LETRA 93

23 Rebī’ul-Ewwel 1330

 

 

Kërkesa për Rrëfimin e Incidenteve të Tjera

 

Ne mesa duket e shkoqitëm regjimentin e ‘Usāmes, ashtu siç bëmë me fatkeqësinë e së enjtes, gjersa e vërteta u dallua nga e rremja, dhe rrezet e agimit u bënë të dukshme për ata që kanë sy; le të dëgjojmë atëherë incidente të tjera, Wesselam.

 

Sinqerisht,

S

 


LETRA 94

25 Rebī’ul-Ewwel 1330

 

 

Urdhri i Tij (s) për të Vrarë Femohuesin

 

Mjafton si përgjigje ndaj kërkesës tuaj ajo që është dokumentuar nga një grup i dijetarëve të ummetit dhe imamëve të muhadīthëve, si Imam Ahmed ibn Hanbeli që shkruan në f. 15, vëll. III i Musned-it të tij, duke cituar Ebū Sa‘īd el-Khudrīun i cili thotë se Ebū Bekri erdhi njëherë te i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e familjen e tij, dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Po kaloja nëpër lëndinë kur pashë një njeri, hijerëndë dhe të veshur bukur, duke falur namaz. Profeti, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, i tha: “Shko e vrite!” Kështu, Ebū Bekri shkoi atje e tek e pa njeriun ashtu, nuk i pëlqeu ta vriste; ndaj, u kthye te i Dërguari i Allahut (s) pa e kryer urdhrin e tij. Profeti, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, i tha ‘Umerit: “Shko e vrite”, dhe ‘Umeri shkoi atje dhe e pa ashtu siç e kishte përshkruar Ebū Bekri, dhe edhe ai u kthye pa e vrarë, e tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë e pashë tek falte namaz shumë solemnisht; ndaj, nuk më pëlqeu ta vrisja.” Profeti (s) atëherë i tha ‘Alīut: “‘Alī, shko ti dhe vrite”, me ç’rast ‘Alīu shkoi te vendi dhe u kthye vetëm me fjalët: “O i Dërguari i Allahut! Unë s’e gjeta atë.” I Dërguari i Allahut (s) atëherë tha: “Ky njeri dhe soji i tij e lexojnë Kur’anin vetëm duke ia shqiptuar fjalët; ata dalin nga besimi porsi shigjeta nga harku e nuk kthehen gjersa shigjeta të kthehet përsëri në të. Vritini, sepse ata janë më të këqinjtë ndër qeniet e gjalla.”

       Në Musned-in e tij, siç pohohet në biografinë e Dhu’l-Dhedijes nga Ibn Haxheri në Isābeh, Ebū Ja‘līu citon Enes ibn Mālikun duke thënë: “Ne e admironim takwa-në dhe ixhtihād-in e një njeriu që ishte bashkëkohës i të Dërguarit të Allahut, dhe ia përmendëm atë me emër të Dërguarit, por ai s’e njihte. Ne ia përshkruam atë, por ai (s) përsëri nuk po e njihte. Kur po flisnim për të, ai na doli para syve dhe ne i thamë se ishte ai. Ai (s) tha: ‘A po më flisni për një njeri në fytyrën e të cilit Shejtani ka vendosur shenjën e vet?’ Njeriu u afrua gjersa qëndroi para tyre pa i përshëndetur. Profeti (s) e pyeti: ‘Po të pyes në Emër të Allahut nëse the me vete, kur po afroheshe, se asnjëri prej nesh nuk është më i mirë se ti?’ Ai u përgjigj: ‘Vërtet, thashë’ dhe u fut brenda të falej. I Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, pyeti se cili prej njerëzve do ta vriste atë njeri, dhe Ebū Bekri tha se do ta vriste ai. Kur hyri, Ebū Bekri e gjeti njeriun të zënë me recitimin e salātit; ndaj u habit se si mund ta vriste një njeri që po falte namaz. Kur i Dërguari i Allahut e pyeti se ç’kishte bërë, ai u përgjigj: ‘S’më pëlqeu ta vrisja tek po falej, dhe ti vetë na ke urdhëruar që të mos i vrasim ata që falen.’ Profeti kërkoi një vullnetar, e kësaj radhe u përgjigj ‘Umeri. Ai hyri dhe e gjeti duke bërë sexhde e tha me vete se Ebū Bekri ishte më i mirë se ai, prandaj doli jashtë. Kur Profeti (s) e pyeti nëse e kishte bërë atë që kish premtuar, ‘Umeri i tha se e kishte gjetur njeriun duke vënë ballin mbi tokë duke i bërë sexhde Zotit. Profeti (s) pyeti përsëri: ‘Kush mund ta vrasë këtë njeri?’ ‘Alīu u përgjigj duke pohuar, dhe kur hyri për ta kërkuar, pa se ai kishte ikur; prandaj, ai shkoi te i Dërguari i Zotit (s) e i tha se njeriu kishte ikur. Atëherë, Profeti (s) tha: ‘Sikur ky njeri të vritej, asnjë çift nga ummeti im nuk do të ishin grindur’.”

       Ky incident është regjistruar nga el-Hāfidh Muhammed ibn Mūsa el-Shīrāzīu në librin e tij ku ai kombinon tefsīr-et e Ja’kūb ibn Hajjānit, ‘Alī ibn Harbit, el-Sa‘dit, Muxhāhidit, Katādes, Wakīut e Ibn Xhurejhit. Vërtetësia e tij është e mirënjohur nga muhadīthët e besuar, si Imam Shihabud-Dīn Ahmedi, i cili njihet më mirë si Ibn ‘Abd Rabbih el-Andalūsī, që e citon atë në mbyllje të kreut mbi ata që ndjekin animet e tyre, në vëll. I të librit të tij el-‘Ikd ul-Ferīd. Në fund të transmetimit të këtij incidenti, ai tregon se Profeti tha: “Ky është briri i parë [i djallit] që del nga ummeti im. Sikur ta kishit vrarë, asnjë dyshe njerëzish nuk do të ishte grindur mes vete. Bijtë e Isrā‘īlit u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe, e ky ummet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre, nga të cilët të gjithë, përveç njërit, do të shkojnë në Xhehenem.”

(Fjalët “firka” dhe “shī‘a”, janë sinonime, nëse numëroni herët që ato përsëriten, sepse numri total ku përsëritet secila është 385, duke e bërë shpresuese shumicën e atij grupi.)

 

       Një tjetër hadīth, pothuajse i ngjashëm me këtë incident, është regjistruar nga muhadīthët (Si Imam Ahmedi pranë mbylljes së f. 155, vëll. I i Musned-it, Sa‘īd ibn Mensūri në Sunen, dhe Ibn Xherīri në Tehdhīb ul-Athar, të cilët ia dëshmojnë të gjithë vërtetësinë. Ai citohet nga ata prej el-Muttekī el-Hindīut në f. 396, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl.) që e citojnë ‘Alīun duke thënë: “Disa kurejshë erdhën njëherë te Profeti (s) dhe i thanë: ‘O Muhammed! Ne jemi fqinjët dhe aleatët e tu, e disa nga skllevërit tanë patën ardhur tek ti pa ndonjë dëshirë për të mësuar fenë apo legjislaturën tënde; ata thjesht u arratisën nga pronësimi ynë; prandaj, na i kthe ata neve.’ Ai i kërkoi Ebū Bekrit opinionin e tij dhe ky u përgjigj: ‘Ata kanë të drejtë kur thonë se janë fqinjët e tu’, me ç’rast fytyra e Profetit (s) ndërroi ngjyrë dhe ai pyeti ‘Umerin se ç’mendonte ai. ‘Umeri përsëriti fjalët e Ebū Bekrit dhe fytyra e tij (s) ndërroi ngjyrë sërish e ai tha: ‘O kurejshë! Për Zot, Allahu ju ka dërguar një njeri īmāni i të cilit është sprovuar prej Tij, dhe ai do t’ju luftojë për ta ruajtur fenë.’ Ebū Bekri e pyeti nëse ai po fliste për të dhe përgjigja qe negative. Pastaj ‘Umeri pyeti nëse Profeti nënkuptoi atë, dhe përgjigja qe: ‘Jo, por ai që po ndreq sandalen’; Profeti më kishte dhënë sandalen e tij për ta ndrequr.” Wesselam.

 

Sinqerisht,

Sh