LETRA 97

30 Rebī’ul-Ewwel 1330

 

 

Kërkesa për Tregimin e të gjitha Incidenteve të Tilla

 

Tregojeni pjesën tjetër të incidenteve të tilla, pa lënë pa përmendur asnjërin, që të mos na duhet t’jua kërkojmë përsëri, edhe në qoftë se kjo do të thotë që letrat tuaja do jenë të gjata, Wesselam.

 

Sinqerisht,

S

 


LETRA 98

1 Rebī’ul-Thāni 1330

 

 

1. Prova Vezulluese,

2. Përmendje e Incidenteve të Tjera. 

 

1) Merrni parasysh Paktin e Hudejbies, prenë e Hunejnit, marrjen e haraçit nga robërit e Bedrit, urdhrin e tij (s) për të prerë ca deve kur kishin mungesë të theksuar ushqimesh në Betejën e Tebūkut, disa nga punët e tyre në Uhud dhe lëndinën e tij, incidentin kur Ebū Hureira filloi t’u jepte sihariqe atyre që kishin besuar në Njëshmërinë e Allahut, incidentin e faljes së xhenazes së hipokritit, incidentin kur ata vunë në diskutim sadakanë dhe pyetjet e tyre mbi shthurjen, interpretimin e tyre të ajeteve të khums-it e zeka-tit, dy ajetet mbi haxhin dhe martesën e përkohshme, ajetin mbi divorcin tre herësh, interpretimin e tyre të hadītheve mbi nafile-t e muajit të Ramazānit, mënyrën e numrin e tyre, mënyrën e thirrjes së ezān-it, numrin e tekbīr-eve të xhenazes ... e kështu me radhë në një listë tepër të gjatë për t’u shtjelluar me hollësi këtu. Shtojini kësaj kundërshtimin e tyre në çështjen e Hatib ibn Balta’it, kundërshtimin e tyre ndaj asaj që bëri Profeti (s) në mekām-in e Ibrāhīmit, shtimin e shtëpive të disa muslimanëve në ndërtesën e xhamisë, detyrimin që dëmshpërblimi i gjakut të Ebū Khirāsh el-Hethlit të paguhej nga njerëzit e Jemenit, përzënien e Nasr ibn el-Haxhāxh el-Selemit, dënimin e imponuar të Xhe‘deh ibn Selāmit, (Drejtojuni biografisë së ‘Umerit në Tabakāt-in e Ibn Sa‘dit dhe do shihni se si u ekzekutua Xhe‘dai pa asnjë padi ndaj tij e as dëshmitar përveç një letre me vargje të një poeti anonim i cili e akuzonte Xhe‘dain për imoralitet.) metodën e rregullimit të xhizjes, marrëveshjen për kryerjen e shūre-s në mënyrën e famshme, bredhjen natën dhe spiunimin ditën, kompensimin e farzeve ... ... , gjer në fund të listës së çështjeve të panumërta ku ata aspiruan arritjen e pushtetit dhe kontrollit, si dhe interesa të posaçme. Ne i kemi kushtuar atyre një kaptinë të gjatë në librin tonë Sebīl ul-Mu’minīn.

(Nëse nuk keni patur rastin të lexoni Sebīl ul-Mu’minīn, përpiquni të mos lexoni el-Fusūl ul-Muhimme, se ai përmban kontribute të vyera që s’i përmban asnjë libër tjetër. Ne i kemi kushtuar një kaptinë të plotë atyre që e interpretojnë atë; në Kreun VIII, f. 44-130, botimi i 2të, ku këto çështje janë shpjeguar në hollësi.) 

 

2) Ka akoma tekste të tjera të posaçme për ‘Alīun dhe pasardhjen e pastruar (‘a) përveç atyre që lidhen me khilāfetin të cilat ata nuk i respektuan; përkundrazi, ata vepruan në kundërshtim me to, siç e dinë fare mirë studiuesit. Prandaj, nuk është për t’u çuditur që ata përdorën gjykimin e tyre për të interpretuar tekstet mbi khilāfetin; tek e fundit, a nuk është ai një tjetër tekst të cilin ata ia nënshtruan pikëpamjeve të tyre dhe ku preferuan mendimin e tyre në vend të të vepruarit sipas tij? Wesselām.

 

Sinqerisht,

Sh