Dituria e Imamëve

 

Një prej çështjeve të kritikuara nga ana e Ehli Sunnetit është dituria që u është dhënë Ehli Bejtit nga ana e Allahut; një dituri e posaçme, të cilën Allahu nuk u ka dhënë askujt tjetër. Ata kanë qenë më të diturit e kohës, duke mos pyetur asnjërin për asgjë dhe duke mos mbetur pa përgjigje ndaj asnjë pyetjeje të parashtruar. Athua ekziston ndonjë argument në lidhje me këtë? Sipas metodës së këtij libri, së pari do të fdlojmë me Kuranin.

 

Në ajetin e 32-të të sures Fatir, Allahu thotë:

“Pastaj, Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur”

Ky ajet na tregon në mënyrë të qartë se Allahu zgjedh një grup prej mesit të robërve dhe atyre u lë në trashëgim diturinë e librit. Atëherë, a nuk duhet t’i njohim se kush janë ata robër të zgjedhur të Allahut?

Më parë e cekëm se Imami i tetë i Ehli Bejtit, Hz Ali ibni Musa er-Riza (a.s.), kishte thënë se “ky ajet është shpallur në lidhje me ne”, edhe atë para Memunit dhe dyzet gjyqtarëve të zgjedhur nga ana e Memunit. Në atë mbledhje, Hz Imam Riza (a.s.) iu përgjigj çdo pyetjeje të parashtruar nga ana e tyre dhe ata pranuan se ai ishte më i dituri prej të gjithëve.(Ibni Abdi Rabi në “E1 Ikd-ul Ferid”, v.3, f.42.)

Ende pa i mbushur katërmbëdhjetë vjet, të gjithë të pranishmit pranuan se Imami i tetë është më i dijshmi në mesin e tyre, pas një debati të nxehtë që kishin në mes tyre. Atëherë, nëse Imamët e Ehli Bejtit janë më të dijshmit,si mund t’u duket i çuditshëm besimi i tyre? Faktin që Imamët e Ehli Bejtit janë më të dijshëm prej të gjithëve, e kanë pranuar edhe dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunnetit.

Nëse e komentojmë ajetin e lartpërmendur përmes një ajeti tjetër, do të vërejmë se Allahu u ka dhënë Imamëve një dituri prej Tij (Ilmi Ledun), për t’i bërë ata Imamët e udhëzimit dhe ndriçues të errësirës. Në ajetin e 269-të sures Bekare, Allahu thotë:

“Ai ia dhuron urtësinë atij që do. Atij të cilit i jep urtësi, i është dhuruar mirësi e pamatur. Këtë mund ta kuptojnë vetëm të mençurit”.

Dhe, në ajetet 75 deri 79 të sures Vakia:

“Dhe përnjëmend po betohem në perëndimin e yjeve. E ajo është, ta dini, betim i madh. Ai është, pa dyshirn, Kur’an fisnik Në një libër të ruajtur. Atë Nuk e prek kush përveç të pastrit”.

Këtu Allahu betohet me një betim të madh se Kurani përmban kuptime të thella dhe të fshehta, dhe se atë kuptim nuk mund ta mbërrijë askush tjetër përveç të pastërve. Në të njëjtën kohë, ajeti na bën me dije se disa kuptime të fshehta dhe të brendshme mund të zotërojnë vetëm Pejgamberi (s.a.a.) dhe Imamët e Ehli Bejtit, dhe të tjerët mund ta pranojnë këtë dijeni vetëm përmes tyre. Për këtë arsye, Hz Resululahu (s.a.a.) duke na bërë me dije për këtë, në një hadith thotë:

“Mos kaloni para tyre, se do të shkatërroheni; mos ngecni mbrapa tyre, se prapë do të shkatërroheni. Dhe,mos u mundoni t’i mësoni ata diçka, se ata janë më të dijshëm se ju”

(Es Savaik-ul Muhrika, f. 148; Ed Durr-ul Mensur, v.2, f.60; Kenz-ul Ummal, v.l, f. 168; Usd-ul Gabe Fi Marifet-is sahabe, v.3, f. 137)

 

Në një hadith tjetër të Hz Resulullahut (s.a.a.) thuhet: “Për shkak të armiqësisë ndaj nesh, mendojnë se është gënjeshtër titulli “Rasihun-e ril Ilmi” (Të rrënjosur në dituri). Allahu na ka lartësuar dhe ata i ka poshtëruar; neve na ka dhënë, ata i ka privuar; neve na ka marrë në brendësi, ndërsa ata i ka përjashtuar. Përmes nesh dhurohet udhëzimi i atyre që meritojnë, përmes nesh largohet verbëria. Imamët e Kurejshëve janë gjelbëruar prej fisit Hashim. Nuk u përshtatet të tjerëve, të tjerët nuk mund të bëhen prijës të sinqertë.” (Muhammed Abduhu në “Sherhi Nehxh-ul Belaga” Fjalimi:143)

 

Në ajetin e 7-të të sures Enbija, Allahu thotë:

“Nëse nuk dini, atëlierëpyetini njerëzit e dijshëm” Ky ajet është shpallur për Ehli Bejtin.

(Tefsiri Taberi, v.14, f. 138; Tefsiri ibni Kesir, v.2, f.570; Tefsiri Kurtubi, v.ll, f.272; Shevahid-ut Tenzil, v.l, f.334; Jenabiul Mevedde dhe Ihkak-ul Hakk, v.3, f..482.)

 

Këtu na bën me dije se mbas Hz Resulullahut (s.a.a.), dijetarët e vërtetë të Ummetit Islam janë Imamët e Ehli Bejtit dhe këta janë ata që duhet t’u drejtohemi. Edhe sahabet kur kanë pasur probleme në lidhje me sqarimin e temave më të rënda, janë drejtuar kah Hz Aliu (a.s.). Si edhe gjatë historisë, populli është drejtuar tek Ehli Bejti në lidhje me mësimet Islame dhe të moralit. Si shembull,mund ta përmendim deklarimin e Ebu Hanifes: “Sikur të mos ishin ato dy vjet, Numani do të ishte i shkatërruar”, e që ka të bëjë me dy vjetët gjatë të cilave i ka pranuar mësimet nga Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

Një shembull tjetër është edhe thënia e Malik ibn Enesit: “Njeri më të dijshëm, më të virtytshëm, më asket dhe që ka bërë ibadet më shumti sesa Xhafer Sadiku, nuk ka parë asnjë sy dhe nuk ka dëgjuar asnjë vesh dhe nuk ka kaluar përmes zemrës së-asnjërit.” (Pjesa e librit “Menakibu Ali Ebi Talib” ku bëhet fjalë për Imam Xhafer Sadikun.)

 

Pse gjithë këto kundërshtime, mbas pranimit nga ana e Imamëve të Ehli Sunnetit se gjatë tërë historisë Islame, Imamët e Ehli Bejtit kanë qenë më të dijshmit e kohës të cilës i takonin? Dhe, çka ka për t’u çuditur nëse Allahu i zgjedh robërit e Tij dhe ua dhuron diturinë e Ledunit, dhe pastaj i cakton për prijës shembullorë të Besimtarëve dhe Myslimanëve?

Sikur të kishin hulumtuar myslimanët argumentet e njëri-tjetrit, të gjithë së bashku do t'i ishin nënshtruar urdhrit të Allahut dhe të Hz Resulullahut (s.a.a.), dhe do të kishin formuar një Ummet të vetëm, duke i ndihmuar njëri-tjetrit. Mbas kësaj, nuk do të ishte bërë temë e bisedës mosmarrëveshja në mes të mez-hebeve të ndryshme. Sigurisht që Allahu bëri të ndodhë ajo që është dashur të bëhet. Dhe, në këtë mënyrë:

“Që të shkatërrohet kush është shkatërruar sipas argumentit dhe të jetojë kush jetoi sipas argumenteve të qarta. Allahu njëmend dëgjon dhe i di të gjitha.” (Enfal, 203)