Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz.Aliut a.s.

 

Allahu Teala në ajetin e 67-të të sures Maide thotë:

“O ti i dërguarJKomunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën në tërësi komunikimin, atëherë nuk e ke kryer detyrën. Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve”.

 

Sipas disa komentuesve të Kuranjt nga ana e Ehli Sunnetit, ky ajet është shpallur gjatë fillimit të misionit, kur truprojat ishin duke e mbrojtur të Dërguarin (s.a.a.) prej sulmeve dhe atentateve të ndryshme. Dhe, sipas tyre, pasi që u shpall ajeti “Allahu të mbron prej njerëzve”, i Dërguari (s.a.a) u tha truprojave: “Mund të shkoni, tani për mbrojtjen time kujdeset Allahu”.

 

Sipas një rrëfimi që e kanë shënuar Ibni Xheriri dhe Ibni Merduje, Abduila Ibni Shakiku thotë: “Disa prej sahabeve të Resulullahut e përcjellin dhe mbronin atë. Por, kur u shpall ajeti “Allahu të mbron prej njerëzve”, Resulullahu (s.a.a.) u tha “Tani shkoni nëpër shtëpi. Vetë Allahu do të më mbrojë prej njerëzve”.

(Dur-ul Mensur, v.3, f. 19)

 

Edhe sipas një rrëfimi tjetër, të cilin e kanë shënuar Ibni Hebbani dhe Ibni Merduje, Ebu Hurejre thotë: “Ishim duke bërë rrugë me Resulullahun dhe hijen më të madhe e kishim përgatitur për Resulullahun. Një ditë Resulullahu ishte duke ndenjur nën hije dhe e kishte varur shpatën e tij në një degë. U afrua njëri, e mori shpatën e Resulullahut dhe i tha: “Ej Muhammed, tani kush të mbron ty prej meje?”. “Mua më mbron Allahu,

dhe gjuaje atë shpatë”. Pas kësaj, ai e gjuajti shpatën dhe u shpall ajeti “Allahu të mbron prej njerëzve”.

Prapë, Tirmidhiu, Hakimi dhe Ebu Naimi e kanë regjistruar këtë rrëfim, ku Aisha thotë: “Derisa u shpall ajeti “Allahu të mbron prej njerëzve”, Resulullahun e mbronin truprojat. Por, pas shpalljes së këtij ajeti Resulullahu tha: “Tani mund të shkoni, mua më mbron Allahu”.

 

Taberani, Ebu Naimi, Ibni Merduje dhe Ibni Asakiri e kanë regjistraar këtë rrëfirn nga Ibni Abbasi: “Resulullahun ishin duke e mbrojtur truprojat. Xhaxhai i tij Ebu Talibi i dërgonte çdo ditë nga një traprojë prej Beni Hashimëve për ta mbrojtur. Një ditë Resulullahu i tha xhaxhait të tij: “O axhë, tani më Allahu më mbron mua; nuk kam më nevojë për truprojat që i dërgon”.

 

Por, nëse i analizojmë me kujdes këto rrëfime dhe nëse thellohemi në përmbajtjen e tyre, do të vërejmë se nuk përputhen me kuptimin dhe përmbajtjen e ajetit. Sepse, sipas këtyre rrëfimeve, ajeti është shpallur në fillimin e misionit të Hz Resulullahut (s.a.a.). Madje, sipas disa rrëfimeve, kjo kishte ndodhur gjatë kohës kur ishte ende në jetë Ebu Talibi, pra shumë vite para shpëmguljes. Sipas asaj se si është shpjeguar, kjo nuk është e vërtetë. Posaçërisht, rrëfimi i Ebu Hurejres është një shpifje e trilluar, kur thotë se “Ishim duke bërë rrugë me Resulullahun dhe hijen më të madhe e kishim përgatitur për Resulullahun...”.

Sepse, ashtu sikur që e ka pranuar edhe vetë, ai është njoftuar me Islamin dhe Resulullahun (s.a.a) në vitin e shtatë hixhri (pas shpëmguljes) dhe tek atëherë e ka pranuar Islamin. (Feth-ul Bari, v.6, f.31; El-Bidajetu ven-Nihaje, v.8, f. 102; Sijer-u Elamun (autori Zchebiu, v.2, f.436; libri "El-Isabc” i Ibni Haxherit, v.3, f.287)

 

Atëherë, si mund të jetë i vërtetë ky hadith?

Sipas komentuesve të Kuranit nga ana e dijetarëve Shiitë dhe të Ehli Sunnetit, sureja e Maides është shpallur në Medine dhe është sureja e fundit që i është shpallur Hz Resulullahut (s.a.a.). Për këtë janë unanim komentuesit e Shiitëve dhe të Ehli Sunnetit. Veçmas, Ahmedi, Ebu Ubejde në “Fezail”, Nuhasi Nesaiu në “Nasih”, Ibni Mundhiri, Ibni Merduje dhe Bejhaki në “Sunen”-in e tij, sipas një hadith-i që e transmetojnë, Xhubejr Ibni Nefiri rrëfen:

“Gjatë haxhit e vizitova Aishen. Ajo më tha: “O Xhubejr, a e ke lexuar suren e Maides?. Unë iu përgjigja “Po”. Ajo më tha: “Dije që sureja e Maides është sureja e fundit që është shpallur. Çka do që është e lejuar dhe çka do që është e ndaluar në atë sure, besoni dhe përmbajuni asaj”. (Tefsiri i Sijutit "Ed-Durrul Mënsur”, v.3, f.3 '’8 burimi i njëjtë)

 

Edhe Ahmedi, Tinnidhiu dhe Hakimi e kanë pranuar si të vërtetë dhe Ibni Merduje dhe Bejhaki e trasnmetojnë thënien e Abdullah Ibni Ymerit, ku thotë: “Sureja e fundit që është shpallur, është sureja e Maides”.(burimi i njëjtë)

Në një rrëfim që e ka shënuar Ebu Ubejde, Muhammed ibni Ka’b Kurtubiu thotë: “ Sureja e Maides është shpallur gjatë Haxhit Lamtumirës, në mes Mekës dhe Medinës, duke qenë Resulullahu përmbi deve. Atëherë, deveja u përkul dhe Resulullahu zbriti" (Ed-Durrul Mensur, v.3, f.4 )

 

Në një hadith tjetër, të cilin e ka regjistruar Ibni Xheriri, Rabi ibni Enes thotë: “Sureja e Maides është shpallur gjatë rragës së Haxhit Lamtumirës, në kohën kur ka qenë Resulullahu (s.a.a.) mbi kafshën bartëse. Prej rëndimit të shpalljes, deveja u përkul dhe Resulullahu zbriti në tokë”.(burimi i njëjtë)

 

Në një hadith tjetër, të cilën e ka regjistruar Ebu Ubejde, Zemuret ibni Habibi dhe Atije ibni Kajs rrëfejnë: “Sureja e Maides është pjesa e fundit e Kuranit që është shpallur. Pranoni gjërat që i ka lejuar dhe që i ka ndaluar kjo sure” (burimi i njëjtë)

 

Mbas gjithë këtyre që u tha, cili njeri i drejtë dhe i mençur mund të pranojë se ajeti i lartpërmendur është shpallur në vitet e para të misionit të të Dërguarit (s.a.a.)? Posaçërisht, nëse qëllimi është devijimi nga kuptimi i vërtetë i këtij ajeti!

Sipas Shiitëve, sureja e Maides është sureja e fundit që është shpallur dhe ajeti i komunikimit (teblig), ku thuhet “O ti i dërguar!Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd”, është shpallur pas Haxhit Lamtumirës, të enjten, më tetëmbëdhjetë të muajit Dhul Hixhe, në vendin e quajtur Gadir Hum. Në këtë ditë është bërë emërimi i Hz Aliut (a.s.) si kalif të parë mbas Hz Resulullahut (s.a.a.), para gjithë masës së tubuar të njerëzve dhe në lidhjeme këtë nuk ka asnjë kundërshtim më të vogël në mesin e dijetarëve Shiitë. Në orët e para të

ditës së enjte, Hz Xhebraili (a.s.) iu drejtua Hz Resulullahut (s.a.a.) me këto fjalë:

“O Muhammed, Allahu të dërgon selamin dhe të shpallë këtë: “O ti i dërguar! Kontunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën në tërësi komunikimin, atëherë nuk e ke kryer detyrën. Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve”.

Ajeti na tregon në mënyrë të qartë se misioni i të Dërguarit (s.a.a.) është duke përfunduar, por te populli duhet të arrijë një e vërtetë. Kjo e vërtetë është aq e rëndësishme, saqë nuk është e mundur përkryerja e fesë pa të.

Njëkohësisht, në këtë ajet na bëhet me dije se Hz Resulullahu (s.a.a.) po frikohet prej popullit që të mos e përgënjeshtrojë atë, në lidhje me thirrjen shumë të rëndësishme që u drejtohet atyre. Por, Allahu nuk i dha leje që ta vonojë këtë komunikim.

 

Realizimi i një tubimi të tillë do të jetë shumë vështirë për ta realizuar më vonë dhe deri te ndërrimi i jetës së Resulullahut (s.a.a.) kishte mbetur shumë kohë, prandaj ky ishte rasti më i volitshëm. Sepse, zemrat e të pranishmëve kishin fituar një jetë të re gjatë Haxhit Lamtumirës duke qenë bashkë me Hz Resulullahun (s.a.a). Duke iu drejtuar përafersisht njëqind mijë sahabeve të pasionuar që ishin të gatshëm për të dëgjuar testamentin e tij, Hz Resulullahu (s.a.a.) tha:

“Ndoshta, pas këtij viti nuk do f ju shoh më përsëri. Është afër koha e dërgimit të ftesës nga ana e të dërguarit të Allahut dhe të pranimit të saj nga ana ime.”

Gadir Humi ndodhet në një udhëkryq, ku rrugët ndahen dhe prej nga njerëzit do të ndahen për të shkuar nëpër vendet e tyre, dhe realizimi i një tubimi të tillë  madhështor nuk do të jetë e mundur që të realizohet edhe një herë.

Kështu që, nuk rnund të paramendohej humbja e një rasti të tillë nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.) për ta bërë komunikimin e një çështjeje kaq të rëndësishme. Më e rëndësishme se kjo ishte zbritja e shpalljes me çmimin e kërcënimit, dhe i tërë misioni varej prej këtij komunikimi si dhe u njoftua se Allahu do ta mbrojë Hz Resulullahun (s.a.a.) prej njerëzve. Atëherë, nuk ishte fjala vetëm për frikën nga përgënjeshtrimi i Hz Resulullahut (s.a.a.) nga ana e popullit.'sepse para tij sa e sa të dërguar ishin përgënjeshtruar. Kjo nuk i parandaloi ata prej komunikimit të asaj për çka ishin të urdhëruar. Edhe më herët nuk është bërë anulimi i komunikimit për arsye të mospranimit të së vërtetës nga ana e shumicës së njerëzve (Zuhruf, 78), ose për shkak të njohurisë se aty janë të pranishëm ata që e refuzojnë këtë komunikim (El Hakka, 49). Sepse, Allahu nuk lejon që populli të mbetet pa udhëzues.

 

“Kështu që, pas dërgimit të dërguarve, të mos mbetet asnjë arsyetim për njerëzit. Allahu është i lartësuar, zotërues i pushtetit dhe i urtësisë” (Nisa, 165).

 

Përveç kësaj, në Kuran është përmendur përmes një shembulli të bukur, gjendja e të dërguarve tjerë të cilët janë mohuar nga ana e popullit të tyre:

“Por, edhe' nëse të përgënjeshtrojnë ty, para tyre patën përgënjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi. Edhe poputli i Ibrahimit dhe populli i Nuhut. Po edhe banorët e Medjenit. Qe përgënjeshtruar edhe Musai; e Unë jobesimtarëve u pata dhënë afat, më pastaj u dliashë dënim, e çfarë ishte ai dënint Imi? (ua ndryshova gjendjen në të keq) (Haxh, 42-44)

 

Nëse, e lëmë mënjanë fanatizmin rrënues dhe pasionin për ta dëshmuar pikëpamjen tonë, dhe e fillojmë diskutimin duke pasur për qëllim zbulimin e së vërtetës, atëherë do të vërejmë se shpjegimi i bërë në lidhje me ajetin e komunikimit është një shpjegim që e pranon mendja jonë dhe i përshtatet ngjarjeve që janë shfaqur para dhe pas shpalljes së ajetit.

Shumë dijetarë të Ehli Sunnetit, duke u bazuar te dijetarët e Shiitëve, kanë pranuar se ky ajet është shpallur në Gadir Hum me rastin e emërimit të Hz Aliut (a.s.) si kalif, dhe në lidhje me këtë çështje kanë transmetuar hadith-e, saktësia e të cilëve është vërtetuar sipas metodave të tyre vërtetuese. Ja disa burime të Ehli Sunnetit që kanë të bëjnë me këtë çështje:

 

  1. Hafëz Ebu Naimi në librin “Nuzul-ul Kitab”;
  2. Imam Vahidi në librin “Esbab-un Nuzul”, faqe 150;
  3. Imam Ebu Is-hak Sa’lebi në tefsirin “El Kebir”;
  4. Hakim Haskani në librin “Shevahid-ut Tenzil li kavai-it tefzil”, v.l, f. 187;
  5. Xhelaleddin Suiuti, në tefsirin “Durr-ul Mensur”, v.3, f.l 17;
  6. Fahru Razi në tefsirin “E1 Kebir”, v.12, f. 50;
  7. Muhammed Rashid Riza, në tefsirin “El Menar”, v.2, f.86;
  8. lbni Asakir në librin “Tarihi Dimeshk”, v.2, f.86;
  9. Shevkani në librin “Feth-ul kadir”, v.2, f60;
  10. Ibni Talha Shafi në librin “Metalib-ul Seul”, v.l, f.44;
  11. Ibni Sabbag Maliki në librin “Fusul-ul Muhimme”, f,25;
  12. Kunduzi Hanefi në librin “Jenabi-ul Mevedde”,f,120;
  13. Shehristani në librin “El Milelu Ven Nihel”, v.l, f. 163;
  14. ibni Xherir Taberi në “Kitab-ul Vilajet”;
  15. lbni Said Sexhistani në “Kitab-ul Vilajet”;
  16. Bedruddin Hanefiu në “Umdet-ul Kari fi sherh-il Buhari”, v.8, f.584;
  17. Abdul Vahhab Buhari në “Tefsir-ul Kuran”;
  18. Alusi në “Ruh-ul Meani”, v.2, f.384;
  19. Hamvini në librin “Faraid’us Simtejn”, v. 1, f. 185;
  20. Allame Sejjis Siddik Hasan Hani në “Fet-hul Bejan fi Mekasid-il Kuran”, v.3, f.63.

 

Këta janë vetëm disa nga librat e shumtë të dijetarëve të Ehli Sunnetit, që e prekin këtë çështje. Burimet tjera janë cekur në librin “E1 Gadir” të Allamei Eminit.

Athua ç’bëri Hz Resulullahu (s.a.a.) kur iu shpall urdhri “Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd”! Shiitët thonë se Resulullahu (s.a.a.) e tuboi popullin në vendin e quajtur “Gadir Hum” ku mbas një fjalimi të gjatë dhe me ndikirn dhe mbasi që ia dhanë fjalën se Hz Resulullahu (s.a.a.) ka të drejtën e zotërimit dhe të qenët më i afërmi i tyre, e ngriti lartë dorën e Hz Aliut (a.s.) dhe tha:

“Ai që më pranon si udhëheqës (mevla), edhe Aliu është udhëheqësi i tij. O Allah, duaje atë i cili e do Aliun. Kush-bëhet anniku i Aliut, Ti bëhu anniku i tij. Ndihmoje atë i cili e ndihmon Aliun. Braktise atë që e

braktis Aliun dhe kudo që të shkojë, le të jetë e vërteta me të”. (Ky është hadithi i Gadir Humit të cilën e transmetojnë dijetarët Shiitë dhe të Ehli Sunnetit)

Pastaj, e hoqi kapelën prej kokës së tij, e vendosi në kokën e Hz Aliut (a.s.) dhe i përgatiti një vend (çadër) të veçantë. Më pastaj kërkoi prej sahabeve që t’ia urojnë Hz Aliut arritjen e pozitës së udhëheqësit të besimtarëve. Dhe, sahabet duke filluar prej Ebu Bekrit dhe Ymerit, ia uruan të gjithë. Madje, Ebu Bekri dhe Ymeri i thanë: “Të lumtë o djali i Ebu Talibit që u bëre udhëheqësi ynë dhe i të gjithë besimtarëve”

(Ahmed bin Hanbeli në Musnedin e tij v.4, f.28; Taberi në tefsirin e tij; Fahri Razi në tefsirin El Kebir, v.4, f.636; Ibni Haxhcr në librin Sevaik-ul Muhrika, si dhe Darkutni, Bejhaki, Shehristani dhe të tjerë)

 

Pasi që përfundoi ceremonia e urimit, Resulullahu (s.a.a.) tha se u shpall ajeti:

“Sot e përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju lslamin fe” (Maide, 3)

Kjo është pikëpamja e Shiitëve. Në mesin e Shiitëve, ky hadith pranohet si një e vërtetë e besueshme. Në lidhje me këtë, dijetarët Shiit nuk kanë asnjë kundërthënie.

Tani, të shikojmë se në ç’mënyrë e pënnendin këtë hadith dijetarët e Ehli Sunnetit. Nëse e analizojmë këtë çështje vetëm duke u bazuar në një drejtim, atëherë do të vendosim një pengesë në rrugën e të vërtetës dhe kjo do të ndikojë në atë që gjykimi në të cilin kemi arritur nuk do të përshtatet me të vërtetën, kështu që, çështjen duhet ta analizojmë me një kujdes të veçantë dhe t’i marrim parasysh argumentet e të dy palëve, dhe qëllimi i kësaj analize duhet të jetë vetëm kënaqësia e Allahut.

 

Tani, duke u kthyer në çështjen tonë, ndaj pyetjes së parashtruar unë përgjigjem: “Po, është e vërtetë se shumë dijetarë të Ehli Sunnetit e kanë përmendur deri në detaje ndodhinë e Gadir Humit”. Si shembull mund të përmendim disa prej tyre:

 

1. Ahmed ibni Hanbeli transmeton një hadith, ku Zejd ibni Erkami thotë: “U ndalëm bashkë me Resulullahun (s.a.a.) në një shkretëtirë të quajtur Gadir Hum. Resulullahu (s.a.a.) na urdhëroi që të përgatitemi për namaz, dhe e falëm namazin e përbashkët në një nxehtësi të madhe. Mbas kësaj e mbuluam një dru me pëlhurë për t’i bërë hije Resulullahut (s.a.a.). Resulullahu (s.a.a.) u ngrit mbi një vend të lartësuar dhe tha:

“Athua nuk e dini apo nuk dëshmoni që unë jam më i epërm për çdo besimtar, sesa ai për vete?” Populli u përgjigj: “Po, ti je më i epërm për çdo besimtar, sesa ai që është për vete”. Atëherë, tha: “Udhëheqësi i kujt jam unë, edhe Aliu është udhëheqësi i tij. O Allah, duaje atë qe e do Aliun dhe bëhu armik i armikut të Aliut” 

(Musnedi i Ahmed b. Hanbelit, v.4, f.372)

 

2. Imam Nesai në librin e tij “Haselis”, transmeton hadith-in e Zejd bin Erkamit, bashkë me zinxhirin e transmetimit, ku në mes të tjerash thotë:

“Duke u kthyer Resulullahu (s.a.a.) prej Haxhit Lamtumirës urdhëroi që të ngrihet një vend në një hije dhe pastaj tha: “Unë së shpejti do të ftohem nga ana e Krijuesit dhe do t’i përgjigjem kësaj thirrjeje. Në mesin tuaj jua lë dy gjëra të çmueshme, njëra më e çmueshme se tjetra: Libri i Allahut dhe Ehli Bejti nga familja ime.

 

Kini kujdes se si do silleni ndaj tyre mbas meje. Ata nuk do të ndahen njëri prej tjetrit deri sa të mbërrijnë te hauzi i Kevtherit”

Më pastaj tha: “Allahu është udhëheqësi im, dhe unë jam udhëheqësi i çdo besimtari”. E ngriti lart dorën e Aliut dhe tha: “Udhëheqësi i kujt jam unë, edhe Aliu është udhëheqësi i tij. Duaje atë që e do dhe bëhu armik i armikut të tij”.

Ebu Tefejli thotë se e kishte pyetur Zejdin: “A e ke dëgjuar këtë prej Resulullahut?” - ai u përgjigj: “Çka thua ti? Çdonjëri që ishte në vendin e hijes i dëgjoi këto Ijalë me të dy veshët e tij dhe i panë ata me të dy sytë e tij”.

(Hasaisi Nisai, f.21)

 

3.   Hakim Nishaburi e transmeton një hadith sipas kritereve të Shejhejnëve (Buhari dhe Muslim), pënnes dy zinxhirëve transmetuese, ku Zejd ibni Erkami thotë:

“Duke u kthyer nga Haxhi Lamtumirës, u ndal te Gadir Humi dhe urdhëroi ngritjen e një vendi nën hije. Pastaj tha:

“Unë së shpejti do të ftohem dhe do t’i përgjigjem thirrjes. Në mesin tuaj jua lë dy gjëra të çmueshme, njëra më e çmueshme se tjetra: Libri i Allahut dhe familja ime. Kini kujdes se si do të silleni ndaj tyre mbas meje. Ata nuk do të ndahen njëri prej tjetrit derisa të vijnë afer meje te hauzi i Kevtherit”. Mbas kësaj tha:

“Allahu është udhëheqësi im. Unë jam udhëheqësi i çdo besimtari”. Më vonë e ngriti dorën e Aliut dhe tha: “Udhëheqësi i kujt jam unë, ky (Aliu) është udhëheqësi i tij. O Allah, kush e do Aliun, duaje edhe Ti dhe kush është anniku i tij, bëhu armiku i atij”.

 

4.    Këtë hadith e transmeton Muslimi në Sahihin e tij, përmes zinxhirit të tij të transmetimit dhe në formë të përmbledhjes, ku Zejd ibni Erkani rrëfen:

“Një ditë, Resulullahu (s.a.a.) ishte duke na mbajtur fjalim në një vend të quajtur Hum, në afersinë e një lurni që ndodhet në mes të Mekës dhe Medinës. Pas falënderimit të Allahut na u gjend në këshilla dhe na përkujtoi dënimin e Zotit. Pastaj, na tha:

“Por pastaj, o popull, unë jam vetëm një njeri, së shpejti do të vijë i dërguari i Allahut (për ta marrë shpirtin tim dhe pret që unë do t’i përgjigjem. Dhe unë, po ju lë në mesin tuaj dy gjëra të çmueshme. E para është libri i Allahut. Aty keni udhëzim dhe dritë, andaj përqafojeni dhe shtrëngojeni mirë librin e Allahut”. Kështu që, na inkurajoi që ta përqafojmë librin e Allahut. Më pastaj vazhdoi:

“Dhe Ehli Bejtin tim. Ju përkujtoj Allahun në lidhje me Ehli Bejtin tim. Ju përkujtoj Allahun në lidhje me Ehli Bejtin tim. Ju përkujtoj Allahun në lidhje me Ehli Bejtin tim.”

Sado që Imam Muslimi e transmeton vetëm shkurtimisht këtë hadith, prapëseprapë falënderimi i qoftë Allahut se çështja është aq e qartë, sa që nuk ka asnjë vend për asnjë dyshim. Ndoshta, për arsye të rrethanave politike edhe vetë Zejd ibni Erkani e ka shkurtuar hadith-in. Madje, se shkurtimi i hadith-it është bërë për shkak të rrethanave politike, tnund të vërehet edhe prej vetë hadith-it. Sepse, rrëfyesi thotë:

 

“Unë, Hysejin ibni Subre dhe Ymer ibni Muslimi shkuam te Zejd ibni Erkani. Pasi që u ulëm, Husejini e pyeti: ‘O Zejd, me të vërtetë ke arritur shumë të mbara, e ke parë Resulullahun (s.a.a.) dhe ke dëgjuar fjalimin e

tij, ke shkuar në luftë me të dhe ke falur namazin mbrapa tij. Me të vërtetë ke arritur të mbarën e madhe. O Zejd, na trego ndonjë hadith të Resulullahut (s.a.a.)’.

 

Ndërsa Zejdi i tha:

“O djali i vëllait tim; betohem në Allahun, tani më jam plakur dhe ka ardhur koha e vdekjes, dhe disa prej hadith-eve që kam pasur në mendjen time kam harruar. Pranoni ato hadith-e që ju kam transmetuar dhe veproni sipas tyre. Mos më lodhni në lidhje me'çështjet e rënda”. Pastaj vazhdoi:

“Një ditë, Resulullahu (s.a.a.) ishte duke na mbajtur fjalim në një vend të quajtur Hum, në afersinë e një lumi...” (hadith-i i cekur më lart). Nga ana e jashtme e këtij hadith-i mund të kuptojmë se: Hyseini e ka pyetur haptas atë, para të gjithëve që ishin prezent aty. Dhe, duke ditur se me dhënien e përgjigjes së hapur në këtë pyetje, do t’i ushtrohet shtypja nga ana e atyre që e detyrojnë popullin ta mallkojë Hz Aliun (a.s.), si dhe do të shfaqen shumë vështirësi të reja, ai u detyrua që të arsyetohet me shtyrjen në moshë dhe harresën e hadith- eve. Të pranishmit i pranuan hadith-et e rrëfyera dhe nuk deshën ta shtrëngojnë më tepër që të flasë për ato çështje që nuk dëshironte të fliste ose të vepronte sipas tyre.

 

Përkundër kësaj, Zejd ibn Erkami ka bërë të njohur shumë të vërteta dhe pa hyrë në detaje ka bërë me dije kah ngjarja e Gadir Humit. Sepse, vetë fjalia “Një ditë, Resulullahu (s.a.a.) ishte duke na mbajtur fjalim në një vend të quajtur Hum, në afërsinë e një lumi...” është një shenjë për këtë ngjarje dhe nga fjalia tjetër: “Ju lë amanet dy gjëra të çmueshme librin e Allahut dhe Ehli Bejtin”, mund të kuptojmë se sa të larta janë virtytet e Hz Aliut (a.s.), pra vendi i tij është menjëherë mbas Kuranit.

 

Sigurisht që ka bërë me dije për këto të vërteta dhe u ka lënë të pranishmëve që vetë me mendjet e tyre ta zbulojnë këtë. Të gjithë e dinë se prej anëtarëve të Ehli Bejtit të Resulullahut (s.a.a.), Hz Aliu (a.s.) zotëronte shkallën më të lartë.

 

Madje, këtë mund ta vërejmë te pjesa tjetër e librit të Muslimit, në hadith-in të cilin vetë ai e transmeton dhe ka të bëjë me virtytet e Hz Aliut (a.s.) në këtë kuptim të lartpërmendur, por në këtë hadith nuk përmendet emri i Hz Aliut (a.s.) ( Sahihi Miislim, v7, f. 122, "Bab-u Fezailu Ali b. Ebi Talib”.)

 

5.   Taberani, në librin e tij “El-Mexhme’ul Kebir”, transmeton një hadith me një zinxhir të sigurt të transmetimit nga Zejd ibni Erkami dhe Huzejfe ibni Usejd-i Gaffari, ku thotë:

“Te Gadir Hum, nën hijen e drurit, Resulullahu (s.a.a) na mbajti një ijalim, ku në mes tjerash tha: ‘O ju njerëz, është afër koha e ftesës për mua nga ana e Allahut dhe unë do ta pranojë atë. Unë do të përgjigjem për këtë çështje dhe sigurisht që edhe ju do të përgjigjeni; atëherë, çfarë do të thoni në lidhje me rnua’. Ata u përgjigjën: ‘Ne dëshmojnë se ti e ke bërë komunikimin, xhihadin dhe ke këshilluar për të mbarën. Allahu të shpërbleftë me shpërblime të mbara’!

 

Pastaj vazhdoi:

‘Athua, ju dëshmoni se Allahu është tek, se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij, se janë të vërteta xheneti, xhehenemi, vdekja dhe ringjallja, se padyshim do të vijë Dita e Kiametit dhe Allahu do t’i nxjerrë të gjithë prej varreve dhe do t’i shpjerë te mahsheri" (vendi ku do të gjykohen njerëzit në Ditën e Gjykimit)

 

Të gjithë u përgjigjën me ‘Po, të gjitha këto janë të vërteta’. Atëherë Resulullahu (s.a.a.) tha:

‘O Allah, bëhu dëshmitar ndaj dëshmive të tyre. O ju njerëz, Allahu është udhëheqësi im dhe unë jam udhëheqësi i besimtarëve dhe unë më i epërrni i tyre sesa vetvetja e tyre. Udhëheqësi i kujt jam unë edhe Aliu është udhëheqësi i tij. O Allah, duaje atë që e do Aliun dhe bëhu armik i armikut të tij’.

 

‘O ju njerëz, unë do të shkoj phra jush dhe ju do të takoheni me mua te hauza e Kevtherit që është më e gjerë se largësia në mes Basrës dhe Sen’as. Atje ka yje të panumërt dhe gota nga argjendi. Atëherë, unë do t’ju pyes se si jeni sjellë ndaj dy gjërave të çmueshme që ju kam lënë amanet. Më e madhja prej atyre dy gjërave është Kurani. Ai është një mjet afersie, që njëri skaj është në dorën e Allahut dhe tjetri në dorën tuaj. Përqafojeni atë që të mos devijoni nga rruga e drejtë dhe mos e ndryshoni atë. Dhe, tjetra është familja ime prej Ehli Bejtit. Allahu i gjithëdijshëm dhe i butë më ka lajmëruar që të dyja do të bashkohen pranë meje te hauza ku do të mbesin përgjithmonë. (Ibn-i Hacernë librin "Savaik-ul Muhrika" fq.25. e transmeton prej Taberanti dhe Tirmidhiut.)

 

6.     Imam Ahmedi e transmeton hadith-in prej Burra ibni Azibit pënnes dy zinxhirëve transmetues, dhe thotë: “Ishim bashkë me Resulullahun (s.a.a.). U ndalëm te Gadir Humj dhe u urdhëruam që të përgatitemi për faljen e namazit. U pastrua një vend nën dy drunj për ta falur namazin Resulullahu (s.a.a.). Pasi që e fali namazin e drekës, Resulullahu e ngriti dorën e Aliut (a.s.) dhe tha: 

 

‘Athua e dini se unë jam më udhëheqësi i besimtarit sesa shpirti i tij?’

‘Po, ti je më udhëheqës’, pastaj përsëriti edhe një herë:

‘Athua e dini se unë jam më i epërmi i besimtarit sesa shpirti i tij?’

‘Po, ti je më i epërmi’, pastaj duke e mbajtur lartë dorën e Hz Aliut (a.s.) tha:

‘Udhëheqësi i kujt jam unë, Aliu është udhëheqësi i tij. O Allah, duaje atë që e do Aliu dhe bëhu armik i atij që është armiku i Aliut’.

 

Raviu thotë se mbas kësaj, Ymeri e takoi Aliun dhe i tha: “O djali i Ebu Talibit, të qoftë i uruar! U bëre udhëheqësi i të gjithë besimtarëve dhe besimtareve.” (Musnedi i Imam Ahmedit, v.4, f.281; Hakeza Kenz-ul Ummal, v.5, f. 117 dhe Fazai-ul Hamse min-cs Sihah-is Sitte, v.l, f.350)

 

Hadith-in e Gadir Humit e kanë transmetuar edhe shumë dijetarë tjerë të Ehli Sunnetit, ku përveç të tjerëve janë edhe Tirmidhiu, ibni Maxhe, ibni Asakir, Ebu Naim, ibni Esir, Harezmi, Sujuti, ibni Hacer, Hajsemi, Ibni Sabbag Maliki, Kunduzi, Hanefi, ibni Megazili, ibni Kesir, Himvini, Haskani, Gazzali ve Buhari (Buhariu e transmeton këtë hadith në librin e tij “Historia”).

 

Përveç këtyre, sipas hulumtimeve të Allamei Eminit që është autori i librit ”El Gadir”, duke filluar prej shekullit të parë deri në shekullin e katërmbëdhjetë, këtë hadith e kanë transmetuar rreth treqind e gjashtëdhjetë dijetarë që i takonin mez-hebeve dhe sekteve të ndryshme. 

Ata që dëshirojnë të hulumtojnë më tepër këtë çështje, mund të referohen te libri i “El-Gadirit”

(Libri i të ndjerit Allainei Eminit, që deri më sot janë shtypur njëmbëdhjetë vëllime të këtij libri. Kjo është një prej veprave të rëndësishme dhe i përfshin të gjitha hadithet në lidhje me ngjarjen e Gadirit që përmenden në të gjithë librat e Ehli Sunnetit.)

 

Mbas gjithë kësaj që u tha në lidhje me Gadir Humin, athua nuk është qesharake thënia se kjo ngjarje është një shpifje e Shiitëve? Por, është për t’u çuditur fakti se shumica e myslimanëve janë të njoftuar më këtë ngjarje, pra vetëm një numër i vogël sosh nuk dinë për këtë rast.

 

Më e çuditshme se kjo është se, duke qenë prezent arritja e marrëveshjes në lidhje me saktësinë e këtij hadith-i, dijetarët e Ehli Sunnetit nuk pranojnë se Resulullahq (s.a.a.) ka emëruar për kalif ndokënd dhe se këtë çështje ua ka lënë myslimanëve.

 

Athua mund të ketë ndonjë fjalë më të qartë dhe më të saktë në lidhje me çështjen e kalifatit?

Më kujtohet një debat që e kisha zhvilluar me një dijetar të qytetit Zejtune të Tunusit. Si argument në lidhje me kalifatin e Imam Aliut (a.s.), unë isha duke u munduar ta bind se ngjarja e Gadir Humit është një ngjarje që ka ndodhur me të vërtetë dhe se hadith-i i Gadir Humit është një hadith i saktë, ai më tha se ky hadith përmendet në një libër të komentimit të Kuranit. Dhe, në atë libër, pasi që pënnendet hadith-i i Gadir Humit si një hadith i vërtetë, në vazhdim shkruan:

 

“Shiitët thonë se ky hadith e qartëson kalifatin e zotërisë sonë Ali (keremallahu vexhhe) dhe mendojnë se është një argument i qartë në lidhje me këtë çështje. Ndërsa, për Eh/i Sunnetin kjo është e papranueshme. Sepse, kjo është në kundërshtim me kalifatin e Ebu Bekrit, Ymer Farukit dhe Zinnurejn Osmanit. Andaj, 

shprehja ‘Mevla ’ që përmendet në hadith e ka kuptimin e atij që e do dhe që i ndihmon (muhib dhe nasir). Kuptimin e ngjashëm mund ta ketë edhe shprehja që përdoret në Kuran. Edhe Kalifët e Drejtë dhe Sahabet Fisnik janë të këtij mendimi në lidhje me hadith-in e lartpërmendur, si edhe dijetarët dhe tabiinët. Sipas kësaj, komentet e Rafizive në lidhje me këtë hadith nuk bartin ndonjë respekt të veçantë. Sepse, ata nuk e pranojnë kalifatin e të Drejtëve dhe i përgojojnë sahabet e Resulullahut (s.a.a.). Kjo, vetvetiu është e mjaftueshme për refuzimin e gënjeshtrave dhe shpifjeve të tyre. ”

 

E pyeta atë: “Athua, sipas jush, me të vërtetë ka ndodhur Gadir Humi?”

Ai m'u përgjigj: ”Sikur të mos kishte ndodhur, nuk do ta transmetonin dijetarët dhe transmetuesit e hadith- eve”.

I thashë: “Athua, atë ditë të nxehtë nën diellin përvëlues, Resulullahu (s.a.a.) i kishte mbledhur sahabet vetëm për të qartësuar se Hz Aliu (a.s.) është miku dhe ndihmësi i tyre? Atëherë, çfarë kuptimi ka mbajtja e një fjalimi aq të gjatë dhe sa është e qëndrueshme një pikëpamje e tillë? Athua, ju bindeni me një pikëpamje të tillë?”

Ai ma dha këtë përgjigje: “Disa prej sahabeve ankoheshin prej Hz Aliut (a.s.) dhe ushqenin armiqësi e urrejtje ndaj tij; për ta evituar ndjenjën e armiqësisë dhe për të siguruar dashurinë ndaj Hz Aliut (a.s.), Resulullahu (s.a.a.) u tha atyre: ‘Aliu është miku dhe ndihmësi juaj”

E pyeta: “A duhet që për një punë të tillë të mbahet fjalimi, të presin të gjithë dhe të fillohet me: ‘A jam unë më i epënn për çdo besimtar, sesa që ai është për vete’?

 

Nëse është ashtu si thoni ju, atëherë do të mjaftonte të thoshte atyre që ankoheshin prej Hz Aliut (a.s.) vetëm se ‘Aliu është miku dhe ndihmësi juaj’ dhe do të ishte kryer puna. Pra, nuk do të kishte nevojë që njëqindmijë të tubuar, në mesin e të cilëve ndodheshin edhe gra, edhe pleq, të pritnin nën vapën e diellit. Sikur që mund të vërejmë, për një zotërues të mendjes nuk është e mjaftueshme një komentim i tillë jrër ta bindur në vërtetësinë e saj”.

Ai tha: “A rnund ta konfirmoni ti dhe Shiitët tjerë, se njëqindmijë të tubuar e kanë kuptuar atë çka pohoni ju?”

Unë iu përgjigja: “Së pari, një grup i vogël i tyre jetonin në qytetin e Medinës. Së dyti, padyshim se ata e kanë kuptuar atë çka kam kuptuar unë dhe Shiitët. Dijetarët thonë se mu për këtë arsye Ymeri dhe Ebu Bekri ishin në mesin e atyre që ia kanë uruar Hz Aliut (a.s.) duke i thënë “Të lumtë o biri i Ebu Talibit, u bëre udhëheqësi im dhe i të gjithë besimtarëve.

Ai më pyeti: “Nëse është ashtu, pse atëherë mbas ndërrimit jetë të Hz Resulullahut (s.a.a.) nuk ia dhanë mirëbesimin atij? Apo, ndoshta dëshiron të thuash se ata e kanë kundërshtuar fjalën e Hz Resulullahut (s.a.a.)? Unë kërkoj mbrojtjen e Allahut prej një fjale të tillë.”

 

Ndërsa, unë iu përgjigja: “Vetë dijetarët e Ehli Sunnetit në librat e tyre kanë transmetuar hadith-e për sahabet që i kanë kundërshtuar urdhrat e Hz Resulullahut (s.a.a.) (Një rast të kundërshtimit të Hz Resulullahut (s.a.a.) e kemi edhe gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së paqes të Hudejbijes. Këtë rast e kanë regjistruar edhe Buhariu dhe Muslimi në përmbledhjet e tyrc të haditheve.) (madje edhe për së gjalli), atëherë pse të çuditeni që i kanë braktisur urdhrat mbasi që ka ndërruar jetë?

 

Si një shembull mund ta përmendin rastin kur Hz Resulullahu (s.a.a.) e caktoi Usamen si komandant të përkohshëm të ushtrisë Islame, dhe sahabet e kundërshtuan me arsyetim se është ende i ri. Sipas kësaj, si mund të pranohej për kalif të përjetshëm Hz Aliu (a.s.), kur në atë kohë ende ishte në moshën e re? Dhe, sikur që po e pranon edhe ti vetë, ata e urrenin dhe në zemër ushqenin armiqësi ndaj Hz Aliut (a.s.)!”

Duke u zënë ngushtë tha: “Nëse Hz Aliu (Allahu e nderoftë fytyrën e tij) ka besuar se ishte emëruar nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.) si kalif, ai sigurisht nuk do të heshtte dhe nuk do të kishte hequr dorë nga e drejta e tij. Sepse, ai ishte një sahabe guximtar që nuk frikohej prej askujt dhe të gjithë ia kishin frikën atij”.

 

I thashë: “Zotëri, kjo është një temë tjetër; nuk dua të hyjë në këtë temë tani. Ti nuk po mjaftohesh me hadith- et e sakta dhe je duke u munduar të devijosh prej kuptimit të vërtetë të tyre, vetëm e vetëm për të mbrojtur nderin dhe shenjtërinë e sahabeve që kanë jetuar mbas Të Dërguarit (s.a.a.). Atëherë si mund të bind ty, me cilën rrugë dhe me cilat hadith-e, se Hz Aliu (a.s.) ka heshtur në lidhje me çështjen e kalifatit dhe se ai ka pasur të drejtën e kalifit mbas Hz Resulullahut (s.a.a.)?

 

Duke buzëqeshur, personi i lartpërmendur ma dha këtë përgjigje: “Unë jam ndër ata që besojnë se Hz Aliu (a.s.) është më i virtytshmi prej të gjithë sahabeve. Sikur të më pyetnin mua, nuk do t'i kisha lejuar askujt për të dalë përpara tij. Ai është dera e diturisë dhe luani fitues i Allahut. Por, vendimi është i Allahut, Ai e vendos përpara atë që e do dhe e lë mbrapa atë që e do; nuk kemi të drejtë për t'i parashtruar pyetje Atij për veprat e Tij dhe ata që do të përgjigjen janë krijesat e Tij”.

Edhe unë duke u buzëqeshur ia ktheva: “Edhe kjo është një temë e veçantë, që ka të bëjë me paracaktimin dhe caktimin (fatin). Për këtë kemi folur edhe më herët; por asnjëri nuk ka mundur ta bindë tjetrin dhe jemi ndarë duke e mbajtur çdonjëri pikëpamjen e tij.”

Por, ajo që më habit mua është se, duke debatuar me disa persona, sado që ua mbyll gojën me argumente bindëse, sapo e shohin se s’kanë kah t’ia mbajnë, menjëherë e ndërrojnë temën, duke kaluar në një temë tjetër që nuk ka të bëjë fare me temën paraprake”.

 

Ndërsa ai tha: “Unë jam këmbëngulës në pikëpamjen time dhe nuk e kam ndërruar mendjen”.

Mbas kësaj, u përshëndetëm dhe u ndamë. Mbas debateve të tilla, çdoherë e pyes veten: “Athua, pse ndonjëri prej dijetarëve tanë nuk e ka çuar deri në fund këtë hulumtim”?!

Disa prej tyre, ia nisin debatit, por kur zihen ngushtë në sjelljen e argumenteve, menjëherë thonë: ”Ata ishin një popull që kanë jetuar më herët dhe që nuk janë më; ata do të përgjigjen për të bërat e tyre dhe ju do të përgjigjeni për të bërat tuaja”, dhe e përfundojnë bisedën.

Të tjerët thonë: “Nuk na takon neve që rishtas t’i iniciojmë nxitjet; kryesorja është se edhe Ehli Sunneti edhe Shiitët i besojnë Allahut të Velëm dhe Të Dërguarit (s.a.a.) të njëjtë. Kjo na mjafton neve”.

 

Ndërsa disa të tjerë thonë: “Ruajuni nga përgojimi i sahabeve, kini frikën e Allahut” dhe nuk hyjnë fare në bisedë. Athua është i mundur hulumtimi dhe gjetja e së vërtetës për një person që zotëron një pikëpamje të

tillë”? Athua, kjo mënyrë e të folurit përputhet me metodën e Kuranit, që thotë: “Nëse e flitni të vërtetën, silleni argumentin”, ku i bën thirrje njerëzve për të sjellë argumente për ato që flasin”. E sa i përket përpjekjeve të tyre për t’i ndalur sulmet ndaj Shiitëve, është mjaft i qartë pozicioni i tyre. Pëmdryshe, Shiitët nuk do të ishin të detyruar as të debatojnë me ata në një mënyrë kaq të bukur.