Udhëtimet e Tij

 

Siç thamë, më 1329-30 ai ndërmori një vizitë akademike në Egjipt. Gjatë saj ai takoi intelektualët më të shquar të Egjiptit, me në krye Shejh Selīm el-Bishrī el-Mālikīun, rektorin e atëhershëm të el-Ez‘herit. Rezultat i të takuarit dhe të letërkëmbyerit me të është ky libër, që mjafton si fryt i ëmbël i asaj vizite.

       Më 1338 ai bëri hixhrën e tij fetaro-politike, mbi të cilën ju lexues të çmuar mësuat pak më lart. Gjatë saj, ai vizitoi Damaskun, Egjiptin dhe Palestinën. Në tërë këto vende, ai voli frytet e dijes dhe bëri ligjërime të paçmueshme.

       Ai qe i pari dijetar shī‘it që priu masat e shpërndara të turmave gëluese që ishin mbledhur në Mesxhīdu’l-Haram. Ishte hera e parë që mijëra njerëz u falën haptazi pas një imami shī‘it, pa u strehuar në tekijje. 

       Ja përse lajmi i kryerjes së Haxhxhit nga ai fitoi aq famë, saqë njerëzit vazhduan të flisnin për të anekënd trevave muslimane. Mbreti Husein ibn ‘Alī i afroi atij mirëseardhjen më të mirë e ata u takuan më se një herë dhe së bashku e lanë Qa‘ben. 

       Aty nga fundi i 1355, ai vizitoi faltoret e Imamëve në Irak, e pati një mbledhje me familjen dhe fisin e tij. Ditën e mbërritjes së tij, ministrat, fisnikët e udhëheqësit e Irakut, të drejtuar nga hirësia e tij Sejjid Muhammed Bākir es-Sadr i uruan mirëseardhjen dhe e shoqëruan përgjatë rrugës nga Bagdādi në urën e Fallūxhes, me motobarka. Në Kerbelā e Nexhef ai u prit me një mirëseardhje madhështore nga njerëzit e dijes dhe publiku i gjerë. E ngjashmja e asaj mirëseardhjeje fantastike është vërtet e rrallë.

       E përfytyroj atë duke thënë, me të mbërritur në sheshet e fëmijërisë dhe rinisë së tij:       

         Lotët më mbuluan kur Tawbadi para sysh m’u shtrua

        Dhe ai madhëroi Gjithëmëshiruesin kur më pa mua...

 

       Ishte krejtësisht e natyrshme që ai të shpërthente në lotë të rrëkeshëm, falë ankthit të tij për të parë institucione të tilla zemër-ngushëlluese; edhe këto lartësuan Allahun duke e mirëpritur, në ekstazë për mbërritjen e tij pas një mungese që zgjati për shumë vite të gjata.                                         

       A s’i kish lënë ai të kënaqur? A nuk e kishin brohoritur atë kur i kish mbushur sallat e tyre me më të mirën që mund të mbushet një institucion plot e përplot me studentë të shkëlqyer?

       Po, vërtet. Ata të dy shkëmbyen pasion, dëshirë të zjarrtë, ankth e përshëndetje të përzemërta. Një shkëmbim i tillë i pastër shpirtëror u shpërblye me të gjitha elementet e mirësisë dhe sinqeritetit në Nexhef, Kerbelā, Kadhīmijje e Samarrā’. Pati shumë festime të hareshme e shumëngjyrëshe, nga të cilat koha e kishte mbajtur larg dhe penguar atë së shikuari ato e të virtytshmit e tyre.

       Takimet e tij me pionierët e shquar të dijes dhe kërkimit ishin plot me fryte në degët e ndryshme akademike të dijes.

       Ai vazhdoi së udhëtuari nga Iraku në Iran. Aty, ai mori bekimet e të vizituarit të faltores së Imam Ridāit. Rrugës, ai kaloi nga Komi, Teherani dhe qytete të tjera iraniane. Në tërë ato vende ai u prit me të gjitha llojet e mirëseardhjes që personaliteti i tij i dashur meritonte.