Mirësjellja dhe Dhuntitë e Tija

 

Ai është shumë i durueshëm, fisnik, mendjeçelët, i dashur, trim dhe shumë i respektuar. Figura e tij frymëzon një mahnitje që të detyron ta nderosh dhe duash edhe nëse nuk e njeh.

       Ai nuk e kompromenton të drejtën e as nuk pranon çlodhje a përtesë kur ushtrohet përpjekje për t’iu kundërvënë padrejtësisë apo keqbërjes; e megjithatë, ai mbetet i përulur në modesti e bujar në mirësi, duke ruajtur një shprehje të këndshme të fytyrës.

       Paanshmëria zë një vend të atillë brenda tij saqë ai është i ndershëm si me të huajin, ashtu dhe me të afërmin; bërja e së mirës është shtytësi dhe motoja e tij.

       Ai është një model i përzotshmërisë, shpengimit, ndërgjegjes së pastër dhe thënies të së drejtës. Përveç kësaj, ai është i mprehtë në qëndrimet e tij, largpamës. Ai ua shoshit gjendjen shpirtërore njerëzve, arrin realitetin dhe depërton thellësinë e çështjeve. Ai s’mund të gënjehet nga pamja e jashtme e as të mashtrohet haptas. Ai nuk shmanget nga saktësia dhe as nuk joshet në hipokrizi.

       Këto mënyra mirësjelljeje mund të kenë kontribuar në arritjet, ndikimin dhe aftësitë e tij të vërteta. Ai pra, rreshtohet me arabët më elokuentë kur flet, më zemërhapurit kur ligjëron, më prekësit kur predikon, më efikasët në të zbatuarit e ligjit, më të ndershmit në gjykim e qartësi argumenti dhe më i thelli në filosofinë e jetës.