Trashëgimia dhe Projektet e Tij Ndërtuese

 

1) Ai përuroi projektet e tija ndërtuese me një vakf huseinī të cilin ai e ngriti që njerëzit të mund të takohen atje në raste dhe rrethana të ndryshme, për të ruajtur shtyllat e besimit, për të marrë arsimim fetar e udhëzim shpirtëror dhe për t’u falur. Kur ai vizitoi Sūrin, shī‘itët nuk kishin xhami atje.

 

2) Në etapat e para, ai ngriti gjashtë depo në hyrje të qytetit. Ai ndërtoi një shtëpi të gjërë mbi tarracat e tyre, të cilën kishte planifikuar ta kthente në shkollën e shumëdëshiruar. Fatkeqësisht, përfundimi i projektit nuk qe i mundur atëherë për shkak të kundërvënies së autoritetit sundues si dhe ndjekësve të interesit vetjak që pasuan rrugën e tij; kështu që atij iu desh të ngushëllohej me atë copëz, duke pritur rastin e volitshëm.

 

3) Në anën tjetër të ndërtesës ai kishte një klub unikal që e kishte quajtur klubi i Imamit Xha‘fer es-Sādik, 22.5 m i gjatë dhe 15.5 m i gjerë, të cilin e rezervoi për raste festive, mësimore, fetare, shoqërore dhe akademike. Pastaj, më 1361 ai ndërtoi një shkollë për vajza. Si ajo e djemve, kjo shkollë zbatoi një program mësimor që promovonte përvetësimin e temave dobiprurëse, të cilat do të siguronin një normë më të mirë jetese.

       Vendndodhja e shkollës dhe klubit është më e përkryera në bukuri, peisazh dhe gjerësi hapësinore. Pamja përbëhet nga uji i mrekullueshëm që zgjatet pafundësisht e, nëse deti dhe valët e tij ju mërzitet, mund të vështroni në një kah tjetër: drejt fushave dhe maleve që përqafojnë fshatrat aq larg sa ç’mund të kapi syri. Vështrimi juaj do hidhet sa këtu atje, i gjallë, i verbuar dhe ëndërrues për bukurinë magjepsëse e ngazëllyese të asaj pamjeje natyrore, që tejzgjatet në harmoni, duke gumëzhitur e shpenguar, në kënaqësi dhe lumturi.

       Nëse qëndroni pranë rreshtit të gjithë këtye ndërtesave, do të shikoni një strukturë të madhe të bashkërenditur shkëlqyeshëm, të ngritur fuqishëm dhe qëndrueshëm, e cila frymëzon në ju një mahnitje me bukurinë e tyre të përpiluar dhe skicimin madhështor. Pastaj mahnitja juaj sa vjen e rritet, kur të mësoni frytet e saja pjellore që kombinojnë bollëkun e sasisë me mirësinë e cilësisë.

       E gjithë kjo, në përfundimin dhe përsosjen e vet, s’është veçse një farë, duke patur parasysh ambicjen e kryemjeshtrit tonë i cili bleu në jug të vendndodhjes së saj një hapësirë të gjërë toke dhe e lidhi atë me institucionin, që të plotësonte nëpërmjet saj projektet e tija bamirëse dhe të arrinte synimet e tija islame. Ai shpresonte se në fund do mund të hidhte themelet e një universiteti që do t’u mësonte studentëve të vet parimet më të vyera në fushat më të gjëra të dijes. Ai e pa se kjo ishte mënyra më e mirë që t’i bëhej ballë çdo rreziku të afërt për ta mbrojtur brezin e ri duke zbritur në brezat që mund ta detyrojë atë të bëhet armik i tonit. Allahu e marrtë për dore dhe e drejtoftë në atë që sjell mirëqenien e kësaj jete dhe fesë, si dhe mbarësinë e Islamit dhe muslimanëve! 

 

We’l-hamdu li’l-Lāhi Rabb’il-‘alemin.

 

     

Murtedā Āl-Jāsīn 

                             Kādhimijje, Irak 

                                    1365/1946.