmetuar dhe regjistruar në librat burimorë të Ehli Sunnetit. Në lidhje me këtë çështje, kam vendosur t’i përmend vetëm hadith-et e vërtetuara dhe të sakta nga ana e Ehli Sunnetit.

 

Në përmbledhjen e hadith-eve të Ebu Davudit është regjistruar hadith-i i Hz Resulullahut (s.a.a.) në lidhje me këtë çështje:

“Sikur t’i mbetej botës edhe një ditë e vetme, Allahu do ta zgjasë atë ditë dhe do të dërgojë njërin prej Ehli Bejtit tim, emri i të cilit është i njëjtë me emrin tim dhe emri i babait i të cilit është i njëjtë me emrin e babait tim. Ai do ta mbushë sipërfaqen e tokës me drejtësi dhe barazi, mbasi që të jetë i mbushur me dhunë dhe agresion”.(Sunen-i Ebu Davud, v.2, f.422)

 

Sipas një hadith-i tjetër të Ebu Davudit, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:

“Ne jemi një Ehli Bejt i tillë që Allahu na zgjodhi për ne botën e ardhshme (Ahiretin) në vend të kësaj bote. Mbas meje, Ehli Bejti im do të përballet me padrejtësi dhe fatkeqësi të ndryshme. Pastaj, do të vijë një popull nga Lindja me flamuj të zi. Ata do të kërkojnë të mbarën por atyre nuk do t’u jepet. Ata do të luftojnë dhe do të fitojnë. Pastaj do t’u jepet ajo çka kanë kërkuar, por ata nuk do ta pranojnë. Ata do t'ia japin flamurit njërit prej Ehli Bejtiti tim. Ai do ta mbushë tokën me drejtësi, siç ka qenë e mbushur me padrejtësi”.

Ibni Maxhe në përmbledhjen e tij të hadith-eve, ka regjistruar këtë hadith të Hz Resulullahut (s.a.a.): “Mehdiu është prej Ehli Bejtit tim; Mehdiu është prej fëmijëve të Fatimes”

 

Në një hadith tjetër të regjistruar nga Ibni Maxhe thuhet:

 

 

“Në Ummetin tim do të ekzistojë Mehdiu. Nëse periudha e tij është e shkurtër, do të sundojë shtatë vjet; nëse periudha e tij është e gjatë, do të sundojë nëntë vjet. Në atë kohë do t'i jepet Ummetit tim një dhunti që nuk është dhënë në asnjë kohë. Toka do t’i nxjerrë. jashtë të gjitha pasuritë dhe dhuntitë e saj dhe asgjë nuk do të fshehë. Në atë kohë, furnizimi do të rrjedhë me të madhe. Njëri do të vijë dhe do të thotë: ‘Më jep’! - ai do të thotë: - ‘Merre’”! (Sunen-i Ibni Maxhe , hadithi numër 4086)

 

Edhe Tirmiziu në përmbledhjen e tij të hadith-eve ka regjistruar një hadith të këtillë:

“Në një kohë do të sundojë njëri me emrin e njëjtë si emri im. Nëse i mbetet botës vetëm edhe një ditë, Allahu do ta zgjasë atë përderisa të bëhet sundues”.(Tirmiziu në “E1 Xhamiu Sahih”, v.9, f.74-75)

Në një hadith tjetër të cilin e ka regjistruar Tirmiziu thuhçt:Përderisa t’i sundojë Arabët njëri me emrin tim dhe prej Ehli Bejtit tim, nuk do të pushojë së ekzistuari kjo botë”.

Buhariu në përmbledhjen e tij të hadith-eve ka regjistruar hadith-in e transmetuar nga Ebu Hurejre, i cili thotë:

“Në çfarë gjendje do të jeni; do të jeni në kohën ne të cilën ka zbritur për ju djali i Merjemes dhe kur Imami do të bëhet prej jush” (Tirmiziu në “E1 Xhamiu Sahih”, v.9, f.74-75)

 

Autori i librit “Gajet-ul Memul” thotë: “Në mes të dijetarëve të mëparshëm dhe të tashëm është unanimë besimi në paraqitjen e një personi me emrin Mehdi dhe që është nga Ehli Bejti, në kohën e fundit të kësaj bote. Hadith-et për Mehdiun i kanë transmetuar sahabet e njohura dhe këto i kanë regjistruar në përmbledhjet e tyre të hadith-eve shumë prej dijetarëve të mëdhenj si Ebu Davudi, Trimiziu, Ibni Maxhe, Taberani, Ebu Jala, Bezzaz, Ahmed ibni Malik dhe Hakimi. Prandaj, ai që i konsideron këto hadith-e si të dobëta, është duke bërë gabim”.

Në librin e tij, Hafëz Fet-hul Bari shkruan: “Janë të sakta hadith-et se Mehdiu është prej këtij Ummeti dhe se Isa ibni Merjemi do të falet mbrapa tij”272.(Feth-ul Bari, v.5, f.362)

 

Ibni Haxher el Hajsemi në librin e tij Savaik-ul Muhrika shkruan: “Janë të shumta dhe të sakta hadith- et në lidhje me paraqitjen e Mehdiut”.(Savaik-ul Muhrika, v.2, f.211)

Ndërsa Shevkani në librin e tij “Sqarime në lidhje me saktësinë e hadith-eve në lidhje me Mehdiun, Dexhallin dhe Isën”, mbas numërimit të hadith-eve në lidhje me Hz Mehdiun (a.f.) thotë: “Sikur që dinë edhe zotëruesit e diturisë, këto hadith-e në lidhje me Mehdiun e kalojnë kufirin e saktësisë”.

Shejh Abdullahak në “El Lemat”-in e tij shkruan: “Janë të shumta hadith-et që e kalojnë kufirin e saktësisë se Mehdiu është prej Ehli Bejtit dhe prej fëmijëve të Fatimes”.(Fusnota e Sahihi Tirmiziut v.2, f.46.)

Sabbani në “Isaf-ur Ragib” shkruan: “E kanë arritur saktësinë hadith-et për paraqitjen e Hz Mehdiut , se

 

është prej Ehli Bejtit dhe se do ta mbushë sipërfaqen e Tokës me drejtësi”.(Isaf-ur Ragibin, v.2, f.140)

 

Suvejdi në librin e tij “Sebaiuk-uz Zeheb” shkruan: “Dijetarët janë unanimë në lidhje me Mehdiun që do të paraqitet në kohën e fundit dhe se do ta mbushë tokën me drejtësi. Janë të shumta hadith-et në lidlije me paraqitjen e tij“.(Sebaik-uz Zeheb, f.78)

 

Ibni Halduni në “Mukaddime”-në e tij shkruan: “Duhet të dini se në mesin e myslimanëve me shekuj është prezent tema e paraqitjes së një personi nga Ehli Bejti, i cili do ta përforcojë fenë dhe do të shpëmdajë drejtësinë”.

Prej dijetarëve bashkëkohorë Sejid Sabiku, myftiu i Ihvan-ul Musliminëve, në libiin e tij “Akaid-ul Islamije” shkruan për hadith-et në lidhje me Mehdiun dhe thotë se besimi në Mehdiun duhet të pranohet si një prej besimeve Islame.

Sa i përket librave Shiite, janë të shumta hadith-et që zënë vend në lidhje me Hz Mehdiun (a.f.). Madje, mund të thuhet se për asnjë çështje tjetër nuk janë transmetuar më shumë hadith-e nga Hz Resulullahu (s.a.a.) sesa në lidhje me këtë çështje. Autori i librit “Muntehab-ul Eser”, Lutfullah Safiu ka regjistruar më shumë se gjashtëdhjetë hadith-e nga burimet e Ehli Sunnetit dhe më shumë se nëntëdhjetë nga burimet e Shiitëve.

- Sa i përket pjesës së dytë, në lidhje me lindjen, jetën, fshehjen dhe të qenët ende në jetë, një grup jo i

 

vogël i dijetarëve të Ehli Sunnetit janë të pajtimit se Hz Mehdiu (a.f.) është Imami i dymbëdhjetë prej Ehli Bejtit, se është djali i Hz Imam Hasan Askerit (a.s.), ka ardhur në këtë botë dhe është ende i gjallë, se do të paraqitet në kohën e fundit për ta mbushur sipërfaqen e tokës me drejtësi dhe barazi, dhe se Allahu do të korrë fitore përmes dorës së tij. Disa prej dijetarëve janë:

 

1- Muhjiddin Arabi në librin “Futuhati Mekkije”;

2- Sibt-ul Xhevezi “Tezkiret-ul Havass”;

3- Abdulvahhab esh Sharani “Akaid-ul Ekabir”;

4- Ibni Hashshab “Tevarihu Mevalid-il Eimme ve Vefejatihim”;

5- Muhammed Buhari Hanefi “Fasl-ul Hitab”;

6- Ahmed ibni “Ibrahim el Belaziri “El Hadis-ul Meteselsil”;

7- Ibni Sabbag Maliki “Fusul-ul Muhimme”;

8- Arif Abdurrahman “Mirat-ul Esrar”;

9- Kemaluddin ibni Talha “Metalib-us Suul Fi Menakibi Alir-Resul”;

10- Kunduzi Hanefi “Jenabi-ul Mevedde”.

 

Nëse ndokush dëshiron të bëjë hulumtim në lidhje me jetën e tij prej lindjes deri te paraqitja e Hz Mehdiut, atëherë do të vërejë se numri i dijetarëve të Ehli Sunnetit që e përkrahin këtë besim është shumë më i madh. Sigurisht që, me pranimin e vërtetësisë së hadith- eve në lidhje me Hz Mehdiun (a.f.), vetëm një grup i vogël i tyre mohojnë ardhjen e tij në botë dhe gjatësinë e jetës së tij, por është e qartë se ata nuk mund të llogariten si ndonjë argument kundër atyre që e pranojnë një gjë të tillë.

 

Në Kuran nuk mund të gjendet ndonjë ajet që e kundërshton besimin Shiit në këtë drejtim. Përkundrazi, ekzistojnë disa ajete që dëshmojnë për vërtetësinë e këtij besimi. Përmes shembujve të ndryshëm, Allahu u ka bërë me dije njerëzve se është në gjendje për të bërë gjithçka, sado që duket ajo e pamundur, dhe i ka ndaluar njerëzit që t’i vështrojnë çështjet përmes ideve të fiksuara ose mendjeve të ngrira.

A nuk duhet të besojë një mysliman që e ka të mbushur zemrën e tij me dritën e imanit, se Allahu bëri të vdesë profeti Uzejr për 'njëqind vjet dhe pastaj e ringjalli atë prapë; dhe si dëshmi për këtë, ia tregoi Uzejrit se eshtrat e gomarit që e kishte me vete ishin kalbur por ushqimi i tij ishte në gjendjen e njëjtë si para njëqind vjetëve? Mbas leximit të këtyre ajeteve në Kuran, a nuk duhet të besojë njeriu se Allahu është në gjendje të bëjë gjithçka?

Një mysliman që beson në Kuran, a nuk duhet të besojë se Hz Ibrahimi (a.s.) ka mbytur disa shpezë dhe i ka ndarë në disa pjesë, pastaj i ka përzier pjesët e tyre dhe i ka vendosur në disa male të ndryshme; dhe, me një thirrje kanë ardhur tek ai duke fluturuar dhe të gjallë? Si mund të duket e pazakonshme dhe e çuditshme një gjë e tillë? Për një mysliman, nuk mund të llogaritet si çudi fakti se zjarri nuk e ka djegur Hz Ibrahimin (a.s.) sepse Allahu i ka thënë zjarrit “Bëhu i ftolitë dhe shpëtim për Ibrahimin” (Enbija, 69).

 

Për myslimanin nuk është e dyshimtë dhe e pabesueshme se Hz Isa (a.s.) ka lindur pa baba, se ende nuk ka vdekur dhe se prapë do të zbresë në tokë. Po ashtu, nuk mund të paramendohen të pazakonshme për një mysliman gjërat si ringjallja e të vdekurve, shërimi i verbërisë prej lindjes dhe sëmundjen e lëpozës nga ana Hz Isës (a.s.); ndarja e detit në dy pjesë nga ana e Hz Musës (a.s.) dhe kalimi i Beni Israilëve përmes detit në anën tjetër pa u lagur fare, si dhe shndërrimi i shtagës së Hz Musës (a.s.) në një dragua dhe shndërrimi i lumit Nil në gjak nga ana e Hz Musës (a.s.), nuk duhet të llogariten të pamundshme.

Asnjë mysliman nuk mund të thotë se është e pamundur biseda e Hz Sylejmanit (a.s.) me zogjtë, xhinët dhe milingonat, pastaj nënshtrimi i erës ndaj tij, dhe sjellja e fronit të Belkises para tij sa hap e mbyll sytë, si edhe ringjallja e shokëve të shpellës (As-habi Kehfit) mbas treqind vjetësh dhe si pasojë stërnipi ishte më i vjetër se stërgjyshi i tij. Këtë nuk mund ta mohojë asnjë mysliman. Po ashtu, edhe të qenët gjallë i Hz Hëzërit (a.s.), i cili bashkëbisedoi me Hz Musën (a.s.) është një realitet. Çdo mysliman duhet të besojë se shejtani i mallkuar që ka ekzistuar edhe para krijimit të profetit Adem, është ende i gjallë dhe është duke e ndjekur njeriun hap mbas hapi por asnjëri nuk mund ta shohë atë haptas ndërsa ai mund t’i shohë të gjithë njerëzit. Nëse të gjitha këto i pranon si të mundshme dhe reale, atëherë pse të çuditet njeriu nëse Allahu e ka fshehur për një kohë dhe me një qëllim të caktuar Hz Imam Mehdiun (a.f.), veçmas, kur për një gjë të tillë ekzistojnë edhe argumente të shumta.

 

Në të vërtetë, të gjitha këto që i përmendëm janë vetëm një pjesë e asaj që është përmendur në Kuran dhe të gjitha këto janë gjëra të jashtëzakonshme ashtu që, edhe nëse të gjithë njerëzit të tubohen, nuk do të kenë fuqi për një gjë të tillë. Ato realizohen vetëm përmes fuqisë së Allahut, përmes së cilës është realizuar gjithçka çka ka në tokë dhe në qiej. Ai që i thotë vetes mysliman duhet t'i besojë pa përjashtim çdo gjëje që e ka sjellë dhe që zë vend në Kuran.

Një pikë e rëndësishme që duhet ta rikujtojmë këtu është se Shiitët janë më të vetëdijshëm në lidhje me Imam Mehdiun (a.f.). Kjo është diçka e natyrshme, sepse, ai është Imami i tyre dhe ata kanë jetuar gjithmonë nën urdhrat dhe prezencën e tij dhe të baballarëve të tij nga Ehli Bejti dhe, ata i kanë pranuar përherë si prijës. Shiitët ndiejnë një respekt të madh ndaj Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit. Madje, ata e kanë bërë obligim për vete vizitën e varreve të tyre, të cilën gjë e bëjnë pandërprerë dhe për këtë përgatiten në mënyrën më të bukur.

 

Sikur të kishte ndërruar jetë Imami i dymbëdhjetë, edhe ai do të kishte një varr të njohur për të gjithë; paraqitja e tij do të interpretohej si ringjallja nga varri i tij. Ringjalljen (rixhat) na e konfirmon edhe Kurani dhe Shiitët besojnë në të, por, Shiitët insistojnë se ai është i gjallë dhe besojnë se Allahu e ka fshehur atë për ndonjë arsye të urtësisë së Tij. Gjatë namazit ata i luten Allahut që ta shpejtojë paraqitjen e tij. Me paraqitjen e tij, myslimanët do ta arrijnë krenarinë, lumturinë dhe fitoren, ndërsa jobesimtarët do ta plotësojnë dritën e tyre, edhe nëse nuk dëshirojnë një gjë të tillë.

Mosmarrëveshja në mes Ehli Sunnetit dhe Shiitëve nuk mund të vlerësohet si një mosmarrëveshje rrënjësore, sepse, të dy palët besojnë në paraqitjen e tij para fundit të kohës, pastaj se Hz Isa (a.s.) do të zbret nga qielli dhe do të falet mbrapa tij, sipërfaqja e tokës do të mbushet me drejtësi dhe barazi, mbasi që të jetë mbushur me dhunë dhe padrejtësi.

 

Në kohën e tij Islami do të përhapet në tërë botën dhe do të sundohet sipas Islamit dhe, nuk do të mbetet asnjë i varfër në sipërfaqen e tokës për shkak të bollëkut që do të mbretërojë. Mosmarrëveshja e tyre ka të bëjë vetëm me lindjen apo të qenët gjallë i tij: Shiitët thonë se ai është i gjallë ndërsa Ehli Sunneti pohon se ai ende nuk ka ardhur në këtë botë, pra ende nuk ka lindur. E përbashkëta e tyre është se do të paraqitet në kohën e fundit të kësaj bote. Atëherë, duhet që edhe pjesëtarët e Ehli Sunnetit të luten bashkë me Shiitët për paraqitjen sa më të shpejtë të tij. Shpëtimi dhe fitorja e Ummetit Islam do të realizohet vetëm ne paraqitjen e Hz Mehdiut (a.s.).

Fjala jonë e fundit është falënderimi për Allahun, zotëruesin e të gjithë botëve. Përshëndetjet, paqja dhe shpëtimi qofshin për më të madhin e të Dërguarve, Hz Muhammedin (s.a.a.) dhe për Ehli Bejtin e tij të pastër.