Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin

 

Allahu, në ajetin e 3-të të sures Maide thotë:

“Sot e përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodhapër ju Islamin fe” (Maide, 3)

Shiitët, duke u bazuar në rrëfimet e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit, janë të pajtimit se ky ajet është shpallur në Gadir Hum dhe ka të bëjë me emërimin e Imam Aliut (a.s.) si kalif të myslimanëve nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.).

Këtë e pranojnë edhe shurnë dijetarë të Ehli Sunnetit dhe këtë e kanë regjistruar edhe në librat e tyre, duke cekur se ajeti është shpallur mbas emërimit të Hz Aliut (a.s.) si kalif. Do t’i përmendnim disa prej tyre:

 

1 Ibni Asakiri në “Tarihi Dimishk”, v.2, f.75;

2 Ibni Megazili Shafii në “Menakibi Ali ibni Ebu Talib”, f. 19;

3 Hatibi Bagdadi në “Tarihi Bagdad”, v.8, f.290;

4 Sujuti në "E1 Itkan" v.l, f.31;

5 Harezmi Hanefiu në “El Menakib”, f.80;

6 Sibt ibni Xhevzi në “Tezkiret-ul Havass”, s.30;

7 “Tefsiri ibni Kethir”, v.2, f.14;

8 Alusi “Ruhu'l Meani” tefsir, v.6, f.55;

9 Ibni Kesir Dimishki në “El Bidajetu Ven Nihaje”, v.5, f. 213;

10 Sujuti në “Ed Durr-ul Mensur” tefsir, v.3, f. 19;

11 Kunduzi el Hanefiu në “Jenabiul Mevedde”, f. 115;

12 Haskani el Hanefiu në “Shevahid-ut Tenzil”, v.l, f.l 57.

 

Përkundër kësaj dhe me qëllim të mbrdjtjes së nderit të sahabeve, dijetarët e Ehli Sunnetit ishin të shtrënguar që të përmendin një arsye tjetër të shpalljes së këtij ajeti.

Po të kishin pranuar se ajeti i lartpërmendur është shpallur në Gadir Hum, atëherë do të duhej të pranonin se me emërimin e velajetit të Hz Aliut (a.s.) është bërë përkryerja e fesë dhe plotësimi i dhuntisë. Kjo në mënyrë të pashmangshme do të thotë: përgojimi i tri kalifëve të mëparshëm, dridhja e drejtësisë së sahabeve dhe tretja e shumë hadith-eve të famshme sikur që tretet kripa në ujë. Dhe, kjo është diçka shumë e padëshirueshme, sepse kjo është diçka që e kanë pranuar si të tillë shumica e myslimanëve duke përfshirë aty edhe besimin, dijetarët dhe historinë.

Pastaj, nëse pranohet se ajeti i lartpërmendur është shpallur te Gadir Humi, në ditën e Premte, atëherë duhet të dyshojmë edhe në tjalët e të tillëve si Buhariu dhe Muslimi, gjë që nuk është diçka që mund të pranohet aq lehtë.Kështu që, u detyruan që të vendosin se rrëfnnet në lidhje me shpalljen e ajetit të Gadir Humit janë rrëfime të shpifura dhe të ujdisura nga ana e Shiitëve; në këtë mënyrë, në vend të sahabeve më mirë le të sulmohen Shiitët.

 

Sipas Ehli Sunnetit, askush nuk ka të drejtë t’i kritikojë veprat dhe fjalët e personave të drejtë dhe pa mëkate.

(Sepse, sipas Ehli Sunnetit, sahabet janë sikur yjet, citindo ta pasoni do të arrini në rrugën e drejtë.)

Madje, disa prej tyre i akuzojnë Shiitët si ateistë dhe mexhusi (pjesëtarë të fesë së vjetër zaratustriane), ndërsa për themelues të Shiizmit e përmendin një person me emrin Abdulla ibn Sebe. (Në të vërtetë, një person si Abdulla ibn Sebe nuk ka ekzistuar fare gjatë historisë dhc një person i tillë ishte vetëm imagjinar. Kjo ishte vetëm një mashtrim dhe një gënjeshtër e famshme e Scjf Ymer Tamimit. Në lidhje me këtë mund të iexoni librin e Allamei Askerit me titull “Përalla e Abdulla ibn Sebesc”. Sipas të gjitha gjasave, kjo islite një përgojim dhe shpifje që i ështc bërë sahabes së njohur Ammar ibni Jasirit dhe ky emër i është ngjitur atij. Në lidlije mc këtë mund të lexoni edhe në librin “Es Sile Bejn-et Tasavvuf-i vesh Shia” (Lidhja në mes Tasavufit dhe SHiitëve) të Doktor Mustafa kamil Sejbanit si dhe në librin “El Fitnet-ul Kubra” (Intriga e madhe) e Taha Hyseinit.) Ky person, që ishte një Hebre dhe që jetoi gjatë kohës së kalifit të tretë Osmanit, e pranoi fenë Islame rne qëllim të ndarjes dhe përçarjes së myslimanëve.

Kjo pikëpamje i shenjtëron të gjithë sahabet (çdonjërin prej tyre, edhe në qoftë se e ka parë vetëm njëherë të Dërguarin (s.a.a.) në jetën e tij) dhe e edukojnë masën e popullit në mënyrë të tillë, që do të detyrohen t’i tregojë respekt çdonjërit prej tyre.

Si është e mundur t’i shpjegohet një mase të tillë të popullit se hadith-et që kanë të bëjnë me ajetin e shpallur në Gadir Hum në lidhje me përkryerjen e fesë, kanë të bëjnë me hadith-et në lidhje emërimin e Hz Resulullahut (s.a.a.) si Imam dhe se këto janë të ndërlidhur me hadith- et për dymbëdhjetë Imamët e tjerë?

Siç e dimë, prej shekullit të parë e deri te ditët e sodit, udhëheqësit e myslimanëve kanë ndjekur politikën e nënçmimit të Hz Aliut (a.s.) dhe të pasardhësve të tij përpara syve të popullit, duke e përhapur dashurinë dhe respektin ndaj sahabeve. Madje, kanë mallkuar haptas Ehli Bejtin nëpër foltoret e xhamive, kanë ndjekur e persekutuar Shiitët prej vendbanimeve të tyre dhe madje edhe i kanë ekzekutuar me vdekje.

Gjatë kohës sa ishte kalif i myslimanëve, Muaviu pënnes mjeteve propaganduese duke përdorur legjendën dhe gënjeshtrën, arriti që në një masë të madhe ta nxisë urrejtjen dhe anniqësinë kundra Shiitëve në mesin e myslimanëve.

 

Gjatë gjithë historisë, me qëllimin e zbatimit të urdhrave të Kuranit dhe të Ehli Bejtit, Shiitët kanë qenë të detyruar që të luftojnë kundër padrejtësisë dhe kanë qenë nën shtypjen e vazhdueshme të udhëheqësve të lartpënnendur, të cilët mundoheshin t’i asgjësojnë dhe t’i izolojnë ata prej shoqërisë Islame. Në këtë drejtim, Shiitët janë konsideruar si fronti anniqësor.

Për këtë arsye, historianët dhe shkrimtarët e asaj kohe, me qëllim të fitimit të afrisë sa më të madhe ndaj parisë udhëheqëse, Shiitët i kanë quajtur si Rafizi (ata që kanë dalë nga feja) dhe i kanë konsideruar si jobesimtarë.

Me ardhjen e fundit të pushtetit Emevit dhe ardhjen e Abbasive në fron, një grup prej tyre ishte duke vazhduar me avazin e vjetër të historianëve, por një grup tjetër arriti të kuptojë pozitën e vërtetë (Imamct (a.s.) e Ehli Bejtit pranoheshin nga ana e popullit si të moralshëm, të dijshëm, të devotshëm dhe asketë; e tërë kjo duke i faiënderuar fisnikërisë dhe virtytit të dhuruar nga ana e Aliahut ndaj tyre.) të Ehli Bejtit dhe pënnes rrugëve paqedashëse përpiqeshin që Hz Aliun (a.s.) ta pranojnë si njërin prej katër kalifëve të drejtë (Hulefai Rashidin). Por, prapëseprapë nuk kanë pasur guxim që ta shpjegojnë këtë në mënyrë të qartë dhe në tërësi. Për këtë arsye, në përmbledhjet e tyre të hadith- eve, virtytet e Hz Aliut (a.s.) janë pënnbajtur vetëm për aq pjesë sa nuk kanë qenë në kundërshtim me tre kalifet e mëparshëm. Madje, disa prej tyre kanë trilluar hadith-e nga imagjinata e tyre, në të cilat gjoja vetë Hz Aliu (a.s.) paska lartësuar virtytet e Ebu Bekrit, Ymerit dhe Osmanit; me këtë ata kanë dashur që ta margjinalizojnë fisnikërinë e Hz Aliut (a.s.) duke u munduar të ndikojnë në mënyrën e besimit të Shiitëve kundrejt Hz Aliut (a.s.)

 

Sipas hulumtimeve që i kam bërë, kam ardhur në përfundim se sasia e madhështisë dhe të famës së personaliteteve të ndryshme matej me sasinë e armiqësisë kundrejt Hz Aliut (a.s.). Qoftë gjatë kohës së Emevive apo Abasive, pozitat më të rëndësishme qeveritare u caktoheshin atyre personave që ishin armiqtë më të mëdhenj të Hz Aliut (a.s.) dhe të Shiitëve të tij, dhe që këtë armiqësi e shprehnin me gojë apo me shpatë.

Për këtë arsye, një pjesë e madhe e tyre e zmadhonin pozitën e disa sahabeve përpara opinionit dhe disa të tjerëve ua zvogëlonin vlerat e tyre. Disa poetëve u paguanin para të majme, ndërsa ata poetë që e mbronin

Ehli Bejtin, dënoheshin me vdekje. Ndoshta Umul Muminun Aishe nuk do të bëhej aq e famshme, sikur të mos kishte luftuar kundër Hz Aliut (a.s.) (Aisheja nuk mund të duronte as të përmcndurit e emrit të Hz Aliut (a.s.) (Buhariu, v.I, f. 162 dhe v.7, f. 140) dhe, sipas historianëve, kur e mori lajmin e vrasjes së Hz Aliut (a.s.), i bëri sexhde falënderuese Allahut dhe në lidhje me këtë kishte lexuar një poezi))

 

Mu për këtë arsye, Abbasitët i zmadhonin pozitat e Buhariut, Muslimit dhe Imam Malikit. Sepse, këta kanë shkruar shumë pak për virtytet e Hz Aliut (a.s.). Madje sipas disa hadith-eve që janë regjistruar në librat e tyre, Hz Aliu nuk ka ndonjë viityt dhe privilegj të posaçëm. Për shembull, Buhariu në iibrin e tij të përmbledhjes së hadith-eve, në pjesën me titull “Menakib’ul Osman”, transmeton një hadith nga ibni Ymeri ku thotë:

“Në kohën e Hz Resulullahut (s.a.a.) nuk kemi parë askënd që ka qenë në nivelin e Ebu Bekrit; pastaj vinte Ymeri dhe mbas tij Osmani. Përveç këtyre, nuk kemi ditur për asnjë sahabe tjetër të Resulullahut (s.a.a.) që ka qenë kaq i lartësuar” (Sahihi Buhariu, v.4, f. 191 dhe f.201. Dhc, prapë në v.4, f. 195 sipas një hadithti ku i jepet rëndësi Hanefiut, shkruan: “E pyeta babanë, kush është më i lartësuar rnbas Hz Resulullahut (s.a.a.)?” - ai m’u përgjigj: “Ebu Bekri”, “Po, pastaj?” - ai më tha: “Ymeri”. Pastaj u frikova të mos thotë Osmani dhe e pyeta: “Pastaj, a je ti?”- ai m’u përgjigj: - “Unë jam vetëm njëri prcj myslimanëve”.)

 

Sipas kësaj, rrjedh që Hz Aliu (a.s.) që ishte zotëruesi i virtyteve të panumërta, në mesin e myslimanëve ishte vetëm njëri prej tyre.

Dhe, sigurisht që pranë tyre ekzistonin edhe grupe të ndryshme, si Mutezilët dhe Harixhitë, të cilët nuk i pranonin pikëpamjet Shiite.

 

Ata që i besonin Hz Aliut (a.s.) dhe pasardhësve të tij, ishin të privuar nga pozita shtetërore përjetësisht. Kjo mund të vërehet edhe ditëve të sodil, ku nëse ndonjëri zgjidhet për ndonjë pozitë me anë të trashëgimisë apo zgjedhjeve dhe njëkohësisht është simpatizues i kalifatit të Ehli Bejtit, ndaj personit të tillë nuk tregohet respekti i duhur. Sipas tyre, Imameti Shiitë është një pikëpamje teokratike dhe madje një gjë të tillë e pënnendin me sarkazëm. Posaçërisht nuk mund të pranojnë besimin Shiit, sipas të cilit njëri prej Imamëve është i fshehur. Burimi i vërtetë i gabimeve të tyre qëndron aty se ata mundohen ta pasqyrojnë një gjë që është hyjnore përmes vlerave matëse të mendjes së mangët.

 

Po, është e vërtetë se Shiitët besojnë se Hz Mehdiu (a.s.) do të shfaqet dhe do ta mbushë tokën me drejtësi, kur ajo të jetë e mbushur me padrejtësi dhe dhunë. Sipas Shitëve, Hz Mediu (a.s.) është trashëgimtari i Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe i fundit prej dymbëdhjetë Imamëve; pra, i biri i Imamit të njëmbëdhjetë Hasan Askerit (a.s.). Ai është i gjallë, sipas vullnetit të Zotit, njëjtë sikur Hz Hëzëri (a.s.) por, për dallim ky është i fshehur. Dobia e tij për njerëzit gjatë kohës së fshehtësisë së tij është sikur dobia e Diellit që qëndron mbrapa resë. Patjetër që një ditë do të shfaqet për ta vendosur dhe përhapur fenë e vërtetë të Allahut në tërë sipërfaqen e Tokës.

T'i kthehemi edhe një herë temës sonë në lidhje me arsyen e shpalljes së ajetit që ka të bëjë me përkryerjen e fesë dhe pa rënë në fanatizëm, t’i analizoj dhe t’i kritikoj fjalët e të dy palëve në lidhje me këtë çështje. Mua nuk më intereson kënaqësia e këtij apo atij personi. Qëllimi im është kënaqësia e Allahut dhe kthimi tek Allahu me zemër të pastër, në ditën kur as fëmijët as pasuria nuk do kenë ndonjë vlerë dhe nuk do të mund të shpëtojnë prej dënimit të Tij.

“Në ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë, u thuhet: “A edlte pas besimit tuaj u bëtë jobesimtarë? Vuani pra, dënimin për shkak se ishit që nuk besonit. Ndërsa, atyre që u janë zbardhur, atajanë në mëshirën e Allahut dhe aty do të mbesin përgjithmonë”(Ali Imran, 105-106).