Veprat e Tija

 

1) El-Murāxha‘āt (“Letërkëmbimi”) s’është tjetër veçse një model i vërtetë i të shkruarit të tij dhe unë s’mund t’ju them sa duhet për të këtu. Gjuha e tij është, pa dyshim, shumë më elokuente dhe zemërhapur se imja. Ai u botua në revistën el-‘Irfān, Saide (Liban), më 1355, dhe të gjitha kopjet u shitën menjëherë. Është përkthyer në persisht dhe kam dëgjuar se është përkthyer në anglisht nga Dr. Zejdi - një indian, e gjithashtu në urdisht.

 

2) El-Fusūl ul-Muhimme fī Tā’līf ul-Ummeh (“Kaptinat e Rëndësishme në Bashkimin e Ummetit”) është një nga librat më të shkëlqyer islamë që kanë të bëjnë me çështjet kontradiktore lidhur me të cilat sunnitë e shī‘itë debatojnë nën dritën e kelām-it, arsyes, deduksionit dhe analizës. Ai përfundoi më 1327 dhe u botua dy herë në Saide. Përmbajtja e botimit të dytë (1347) u rrit ndjeshëm. Në temën e vet, el-Fusūl ul-Muhimme fī Tā‘līf ul-Ummeh mjafton sa për një bibliotekë të tërë. Ai përmban 192 faqe të formatit mesatar. 

 

3) Axhwibet Mesā‘il Mūsa Xherullāh (“Përgjigje ndaj Pyetjeve të Mūsa Xherullāhit”). Ndonëse i vogël në përmasa, ky është një libër madhështor i një dijeje kolosale. Siç tregon dhe titulli, ai përmban përgjigje ndaj njëzet pyetjeve të shtruara nga Mūsa Xherullāh ndaj dijetarëve shī‘i. Ai mendon se ato përfshijnë pyetje të sikletshme si: përse shī‘itët i konsiderojnë disa sahabë jobesimtarë e i demaskojnë ata; shpifjen se shī‘itët ndryshuan tekstin e Kur’anit dhe e bënë xhihadin haram, çështje si bedā’, mut’a, berā’a, ‘awl etj. Përgjigjet e tij ishin më se të vërtetësishme, të nxjerra nga një dije e bollshme e mbështetur mbi prova dhe logjikë, duke mos lënë vend për asnjë dyshim. Libri ka një Hyrje mbi kushtrimin për bashkim dhe një Përfundim lidhur me injorancën e atyre që shtrojnë çështje të tilla e përhapin shpifje të ulëta për literaturën shī‘ite, si dhe konfuzionin ekzistues në disa libra sunni. Është shtypur në 152 faqe të mesme nga revista el-‘Irfān, më 1355/1936.

 

4) El-Kelīmetu’l-Garrā’ fī Tefdīli’z-Zehrā (“Pohimi Bindës në të Preferuarit e Fātimes”). Dyzet faqet e tij janë ndërthurur me tekstin e botimit II të el-Fussūl ul-Muhimme. Përmban hulumtimet më të thella. Është jashtëzakonisht autentik në stil dhe burim. Ky libër dëshmon për vërshimin e penës së autorit, mendjen e tij prej burimi të pashtershëm.

 

5) El-Mexhālis el-Fākhireh fī Me‘ātim el-‘Itreh et-Tāhire (“Tubimet e Mrekullueshme Përkujtimore në Nderim të Pasardhësve të Pastruar”). Hyrja e këtij libri tashmë është botuar dhe ai përmban 72 faqe gjysëmpërmasëshe. Autori sqaron filosofinë e mbajtjes së ceremonive përkujtimore huseinijje, ndërsa sekretet e shehādetit të Kerbelasë shpjegohen bukur e saktë.   

6) Ebū Hureira, i shtypur më 1365 në revistën el-‘Irfān. Ai përbën një metodë të re në autorësi dhe një triumf në lëmin e biografive, për shkak të stilit të tij analitik që të bën për vete. Për nga hollësia e stili, ai mund të krahasohet lirshëm me veprat më në zë të llojit të vet. Ai, nën dritën e dijes dhe intelektit, merret me jetën e Ebū Hureires, kohën e tij, rrethanat, miqtë, hadīthet dhe vëmendjen e veçantë dhuruar atij nga gjashtë sahīh-ët, që ia citojnë hadīthet. 

 

7) Bughijetu’l-Raghibīn (“Gjurmimi i të Vullnetshmëve”) është një dorëshkrim unik familjeje, që gjurmon pemën fisnore e të afërmit e Sherafuddīnit. Ajo qëndron mënjanë si një vepër madhështore, e mrekullueshme dhe e shkëlqyer në literaturën e ditarëve për nga metoda e saj e arrirë e klasifikimit. Aty, ai rrëfen jetëshkrimet e disa mjeshtërve të famshëm të penës si dhe kohët e rrethanat e tyre. Kështu, ju do ta gjykoni një punim letrar të shkëlqyer e interesant; jo madje, një histori të tërë brezash fisnikësh.

 

8) Thebt ul-Athbāt fī Silsilet ul-Ruwāt (“Prova Vulosëse në Zinxhirin e Rrëfyesve”). Në këtë libër, autori rreshton mentorët e tij mes shkollave muslimane në një varg që shkon deri te Profeti (s) dhe Imamët (‘a), tek veprat dhe autorët e tyre - të gjurmuara përmes shtigjesh të shumta e të ndryshme. Ai i përcjell ato nga të lexuarit a të dëgjuarit, ose duke u mbështetur në autoritetin e burrave të shquar nga shī‘itët ithna-asherī e zejdī si dhe sunnive të famshëm. Të shkoqiturit e gjithë këtyre metodave këtu do të kërkonte imtësi kohëharxhuese, ndaj po mjaftohem me përmendjen e përmbajtjes së Thebt-it, i shtypur dy herë në Saide.

       Ai ka autorësuar libra të tjerë të papërmendur këtu si Mesā‘il Khilāfijje (“Çështjet e Khilāfetit”), Risāleh Kelāmijje (“Trajtesë mbi Teologjinë”).