Imameti në Kuranin fisnik

 

Në ajetin e 124-të të sures Bekare lexojmë:

“Atëherë kur Zoti e provoi Ibrahimin me disa obligime, e ai ipërmbushi ato, Ai tha: ‘Unëpo të bëj ty imam të njerëzimit’. Ai tha ‘Bën o Zot édité nga pasardhësit e mi! \ Zoti tha: ‘Mirësinë Time nuk mund ta gëzojnë mizorët”.

Prej këtij ajeti mund të kuptojmë se pozita e imametit është një pozitë hyjnore dhe këtë ia jep atij që Vetë dëshiron. Sepse, në këtë ajet shihet qartë se Imameti i Hz Ibrahimit (a.s.) është dhënë nga ana e Allahut dhe se kjo pozitë është një mirësi nga ana e Allahut të cilin nuk mund ta gëzojnë mizorët që nuk e meritojnë.

Edhe në ajetin e 73-të të sures Enbija thuhet:

“Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që e udhëzonin popullin sipas urdhrit tanë, i orientuam në punë të

mira, në faljen e namaz.it, në dhënien e zeqatit dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë”

Në ajetin e 24-të të sures Sexhde thuhet:

“Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tanë udhëzojnë, pasi që ata ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin tëbindur”

Si edhe në ajetin e 5-të të sures Kasas:

“Dhe ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues”

Disa janë të mendimit se tenni Imam që përdoret në këto ajete ka të bëjë vetëm me të dërguarit (resul) dhe profetët (nebi). Por, ky është një mendim i gabuar dhe është në kundërshtim me kuptimin e fjalës Imam. Sepse, Resuli njëkohësisht është edhe Imam edhe Nebi, por çdo Imam nuk është njëkohësisht edhe Resul ose Nebi.

Sipas këtij parimi, pikëpamja e Shiitëve është më e afert me shprehjen e Kuranit, sepse, në ajetet e lartpërmendura është bërë e qartë se pozita e imamit i jepet nga ana e Allahut atij që Ai vetë e zgjedh dhe këtu nuk përfshihen mizorët. Në anën tjetër, përveç Imam Aliut (a.s.), të gjitha sahabet e shquara para Islamit kanë qenë idhujtarë për një kohë të caktuar dhe për shkak të kësaj bindjejë të tyre të mëparshme e kanë humbur kualifikimin e pozitës së Imamit dhe të kalifit. Sipas këtij shpjegimi vihet në pah se vetëm Hz Aliu (a.s.) është i denjë për të marrë përsipër atë pozitë.

Hz Aliu (a.s.) nuk i ka bërë ibadet askujt përpos Allahut dhe nuk ka qenë idhujtar as një ditë të vetme. Për këtë arsye, Allahu i ka dhënë atij më tepër vlerë dhe e ka ngritur prej të gjitha sahabeve.

Nëse ndokush thotë se “Islami e fal të kaluarën”, ne i përgjigjemi se ajo është e vërtetë, por ekziston dallimi

shumë i madh prej atij që ka qenë idhujtar dhe pastaj është penduar dhe atij që prej lindjes nuk e ka pranuar dhe njohur askënd tjetër përpos Allahut.