Veprat e Vyera të Tij që Humbën

 

Krahas gjithë këtyre xhevahirëve të pavdekshëm, ai ka shkruar vepra të tjera të vyera. Sikur të mos ishin djegur ose grisur gjatë bastisjeve të 1920-ës, ato mund të ishin përfshirë midis thesareve të rralla të intelektit dhe mendimit. Por medet, ato u humbën gjatë këtyre ngjarjeve aq të dhimbshme; ndaj, institucioni i diturisë vuajti një humbje të rëndë. Sikur koha e mjeshtrit tonë të zgjatej për ta kompensuar humbjen duke i kthyer ato sërish në jetë! Këtu po i rreshtojmë me radhitjen që i ka bërë autori në fund të komentit të tij mbi el-Kelīmetu’l-Garrā (“Fjala e Vyer”):

 

  1) Sherh ul-Tebsire (“Zbërthimi i Librit Tebsire”) pra Prova(ve) në Jurisprudencë Lidhur me Deduksionet Ndriçuese; këto janë tre vëllime të mëdha të plota që përmbajnë kaptina mbi pastërtinë, drejtësinë, dëshminë dhe trashëgiminë.

 

  2) Komenti i tij në një vëllim, mbi temën e el-Istis‘hāb nga letrat e Shejh Ansārīut; merret me parimet e jurisprudencës (usūl-i fikh). 

 

  3) Risāleh fī Munxhezāt ul-Mārīd (“Traktat mbi Rrugën drejt Shëndoshjes së të Sëmurit”) e shkruar në një qasje racionale. 

 

  4) Sebīl ul-Mu‘minīn, (“Rruga e Besimtarëve”) në 3 vëllime; merret me çështjen e Imametit. 

 

  5) El-Nussūs ul-Xhelijjeh (“Tekstet e Padiskutueshme”) trajton po ashtu Imametin dhe përmban dyzet hadīthe të rëna dakort njëzëri nga muslimanët, krahas dyzet të tjerave të përcjella nga zinxhirë shī‘itë, të lustruara nga analiza dhe filosofia. 

 

  6) Tenzīl il-Ājāt ul-Bāhire (“Shpallja e Vargjeve Verbuese”) po ashtu shqyrton çështjen e Imametit. Është shkruar në një vëllim e mbështetet mbi njëqind vargje kur’anore të shpallura në lavdërim të Imamëve të Shenjtë të Ehl ul-Bejtit, sipas librave sahīh.

 

  7) Tuhfet ul-Muhadithīn fīme Akhrexhe ‘anhū es-Sitte minel Mudā’afīn (“Kurorë e Argëtuesve nga Hadīthet e Konsideruar të ‘Dobët’ prej Autorëve të Gjashtë Sahīh-ëve”). Ky është një libër krejtësisht i ri në temën e tij, shoku i të cilit nuk është shkruar kurrë më parë.

 

  8) Tuhfetul As‘hāb fī Hukm Ehl ul-Kitāb (“Kurorë e As‘habëve në të Gjykuarit e Popujve të Librit”).

 

  9) El-Therī’e (“Preteksti”) është një libër që hedh poshtë Badī’a-në e el-Nabahānīut. 

 

10) El-Mexhālis ul-Fākhire (“Tubimet e Shkëlqyera”) është një libër katër-vëllimësh. I pari është mbi biografinë e Profetit (s), i dyti mbi biografitë e Emīr ul-Mu‘minīnit, el-Zehrāsë dhe el-Hasanit, i treti mbi biografinë e Imam Huseinit e i katërti mbi biografitë e nëntë Imamëve. 

 

11) Mu’alifū esh-Shī‘a fī Sadr ul-Islām (“Autorët Shī‘itë në Agimet e Islamit”). Disa nga kaptinat e këtij libri janë botuar në revistën el-‘Irfān të Saides (vëll. I & II). 

 

12) Bughijetul Fā’īz fī Nakl-i Xhenā’iz (“Kërkimi i Fitimtarit në Mbajtjen e Arkivolit”). Pjesa më e madhe e tekstit të këtij libri është botuar në revistën el-‘Irfān. 

 

13) Bughijetul Sā’īl ‘an Lethm el-Ejdi we’l-Enāmil (“Kërkimi i të Interesuarit për Puthjen e Dorës dhe të Gishtit”). Ky është një traktat skolastik në humor letrar e inteligjent, që përmban tetëdhjetë hadīthe nga ana jonë dhe e të tjerëve. 

 

14) Zekāt ul-Ahlāk (“Pastrimi i Etikës”). ‘Irfāni i botoi disa kaptina. 

 

15) El-Fewā‘id wa’l-Ferā‘id (“Përfitimet dhe të Rrallat”) është një libër i dobishëm ngërthyes. 

 

16) Komenti i tij mbi Sahīh ul-Bukhārīun. 

 

17) Komenti i tij mbi Sahīh Muslīmin. 

 

18) El-Eselīb ul-Badī’e fī Ruxhhān Me‘ātim ush-Shī‘a (“Metodat e Mprehta në Përshtatshmërinë e Kremtimeve të Shī‘tëve”) është libër i mbështetur në prova logjike dhe hadīth, që për nga tema përbën krijim të një lloji të ri. 

       Përveç këtyre, ai ka shkruar Hyrje që kanë të bëjnë me tema të ndryshme, disa prej të cilave kanë humbur, ndërkohë që të tjerat janë kthyer në jetë dhe kanë ende për t’u përfunduar.

       Librat e tij shquhen për vëzhgim të mprehtë, hulumtim të thellë, kërkim gjithëpërfshirës, përfundim të vërtetësishëm, mbarim të mirë, citime të ndershme e ndërthurje cilësore të kapitujve, të cilat i zhvleftësojnë kritikat dhe sfidojnë të pabindurit.