Kritika  ndaj pikëpamjes së kuvendit

 

 

Në temat paraprake kemi cekur se sipas Shiitëve kalifati është iegalizuar përmes shpalljes nga ana e Allahut. Kjo pikëpamje është në përputhje me filozofinë e të gjitha iigjeve dhe gjykimeve. Sepse, në ajetin e 68-të të sures Kasas shkruan:

“Zoti yt krijon çfarë të dojë dhe Ai zgjedh. Ata nuk kanë të drejtë të zgjedhin. ”

Allahu dëshiroi që Umrneti i Hz Resulullahut (s.a.a.) të bëhej Ummeti më i mbarë. Prandaj, edhe lideri i Ummetit duhet të jetë i urtë, i dijshëm, i guximshëm, asket dhe një imarn i përkryer.

Këto tipare nuk mund të gjenden tek askush tjetër përveç te personi që vetë Allahu e ka zgjedhur për prijës dhe e ka zbukuruar atë me këto cilësi. Allahu në ajetin e 75-të të sures Haxh thotë:

“Allahu i zgjedh të dërguarit nga mesi i engjëjve dhe njerëzve ”

Sikur që i zgjedh të dërguarit ashtu edhe trashëgimtarët e tyre i zgjedh Allahu. Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:

“Çdo i dërguar e ka trashëgimtarin e vet, trashëgimtari im është Ali ibni Ebu Talibi” (Shafiu transmeton nga Ibni Asakiri ne librin e tij të Historisë, v.3, f.5; “Menakibi Harezmi” f.42; Jenabi-ul Mevedde, f.79)

 

Në një hadith tjetër thotë:

“Unë jam i fundit i të dërguarve dhe Aliu është trashëgimtari i fundit”. (Jenabi-ul Mevedde, v.2, f.3, transmeton prej Dejlemit)

 

Duke u bazuar në këtë princip, Shiitët ia kanë lënë Hz Resulullahut (s.a.a.) çështjen e udhëheqjes. Për këtë arsye, në rnesin e tyre nuk ka të tillë që mëtojnë pozitën e trashëgimtarit të Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe as që ndonjëri prej tyre shpreh një dëshirë të tillë. Të gjithë Shiitët pranojnë se Hz Resulullahu (s.a.a.) i ka shpallur emrat e të gjithë trashëgimtarëve dhe kalifëve të tij. Shiitët besojnë se ai grup i zgjedhur përbëhet prej dymbëdhjetë Imamëve të pastër prej mëkateve. Në këtë mënyrë, vendimet e prera kundërshtojnë qartë metodën e zgjedhjeve.

(Numrin e Imameve (a.s.) e kanë transmetuar edhe Buhariu me Muslimin. Numrat dhe emrat e tyre mund të iexohen edhe në librin e lartëpërmndur Jcnabi-ul Mevedde, v.3, f.99)

 

Për këtë arsye, nëse ndonjëri prej Shiitëve pretendon një pozitë të tillë, do të llogaritet si një mëkatar që e kundërshton të vërtetën.

Por, sipas Ehli Sunnetit pozita e kalifit mund të fitohet përmes zgjedhjes dhe kuvendit. Në këtë mënyrë e kanë hapur një derë të cilën nuk mundi ta mbyllë askush dhe të cilën e synonin të gjithë njerëzit, qofshin të largët apo të afenn. Madje, kalifati ka kaluar në duart e robërve, persianëve, turqve dhe mongolëve dhe në këtë mënyrë janë anuluar vetitë dhe specifikat e nevojshme për këtë pozitë. Sepse, një njeri që nuk është i pastër prej mëkateve (masum) është nën ndikimin e ndjenjave dhe instinkteve të brendshme. Dhe, nuk mund f i besohet atij që kur ta marrë në dorë pushtetin nuk do të bëhet edhe më i keq. Këtë na e dëshmon më së miri historia e Islamit.

Disa lexues rnund të mendojnë se unë po e teproj ose po e zmadhoj çështjen. Të tillët le të studiojnë historinë e Emevitëve, Abbasitëve dhe të sunduesve tjerë dhe do të kuptojnë më mirë. Disa kalifë që e quanin veten “Udhëheqësi i Besimtarëve” kanë pirë verë publikisht, kanë luajtur me majmunë dhe i kanë veshur majmunët me rroba të pëipunuara prej arit. Një “Udhëheqës” i tillë i besimtarëve, ka veshur robëreshën e vet me rrobat e veta dhe e ka dërguar që ta falë namazin e përbashkët si imam. Kur i vdiq robëresha e një “Udhëheqësi” të Besimtarëve, e kishte humbur mendjen dhe nuk lejonte që ta vairosin trupin e saj; dhe një “Udhëheqës” tjetër i besimtarëve ia puthte organin gjenital një poeti, nga i cili ndiente kënaqësi të madhe kur lexonte poezitë e tij.

Sulltanët e tillë, që e quanin veten kalifi i të Dërguarit (s.a.a.), e kanë udhëhequr botën Islame dhe ata në realitet nuk kanë qenë asgjë më shumë se despotë mizorë. Këtë e vërteton edhe hadith-i të cilin e transmeton Ehli Sunneti:

"Mbas meje, kalifati do të zgjasë tridhjetë vjet, pastaj në kiye të shtetit do të vijnë udhëheqësit mizorë”.

Nuk do të ndalemi më tepër në veprat tjera të këtyre udhëheqësve. Të interesuarit mund t’i shfletojnë librat e historisë së Ebul Fidasë, Ibni Kutejbes dhe të të tjerëve.

Ne këtu do të ndalemi vetëm te mangësitë e pikëpamjes së zgjedhjes dhe të qartësojmë se kjo është një pikëpamje e pabazë dhe e pamjaftueshme, sepse, sot e pëlqejmë dhe e zgjedhim njërin dhe nesër i bëhemi armiku i tij dhe kuptojmë se kemi gabuar. Ky ishte rasti i Abdurrahman ibn Avfit. Ai votoi për zgjedhjen e Osmanit për kalif dhe pastaj u pendua, por pendimi nuk kishte dobi. Nëse një sahabe i madh si Abdurrahman ibn Avfi nuk i përmbahet zgjedhjes së një tjetër sahabeje të madhe, ose nëse sahabeja i tillë ka gabuar gjatë zgjedhjes, atëherë si rnund të mbështetemi në principin e zgjedhjes?

 

Si mund të pranojë një princip të tillë të zgjedhjes të një njeriu të mençur, kur rezultati i zgjedhjes së tij është gjakderdhja, anarkia dhe vuajtja? Dhe së fundi, nëse merret parasysh edhe thënia e Ymerit “Caktimi i Ebu i Bekrit për kalif u bë pa u menduar mirë dhe Allahu na mbrojti prej sherrit të tij” dhe kundërshtimi i sahabeve për këtë vendim, atëherë do të kuptojmë se kemi të bëjmë me një princip që prej fillimit nuk ishte i sigurt, i nevojshëm, legjitim dhe ishte shkaktare e debateve të panevojshme në mesin e myslimanëve. Si është e mundur që zotëruesit e mendjes ta pranojnë këtë pikëpamje kur ka qenë shkaktare e pësimit të humbjeve të myslimanëve dhe tërë kohën ka qenë një barrë për myslimanët? Dhe, posaçërisht duke marrë parasysh faktin që mbas zgjedhjes së kalifit, më nuk kanë fuqi ta shkarkojnë apo ta zëvendësojnë atë. Për shkarkimin e Osmanit u përdor e tërë fuqia ekzistuese e myslimanëve por ai kundërshtonte duke thënë: “Kurrë nuk e zhvesh këmishën që ma ka veshur Allahu”.

 

Vetëm hedhja e një vështrimi të shkurtër ndaj qeverive të shteteve demokratike, që kanë ardhur në pushtet përmes principit të zgjedhjeve na mjafton që të kuptojmë për paaftësinë e tyre në disa çështje. Disa parti garojnë në mes veti dhe pa marrë parasysh çmimin e fitores, ia mësyjnë pazarllëqeve dhe ferkimeve të ndryshme vetëm për ta fituar kolltukun e pushtetit!

Për të bërë propagandë në këtë drejtim, harxhojnë së koti pasurinë dhe fuqinë shoqërore të popullit të mjerë. Ndërsa, populli ka shumë nevojë për ato pasuri. Dhe në fund, njëri do të ulet në kolltukun e kryetarit dhe duke u bazuar në ndjenjat e tija personale do të caktojë ndihmësit e tij, anëtarët e partisë së tij, miqtë dhe shokët e tij nëpër ministri dhe vende tjera kyçe dlie do të formojnë një front kundrejt atyre që dëshirojnë t'i shkarkojnë, degradojnë apo t’i zëvendësojnë gjatë tërë mandatit të fituar. Dhe, e tërë kjo shkon në dëm të popullit, sepse, qëllimi kryesor gjatë ndërmarrjes së këtyre aktiviteteve është përfitimi i partisë dhe jo mbrojtja e interesit të populiit.

Homoseksuaiizmi është iegjitimuar dhe në vend të martesës së rregullt, prostitucioni konsiderohet si diçka rnë përparimtare.

 

Nëse merren parasysh këto mangësi të parimit të zgjedhjes, Shiitët janë të besimit se pozita e kalifit duhet të arrihet përmes rrugës së zgjedhjes nga ana e Allahut dhe se kalifati bën pjesë në parimet themelore të fesë (usul-i din). Kjo është një pikëpamje që e pranon mendja dhe zemra e njeriut, dhe që është caktuar përmes ajeteve të Kuranit dhe traditës së Hz Resulullahut (s.a.a.). Kjo pikëpamje i rrënon pasionet e mizorëve dhe siguron stabilitetin dhe paqen e popullit.