Çështja e tekije-s (shtirjes)

 

Edhe një çështje tjetër që është temë e kritikës së Sunnit-ëve, është çështja e takije-s (shtirjes). Në lidhje me këtë, Sunnit-ët thonë se takije do të thotë të tregohesh i kundërt me atë që je në realitet, pra një lloj i hipokrizisë. Sa e sa herë u mundova të bind disa persona se takija nuk ka të bëjë me hipokrizinë, i tërë mundi më shkoi kot. Madje, disa prej tyre rrëqetheshin dhe disa prej tyre habiteshin kur dëgjonin se isha duke folur për takije-n, duke menduar se kjo është një shpiije. Nëse njeriu gjykon në mënyrë të drejtë, do të kuptojë se të gjitha këto besime e kanë vendin e tyre në Islam dhe burojnë prej Kuranit dhe Sunneti Nebevi-ut. Madje, do të kuptojë se sheriati i Islamit, që është një fe e lehtësimit, do të arrijë zhvillimin e tij vetëm përmes këtij besimi.

Ajo që është më çuditëse në këtë drejtim, është fakti se Ehli Sunneti refuzon të pranojë vetë besimin e tij. Ndërsa, vetë librat e historisë dhe të përmbledhjeve të hadith-ëve të tyre dëshmojnë një gjë të tillë. Le të lexojmë bashkërisht besimet e Ehli Sunnetit në lidhje me çështjen e takije-s:

Ibni Xheriri dhe Ibni Ebi Hatemi, përmes El Avfit transmetojnë nga Ibni Abbasi një hadith në lidhje me ajetin “...Vetëm kur të keni frikë nga ata...”, ku thotë:

“Takija bëhet përmes gjuhës. Nëse ndonjëri prej jush është i detyruar të flasë ndonjë fjalë, përmes së cilës i bëhet padrejtësi Allahut, dhe ai e shqipton atë për shkak se i kanoset rreziku nga vdekja, atëherë kjo nuk do t’i shkaktojë ndonjë dëm atij. Kjo është një takije e bërë përmes gjuhës.” (Sujuti në “Ed Durr-ul Mensur”)

 

Pastaj, hadith-i i Ibni Abbasit, të cilin e ka regjistruar Hakimi dhe Bejhaki në “Sunen”-in e tij, në lidhje me komentin e ajetit të lartpërmendur thotë:

“Takije është shprehja e të kundërtës përmes gjuhës, kur zemra qëndron mbi iman”.

(Sunen-i Bejhaki dhe Mustedreki Hakim)

Në një hadith që e transmeton Abd ibni Hamid Hasani, thuhet:

“Takija është e vlefshme deri në ditën e Kiametit”.(Durr-ul Mensur, v.2, f. 176)

 

Ammar ibni Jasirin e kishin zënë rob jobesimtarët dhe i thanë se nuk do ta lëshojnë përderisa ta shajë Hz Resulullahun (s.a.a.) dhe t’i lavdërojë idhujt e tyre. Ashtu edhe bëri dhe ata e lëshuan. Erdhi te Hz Resulullahu (s.a.a.) dhe u ul arer tij. Kur e pa të mrrolur, Hz Resulullahu (s.a.a.) e pyeti: ‘Çka ka në shpinë’, e Ammari iu përgjigj: ‘Sherr. Nuk më lëshuan pa të sharë dhe pa i lavdëruar idhujt e tyre’. Atëherë Hz Resulullahu (s.a.a.) e pyeti: ‘Çka po ndien në zemër?’- Ammari iu përgjigj: ‘Jam i sigurt për imanin tim’. Atëherë, Hz Resulullahu (s.a.a.) i tha: ‘Nëse të zënë prapë rob, ti vepro njësoj’. Në atë moment zbriti ky ajet:

 

 

“Ammar ibni Jasirin e kishin zënë rob jobesimtarët dhe i thanë se nuk do ta lëshojnë përderisa ta shajë Hz Resulullahun (s.a.a.) dhe t’i lavdërojë idhujt e tyre. Ashtu edhe bëri dhe ata e lëshuan. Erdhi te Hz Resulullahu (s.a.a.) dhe u ul arer tij. Kur e pa të mrrolur, Hz Resulullahu (s.a.a.) e pyeti: ‘Çka ka në shpinë’, e Ammari iu përgjigj: ‘Sherr. Nuk më lëshuan pa të sharë dhe pa i lavdëruar idhujt e tyre’. Atëherë Hz Resulullahu (s.a.a.) e pyeti: ‘Çka po ndien në zemër?’- Ammari iu përgjigj: ‘Jam i sigurt për imanin tim’. Atëherë, Hz Resulullahu (s.a.a.) i tha: ‘Nëse të zënë prapë rob, ti vepro njësoj’. Në atë moment zbriti ky ajet:

“Ai që pas besimit të tij e mohon Allahun, me përjashtim të atij që dhunohet (për të mohuar)...” (Nahl, 106)

Ibni Sadi transmeton një hadith prej Muhamed Ibni Sirinit, ku thotë:

“Kur e takoi Resulullahu Ammarin, ky ishte duke qarë. Duke ia fshirë sytë Hz Resulullahu (s.a.a,) i tha: ‘Jobesimtarët të kanë futur në ujë dhe të kanë detyruar t’i deklarosh ato fjalë. Nëse të detyrojnë prapë, ti vepro njëjtë”.(Ibni Sadi në librin “Tabakat-ul Kabra”)

 

Ibni Xheriri, Ibni Munziri, Ibni Ebi Hatemi dhe Bejhaki në “Sunen”-in e tij transmetojnë prej Ibni Abasit se komenti i ajetit 106 të sures Nahl është ky:

“Allahu ka bërë të qartë se do ta dënojë me një dënim të madh atë që ka besuar dhe pastaj ka mohuar. Nëse ndonjëri është i detyruar dhe me qëllim të shpëtimit nga armiku, të flasë atë që nuk e beson me zemër, për të nuk ka mëkat. Allahu do të kërkojë përgjegjësi për atë në çka i beson zemra e robit”.

(Sunen-i Bejhaki)

 

Prapë, Ibni Ebi Shejbe, Ibni Xheriri, Ibn Munziri dhe Ibni Ebi Hatemi transmetojnë një hadith, ku Muxhahiti thotë:

“Ky ajet është shpallur për një grup të banorëve të Mekës që e kishin pranuar besimin. Një grup prej sahabeve që ndodheshin në Medinë, u kishin shkruar një letër dhe në mes tjerash kishin shkruar: ‘Shpërnguluni! Përderisa të shpëmguleni dhe të vini këtu, nuk do t’ju llogarisim si njërin prej nesh’. Dhe, ata vendosën që të shpëmgulen. Sa u nisën për në Medinë, jobesimtarët e Mekës i kishin zënë dhe filluan t’i torturojnë. Padashur, këta u detyruan që të deklarojnë se janë jobesimtarë dhe zbriti ajeti “Ai qëpas besimit të tij e mohon Allahun... (Durr-ul Mensur, v.2, f.178.)

Buhariu në përmbledhjen e tij të hadith-eve, te pjesa “Marrëdhëniet me popullin”, ka regjistruar një rrëfim prej Ebi Derdas, ku thotë:

“Ne i qeshemi në fytyrë shumë fiseve, por zemra i mallkon” (Sahihi Buhari, v.7, f.102.)

Halebiu në “Sire”-në e tij ka regjistruar një hadith:

“Kur e pushtuan kështjellën e Hajberit, Hallaxh ibni Allaxha i tha Hz Resullulahut (s.a.a.): ‘Ja Resulullah, unë kam në Mekë një familje nën mbrojtje dhe unë dëshiroj t’i vizitoj ata. A mund t'u tregoj atyre diçka në lidhje me ju’. Hz Resulullahu i dha leje t'u tregojë atyre çka të dëshirojë”. (Sirei Halebijje, v.3, f.61.)

 

Imam Gazali në librin e tij “Ihja-ul Ulum, ka shkruar kështu:

“Parandalimi i derdhjes së gjakut të myslimanit është obligim. Nëse ndonjë mizor dëshiron ta bëjë këtë fshehtas, atëherë është obligim të gënjejmë me qëllim të shpëtimit të jetës së tij”.

Në librin “E1 Eshbahu Ven Nezair” të Xhelaletin Sujutit mund ta lexojmë këtë rrëfim:

“Është e lejueshme ngrënia e mishit të derrit kur na kanoset uria ose pirja e verës kur na kanoset etja dhe të deklarojmë pabesimin kur jemi të detyruar. Nëse tërë sipërfaqen e tokës e mbulojnë mallrat e ndaluara (haram) dhe nëse mallrat e lejuara pakësohen, atëherë është e lejueshme blerja e mallrave të ndaluara vetëm sa për nevojat elementare.”

Ebu Bekir Razi në librin e tij “Ahkam-ul Kuran” shkruan:

“Në lidhje me ajetin e Takije-s ekziston një hadith i cili thotë: ‘Nëse keni frikë për jetën tuaj apo të ndonjë anëtari të familjes, atëherë është e lejueshme deklarimi i asaj që është e dashur për ata dhe të cilën nuk e besoni me zemër me qëllim të mbrojtjes së vetvetes. Kjo është e dëshirueshme edhe sipas kuptimit të jashtëm të ajetit. Edhe shumica e dijetarëve e kanë pranuar këtë. Edhe Kutade ka thënë se është i lejuar deklarimi i të kundërtës së ajetit “Besimtarët mos t’i miqësojnë jobesimtarët në vend të Allahut”, në raste të takije-s.(Ahkam-ul Kuran, v.2, f.10)

 

Prapë, Buhariu në Sahihin e Tij ka regjistruar një hadith prej Kutejbe Ibni Saidit i cili ka transmetuar prej Sufjanit dhe ky prej Ibni Mukenderit, i cili thotë se Urve ibni Zubejrit i ka treguar Aisha këtë rrëfim:

“Një ditë, njëri kërkoi që të takohet me Hz Resulullahun (s.a.a.) dhe Resulullahu tha: ‘Jepini leje atij. Ai është djali dhe anëtari më i keq i fisit të tij’. Ai hyri te Resulullahu dhe Resulullahu bisedoi me të në mënyrë të butë. Pastaj e pyeta Resulullahun: ‘Ja Resulullah, në njërën anë ke thënë atë fjalë ndërsa në anën tjetër je sjellë but ndaj tij’. Atëherë Resulullahu u përgjigj: ‘O Aishe, njeriu më i mirë tek Allahu është ai që ikën prej njerëzve që flasin keq." (Sahihi Buhari. v.7, f.81)

 

Është i mjaftueshëm vërtetimi i takije-s me këto informata që i kemi dhënë. Kemi parë se edhe Ehli Sunneti beson se takija është e lejueshme deri në ditën e Kiametit. Sikur që ka thënë Gazaliu, në disa vende është obligim të gënjejmë. Ose, sikur që pranon Ebu Bekir Razi se sipas pikëpamjes së shumicës së dijetarëve, është e lejueshme deklarimi i pabesimit në situata të vështira. Buhariu thotë se nuk është në kundërshtim me traditën e sahabeve qeshja në fytyrë dhe mallkimi me zemër. Sipas thënies së autorit të “Sire-i Halebij”-es, në raste të frikës për mallin apo për jetën tënde mund të deklarosh ndonjë fjalë fyese për Hz Resulullahun (s.a.a.) dhe sipas Sujutit, nëse keni frikën e njerëzve është e lejueshme deklarimi i fjalëve që janë në kundërshtim me urdhrin e Allahut.

Atëherë, Ehli Sunneti nuk ka të drejtë t’i kritikojë Shiitët në lidhje me një besim, të cilin e shohin si të lejueshëm, madje edhe e transmetojnë si obligim në disa raste, dhe të cilit edhe vetë i besojnë. Besimi Shiit në lidhje me takije-n është i njëjtë me atë të Ehli Sunnetit. Vetëm se Shiitët e kanë përdorur takije-n më shumë se Sunnit-ët gjatë kohës së sundimit të pushteti Emevit dhe Abbasit, për shkak të dhunës dhe shtypjes që është përdorur ndaj tyre. Gjatë atyre shekujve, mjaftonte vetëm që të dihet se ndonjëri ushqen dashuri ndaj Ehli Bejtit dhe ai ishte i lejuar që të mbytet në mënyrë më mizore nga ana e udhëheqësve zullumqar. Për këtë arsye, sipas urdhrit të Imamëve (a.s.) të tyre, ata kanë qenë të detyruar që të veprojnë sipas takije-s. Transmetohet se Imam Sadiku (a.s.) ka thënë:

“Takije është feja ime dhe e baballarëve të mi”.

Në një hadith tjetër thuhet:

“Ai që nuk ka takije, nuk do të ketë as fe”.

Takije është një armë për largimin e rreziqeve që u kanosen Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit, dhe miqve të tyre, si dhe për t’i mbrojtur jetët e tyre në rastet e kanosjes së rrezikut apo të torturimit, siç ishte rasti i torturimit të Ammar Jasirit për shkak të besimit të tij. Ehli Sunneti-nuk ka pasur një problem të tillë, sepse në përgjithësi ata u janë nënshtruar udhëheqësve të shtetit në harmoni me kërkesat e tyre. Thënë në përgjithësi, pjesëtarët e mez-hebit të Ehli Sunnetit nuk janë marrë në përgjegjësi nga ana e udhëheqësve mizorë, nuk janë kërcënuar, torturuar apo të ngjashëm. Për këtë arsye,nuk është për t’u çuditur se ata e mohojnë takije-n dhe i kundërshtojnë ata që e zbatojnë atë. Mu për këtë arsye, sunduesit Emevit dhe Abbasit i kanë përbuzur Shiitët për shkak të këtij besimi, duke tentuar ta eliminojnë mbrojtjen e tyre.

Vetë Allahu Teala në Kuran ka urdhëruar këtë dhe e ka bërë të qartë gjykimin në lidhje me zbatimin e takije- s. Siç e cituam Buhariun, edhe vetë Hz Resulullahu (s.a.a.) ka vepruar sipas saj dhe i ka dhënë leje Ammarit që ta zbatojë nëse e torturojnë prapë, madje edhe të flasë fjalë të ndyta për Hz Resulullahun (s.a.a) nëse do nevoja. Mbasi që edhe dijetarët Islamë kanë dhënë leje për përdorimin e saj, duke u bazuar në frymën e Kuranit dhe të Traditës, atëherë nuk ka kurrfarë kuptimi kritika drejtuar Shiitëve në lidhje me takije-n.

Shumë sahabe të mëdha e kanë përdorur takije-n në kohërat kur është dashur të mallkohet Hz Aliu (a.s.) dhe kur janë mbytur njerëzit e pafajshëm nga ana e udhëheqësve zullumqarë si Muavija, Jezidi, Ibni Zijadi, Haxhaxhi, Abdul Melik ibni Mervani e të ngjashëm. Sikur të kishim dashur t’i numërojmë takije-t e zbatuara nga ana e sahabeve, atëherë duhet të shkruajmë një libër tjetër. Por, el-hamdulil-lah, na mjaftojnë edhe argumentet e dijetarëve Sunnit të cilat i kemi transmetuar në lidhje me qartësimin e kësaj teme.

Mbasi që veç jemi këtu, nuk mund të mos e përmend një rrëfim në lidhje me këtë temë dhe ka të bëjë me një bisedë që është zhvilluar në mes meje dhe një dijetari të Ehli Sunnetit. Me dijetarin në ljalë u takova në aeroplan, ku të dy ishim të ftuar për të marrë pjesë në një konferencë Islame që organizohej në Angli.

Për dy orë të tëra sa zgjati rruga, kemi biseduar në lidhje me Shiitët dhe Sunnit-ët. Ky person ishte për bashkimin Islam dhe për këtë arsye ndjeva një simpati për të. Gjatë bisedës ai më tha se është koha që Shiitët t’i lënë anash disa besime që po e dëmtojnë bashkimin Islam. E pyeta “Cili për shembull?” Ai ma ktheu përgjigjen menjëherë: “Paj, për shembull muta (martesa e përkohshme) dhe takije". Sado që u mundova t’i shpjegoj se muta është një martesë e vlefshme dhe se takije është një leje e dhënë nga ana e Allahut, nuk ia arrita ta bind. Ai thoshte: “Të gjitha këto që thua janë të vërteta, por për të arritur deri te bashkimi Islam duhet t’i lëmë anash të gjitha këto”. Unë u habita me logjikën e këtij personi, kur më tha se duhet t’i lëmë anash disa gjykime të Allahut, me qëllim të arritjes së bashkimit Islam. Prapë ia ktheva me të mirë: “Sikur të ishte siguruar bashkimi Islam në këtë mënyrë, unë i pari kisha pranuar një gjë të tillë.”

Ateruam në aeroportin e Londrës. Unë isha duke ecur mbrapa tij. Duke i kontrolluar dokumentet, polici e pyeti për shkakun e ardhjes në Londër, ky iu përgjigj se ka ardhur për çështje shëndetësore. Ndërsa, unë i thashë se kam ardhur t’i vizitoj disa miq. Të dy kaluam kontrollin policor pa hasur në ndonjë problem, kur u afruam te vendi i kontrollimit të bagazhit, unë i thashë atij dijetari me zë të ulët: “A e ke parë se gjithmonë takija është një gjykim i dobishëm?” Ai më pyeti: “Si ashtu?” -1 thashë: “Të dy e kemi gënjyer policinë. Unë thashë se erdha t’i vizitoj miqtë, ndërsa ti për çështje shëndetësore, ndërsa ne kemi ardhur për të marrë pjesë në konferencë”. Pasi që u zu ngushtë, duke buzëqeshur më tha: “A nuk ka shërim për shpirtin tonë në konferencën Islame?” Edhe unë duke buzëqeshur i thashë: “Ka edhe vizitë të miqve në konferencë”.

 

T'i kthehemi temës rishtazi. Takija nuk është një lloj i hipokrizisë, siç mëtojnë ta paraqesin Ehli Sunneti. Përkundrazi, takije është vetë imani, sepse, hipokrizia e shfaq besimin përmes gjuhës dhe e fsheh pabesimin. Ndërsa, takija e fsheh imanin dhe e shfaq përmes gjuhës pabesimin apo diçka që nuk beson. Në mes këtyre të dyjave ekziston një dallim i madfn Sa i përket dyfytyrëshit, Allahu ka thënë:

“E kur i takojnë ata që besuan thonë: “Ne kemi besuar!” Por kur veçohen me djajtë (parinë) e vet u thonë: "Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)” (Bekare, 14)

Pra, të treguarit haptas si besimtarë, ndërsa fshehtas si jobesimtarë, është hipokrizi. Në lidhje me takije-n thotë:

“Një njeri besimtar rtga familja e faraonit që e fshihte besimin e vet, tha” (Gafir, 28)

 

Pra, të treguarit haptas të pabesimit ndërsa, mbajtja e fshehtë e imanit është takija. Ai që i takonte familjes së faraonit, e mbante të fshehur besimin ndërsa para popullit shfaqej si pjesëtar i fesë së faraonit. Besimin e mbante të fshehtë prej të gjithëve, përveç Allahut. Për këtë arsye, Allahu po e përmend atë dhe po na bën me dije se grada e tij është e lartë tek Allahu.

O lexues i nderuar, mos u mashtro më me shpifjet e bëra në vendet e rrejshme. Dëgjoni prej vetë Shiitëve në lidhje me besimin e takije-s. Në librin e tij “Akaid-ul Imamije”, Shejh Muhammed Muzaferi shkruan:

“Gjykimi i takije-s shprehet sipas frikës nga dëmi. Në mënyrë më të detajuar, kjo është sqaruar në librat e fikhut. Së fundi, takija nuk është obligim në çdo vend dhe në çdo gjendje. Ndonjëherë është e lejueshme, ndonjëherë është obligim mosveprimi sipas takije-s, p.sh., nëse deklarimi i së vërtetës llogaritet ndihmë ndaj fesë, shërbim ndaj Islamit dhe luftë në rrugën e Islamit, atëherë në këto raste është më e përshtatshme të mos e kursejmë mallin dhe jetën tonë. Ndonjëherë takija është e ndaluar. P.sh. nëse takija bëhet shkaktare e mbytjes së ndonjërit të ndershëm, ose ia hap rrugën e forcimit të pavërtetës, e shfaqjes së ngatërresave në fe, të dëmtimit të myslimanëve, devijimit të tyre, përhapjes së dhunës dhe të zullumit etj. atëherë në të gjitha këto raste është e ndaluar takija. Posaçërisht nuk ka të bëjë me formimin e një organizate të fshehtë që për qëllim e ka qartësimin e fesë dhe të gjykimeve fetare ndaj jobesimtarëve, mendim të cilin e mëtojnë disa armiq të Shiitëve që nuk dëshirojnë ta kuptojnë realitetin. Si është e mundur një gjë e tillë? Kur kjo i kalon kufijtë e librave të shkruara nga ana e dijetarëve Shiitë në lidhje me çështjet fetare të gjykimeve, fikhut dhe të besimit.”

Siç e pamë, takija nuk është hipokrizi, mashtrim, gënjeshtër dhe hile. Përkundrazi, është një gjykim të cilin na ka sjellë feja.