Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me Imametin

 

Me Imamet këtu mendohet në Imamet-i Kubra, pozita e pushtetit, udhëheqja dhe të drejtuarit e myslimanëve.

Qëllimi dhe esenca e këtij libri është krahasimi i mez-hebeve në mes veti dhe në radhë të parë krahasimi i parimeve që kanë të bëjnë me çështjen e Imametit. Në këtë mënyrë mund të kuptojnë lexuesit se pse kam hequr

36

dore nga pikëpamja ime e vjetër dhe pse e kam pranuar kétë pikëpamje Shiite.

Sipa Shiitëve, Imameti konsiderohet si një prej rarimeve themelore të Usul-i Din-it (Dituria që ka të bëjë me esencën dhe besimet themelore të fesë si: Njësia, Profetësia, Imameti, Ringjallja dhe Drejtësia (shën. i përkth.)) dhe ka një rëndësi té posaçme. Imameti ka të bëjë me çështjen e udhëheqjes së Ummetit më të zgjedhur të njerëzimit. Për të qenë i denjë për këtë pozitë nevojiten disa aftësi dhe zotësi të caktuara. Do t’i cek vetëm disa prej tyre:

Personi që do të bëhet prijës duhet t’i zotërojë disa cüësi dhe tipare të veçuara, si: dituria, guximi, zemërbutësia, ndershmëria, asketizmi, devotshmëria, smqeriteti dhe qëndrimit larg prej të këqijave. Sipas Shiitëve, Imameti është një pozitë hyjnore me të cilën obligohet një person që t’i udhëheqë njerëzit mbas Hz Resulullahut (s.a.a.), dhe ky person duhet të jetë i zgjedhur nga ana e Allahut prej mesit të njerëzve të sinqertë. Sipas këtij besimi, Hz Abu (a.s.) u caktua nga ana e Allahut si Imam i myslimanëve. Si përfundim i oranimit të urdhrit përmes shpalljes, Hz Resulullahu s.a.a.) u obligua që të bëjë emërimin e Hz Aliut (a.s.) si imam para njerëzve dhe në bazë të këtij obligimi ai e bëri këtë njoftim gjatë haxhit të fundit në vendin e quajtur Gadir Hum.

Me mijëra sahabe që ishin prezentë aty, e pranuan dhe ia uruan Hz Aliut (a.s.) këtë pozitë hyjnore. Kjo është pikëpamja e Shiitëve në lidhje me këtë çështje.

Edhe Ehli Sunneti e pranon pozitën e udhëheqjes së Ummetiit, gjegjësisht se Imameti është i obligueshëm, por, sipas tyre këtë zgjedhje duhet ta bëjë vetë Ummeti.

 

Në bazë të kësaj ata e zgjodhën Ebu Bekrin, të birin e Ebu Kuhafes si udhëheqës të tyre, pas ndërrimit jetë të Hz Resulullahut (s.a.a.).

Sipas Ehli Sunnetit. Hz Resulullahu (s.a.a.) ka heshtur në lidhje me hilafetin (udhëheqjen) dhe këtë çështje ia ka lënë vetë Ummetiit për ta zgjidhur.

Kush ka të drejtë?

Një person hulumtues nuk duhel të bëhet fanatik në lidhje me këtë çështje dhe nëse i analizon provat e të dy grupeve, padyshim që, do të vijë deri te e vërteta. EInë do t’i paraqes shkurtimisht këto prova, në bazë të të cilave kam ardhur deri te e vërteta.