Brenga dhe pikëllimi

 

Si mund të mos brengoset çdo mysliman kur t’i lexojë dhe kuptojë këto padrejtësi që i janë bërë Hz Aliut (a.s.), duke e larguar atë nga pozita e udhëheqësit, në të cilën e caktoi Hz Resulullahu (s.a.a.) dhe Ummeti Islam u privua nga të udhëhequrit e tij me urtësinë dhe diturinë e tij të pashembullt?

 

 Nëse një person që është besimtar e analizon çështjen, pa u ndikuar nga ndjenjat që burojnë nga fanatizmi, do të kuptojë se Hz Aiiu (a.s.) është më i dituri i njerëzve mbas Hz Resulullahut (s.a.a.). Historia na dëshmon se sahabet drejtoheshin te Hz Aliu (a.s.) kur kishin vështirësi gjatë zgjedhjes së problemeve. Ymeri ka thënë më shumë se shtatëdhjetë herë:

“Sikur të mos ishte Aliu, Ymeri do të shkatërrohej” (Menakibi Harezmi, f.48; E1 Istiab, v.3, f.39; Tezkiret-us Slbt, f.87, Metalib-ul Sual, f. 13; Tefsiri Nishaburi, në komentimin e sures Ahkaf; Fejz-ul Kadir, v.4, f.357)

 

Ndërsa, Hz Aliu (a.s.) nuk e ka pyetur asnjërin asnjëherë për ndonjë çështje. Po ashtu, historia na dëshmon qartë edhe për trimërinë dhe guximin e Hz Aliut (a.s.). Në shumë raste, kur sahabet e guximshëm janë shmangur nga pjesëmarrja në luftë dhe në betejë, Hz Aliu (a.s.) ka marrë pjesë në të gjitha luftërat dhe gjithmonë ka qenë i palëkundshëm. Për ta dëshmuar këtë, mjafton të përmendet vetëm deklarata e Hz Resulullahut (s.a.a.) në lidhje me Hz Aliun (a.s.) të cilën e ka dhënë gjatë luftës së Hajberit:

“Nesër do t’ia dorëzoj flamurin një personi që e do Allahun dhe Resulin e Tij, dhe Allahu bashkë me Resulin e donë atë. Ai lufton pandërprerë me armikun dhe nuk ia kthen shpinën armikut asnjëherë. Allahu e ka mbushur zemrën e tij me iman.”

 

Të gjithë sahabet që ishin aty dëshironin që t’u dorëzohej flamuri, por Hz Resulullahu (s.a.a.) ia dorëzoi flamurin Hz Aliut (a.s.).

Thënë shkurt, për diturinë dhe trimërinë e Hz Aliut (s.a.a.) pajtohen të gjithë Shiitët dhe Sunnit-ët. Edhe nëse i mbyllim sytë ndaj hadith-eve që e caktojnë Hz Aliun (a.s.) për kalif, trashëgimtar dhe Imam mbas Hz Resulullahut (s.a.a.), Kurani na bën me dije në mënyrë të qartë se udhëheqja dhe pozita e Imamit i takon personit që zotëron dituri, fuqi dhe trimëri.

 

Në ajetin e 35-të të sures Juiuis, Allahu na urdhëron që të nënshtrohemi ndaj dijetarëve:

“Po a është pra i denjë për ta pasuar ai, i cili udltëzon kah e vërteta, apo ai i cili nak udhëzon përveç nëse e drejton dikush. Ç’është me ju, si po gjykoni?! ” Nënshtrimi ndaj të diturit dhe të guximshmit është bërë obligim në ajetin e 247-të të sures Bekare:

“Prej nga, - i thanë, - të na bëhet ai sundues kur ne jemi më të denjë se ai për të sunduar? Atij nuk i është dhënë as ndonjë pasuri e madh”. “Allaltu atë e ka zgjedhur për t'iu bërë sundues”, - tha ai, - dhe e pajisi me dijeni dhe trup të zhvilluar”. - Allahu ia jep pushtetin kujt të dojëAi. Allahu është igjithëdijsliëm”.

 

Allahu i ka dhënë epërsi Hz Aliut (a.s.) në dituri prej mesit të sahabeve. Ai ishte dera e qytetit të diturisë. Për këtë arsye, Hz Aliu (a.s.) ishte referenca e çdo sahabeje për zgjidhjen e çështjeve të komplikuara. Kur të mbeteshin ballë për ballë rne problemet për të cilat ishin të paaftë për ta zgjidhur thoshin: “Ky është një problenr i bërë lëmsh, këtë mund ta zgjedhë vetëm Ebu-l Hasan Aliu” (Menakibi Harezmi, f.58; Tezkiret-us Sibt, f.87; Ibni Megazili në “Terxhumet-u Ali”, f.79)

 

Edhe sa i përket fuqisë trupore, Hz Aliut (a.s.) u është në epërsi nga ana e Allahut. Për këtë arsye e thërrisnin atë: “Luani fitimtar i Allahut’’. Fama për fuqinë dhe trimërinë e tij nuk hiqej nga goja e shumë gjeneratave të njëpasnjëshme. Madje, edhe historianët kanë regjistraar disa keramete (çudira) në lidhje me të.

 

Pastaj, pamundësia e njëzet sahabeve për ta lëvizur derën e Hajberit (Ibni Ebi-l Hadid ne parathënien e “Sherh-i Nehxh-ul Belaga”) rrëzimi i një idhulli të madh me emrin Hubel para Qabesë (lbni Ebi-l Hadid nc parathënien e “Sherh-i Nehxh-ul Belaga”) ç’vendosja e një guri të madh që ia kishte zënë rrugën e ushtrisë (lbni Ebi-l Hadid në parathënien e “Sherh-i Nehxh-ul Belaga”) dhe rrëfime tjera të famshme.

Në vendin dhe kohën e përshtatshëm, Hz Resulullahu (s.a.a.) u fliste njerëzve në lidhje me virtytin dhe tiparet e Hz Aliut. Si p.sh.:

“Ky është vëllai im dhe mbas meje trashëgimtari dhe kalifi; dëgjojeni dhe binduni atij” (Tarih-i Taberi v.2, 019; Tarih-i ibni Esir, v.2, f.62)

“Pozita jote krahas meje është sikur e Haranit ndaj Musës, por mbas meje nuk do të ketë të dërguar” (Sahihi Muslim, v.7, f.120; Sahihi Buhariu te pjesa e virtyteve të Hz Aliut (a.s.))

 

“Çdokush që dëshiron të jetojë si unë, të vdesë si unë dhe të fitojë Xhenetin e Huld-it të cilin e kam fituar unë, le ta pranojë velajetin e Ali ibn Ebi Talibit. Ai nuk do t’ju nxjerrë nga rruga e drejtë asnjëherë dhe nuk do të devijoni asnjëherë. (Mustedreki Hakim, v.3, f.28 - Taberani ne tefsirin “El Kebir”)

Këta janë vetëm disa shembuj nga fjalët e Hz Resulullahut (s.a.a.). Çdo person që e hulumton jetën e Hz Resulullahut (s.a.a.), do të vërejë se Hz Resulullahu (s.a.a) nuk mjaftohej vetëm me të folurit e këtyre fjalëve, por mundohej që edhe me qëndrimet, sjelljet dhe veprimet e tija të vërtetojë se Hz Aliu (a.s.) është i zoti i një pozite dhe shkalle të zgjedhur prej mesit të të gjithë sahabeve. P.sh. gjatë luftërave, asnjëherë nuk e ka caktuar Hz Aliun (a.s.) nën komandën e ndonjë sahabeje tjetër, përderisa sahabet tjerë i ka caktuar në këto pozita ndaj sahabeve të tjera si p.sh. në luftën e Zat’ul Selasilit e caktoi Ebu Bekrin dhe Ymerin nën komandën e Amr ibn Asit.

(Es Siret-ul Halebijje, në pjesën e luftës së Zat-us Selasil; Tabakat-i Ibni Sad dhe të gjitha burimet që e përmcndin luftën e Zat-us Selasil.)

 

Si edhe, pak para ndërrimit jetë të Hz Resulullahut (s.a.a.) të gjithë këta i caktoi nën komandën e Usame bin Zejdit.

Por, kudo që e dërgoi Hz Aliun (a.s.); e dërgoi si komandant dhe si epror. Madje, edhe kur i dërgoi dy ushtri me dy komandantë, asaj të Hz Aliut (a.s.) dhe Halid ibn Velidit, Hz Resulullahu (s.a.a.) tha: “Kur të ndaheni, të dy do të jeni komandantë të ushtrive tuaja. Kur të bashkoheni, Aliu është komandanti i ushtrisë”.

Mbas gjithë këtyre që u tha, mund të kuptojmë se udhëheqësi i besimtarëve, mbas Hz Resulullahut (s.a.a) është Hz Aliu (a.s.) dhe askush nuk ka të drejtë të kalojë para tij. Por, ç’të bësh kur myslimanët e caktuan tjetrin në këtë pozitë dhe në këtë mënyrë pësuan dëme të mëdha, dhe barrën e saj janë detyruar që ta bartin deri në ditët e sotme si dhe janë të detyruar që ta shijojnë frytin e pemës së papjekur.

Athua, njeriu mund të paramendojë një kalifat më të drejtë se kalifati i Hz Aliut (a.s.)? Sikur Ummeti i Hz Muhammedit (s.a.a.)të kishte pranuar për kalif Hz Aliun (a.s.) menjëherë mbas tij dhe sikur të kishte udhëhequr Ummetin jo katër vjet e gjysmë por tridhjetë, atëherë Ummeti i tillë nuk do të ndahej as për një moment nga rruga e drejtë e ashtuquajtur “Sirati Mustekim” dhe nuk do të paraqiteshin asnjëra nga grupet dhe sektet e Islamit. Nuk do të paraqitej as devijimi apo dridhja më e vogël në mesin e myslimanëve dhe nuk do të shfaqeshin kundërshtimet dhe përçarjet në mesin e myslimanëve. Sepse, me kalimin e Ebu Bekrit dhe të Ymerit në pozitën e kalifit, shumë vendime janë marrë pënnes ixhtihadeve të tyre dhe janë zëvendësuar vendimet e prera ekzistuese. Në këtë mënyrë janë bërë shkaktarë të shumë devijimeve dhe në rnesin e popullit filloi të përhapet dhe të zbatohet tradita e tyre.

Me ardhjen e Osmanit në pushtet, u lajmëruan devijimet edhe më të mëdha, sa që flitej haptas edhe për devijimet që i kundërshtonin traditat e Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe të dy kalifëve të mëparshëm. Kjo ishte shkaktare e paraqitjes së pakënaqësisë së popullit dhe kjo ia hapi migën e kryengritjes së popullit dhe vrasjes së Osmanit. Kjo u bë shkaktare e përfundimeve të këqija, van'a e të cilit ende nuk ishte e shëruar në tërësi.

 

Por, Hz Aliu (a.s.) i mbeti besnik vetëm Librit të Allahut dhe traditës së Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe as sa gjatësia e gjilpërës nuk largohej prej tyre. Dëshmia më e madhe për këtë është kushti i Hz Aliut (a.s.) që e caktoi gjatë pranimit të postit të kalifit, e kjo ishte qeverisja duke u bazuar në Librin e Allahut dhe traditën e Hz Resulullahut ,(s.a.a.) dhe jo të traditës së Ebu Bkerit dhe Ymerit.

Këtu mund të parashtrohet pyetja: “Si është e mundur që Ebu Bekri, Ymeri dhe Osmani kanë qenë të detyruar ta përdorin ixhtihadin si zgjidhje dhe migëdalje, ndërsa Hz Aliu (a.s.) nuk u nda aspak nga Libri i Allahut dhe tradita e Hz Resulullahut (s.a.a.)?”. Përgjigjja është kjo: “Sepse,

Hz Aliu (a.s.) zotëronte dituritë që ata nuk zotëronin” Vetëm me një mësim të vetëm, Hz Resulullahu (s.a.a.) ia mësoi Hz Aliut (a.s.) parimin e njëmijë dyerve të diturive, dhe që çdonjëra derë prej tyre ia hap dyert e njëmijë diturive tjera. (Kenz-ul Ummal v.6, f.392 në hadithin me numër 6009; Hiljet-ui Evlija; Jenabiu-l Mevedde, f.73 dhc 77; Tarihi-i Dimeshk, v.2, f.483)

 

Për këtë arsye, për Hz Almn (a.s.) ka thënë:

“O Ali, mbas meje, kur të vijë Ummeti im në mosmarrëveshje në lidhje me çështjet e ndryshme, ti do t’i zgjedhësh ato." (Mustedrak-i Hakim, v.3, f. 122; Ibn Asakiri "Tarih- Dimeshk”, v.2, f.488)

 

Ndërsa, sa i përket kalifeve tjerë, jo vetëm që nuk e dinin shpjegimin e brendshëm të ajeteve të Kuranit por nuk i dinin as gjykimef e tij të jashtme. Buhariu dhe Muslimi e kanë regjistruar këtë hadith: “Cijatë kohës së kalifit Ymer, erdhi njëri dhe e pyeti atë: ‘O prijësi i besimtarëve, nëse jam xhunub dhe nuk mund të gjej ujë, si duhet të veprojë?’. Ymeri i përgjigjet: ‘Mos fal namaz’!”

Si dhe, deri në fiindin e jetës së tij nuk e ka ditur gjykimin në lidhje me kelale-n dhe thoshte: “Ah, sikur të kisha pyetur Resulullahun për këtë çështje”! Gjykimi i kelales është përmendur në Kuran. Ky është niveli i inspirimit të Ymerit sipas të cilit ka përfituar dituri Ymeri dhe të cilit i beson Ehli Sunneti.

Nëse është kështu, atëherë pse është dashur Hz Aliu (a.s.) t’i sqarojë mosmarrëveshjet në lidhje me çështjet e ndryshme. Përgjigjja është kjo: “Hz Aliu nuk tregonte kurrfarë dobësie gjatë sqarimit të çështjeve të Ummetit Islam. Ai ishte referenca e vetme e të gjithë sahabeve kur hasnin në vështirësi. Asnjëherë nuk ngurronte prej shpjegimit të së vërtetës dhe këshillimit të tyre, por ata gjithmonë e kanë rnarrë vetëm atë pjesë të përgjigjes që u ka shkuar për shtati qeverisjes dhe politikës së tyre, ndërsa të tjerat i vinin anash.”

 

E vërteta është kjo se, sikur të mos ishin Hz Aliu (a.s.) dhe Imamët (a.s.) që kanë ardhur mbas tij, njerëzit nuk kanë mundur t’i zotërojnë bazat dhe principet e fesë. Dhe, sikur që thotë Kurani (Shih ajetet në fiind të titullit paraprak.) ,shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të vërtetën.

Në anën tjetër, disa të tjerë filluan të bëjnë ixhtihad krye në veti dhe të japin vendime juridike (fetva). Dhe, duke i themeluar shkollat juridike fetare, që i përkrahnin udhëheqësit mizorë të asaj kohe, i bënin trysni dhe padrejtësi ndaj Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit. Kurse, gjatë mbajtjes së fjalimit në foltore, Hz Aliu (a.s.) u thoshte njerëzve: “Më pyetni për gjithçka, përderisa jam në mesin tuaj”. Pra, kundrejt diturive të kufizuara dhe të mangëta të të tjerëve, dituritë e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit ishin të përkryera dhe dhuruese. Sepse, ata ishin dyert e qytetit të diturisë. Mjafiton të përmendim vetëm faktin se fjalimet, thëniet dhe tjalët e urta të Hz Imam Aliut (a.s.) janë përmbledhur në një libër me titull “Nehxh-ul Belaga” nga i cili buron urtësia. Edhe Imamët (a.s.) tjerë të Ehli Bejtit i kanë mbushur librat e shumtë të diturisë dhe këtë e pranojnë edhe dijetarët e shumtë të Ehli Sunnetit dhe të Shiitëve.

 

Prapë i kthehem temës kryesore: Sikur të kishte udhëhequr Hz Aliu (a.s.) për tridhjetë vjet me radhë Ummetin e Hz Resulullahut (s.a.a.) sipas metodës së Resulullahut (s.a.a.), sa do të ishte zgjeruar Islami dhe sa do të ishte përforcuar dhe thelluar imani në zemrat e njerëzve. Nuk do të ishte paraqitur as përçarja më e vogël dhe nuk do të kishte ndodhur as incidenti i Qerbelasë dhe ngjarja e Ashures. Dhe, sikur të kishte vazhduar kjo gjendje për tre shekuj me radhë (sikur që kishte cekur Resulullahu s.a.a.), përderisa të kishin përfunduar misionet e tyre njëmbëdhjetë Imamët (a.s?) e tjerë të pastër, atëherë nuk do të kishte mbetur asnjë vend jomysliman në sipërfaqen e tokës, bota e ditëve të sodit do të kishte një pamje krejtësisht tjetër dhe jetesa jonë do të kishte marrë formën e jetesës së vërtetë njerëzore në kuptimin e plotë të saj. Por, në ajtin e 2-të të sures Ankebut shkruan:

“A mendojnë njerëzit se do të lejohen të thonë “ne besojntë” e të mos vihen në sprovë”?

Mbas ndërrimit jetë të Hz Resulullahut (s.a.a.), myslimanët kanë rënë në një sprovë të madhe në lidhje me çështjen e kalifatit dhe njëjtë sikur edhe popujt e mëhershëm ashtu edhe Ummeti mysliman nuk arriti ta japë këtë provim. Zaten edhe Hz Resulullahu (s.a.a.) kishte paralajmëruar për fatkeqësitë e tilla pënnes rrëfimeve të ndryshme, siç e cekëm më lart. Edhe Kurani na bën me dije për këtë, në shumë ajete, p.sh. në ajetin e 144-të të sures Ali Intran mund të lexojmë:

“Sikitr të vdiste profeti apo të vritej, a do të ktheheshit gjurmëve tuaja? ”

Ose, në ajetin e 30-të të sures Furkan:

Profeti ka thënë: “Zoti im, populli im, vërtet, e ka marrë këtë Kuran për tallje”.